Druri me frutat e lloj-llojshme të të gjitha pe-mëve është një argument, që tregon Fuqinë e Pakufishme të Sundimtarit të botërave, Zotit të Madhërishëm, të cilit asgjë nuk i nevojitet, ndërsa ndihma e Tij i nevojitet secilit. Të gjitha asorti¬mentet i krijon prej një materieje. Vetëm prej dheut dalin dhe rriten me mijëra bimë, pemë dhe perime të shumëllojshme, ndërsa prej ujit tëndytë krijohen të gjitha qëniet: njerëzit, kafshët dhe gjallesat e ndryshme. Prej të njëjtës lëndë, plazma dhe mole¬kula, sajohen dhe bëhen pjesë të organizmave të njerëzve dhe të kafshëve dhe shumë gjëra të tjera të ndryshme. I tërë ky proçes tepër i ndërlikuar dhe i përsosur bëhet me Mjeshtërinë e madhe të All-llahut të Madhëruar dhe me Vulën e Tij speciale, e cila nuk mund të falsifikohet apo kopjohet. Prej një brumi bëhen shumë gjëra të lloj-llojshme dhe për¬sëri, prej shumë gjërave të lloj-llojshme krijohet vetëm një brumë. Kjo do të thotë se nga ushqimet e thjeshta, si të njerëzve apo të kafshëve u ka sajuar një mish të veçantë dhe të përshtatshëm. Për të mos i lënë zhveshur, iu ka sajuar lëkurën e butë dhe me lesh. Pra, ky është një argument, një dëshmi e ve¬çantë, që tregon se këto gjëra mund t’i bëjë vetëm Krijuesi i botërave me fuqinë e Tij të Shenjtë dhe të Pafund.

E magjishme është fshehtësia e krijimit për njeriun, e cila zbulohet me fshehtësinë e besimit (imanit).

"13_11032010140136.jpg"

Çelësi i Shenjtë tregon se ai do të shndërrojë gojën e dragoit në derë të xhennetit. Varri për mos¬besimtarët dhe mëkatarët është si një burg i trish¬tuar dhe duket sikur ata qëndrojnë të shtrën¬guar nga dhimbjet në barkun e dragoit. Për besim¬tarët e vërtetë, që u përulen urdhërave të Kur’anit, dera e varrit është çelësi që prej burgut të jetës, provës dhe vështirësive të saj të çon në kopshtin e përjetësisë, para pranisë së All-llahut të Madhëruar dhe të Mëshirshëm. Në tregimin e mëparshëm shn¬dërrimi i luanit të egër në një shërbëtor apo në një kalë të bindur tregon vdekjen për besimtarët, e cila për mosbesimtarët është shumë e tmerrshme. Ndarja e përhershme prej dashamirëve të tyre dhe nga të mirat e kësaj bote të gënjeshtërt të çon në varr, në burgun e vetmuar dhe të trishtuar. Për besimtarët që kanë punuar sipas urdhërave të Kur’anit vdekja është një fenomen i logjikshëm, për të shkuar në jetën e përhershme dhe për t’u bashkuar me dashamirët e tjerë. Ajo është një rrugë, që të çon në atdheun e vërtetë dhe të për¬jet¬shëm dhe njëkohësisht është një ftesë për t’u pra¬nuar në kopshtet e xhennetit tepër të bukur, duke shpëtuar nga burgu i kësaj jete të përkohshme.

Ky është një shpërblim për kujdesin dhe shër¬bimin e vlefshëm që ke bërë në Emër të

All-llahut të Gjithëmëshirshëm. Po ashtu, për ty ky është një shkarkim prej barrës së provimit të rëndë të kësaj jete. Me fjalë të tjera, kushdo që dëshiron vetëm jetën e kësaj bote të përkohshme, i duket sikur je në xhennet, por në realitet ndodhet në xhehennem.

Kushdo që punon me të vërtetë për jetën e përhershme, e ka të siguruar kënaqësinë dhe shpë¬timin e të dy jetëve. Sidoqë kjo jetë është një barrë e rëndë plot me brenga të mëdha, kjo konsiderohet si një sallon pritjeje për të hyrë në xhennet. Nëse njeriu e sheh të vërtetën dhe do të dijë të bëjë durim të arsyeshëm dhe të jetë mirënjohës, atëherë ai është duke ecur drejt rrugës së All-llahut të Madhëruar.

"13_11032010140138.jpg"

O All-llah na udhëzo të bëhemi nga ata që me besim të plotë i dalin zot Kur’anit, e fitojnë sigurinë e lumturisë së përjetshme.

O All-llah, e nderojmë dhe i bëjmë selam të madhit tonë Mu¬hammedit (a.s.m.), familjes së Tij të pastër dhe të gji-thë shokëve të Tij, në sasinë e germave të Kur’anit, që janë kënduar nga fillimi deri në kohën e fundit duke u shumëzuar në qiej me lejen Tënde, O i Gjithëmëshirshëm! O All-llah, që je më i Mëshirshmi i mëshiruesve, mëshirona neve dhe prindë¬rit tanë si dhe të gjithë besimtarët dhe besimtaret. O All-llah, ne Ty të falenderojmë sepse je Edukatori i të gjithë botërave.

FJALA E NËNTË

"13_11032010140142.jpg"

O vëlla, ti po më pyet se çfarë rëndësie ka falja e pesë kohëve të Namazit në ditë. Prej vlerave të shumta që ka Namazi, vetëm njërën prej tyre po të tregoj.

Intervali i kohës së caktuar të çdo Namazi është një ndryshim i rëndësishëm në rregullimin e punës së përditshme. Në ato intervale kohe besimtarët urdhërohen të falin Namazin, të adhurojnë dhe të falenderojnë më tepër All-llahut xh.sh., për hir të të mirave dhe pasurive të panumërta, me të cilat i ka furnizuar.

Për ta kuptuar më mirë, një pjesë të këtij sqa-rimi me domethënie të madhe, duhet të dëgjoni së bashku me nefsin tim këto pesë pika:

Pika e parë: Falja e Namazit shërben për të përmendur, lartësuar, adhuruar dhe falenderuar All-llahun xh.sh.. Kjo do të thotë që me gojë, me fjalë dhe me punë mund të themi:

“Subhan-All-llah”, duke e përmendur dhe lartë¬suar Zotin xh.sh.. Pastaj me fjalë dhe vepra të themi: “All-llahu Ekber”, duke e adhuruar dhe duke bërë ibadetet. Së fundi, me zemër, trup dhe gjuhë të themi:

“Elhamdulil-lah”, duke shprehur falenderimin, për mirësitë dhe pasuritë e Tij.

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 >>>