Pra, për besimtarin edhe vdekja quhet si fillimi i kënaqësive të përjetshme, bile varri është si një portë për të kaluar tek shtëpia për-rallore të xhennetit.

Pamja e tretë:

Besimi është Dritë (Nur) dhe Fuqi.

Kush e zotëron besimin e vërtetë, ai nuk i trem¬bet askujt dhe asgjëje. Për të zotëruar këto cilësi duhet të thotë: “Tevekkeltu Alall-llah”, që do¬methënë: (Mbështetem tek Zoti xh.sh, për të gjitha presionet, shantazhet dhe problemet që kam). Vetëm në këtë mënyrë mund të shpëtoj pa marrë asnjë goditje në anijen e jetës, që përplaset midis dallgëve trish-tuar. Me një siguri të përsosur, be¬simtari do t’i soditë ngjarjet dhe fenomenet e botës së bashku me peshën e rëndë të jetës, duke qenë i ndërgje¬gjshëm se të gjitha këto janë kur¬disur nga ana e të Plotfuqishmit të Plotmë¬shir¬shëm. Njeriu e di fort mirë se fuqia e tij nuk mund të mposhtë kurrgjë, prandaj përulet nën pushtetin e All-llahut xh.sh., kështu mund të largohet nga kjo botë i qetë dhe pa probleme. Ai largohet nga kjo botë për të pushuar përjetësisht në jetën e varrit. Pastaj duke “flutu¬ruar” hyn në parajsë.

Nëse nuk je i bindur All-llahut xh.sh., atëhere të gji¬thë peshën e jetës e ke mbi shpatulla dhe ndoshta kjo të zhyt në thellësinë e xhehennemit.

Domethënë, njeriu duhet të besojë se All-llahu xh.sh. është Një dhe i Vetëm. Ai duhet të mbësh¬tetet dhe t’u bindet urdhërave të All-llahut xh.sh. dhe pikërisht, kjo bindje mundëson kënaqësinë e të dy jetëve.

Sidoqoftë mbështetjen dhe bindjen ndaj All-llahut xh.sh. mos e mendo si një sakrificë për të fituar të drejta më shumë, por si një mundësi të analizosh shkaqet dhe arsyet dhe të besosh tek Ai. Mbase të duhet që shkaqet dhe arsyet t’i pranosh, si perde përpara fuqisë së Zotit xh.sh..

Përdorimi i shkaqeve apo arsyeve në vetvete është një farë lutje me vepër, e cila bëhet përmes punës dhe më vonë pret rezultatin prej Zotit xh.sh.. Mirënjohjen për këtë realizim duhet t’ia shprehësh vetëm Atij dhe askujt tjetër. Këtë të vërtetë e kuptojmë më mirë nga ky shembull:

Në kohëra shumë të lashta jetonin dy njerëz. Një ditë, pasi prenë nga një biletë, hipën në një anije për të bërë një rrugë të gjatë. Njëri nga ata, pasi e lëshon barrën e vet diku në anije, ulet edhe vetë mbi të. I lehtësuar nga pesha ai hedh sytë në të majtë dhe në të djathtë duke soditur pejsazhin e mrekullueshëm.

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 >>>