KURA E NËNTË

O ti i sëmurë që e njeh Zotin!  

Frika e sëmundjes në trupin tënd më tepër është frika ndaj vdekjes, sepse sëmundja po bëhet shkak për vdekjen. Po ta shikosh pa u thelluar dhe drejtpërdrejt, vdekja të duket e tmerrshme. Duke e kujtuar atë të zë paniku.

Së pari bindu dhe beso plotësisht, sepse fundi i jetës (exheli) ka kohën e caktuar dhe nuk tjetër¬sohet. Shumë të afërt që kanë vajtuar tek koka e ndonjë të sëmuri ka ndodhur që kanë vdekur bile shumë kohë më parë se i sëmuri i tyre. Ata që kanë lënguar e kanë gjetur ilaçin e efektshëm dhe kanë vazhduar jetën.

Së dyti vdekja nuk është aq e tmerrshme sa duket. Në shumë shkrime të tjera, të para nën dritën e Kur’anit Famëlartë, kam theksuar se për besimtarët vdekja është një lehtësi, që e çliron nga detyrimet dhe angazhimet e rënda të kësaj jete.

Në sheshin e kësaj bote që po përballohemi plot sprova dhe vështirësi, vdekja është një pushim. Ajo është një shkak që në jetën tjetër për t’u takuar me të afërmit dhe dashamirët, që nëntëdhjetënëntë për qind, kanë ikur më parë. Vdekja është një arsye për të hyrë në Atdheun e vërtetë dhe në lumturinë e përhershme. Ajo është një ftesë për të shkuar nga burgjet e kësaj jete, në vreshtat e xhennetit. Ajo është shkak një roje për të marrë shpërblimet e punëve të mëparshme nga mëshira e All-llahut xh.sh.. Nga pikëpamja e vërtetë vdekja është siç është treguar më lart një fenomen i zakonshëm dhe jo aq i tmerrshëm. Ajo është një derë për të shkuar që të përballohesh me lumturinë e xhennetit. Njerëzit e devotshëm dhe të shenjtë nuk kanë pasur frikë prej vdekjes dhe nuk u është dukur aq e tmerrshme. Ndoshta ata kanë pasur dëshirë të jetojnë, për të përmbushur sa më mirë detyrimet duhur në këtë jetë. Vdekja për besimtarët është dera e mëshirës dhe për mosbe-simtarët është dera e errësirës.

KURA E DHJETË

O ti i sëmurë që brengosesh pa arsye!  

Ty mbase të rëndon ca sëmundja. Hiqe merakun prej saj, d.m.th. kujto dobitë e të mirave (sevapeve) të sëmundjes dhe thuaj: “Do të më kalojë”. Në qoftë se nuk bëhesh merak, sëmundjes i pritet rruga. Meraku e dyfishon sëmundjen. Nga meraku i sëmundjes trupore vë në rrezik edhe shëndetin shpirtëror të zemrës.  Shërimi i çdo lloj sëmundjeje mbësh¬tetet tek bindjet. Po u mbështete dhe iu binde ekzistences së All-llahut xh.sh. duke vërejtur dobitë e sëmundjes, merakun e heq dhe sëmundjes i pritet rrënja duke të lehtësuar krejtësisht.

Ankthi dhe meraku e shumëfishon sëmundjen. Kur heq merakun, pothuaj nëntë pjesë të dhimbjes të largohen. Duke pasur merak, ti pa dashur hedh baltë mbi gjithëdijen e All-llahut xh.sh. dhe kri¬tikon Më¬shirën e Tij. Për këtë veprim të pamatur All-llahu përkundrazi ta shton edhe më tepër së¬mundjen. Kur falenderon dhe i lutesh Atij, të mirat shtohen dhe shumëfishohen. E njëllojtë me këtë është ankesa dhe qarja, të cilat e shtojnë së-mundjen dhe fatkeqësinë. Vetë meraku është një lloj sëmun¬djeje. Beso se All-llahu xh.sh me Gjithë¬dijen e Tij të mrekullu¬eshme po të provon, ajo është ilaçi më i mirë kun¬dër merakut.

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 >>>