Kurse bota është një dru jetësor i kësaj gji-thësie, që i ngjan melekëve, të cilët me njëqindmijë gjuhë, e përmendin dhe e lajmërojnë All-llahun xh.sh., i Cili gjithësinë e mbron me katër emrat e përmendur dhe që Mbrojtësin e këtyre qenieve e paraqet si çelës, që hap derën e Ringjalljes. Pikë¬risht është ky çelës, që në pazarin e jetës së Mbrapme, ka dërguar vazhdimisht frutat e kësaj bote. Ky dru madhështor dhe të gjitha qeniet, sipas kohëve kur kanë jetuar, janë pasqyruar në këto emra, të cilët thellësia e mendjes tonë nuk mund t’i konceptojë dot. Ne vetëm se mund të themi:

Ashtu si sekondat, minutat dhe ditët, që i shër¬bejnë javës, akrepat e tyre i ngjajnë njeri tjetrit dhe ekzistenca e njërit vërteton tjetrin. Kur të shohësh lëvizjen e një akrepi të sekondës, doemos do të pranosh edhe lëvizjen e të tjerëve.

Po kështu kjo botë është si një orë e madhe e Krijuesit Madhështor. Sekondat e kësaj bote janë ditët dhe minutat e saj janë vitet, kurse orët të çojnë tek shekujt. Ditët tregojnë për rrotullimin e viteve të kaluara, që i ngjajnë dhe që vërtetojnë njëri-tjetrin.

Duke u nisur nga ky arsyetim; siç do të vijë pranvera pas këtij dimri, po kështu pas dimrit të errët të kësaj bote do të vijë edhe pranvera e për¬jetshme me mëngjeze të pafund. Shenja dhe para¬lajmërime të panumërta, shohim kur pyesim All-llahun xh.sh. për Ringjalljen. Ai na përgjigjet me anë të Emrit Hafiz (Mbrojtës) dhe Emrat e Bukur:

"18_12032010160723.jpg"

E shohim me sytë tanë dhe mendja na e pranon se njeriu është fruti më i arrirë i pemës së Gjithësisë. Kjo vërtetohet edhe me anën e të vër¬tetave të Hz. Muhammedit (a.s.m.), se njeriu është fara themelore dhe ajeti më i madh i Kur’anit të Gjithësisë, i cili mban “Ajetul-kursinë” e emrit të madh, që është Gostitësi fisnik i pallatit të Gjithë¬sisë. Ai ka leje të veprojë në të gjitha planetet, të mbikqyrë edhe lagjen e qytetit të Gjithësisë, si¬kurse kopshtin e vet.

Njeriu është përdoruesi më i pushtetshëm i Gjithësisë dhe është i pajisur me të gjitha llojet e shkencave dhe të arteve. Ai është edhe një ins-pektor dhe kalif, që vepron nën mbikëqyrjen dhe kujdesin e Mbretit të Paskajshëm. Krijuesi re¬gjistron të gjitha veprimet e vogla apo të mëdha të tij, sepse ai ka marrë përsipër një amanet të madh, ku edhe qiejt me tokën janë shtrirë përpara peshës së amanetit të tij. Përpara njeriut janë hapur dy rrugë dhe ai le të zgjedhë, ose atë të fatkeqësisë, ose atë të fatbardhësisë.

 Njeriu është krijuar si një rob i gjithanshëm i angazhuar me adhurime të mëdha, që në të pas-qyrohen të gjithë Emrat e Bukur të Mbretit të Gji¬thësisë. Ai është i gatshëm që mesazhet dhe shp¬rehjet e Këtij Madhështori pa të meta t’i kuptojë me vëmendje. Ai në mes të gjitha qënieve është më nevojtari, sepse është një krijesë fatkeqe dhe më i varfëri, më i pafuqishmi, që ka shumë kërkesa, qëllime dhe dëshira. Megjithëse për nga pozita është shumë më lart nga qeniet e tjera, nga ana e kënaqësive ndjen hidhërime të thella dhe është më dëshiruesi për jetën e përjetshme.

Vazhdimin e jetës dhe lumturinë e përjetshme, ai gjithnjë e kërkon, duke bërë lutje të panumrta. Atij edhe sikur t’ia plotësojnë të gjitha kënaqësitë e kësaj bote, lumturia e përjetshme nuk mund t’i plotësohet, veçse me përkushtim dhe devotshmëri ndaj All-llahu xh.sh.. Krijuesi iu përgjigjet dëshi¬rave të tij me mirësi dhe njëkohësisht kërkon nga njeriu përkushtim ndaj këtyre të mirave. Kjo vër¬teton se ai është një krijesë e çuditshme, që Kri¬juesi atë e ka krijuar si qenie të mrekullueshme, që përfshin në vetvete të gjithë gjithësinë.

Të gjitha arsyetimet dëshmojnë se ky njeri nuk është krijuar për të shijuar vetëm këtë jetë të për¬kohshme. Të vërtetat e përmendura tregojnë se njeriu është lidhur me vetë Emrin e All-llahut xh.sh.. All-llahu dëgjon edhe zërin e krijesës më të thjeshtë dhe e plotëson me vepra konkrete. Ai që mban emrin e Mbrojtësit Madhështor, a nuk do që ta ruajë krijesën e vet dhe veprat e tija t’i regjis¬trojë me anën e sekretarëve të Tij fisnikë, pra melekëve, me të cilët ka kontakt të përhershëm në të gjithë gjithësinë? Pikëpamja e Mbrojtësit të Rreptë është përcjellur tek njerëzit për të cilët do vazhdimësinë e tyre. Me një siguri të padyshimtë, këta njerëz pas ringjalljes do të paraqiten në Gjyki¬min e Madh, për të marrë shpërblimin apo dëni¬min, sipas veprimeve që kanë kryer më parë. Këtu do të gjykojë Emri “Hakk” (që i jep secilit atë që meriton), për të përcaktuar se si do të shpërblehen këta njerëz; do të dënohen apo vlerësohen, për veprimet e mëparshme. Këtë fakt do ta shohin përpara Mbrojtësit të Rreptë, në Gjykimin e Madh. Pasi të jetë përgjigjur për veprimet e vogla apo të mëdha, njeriut do t’i hapen të gjitha dyert e Lum¬turisë së Vërtetë. Aty do të ketë gosti të këndshme dhe plot mirësi. Për kundërshtarët do të ketë dënime dhe do të hapen dyert e burgjeve të errët dhe të pafund. Si të duket ky njeri që ka qenë komandant i të gjitha llojeve të krijesave, që i ka ngatërruar dhe ka bërë ndërhyrje ndaj tyre? Ky officer, pra njeriu  a ka mundësi të hyjë në varr dhe të mos zgjohet për t’u marrë në pyetje për veprimet e tija? Kjo nuk bëhet kurrë!

All-llahu xh.sh. që ka dëgjuar zërin e një mize dhe ia ka plotësuar kërkesën, a ka mundësi të mos dëgjojë zërin gjëmues të lutjes së njeriut për për¬jetësinë, siç e kemi shpjeguar më lart? Ky Furni¬zues i Mrekullueshëm, që edhe në krahun e një mize nuk ka shpenzuar kot, me siguri që edhe njeriut do t’ia japë atë që i takon. Dituria Univer¬sale e Krijuesit, njeriun e ka lidhur me të gjitha të vërtetat e Gjithësisë, prandaj kërkesat e këtij zgjaten deri në përjetësi.

A ka mundësi që njeriu këtë aftësi brilante të mos e shfrytëzojë në vendin e duhur, por ta lejojë ta konsumojë në përkohshmërinë boshe? Kjo do të ishte një padrejtësi që nuk e pranon mendja. Të gjitha qëniet e gjithësisë që dëshmojnë Emrat e Bu¬kur, Hak dhe Hafiz, Hakim, Xhemil, dhe Rrahim, mijëra herë po përsërisin duke thënë: “Jo, jo, Mosringjallja është e pamundur”, duke e refuzuar atë.

Ne Krijuesin tonë po e pyesim se a mund të ringjallemi. Dhe Ai me anë të Emrave të Bukur, Hak, Hafiz, Hakim, Xhemil, dhe Rrahim, po na përgjigjet. Jo vetëm që është e vërtetë e pamohu¬eshme, por edhe të gjitha qeniet e vërtetojnë ringjalljen duke e pohuar me mijëra herë.

Unë mund të vazhdoja edhe më tepër, por me¬qenëse çdo gjë u sqarua si drita e diellit, e ndër¬preva me kaq. Tani me shembujt që iu dhashë, mund të debatoni edhe me armiqtë tuaj. Me fuqinë e njëqind, apo të njëmijë Emrave të Bukur që funksionojnë në këtë gjithësi, me tërë shkëlqimin e tyre tregojnë dhe vërtetojnë origjinalin e Emrave të Bukur, që me saktësi japin lajm për jetën e Mbrapme dhe Ringjalljen. Ai All-llahu i Bukur dhe Madhështor, me anë të Librave të zbritur dhe të Emrave të Bukur, u përgjigjet pyetjeve tona me mesazhe të sakta. Në një farë mënyre këto të vërteta i pohojnë edhe melektë me gjuhën e tyre kur thonë: “Që nga koha e Hz. Ademit a.s. dhe deri tani, shpirtërisht takohemi me njerëz, që na japin argumente të forta për jetën e mbrame, ku do të shëtisim me komandantin në sallona të praruar të asaj jete”. E kemi thënë dhe përsëri po e themi se këto vende të përjetshme dhe të zbukuruara me një hijeshi përrallore, pa dyshim se presin për gosti festive banorët e rinj. Melektë na sqarojnë dhe na thonë që të mos dyshojmë për këto fakte dhe tregime, sepse janë më se të padyshimta.

Krijuesi ynë, Muhammedin (a.s.m.), të fundin e profetëve, e ka dërguar si një Mësues dhe Mjeshtër të Përsosur. Si një Udhëheqës i pagabueshëm, me ekzaktësi profetike na i përgjigjet pyetjeve të vësh¬tira në lidhje me Krijuesin tonë. Duke dëgjuar këto përgjigje mbi Krijuesin, sipas shkallës së diturive që zotëron secili, lartësohet dhe përsoset. Për të gjitha paqartësitë t’i drejtohemi Atij, Profetit Fis¬nik, që me anë të Mrekullive të Rralla dhe të Kur’anit të Famshëm, nuk lë asnjë hapësirë bosh.

Dyzet Mrekullitë e Kur’anit vërtetojnë se Ai, Muhammedi (a.s.m.) është i Dërguari i All-llahut xh.sh., vërteton edhe vetë drejtësinë dhe vërtetë¬sinë e këtij Kur’ani të Famshëm. Gjatë gjithë jetës së Tij, Ai ka folur me gjuhën e fakteve jetësore që ka përjetuar, si dhe me anë të dokumenteve të shumta qiellorë të profetëve të tjerë. Ai flet me një gjuhë shpirtërore të padukshme, duke shpalosur mesazhe qiellore, me argumente të shumta të gji¬thësisë, për të na sqaruar të vërtetën mbi Rin¬gjalljen. Këtë të vërtetë e mbrojnë edhe mijëra ajete të Kur’anit, që e pasqyrojnë si drita e diellit.

Një çështje kaq e madhe që mendja e njeriut nuk mund ta konceptojë dot, zbërthehet me leksi¬onet e shenjta të këtyre dy Mësuesve Superiorë. Para zbritjes së Kur’anit, Profetët e atëhershëm nuk kanë mundur t’i bindin popujt e tyre se niveli i kulturës ka qenë i ulët. Njerëzimi ka qene në mo¬shën e fëmijërisë së hershme dhe nuk e ka njohur nivelin kulturor të këtyre shekujve.

Përmbledhje

Shumica e Emrave të Bukur e bëjnë të nevoj-shme Jetën e Mbrapme. Të gjitha të vërtetat që zbulojnë Emrat e Bukur, ilustrojnë dhe faktojnë realizimin e Jetës së Mbrapme. Nga që i kanë parë, melektë tregojnë për vendet dhe botërat e jetës së përjetshme. Nga të dhënat e argumentuara të tyre, nuk ka pikë dyshimi se këto vende ekzistojnë me të vërtetë. Në jetën e vet Hz. Muhammedi (a.s.m.), pas argumentimit të njësimit të All-llahut xh.sh., si Një dhe vetëm Një, detyrë tjetër kishte edhe një princip të madh, sqarimin e jetës së mbrapme. Me anë të Mrekullive të tjera, që dëshmojnë për pro-fetësinë e Tij, po të njëjtën gjë lajmërojnë me ale¬gori edhe për ardhjen e Ditës së Mbrapme, që do të realizohet medoemos. Kur’ani në një të katërtën e ajeteve, merret me jetën e mbrapme, kështu që me më shumë se njëmijë ajete e vërteton këtë të vërtetë. Me drejtësinë e tij të ekuilibruar, Kur’ani aludon dhe argumenton me fakte hapjen dhe ekzis¬tencën e Jetës së Mbrapme. Kjo e vërtetë është një themel i fortë i besimit islam.

ÇËSHTJA E TETË

Nga njëqind dobitë, ne vetëm njërin do të mun¬dohemi të komentojmë se çfarë dobish ka besimi në jetën e përjetshme, në jetën e përditshme, për të cilat Kur’ani nuk ka lënë vend sqarimi tjetër. Kurse për jetën e përditshme, i ka sqaruar Risale-i Nuri, të cilat do t’i përmbledhim në dy-tre pika që i garantohen njeriut në jetën shoqërore dhe atë individuale.

E para, njeriu ndryshe nga krijesat e tjera, siç interesohet për familjen e vet, po ashtu interesohet edhe për të gjithë botën. Siç interesohet për më të afërmit, po me atë preokupim, interesohet edhe për të gjithë racën njerëzore. Interesi për këtë botë është i madh, po kështu edhe interesi për jetën e paskajshme. Ai interesohet të plotësojë dëshirat e tij fizike dhe po me aq dëshirë përpiqet për të bërë të sigurtë edhe realizimin e kushteve për të kaluar në jetën e paskajshme, ku ndodhen të gjithë të afërmit që janë ndarë nga kjo botë. Dëshirat e tij të shpirtit, mendjes, zemrës dhe të humanizmit, janë të gjera sa kjo botë që jetojmë.

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 >>>