Vini re! Ai i Dërguari i Posaçëm, Fisnik dhe vëzhgues i madh, si një Dijetar i Përjetësisë, njofton se All-llahu i Madh, zërin e fshehtë të gjallesës më të imtë e dëgjon dhe e vlerëson. Duke e vlerësuar në shkallën më të lartë, ai i përgjigjet çdo nevoje dhe shqetësimi. Mjeti për këtë komuni¬kim, midis të Dërguarit dhe Atij, është shumë i stërholluar dhe i realizueshëm. Ai me një punë të veçantë dhe kujdes të madh, i dëgjon kërkesat e krijesave të Tija dhe përpiqet t’i realizojë. Ne bindemi për këto gjëra kur shohim se i Dërguari i posaçëm, që ka marrë të gjithë bijtë e Hz. Ademit me vete, ka dalë në podium përpara grumbullit të njerëzve, ka ngritur duart lart dhe duke u kthyer nga Arshi i Madh po thotë: “O Zot, mos na braktis në këtë vend të përkohshëm”. Me këtë zë Ai përmbush të gjitha nevojat dhe dëshirat e njerëzve, duke treguar respektin dhe përkushtueshmërinë e tyre ndaj All-llahut xh.sh..

Ai (Hz. Muhammedi a.s.m.), duke paraqitur këtë lutje, po kërkon diçka. Cila është kërkesa e Tij? Ai i kërkon Zotit lumturinë e përjetshme, jetën e pavdekshme dhe xhennetin. Po kërkon pasqy¬rimin e Emrave të Bukur, ku së bashku me ta pas¬qyrohen edhe qeniet e gjithësisë. Për All-llahun krijimi i xhennetit është po aq i lehtë sa krijimi i pranverës. Këto fakte duhet të jenë të mjaftueshme, që nga lutja e të Dërguarit të ndershëm,  All-llahu të krijojë xhennetin (Shënim). Në stinën e pranverës, mbi faqen e tokës, shembuj të panumërt jepen dhe krijohen nga Krijuesi për Ringjalljen. Shpikja e xhennetit për Të, nuk është aspak e rëndë.

Domethënë: Dërgueshmëria e Profetit të Posa¬çëm, është një arsye bindëse, për krijimin e këtij vend provimi ku pasqyrohet në këtë fjalë të bukur:

"15_12032010001552.jpg"

Adhurimi i Tij është një arsye më tepër për vër¬tetësinë e Jetës së Mbrapme. Kur është i mundur krijimi i këtyre botërave nga All-llahu dhe Eduka¬tori i pashoq, me Mëshirën e Tij të madhe, që sundon mendjet, si të mos jetë e mundur që të mos pranohet kërkesa dhe lutja e krijesave për amshim?

Dëshirës dhe kërkesave të krijesave të vogla dhe të parëndësishme, Ai u përkushton rëndësi të veçantë. Atëhere a ka mundësi që All-llahu i Madh xh.sh., të mos i kushtojë rëndësi të veçantë kërke¬sës dhe lutjes së të Dërguarit të Tij, Muhammedit a.s.m.? Kjo nuk është e mundur! (Shënim)

Domethënë: I Dërguari i Posaçëm (a.s.m.), me profetësinë e Tij, e ka çelur derën e kësaj bote dhe me Adhurimin pa kufi, e hap derën e Botës së Amshuar.

"15_12032010001555.jpg"

E VËRTETA E GJASHTË: Është dera e Madhështisë dhe e Vazhdimësisë. Pasqyrimi i Em¬rit “ Xhelil” dhe “Baki”. A është e mundur që nga Dielli, Toka, me drurët dhe krijesat e saja, deri tek atomi i padukshëm, të mos t’i nënshtrohen dhe përulen një Edukatori Madhështor?

Pastaj ky Fuqiplot njerëzit që i ka krijuar si krijesat më të preferuara, a i lejon të shkatërrohen dhe të humbasin pa nam dhe nishan në këtë botë të përkohshme? Ky fakt për krijesat e veta është një arsye më tepër për të besuar në krijimin e Botës së Amshuar.

Shiko gjithësinë, si ndërrohen stinët dhe sillen, tamam si ato lëvizjet e aeroplanit, me lehtësi të madhe dhe zhdërvjelltësi të habitshme. Duket sikur i ka krijuar si një djep madhështor, ku njeriu të luhatet, ku dielli që rri sipër këtij djepi, t’i shërbejë atij si një llambë gjigante dhe t’i lëshojë pranverës prarinë dhe bukurinë magjepëse. Kjo tregon se, pas perdes rri e vështron një Edukator i Madh, që sundon një Mbretëri të Madhe. Kjo Mbretëri e dëshiron popullin e saj, jo kalimtar, por vazhdues dhe trashëgues.

Ti i sheh këta mysafirë të nderuar që janë mbledhur në këtë Han të bollshëm. Shiko se si mbushet dhe zbrazet pa pushim! Të gjithë këta njerëz, vijnë për provën e shërbesës. Çdo herë që shkojnë dhe vijnë, ata tregojnë mirësinë e tyre ndaj All-llahut. Ai që ikën, nuk kthehet më këtu dhe ai që vjen pas pak kohe do të largohet. Kjo tregon se ky han dhe kjo ekspozitë, do të shndërrohet në një vend tjetër ku çdo veprim i përgjigjet dëshirave të njerëzve. Atje kënaqet kushdo që ka kryer dety¬rimet e tij ndaj Mbretit. Kjo do të jetë një Mbretëri e stabilizuar dhe e kompletuar me të gjitha mjetet e domosdoshme. Atje do të ketë vila luksoze dhe ba¬nesa të pavdekshme. Në qoftë se në këtë botë kemi parë vetëm mostrat e çdo sendi, atje do të shohim origjinalet e tyre. Mos dysho për këto, por bindu pa kushte!

Domethënë: Çdo përpjekje e sakrificë që bëjmë në këtë jetë, është lejëkalimi për në botën tjetër. Këtu të shtyn të punosh, atje të shpërblen sipas aftësive, vlerën e mundimit që ke bërë. Përpiqu të mos i humbasësh këtu meritat e tua, që atje të ma¬rrësh atë që meriton, sepse kjo botë e përkohshme, kurrë nuk mund të stabilizohet. Në se nuk janë të mjaftueshme kaq sa thamë me anë të këtyre tregi¬meve, ja ku po e plotësojmë edhe me një shembull konkret:

Duke shkuar rrugës, ti papritur në mes të saj sheh një han. Në këtë han mysafirët ndalojn vetëm për një minutë. Pronari për të ndërtuar këtë han, ka harxhuar miliona napolona flori. Por vetëm disa njerëz nga ky bollek i këtij hani përfitojnë pak. Ata vetëm shijojnë ushqimet e shijshme dhe pa u ngo¬pur mirë largohen. Por ama, të gjithë mysafirët po fotografojnë me aparat, bukuritë e këtij hani. Edhe nga shërbyesit e hanit, mysafirët fotogra¬fo¬hen.

Pra ti e sheh edhe vetë se: Krijuesi çdo ditë bu¬kuritë e hanit i ndryshon, sikur do të thotë me këtë veprim: “Për mysafirët e ardhshëm, do të krijoj bukuri të tjera”. Po të vësh re me kujdes të gjitha këto ndodhi nuk do të dyshosh se Pronari, për të ngritur dhe mirëmbajtur këtë han, ka bërë shumë shpenzime dhe se ky Pronar kaq i pasur duhet të ketë një burim të ardhurash të pashterrshme diku dhe duhet të ketë një vend gostitjeje në një botë tjetër të përjetshme. Veç pasurive të palloga¬ritsh¬me, Ai ka edhe një bujari të rrallë e të përhershme. Të gjitha këto begati të këtij hani, tregojnë se këto janë vetëm për të çelur orekset e njerëzve dhe pas kësaj, Ai do t’i ftojë në Mbretërinë e përjetshme. Dëshirat e tyre të mëdha vetëm atje do të për¬mbushen me dhurata nga më të çmuarat dhe nga më të bukurat.

Siç kemi thënë edhe më parë, po të lexosh këto “Nëntë Themele”, e kupton lehtë se ky han nuk është vetëm për një kohë të shkurtër. Veç të jesh mendjelehtë të mos e kuptosh.

Themeli i parë: E kupton se edhe kjo botë e krijuar në formën e një hani, nuk është krijuar dhe nuk e ka marrë këtë formë vetvetiu? Kjo botë është krijuar vetëm për t’u mbushur dhe për t’u zbrazur vazhdimisht me mysafirë. Kjo tregon Mençurinë e Tij të pakufishme.

Themeli i dytë: Në këtë Han Allahu i ka ftuar mysafirët e Vet, për t’u përgatitur, që të shkojnë në Vendin e Kënaqësisë në “Dar-us-selam”, Xhennet.

Domethënë: Duke pasur vlera të larta, ato e kanë kohën të shkurtër dhe shërbejnë për të nxjerrë një mësim dhe për të lavdëruar (Shënim) All-llahun xh.sh..

Themeli i tretë: Pra e kupton se bukuritë e kë¬saj bote, nuk janë vetëm për t’u kënaqur dhe zbavi¬tur, sepse këto gjëra për pak kohë do t’i vështrojmë dhe pastaj me hidhërim do të ndahemi prej tyre. Duke i vështruar vazhdimisht, ato ta çelin oreksin por nuk të ngopin, sepse ose mbarohen, ose mosha jote është fare e shkurtër dhe nuk të arrinë koha që të ngopesh.

Themeli i katërt: Kuptohet qartë se bukuritë e kësaj bote, janë shembuj dhe shëmbëlltyrë e Buku¬rive të Xhennetit (Shënim). Ato janë stisur vetëm për të thirrur besimtarët pranë All-llahut të Gjith¬pushtetshëm.

Themeli i pestë: Kështu e kupton se këto gjëra që në dukje janë për një kohë të shkurtër, nuk kanë qëllimin e përkohshëm. P.sh. të formohen pejsazhe të rralla, me një jetë mijëra vjeçare, që do t’iu tregohen brezave që do të vijnë. Pra të gjitha kri¬ji¬met janë të krijuara me qëllimin e përjetshëm. Kjo kuptohet ngaqë largimi nga kjo botë është një çli¬rim nga pesha e detyrave ndaj All-llahut xh.sh.. Me këtë veprim mbyllet vetëm njëra pjesë dhe hapet pjesa tjetër e përjetshme. Pra gjërat e përkohshme në një anë zhduken dhe në anën tjetër përjetësohen.

Përshembull: Mrekullia e Fuqisë së All-llahut që është lule, në fytyrën tonë qesh dhe përsëri humbet. Fjalët që dalin nga goja jonë shpërndahen përnjëherë, por tingujt e tyre mbeten në veshin e njerëzve. Kush i dëgjon ato fjalë me vëmendje, i fikson dhe i përjetëson.

All-llahu xh.sh. pasi e krijon veprën e Vet, tregon edhe domethënien e saj. Bukuria e lules fiksohet tek ata që e kanë parë atë. Kështu edhe kuptimi i fjalëve, regjistrohet në mendjen e gjithë¬secilit, duke u vendosur në sirtarin e kujtesës, çdo fjalë dhe çdo mesazh që ato përçojnë. Këto fjalë janë Arti i rrallë i All-llahut xh.sh.. E kuptojmë se me këtë art, Ai përçon një mesazh me vlera të më¬dha shpirtërore dhe të përjetshme, që kanë lidhje me Jetën e Pasosur. Krijimin e frutave dhe të lu¬leve, Ai e ka përmbledhur tek fara apo tek bër¬thama e vogël. Kjo është një punë e vështirë dhe e ngatërruar, por Zoti Fuqiplotë dhe i Madhërishëm, i rregullon këto punë me përsosmëri të madhe. Ai i heq ato nga bataku i pistë dhe u përgatit kushtet për një jetë të përjetshme.

Me këtë tregim kupton se: Njeriu duke qenë një krijesë e veçantë dhe me vlera të posaçme, me një vetëdije të hollë e të kulluar, pra ai më shumë se kushdo është i lidhur shpirtërisht me Jetën e Am¬shueshme.

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 >>>