Ky njeri, ngaqë ishte kokëtrashë dhe s’e vriste shumë mendjen, nuk mundte t’i kuptonte këto gjëra. Këto nuk ishin punë të thjeshta dhe të rastë¬sishme. Në këto punë të mrekullueshme ka një fshehtësi të madhe. Natyrisht, ai nuk mund të kuptonte që ekzistonte një Mjeshtër i Madh dhe i Përsosur që i drejtonte dhe i rregullonte këto punë. Tani zemrën, shpirtin dhe mendjen e tij e mbërtheu dhimbja dhe vuajtja e kësaj të fshehte, por vesi i tij nuk do që të pranojë këtë gjendje, duke e injoruar, sikur të mos kishte ndodhur asgjë. Ai mbyll veshët, për të mos dëgjuar ankimin e shpirtit dhe të zemrës së tij. Duke mashtruar vetveten ai filloi të hajë frutat e pemës së fikut, sikur të ishte në një pemtore të kultivuar. Mirëpo një pjesë e pemëve ishin të helmuara dhe të prishura.

Në një hadith kudsi përmendet urdhëri i All-llahut i cili thotë:

"13_11032010140128.jpg"

Pra, ky njeri fatkeq me mendime të liga, pa menduar fare atë që ka parë, e ka pranuar si një gjë normale dhe të vërtetë. Natyrisht, ashtu si ka vepruar dhe po vepron, ashtu do ta meritojë edhe vendin në botën tjetër. Ky njeri as nuk po vdes për të shpëtuar, as nuk po jeton. Ai në të vërtetë po përjeton vuajtjet e tmerrshme.

Tani njeriun me vese të këqija po e lëmë të zhytur në vuajtje dhe po kthehemi tek vëllai tjetër, të shohim gjendjen e tij. Ky njeri i bekuar dhe i mençur po vazhdon rrugën e tij pa hasur në hidhë¬rime dhe vështirësi. Ngaqë ka karakter dhe sjellje të mira, ai gjithnjë mendon dhe shpreson për mirë. Me këto veti të mira përpiqet të qetësojë vetveten. Nuk përballet me vështirësi dhe prob¬leme, sikurse vëllai i tij, ngaqë i di rregullat dhe iu përmbahet atyre. Gjatë rrugës ka siguri dhe udhëton i lirë.

Duke ecur rrugës sheh një kopsht, brenda të cilit kishte lule të bukura dhe fruta të shijshme, por edhe papastërti e mbeturina. Edhe vëllai i tij kishte hyrë në një kopësht të ngjashëm, por ai më tepër kishte parë pjesët e pista të kopshtit dhe pasi i ishte trazuar stomaku, ishte larguar. Mirëpo njeriu i mençur dhe fatmirë, gjithnjë i përmbahej fjalës së urtë: “Secilit send shikoji anën e mirë”. Ai pa pjesët e mira të kopshtit dhe nuk i vuri re fare anët e pista të tij. Ai përfitonte vetëm nga gjërat e mira dhe me vlerë. Pasi pushoi dhe u çlodh mirë, u largua nga ky vend për të vazhduar rrugën.

Udhëtoi gjatë, por ashtu si dhe vëllai i tij, në rrugë e sipër hasi në një shkretëtirë të madhe. Papritur dëgjoi zërin e një luani, i cili deshi ta sulmojë menjëherë. Sikurse i vëllai, edhe ky u frikësua, por jo sa ai, sepse u kujtua dhe mendoi me vete: “Kjo shkretëtirë ka Mbikqyrësin e vet. Natyrisht edhe ky luan duhet të jetë nën urdhërin e këtij Mbikqyrësi-Pronar”. Duke menduar kështu, gjeti një farë ngushëllimi dhe përsëri vazhdoi të ecte. Duke ecur bie në një pus pa ujë, që ishte gjashtëdhjetë metra i thellë. Sikurse i vëllai, u kap në një degë të pemës, që ishte në mes të pusit dhe vazhdoi të qëndronte i kacavjerrur atje. Njëlloj si i vëllai i tij, edhe ky i pa të dy minjtë duke brejtur rrënjët e drurit. Shikoi poshtë dhe pa një dragua me gojë të hapur. Në të vërtetë edhe ky pa gjëra të çuditshme dhe të frikshme, por frika e tij ishte njëmijë herë më e vogël se sa e të vëllait. Karakteri i tij i fortë, gjithnjë e frymëzonte me mendime të mira. Këto mendime atij i tregonin vetëm anët e mira të secilit send dhe të secilës punë.

Prandaj ai filloi të mendojë kështu: “Këto gjëra të çuditshme kanë lidhje njëra me tjetrën dhe veprojnë nën urdhërin e dikujt. Nëse është kështu, atëhere për këtë punë ekziston diçka e fshehtë. Natyrisht këto sende dhe punë lëvizin dhe i nën¬shtrohen urdhërit të një Mbikëqyrësi e Sundimtari të padukshëm.

Nga kjo e kuptoj se unë nuk jam i vetmuar! Mua po më shikon Sundimtari i padukshëm, po më provon duke më dërguar në këtë vend për një qëllim të caktuar”.

Kjo frikë e ëmbël dhe mendimet e mira tek ai zgjojnë një dëshirë të zjarrtë dhe e nxisin të mendojë: “A thua vallë, Ai që më përcjell në këtë rrugë të çuditshme me një qëllim të caktuar dëshi¬ron të më njohë, të më provojë dhe të më bëjë të njohur veten?” Pas njohjes me pronarin e këtyre punëve, ai zgjohet dhe i lind dëshira për ta zbuluar këtë të fshehtë dhe për ta kënaqur Pronarin e këtyre të fshehtave. Dëshira e tij ishte ta zbulonte këtë të fshehtë dhe më vonë do të fitonte një pozitë të mirë.

Më pas pa në majë të pemës dhe vuri re se ajo ishte një pemë fiku, por që kishte bërë mijëra lloj frutash të ndryshme, të pemëve të tjera. Frika iu largua, sepse e kuptoi se kjo pemë e fikut ishte si një fletë apo një ekzemplar i një ekspozite, që paraqiste llojet e kopshteve dhe të vreshtave të ndryshme të Krijuesit. Pra, Sundimtari i Paduk¬shëm është Ai që të gjitha llojet e pemëve që ndodhen në kopshtet dhe vreshtat e tij, mrekullisht dhe logjikisht i ka vënë në atë dru-pemë për t’u dhënë shenjë dhe për t’u treguar mysafirëve të vet llojet e ushqimeve (nimetet) nga thesari i Tij i pashterrshëm, sepse vetëm një pemë nuk mund t’i japë frutat e një mijë pemëve të ndryshme. Pasi mendoi kështu u frymëzua për t’u përulur dhe bindur ndaj All-llahut xh.sh.. Ai filloi të lutet duke shqiptuar këto fjalë: “O Sundimtari i këtyre botërave! Fati im është në dorën Tënde dhe vetëm tek Ty mbësh¬tetem. Jam shërbëtori Yt dhe prej Teje kërkoj ndihmë”. Pas kësaj lutjeje muri i pusit menjëherë u ça dhe befas u hap dera e një kopshti shumë të bukur. Ndoshta ishte goja e dragoit, që u shndrrua në derë të kopshtit. Luani dhe dragoi u shndërruan në dy shërbëtorë që e thirrën udhëtarin të hyjë brenda, bile, më vonë luani u shndërrua në trajtën e një kali të dëgjueshëm.

O nefsi im i padurueshëm, o shok imagjinar! Eja të bëjmë një krahasim, duke analizuar pozitën e këtyre dy vëllezërve. Do të shohim dhe do të kuptojmë se si e mira sjell të mirën dhe e keqja sjell të keqen.

Shikoni! Udhëtari fatkeq i rrugës nga e majta çdo çast pret duke u dridhur që ta përpijë goja e dragoit. Udhëtari i rrugës nga e djathta, i logjik-shëm dhe fatmirë, ishte ftuar të hynte në një kopsht me pemë të lloj-llojshme, ndërsa fatkeqi ndodhej në një situatë të trishtuar dhe me zemër të copëtuar. Njeriu i mençur dhe me fat gjërat e tmerrshme i shihte me një frikë fare të vogël dhe të këndshme, për të fituar përvojë dhe për të nxjerrë mësim prej tyre. Fatziu kishte mbetur në mjerimin e pashpresë i vetmuar, kurse njeriu fatmirë dhe largpamës, gjithnjë gjente kënaqësi. Njeriu fatzi e përfytyronte veten të sulmuar dhe të rrethuar nga egërsirat, ndërsa njeriu fatmirë si një mysafir i nderuar i Krijuesit të Tij, ishte mësuar të zbavitej me shërbëtorë të All-llahut xh.sh.. Fatkeqi ushqehej me fruta, që në fillim dukeshin të mira e të shijshme, por në realitet ato ishin të helmëta dhe vuante prej tyre, ngaqë ato pemë ishin vetëm mostra, që shërbenin vetëm për t’u provuar apo shijuar. Ato ishin ekspozuar për të tërhequr myshteriun e vërtetë, por nuk lejohej që ato të gëlltiteshin me grykësi, sikurse veprojnë kafshët. Njeriu fatmirë e ka kuptuar këtë fat dhe mjaftohet me gjërat e lejuara që i shijonte dhe kursente për më vonë, sepse pritja dhe durimi janë një kënaqësi. Fatziu vetëm se e dëmton dhe e shkatërron vetveten, sepse të vërtetën, si dita e bukur plot ndriçim dhe gjendjen e vet të ndritshme e ka shndërruar në errësirën e ferrit, për shkak të shkurtpamësisë së tij. Ai nuk meriton mëshirën dhe s’ka të drejtë të ankohet tek askush.

Njeriu fatmirë e dallon të drejtën dhe të vër-tetën. Duke e kuptuar bukurinë e të vërtetës, ai respekton Pronarin e Drejtësisë dhe meriton Më-shirimin e Tij. Duhet ta dish se Mirësia vjen vetëm nga All-llahu, ndërsa e keqja prej vetes. Nga ky mësim shihet qartë se urdhëri i fshehtë i Kur’anit po bëhet udhërrëfyes. Po qe se do të krahasosh edhe shumë raste të këtilla, do ta kuptosh se ai, nefsi, vëllait fatëkeq dhe zemërzi i ka përgatitur një vend në ferr, ndërsa tjetrin, shpirtmirë, me men¬dimet, qëllimet dhe vetitë e tij të mira e ka ngritur e lartësuar në një shkallë të lartë mirësie dhe lumturie të etikës njerëzore.

O nefsi im! O ti njeri që së bashku me nefsin tim je duke dëgjuar këtë tregim, nëse nuk dëshiron që të bëhesh fatkeq si ky vëlla, por dëshiron t’i shëmbëllesh vëllait fatbardhë, dëgjoje Kur’anin Famëlartë, bindju Atij, mbështetu në Të dhe vepro sipas urdhërave të Tij!

Nëse ke kuptuar të vërtetat që janë dhënë nepër¬mjet shembujve të këtij tregimi, si dhe realitetin e fesë Islame, që është jetësor dhe njerëzor, atëhere zbatoji në praktikë si besimtar i vërtetë! Rëndësinë e tyre unë po ua tregoj, ndërsa analizat dhe përfundimet nxirrini vetë!

Tani shiko! Njëri prej këtyre dy vëllezërve është me shpirt besimtari dhe me zemër të pastër, ndërsa tjetri është me shpirt mosbesimtari dhe me zemër të papastër. Rruga në të djathtë është rruga e Kur’anit dhe e besimit (imanit), ndërsa rruga në të majtë është rruga e mosbesimit dhe e kundër¬vënies. Kopshti paraqet bashkësi njerëzore në këtë botë, qytetërimin dhe jetën e përkoshme të kësaj shoqërie me të mirat dhe të këqijat, me gjërat e vlershme dhe ato të dëmshme, që janë ndërthurur në këtë botë. Njeri i mençur është ai që u për¬mbahet këtyre fjalëve:

"13_11032010140132.jpg"

Zemra e tij vazhdon e sigurt.

Shkretëtira paraqet këtë botë. Luani exhelin dhe vdekjen. Pusi i thellë është trupi i njeriut dhe më¬nyra e jetesës. Thellësia prej gjashtëdhjetë metrave paraqet jetën mesatare të njeriut në këtë botë. Druri tregon fatin dhe jetën materiale. Ato kafshët e vogla, e bardha nënkupton ditën, ndërsa e zeza na¬tën. Dragoi dhe goja e tij tregon rrugën e përtejme të jetës së varrit nga ku kalohet në botën e Amëshuar (Ahiret). Mirëpo, goja e dragoit për besimtarët e vërtetë është si një derë, që kur hapet, nga burgu i kësaj jete të çon në parajsën e për¬jetshme (xhennet). Insektet e rrezikshme dhe të dëmshme simbolizojnë fatkeqësitë dhe brengat e kësaj jete. Këto gjëra i përmendim që mos t’i harrojnë obligimet ndaj All-llahut xh.sh. dhe mos t’i zërë gjumi i harresës. Po frutat në pemën e fikut çfarë janë? Ato janë pasuritë e kësaj bote, të cilat All-llahu i Madhëruar i ka krijuar si mostra, që të shërbejnë si shembuj, për t’i ftuar të interesuarit tek pemët e xhennetit dhe për t’u kujtuar atyre mirësitë (nimetet) e botës së amëshuar (ahiret).

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 >>>