Feneri është koka e njeriut që i pëlqen vetëm mendimi i vet, që nuk i përgjigjet mesazheve të Zotit xh.sh., pra është “uni” i vetvetes.

Ato që i quajtëm egërsira, janë ndodhitë dhe ngjarjet e ndryshme që përballohen njerëzit.

Kush i beson “un”-it të vet, bie në errësirën e pakujdesisë. Ai që u ngjitet pas atyre që ndjekin rrugën e prapësive, ngjan me atë gjendjen time të fillimit. Drita e fenerit është njohuria e pamjaftu¬eshme e materialistëve, të cilët të kaluarën e çmoj¬në si një varr të madh. Sipas tyre, jeta shkon nga hiçi.

E ardhmja për sytë e materialistëve duket si një stuhi e tmerrshme, sepse ata janë të verbuar nga mosbesimi dhe e quajnë çdo gjë të rastësishme. Ky mosbesim ua bën atyre të ardhmen si një egërsirë të tmerrshme, që do t’i përlajë nga çasti në çast. Në realitet secili është një nëpunës i All-llahut xh.sh. që lëviz nën dritën e diturës së Tij të kulluar.

9_24022010182402.jpg

Kur në zemrën e njeriut të kenë hyrë udhëzimet e All-llahut xh.sh. dhe besimi të jetë rikthyer, duke mos i lënë hapësirë palaçolleqeve dhe djallëzive, atë¬here ai do të më ngjajë mua, në gjendjen time të dytë shpirtërore, siç ua tregova më lart nepërmjet imagjinatës. Për të arritur në këtë gjendje shpir-tërore, njeriu duhet t’u nënshtrohet urdhërave të Librit të All-llahut xh.sh. dhe papritur hapësira do të mbushet me dritën e Nurit Hyjnor. Në këtë çast gjithësia duket e qartë. Këtë gjendje e shpjegon ajeti i famshëm:

9_24022010182406.jpg

Njeriu i zgjuar, me syrin e zemrës së tij, do ta shohë të ardhmen, e cila nuk do t’i duket si një varr, por si një rrugë plot dritë.

Njerëzit në çdo periudhë i ka drejtuar një Pej¬gamber i All-llahut xh.sh. apo një Evlija i Shenjtë. Ata e kanë udhëzuar popullin me shpirt të pastër dhe me adhurimin ndaj All-llahun xh.sh.. Pasi kanë përm¬bushur detyrën e tyre duke thënë: “All-llahu Ek¬ber”, kanë fluturuar në të ardhmen, me pozita të larta, të cilat i kanë merituar duke bërë të mira në këtë jetë.

Në të majtë, do të vësh re shndërrime të çu-ditshme, vila luksoze dhe vreshta të begata të xhennetit, të përgatitura për kënaqësinë e njerëzve. Aty do të shtrohen gosti hyjnore për të gjithë besimtarët. Me dritën e besimit do të shohësh se si do të shndërrohen të gjitha ato dukuri që ndo¬dhin në jetë si: Stuhitë, tërmetet dhe murtaja, në gjëra krejt të vlefshme. Me dritën e besimit stu¬hitë dhe shirat e furishëm në stinën e pranverës janë mjaft dobiprurës dhe një argument i mëshirës së kulluar të All-llahut xh.sh..

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 >>>