Besoj se e kuptove tani se ky budalla me mah¬nitjen e tij, u bë shkak për t’u marrë nëpër gojë kjo gënjeshtër e trilluar edhe nga të çmendur të tjerë.

Po kështu kjo gjithësi me hijeshitë që mban në vetvete, nuk ngelet mbrapa këtij pallati të mrekullueshëm. A nuk e sheh se si është rrethuar katërcipërisht nga sende të mrekullueshme? Po qe se në këtë natyrë hy një njeri primitiv që e mohon ekzistencën e All-llahut xh.sh. dhe thotë se këto gjëra i ka krijuar dikush prej tyre, pra rastësia, apo natyra, ky i çmendur nuk e mendon se Mjeshtri nuk është i tyreve. Këto arte të mrekullueshme që ndodhen në këtë natyrë, janë si një fletore ku All-llahu xh.sh. i Madhërishëm, ka shkruar Ligjet Hyjnore të Tij. Ai në këtë fletore shkruan dhe fshin, krijon dhe prish, ndryshe nga ky njeri që ka bërë një gabim të madh kur thotë: “Për krijimin e këtyre sendeve duhet të mbështetemi diku, si bie fjala tek ajo fletorja e pallatit (ku në të vërtetë pallatin nuk e ka krijuar ajo). Me bindje them se të gjitha qeniet e gjithësisë pa përjashtim, nuk i ka krijuar natyra dhe është e pamundur të them se kjo natyrë ka krijuar veten, por ajo është fletore që nuk mund të krijojë këtë pallat, pra është një e tillë si ajo që përmendëm më lart. Ajo fletore nuk është krijuese, por një e paditur, e pagojë, e shurdhër dhe e pafuqishme. Për t’i shpikur të gjitha këto bukuri asaj i duhet një fuqi e jashtëzakonshme, të cilën nuk e zotëron. Meqë nuk po pranoj Mjeshtrin e Përjetshëm, atëhere më mirë bëhet të them se këtë fletore e ka krijuar natyra.    

Këtij tipi ne i përgjigjemi kështu: O ti budalla që je një kombinim i të gjithë budallenjëve të shushatur! Largoje mendimin nga bataku i natyra¬lizmit, sepse nuk po mundesh të shohësh mbas vetes tënde për të krahasuar që nga atomi i vogël deri tek dielli gjigand, se të gjitha qeniet, me gjuhët dhe gishtat e tyre të larmishme, po dëshmojnë për një Mjeshtër të Madhërishëm. Ti mund ta vëresh shkëlqimin e qëndisjeve të shumëllojshme dhe Mjeshtrin e asaj fletoreje të pallatit përrallor, vetëm atëhere kur e dëgjon Fermanin e Tij, që të shpëton prej vegimeve të paskrupullta.

Shembulli i dytë: Një njeri shumë i pakulturuar hyri në rrethin e një kazerme madhështore. Shikoi me çudi se si lëvizte e gjithë ajo ushtri dhe se si stërvitej në një mënyrë aq të rregullt. Ai gati u çmend kur pa se e gjithë ushtria u bindej urdhërave të një njeriu të vetëm. Vetëm me një komandë të gjithë lëviznin, uleshin, ngriheshin dhe qëllonin të gjithë përnjëherësh me armë. Truri i këtij njeriu primitiv nuk mund të konceptojë dot se fuqia e këtyre njerëzve e merr mbështetjen nga forca e madhe e shtetit. Përveç kësaj, ai këto i mohon duke imagjinuar se këta ushtarë janë të lidhur me litarë njëri me tjetrin dhe çuditet pse litari që janë lidhur është kaq i fortë.

Një ditë të xhumasë hyri në një xhami të madhe si ajo e Shën Sofisë dhe u habit, kur pa myslimanët që me një zë të imamit, bënin sexhde, uleshin dhe ngriheshin. Ky i çmendur nuk kishte fare dijeni se të gjitha ligjet qiellore mbanin principe të sheriatit dhe adhurimit, por mendonte se këta njerëz janë robëruar dhe lidhur me litarë të vërtetë, prandaj lëviznin në të njëjtën kohë të gjithë bashkë, sikur luajnë me njëri-tjetrin. Doli nga xhamia me këto mendime që të bëjnë të shkrihen së qeshuri edhe kafshët që janë në formën e njeriut, së bashku me të gjithë njerëzit e tjerë primitivë.

Duke shpjeguar këtë shembull ke pranuar se kjo gjithësi është e mbushur plot e përplot me “ush¬tarë” të Mbretit të Pafillim dhe të Pambarim. Kjo kazermë është gjithësia e cila është e Mbretit, si dhe një xhami e madhe që bëjnë adhurimin si në atë ku hyri ai njeriu i egër dhe mohues, që tha se të gjitha këto i ka krijuar natyra. Ligjet shpirtërore të diturisë së pastër të Mbretit të Përjetshëm i konsi¬deron si një materie fizike, duke mohuar Fuqinë e All-llahut xh.sh.. Në këtë mënyrë, ai zhvlerëson edhe Ligjet e Mbretërisë së Tij, bile edhe artet e bukura të gjithësisë i konsideron si të shpikura nga vetja, apo ia atribon natyrës. Atij nuk i shkon fare nëpër mend se këto “ligje të natyrës”, janë pasqyrë e Fuqisë së Tij Hyjnore, të cilën ai nuk e llogarit fare. Ky lloj njeriu është më egërsirë se sa ai që treguam më lart.

Përmbledhje: Padrejtësisht ligjet e Zotit xh.sh., natyralistët i konsiderojnë si ligje të natyrës. Kjo që shikojmë nuk është tjetër gjë, por ajo që ka ekzistuar edhe më parë, pra ajo është një mjeshtri, por nuk është mjeshtër, ajo është një qëndisje, por nuk është qëndistare, ajo është një ligj, por nuk është ligjvënës, ajo është një vend ku ligjet zbatohen, por nuk është gjykatëse. Kjo është një perde për të mbuluar Fuqinë e Zotit xh.sh. dhe për të mbrojtur Sedrën e Tij, por jo krijuesi i saj. Po në këtë mënyrë mund të vazhdojmë:

Natyra është një punë i punuar, jo punëtorë. Ajo është një ligj, por nuk ka fuqi të zbatojë. Ajo është një art, por nuk është artiste..

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 >>>