Po të pyes: Po të mos kishe dorën, kokën apo stomakun të sëmurë, a do t,ua dieshe vlerën e këtyre organeve dhe a do të të shkonte ndër mend të falenderosh? Besoj se nuk kishe për t’ua ndjerë kënaqësinë siç duhet, po të mos kishe parë të kundërtën, sëmundjen.

Jo, ti duhet të lavdërosh All-llahun xh.sh që të ka dhënë këtë sëmundje, sepse të mos iste ajo ndoshta organet e trupit tënd kishe mund të për-do¬rësh në punëra të palejuara dhe atyre nuk  u dihej vlera, e këtë e bën sëmundja. Prandaj pikërisht, më shumë se kurrë në vështirësi, ti e kupton vlerën e shëndetit. E në këtë rast falenderimi ndaj All-llahu xh.sh. është e domosdoshëm.

KURA E TETË

O ti i sëmurë që kujton dobitë e Jetës së Përtejme!  

Sëmundja është si sapuni, që lan dhe pastron papastërtitë dhe mëkatet e njeriut. Këtë e ka vërtetuar edhe Profeti ynë, që në një hadith thotë: “Ashtu siç bien frutat e pjekura nga pema kur e shkundim edhe besimtari kur dridhet nga ethet, rrëzohen mëkatet e tij”.

Duhet ta dimë se mëkatet janë sëmundje e për¬hershme në jetën tjetër. Ato e shqetësojnë njeriun tmerrësisht. Bile edhe për jetën e përkohshme sëmundjet e trazojnë shpirtin, ndërgjegjen dhe zemrën e mëkatarit. Në qoftë se nuk ankohesh dhe bën durim me këtë sëmundje të përkohshme, ke shumë shanse që të shpëtosh nga sëmundje të shu¬mëllojshme dhe të rënda të botës së përjetshme.

Po nuk u ruajte nga mëkatet dhe nuk i kujtove ato, po nuk besove se ka një jetë të vërtetë pas vdekjes dhe po nuk e pranove All-llahun xh.sh., atëhere sëmundja jote është një milion herë më e rëndë se kjo që ke, ato duhet të shqetësojn ty.

 Sepse zemra jote dhe shpirti është i lidhur fort me ekzis¬tencën e kësaj bote. Ti kur mendon ndarjen prej saj t’i shkëput të gjitha lidhjet me të dhe të plagos shpirtin tmerrësisht, sidomos kjo ndarje bëhet edhe më e hidhur, ngaqë ti nuk ke njohuri të mjaftueshme për jetën e mëvonshme. Ti vetëm e di që vdekja të pret prej tyre dhe e quan atë si dënim të përjetshëm. Duke e quajtur veten të sëmurë dhe të pashpresë, truri yt i shumëfishon plagët e trupit dhe të shpirtit. O njeri çdo pjesë e trupit tënd ka veçse plagë të dhimbshme. Që të shpëtosh nga dhimbja e këtyre sëmundjeve, duhet të gjesh ilaçin më të dobishëm, për kurimin e saj.

Perveç besimit të vërtetë tek All-llahu i Plotfu¬qishëm, ilaç tjetër vështirë se gjen. Pastroje trurin prej bindjeve të gabuara dhe besimeve të ndryshme që të kanë shtyrë në një rrugë dhish pa krye nga ku s’del dot. Në rast se sëmundja jote e shpërndan frymën e pakujdesisë dhe ti e gjen ilaçin duke parë nga dritarja e dobësisë dhe varfërisë tënde, patjetër që në këtë rast do të vëresh mëshirën e një Fuqiploti Ngadhnjimtar.

Kush nuk beson tek All-llahu xh.sh., atij i mbli¬dhen në kokë të gjitha fatkeqësitë e kësaj bote. Kush e njeh dhe e beson Atij, jeta e tij do të jetë plot gëzime të shndritshme. Ky gëzim do të ndihet sipas shkallës së besimit. Gëzimi i besimit shpir¬tëror e shkrin dhimbjen dhe hidhërimin e sëmun¬djeve.

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 >>>