17_12032010020812.jpg

Të nderuar vëllezërit e mi të rinj dhe të burgosurit e vjetër!

Unë jam i bindur se; ështe një qëllim i bukur hyjnor që ju ka sjellur të vini këtu. Domethënë: këtu keni ardhur që Risale-i Nuri t’ju garantojë të vërtetat e besimit dhe të shpëtoni nga shtrëngimet e burgut dhe nga shumë dëme të kësaj jete, duke mos lënë të kalojë jeta në vende boshe, duke ju mbrojtur të mos shkojë jeta tjetër siç e keni çuar këtë jetë, duke u dhënë një ngushëllim të mirë ju ka shpëtuar nga brengosje të kota. Meqë e vërteta ështe në këtë drejtim; edhe duhet të bëheni si nxënësit e Nurit të burgosur në burgun e Denizlisë. Edhe vetë po shihni se: po kontrollojnë të gjithë rrobat tuaja që vijnë nga jashtë, bile edhe bukën e supën, që të mos hyjë ndonjë brisk për të mos sulmuar njëri-tjetrin. A nuk po shihni se po vuajnë ndëshkime, gardianët që ju shërbejnë me sinqeritet dhe nuk po mundeni të dilni të gjithë së bashku përjashta. Gjoja do të sulmoni njëri tjetrin si ndonjë egërsirë.

Tani ju shokët e rinj që në vetvete jeni duke mbartur damarin e heroit!

Në këtë kohë më një trimëri të madhe shpirtrore i thoni komisionit të gjyqit se: “Jo brisk, po edhe të na jepni pushka moderne dhe revole; bile edhe të na urdhëroni, prapë ne nuk do t’i ngacmojmë shokët tanë të pafat. Edhe sikur të kishim qindra armiqësi të mëparshme, do t’i hedhim ato, duke u përpjekur që të mos hidhërojmë shokët tanë, do t’i falim hakun tonë duke bërë hallall, duke marrë këto urdhëra nga Kur’ani Famëlartë dhe nga vëllazërimi i fesë Islame. Në këtë mënyrë e kemi marrë vendimin”. Vetëm në këtë mënyrë mund ta ktheni burgun në një mësonjëtore fisnike.

SHTOJCË E POZITËS SË DYTË TË SË TREMBDHJETËS FJALË

ËSHTË NJË ÇËSHTJË E RËNDËSISHME QË E KAM VËREJTUR NË

NATËN E KADRIT

Një të vërtetës së gjatë që e kam vërejtur zemrën time në natën e Kadrit do flasim shkurtimisht. Tillë:

Me tirani të pashoqe shkatërruan pa pikë mëshire njerëzimin në Luftën e Dytë Botërore duke bërë dëme të madha, ku për një armik të vetëm shkatërruan qindra njerëz të pafajshëm duke i lënë ata në pashpresshmërinë e tmerrshme. Bile edhe fituesit i futi në telashe që të mbrojnë sundimin dhe i torturoi edhe zemrat e tyre, duke u përpjekur që të rindërtojnë vendet e shkatërruara. Sikur t’i shtojmë këtyre shkatërrimeve edhe të gjithë shijet e botës, të gjitha janë të përkohshme dhe fantazitë e qytetërimit të rremë që mundohen të na bëjnë pijanecë, nuk po mundin të mashtrojnë ndërgjigjen e njeriut, sepse ato që radhuam, i kanë plagosur tmerrësisht virtytet cilësore të mbarë njerëzimit dhe nën shpatën e diamantë të Kur’anit është copëtuar pakujdesia e devijimit të rremë që ka rënë pellgun e batakut të natyrës duke bërë në këtë mënyrë, të dalë në sipërfaqen e gjerë fytyra e vërtetë e mizorisë së keqe të politikës. Këto, medoemos dhe padyshim, na tregojnë se njeriun nuk po mund ta ngopë kjo botë kalimtare që është një dashnor i rremë. Shenjat e kësaj kanë filluar të duken në Veri dhe në Perëndim dhe në Amerikë.

Njerëzimi me tërë fuqinë do të kërkojë një jetë të përjetshme që mbanë në krijimin e tij dhe prapë është padyshim se njerëzimi do ta kërkojë Kur’anin që një mijë e treqind e gjashtë dhjetë vjet, në secilin shekull ka mbi njëmijë e treqind milion nxënës të vërtetë që duke dëshmuar vërtetojnë padinë dhe gjykimin e Tij, dhe në secilin minutë miliona Hafizat duke respektuar Kur’anin që mbajnë në zemrën e tyre dhe me gjuhët e tyre njerëzimit ia mësojnë Atë. Dhe Kur’ani Famëlartë, duke dhënë sihariq për jetën e përjetshme, u jep mësim në një formë që nuk i ngjanë asnjë libri. Dhe me qartësi shenja ky Kur’an famlartë, ndoshta me dhjetëra mijëra ajetet e Tij na lajmëron jetën tjetër duke na shëruar plagët e njerëzimit; ndoshta në njëmijë vende na jep myzhde. Duke dhënë argumente të forta, duke mësuar na thotë se, mos humbni shpresën se në qoftë se njerëzimi nuk do ta humbë tërësisht mendjen se në kokat e tyre nuk shpërthen materialisht apo shpirtërisht Kiameti, sikurse priftërinjtë e Suedisë, Norvegjisë, Finlandës dhe Anglisë që po përpiqen që ta pranojnë Kur’anin, ashtu edhe shoqata të rëndësishme të Amerikës që përpiqen të gjejnë fenë e vërtetë. Këto do t’i pësojnë edhe kontinentet e gjerë të botës dhe shtetet e mëdha të tyre që po kërkojnë Kur’anin Famëlartë dhe që po i kuptojnë të vërtetat e Tij do të lidhen me shpirt me Të. Sepse në pikëpamjen e kësaj të vërtete Kur’ani nuk ka shok dhe kurrë s’mund të bëhet. Dhe asnjë send nuk mund të zëje vendin e ij.

E dyta: Meqë shërbimi i Risale- Nurit në dorën e mrekullisë së madhe të Kur’anit është një thirrës dhe një shpatë diamante dhe armiqtë e Tij i ka detyruar zemrën dhe ndërgjegjen e tyre të dorëzohen, duke i bindur plotësisht, u ka dhënë ilaçet e efektshme. Sepse Risale-i Nuri është mrekullia e Kur’anit dhe prej tij ka buruar dhe po kryen plotësisht detyrën e duhur të kësaj kohe. Dhe me librin “Përgjigje natyralistëve” i ka mundur kundërshtarët e tij të flaktë, duke ia shkatërruar kalanë e tmershme të natyralistëve, duke ia bërë copë e thërrime natyrën e tyre. Njësoj edhe me çështjen e gjashtë dhe të tetë të librit “Shkopi Musait” dhe me çështjen e parë, të dytë dhe të tretë në sipërfaqen e gjerë dhe me një formë shumë të shkëlqyer ka thyer pakujdesinë e shkencëtarëve fizikë, duke u treguar atyre dritën e njësimit të Zotit të Madhëruar.

Tani nevoja më e madhe për ne dhe për popullin tonë është që, zyrtarisht është dhënë leje për mësimet fetare dhe për klasat e veçanta. Meqë është kështu, në qoftë se është e mundur nxënësit e Nurit në çdo vend duhet të hapin nga një shkollë për të lexuar veprat e Risale-i Nurit. Megjithëse duke i lexuar në vetvete mund të bënë dobi, por ngaqë janë të vërtetat e besimit dhe secili veç e veç nuk mund të kuptojë mirë çdo çështje të saj. Sepse Risale- Nuri sqaron të vërtetat e besimit dhe duke bindur njeriut e njeh me Zotin dhe e sjell në praninë e Tij, ndërsa leximi i këtyre veprave quhet edhe adhurim.

Ndërsa në medresetë e vjetra për pesëmbëdhjetë vjet që merret një dije, nëpër medresetë e Nurit ai rezultati merret për pesë apo dhjetë javë dhe që prej njëzetë vjetësh kjo dije është duke argumentuar këto fjalë që thashë.

Pra, shteti jo vetëm që s’duhet të ngacmojë Risale-i Nurin që është shkëlqimi dhe thirrësi i Kur’anit, por është shumë e nevojshme të ndihmojë në shpalljen e tij, sepse ai u sjell dobi popullit, atdheut, jetës politike të kësaj bote materiale si dhe të botës tjetër shpirtërore. Këto vepra mund t’ua fshijë gabimet e vjetra duke penguar anarkinë dhe gjithë ato fatkeqësi që do të vinin në të ardhmen.

Said Nursi

***

SHPRESA E SHTATË

Në fillim të pleqërisë, kur të qeshurit e Saidit të vjetër u kthye në të qarët e Saidit të ri, adhuruesit e kësaj bote më konsideruan si Saidin e së kaluarës dhe më thirrën në Ankara. Shkova. Ishte aty nga fundi i vjeshtës. Hipa në kalanë e Ankarasë dhe vura re se ajo ishte më e moshuar se unë dhe ishte rrënuar. Ajo m’u paraqit si një gur i historisë së lashtë. M’u duk sikur aty lexova pleqërinë e stinëve të vitit, timen, të sajën, të racës njerëzore, të shtetit të osmanllinjëve të famshëm, vdekjen e kalifëve dhe plakjen e kësaj bote. Të gjitha sa konstatova, më futën në një shqetësim të hidhur dhe fillova të mendoj dhe të imagjinoj lumenjtë e kohës së kaluar, si dhe malet e së ardhmes. Brenda mureve të errësirës së pleqërisë, m’u shtua edhe ajo e gjendjes në Ankara, që më mbuloi krejt me errësirë dhe mendoja se si të shpëtoja.

Duke pritur shpëtim nga e djathta ajo m’u duk si një varr i stërmadh ku preheshin, babai, fisi dhe e tërë raca ime. Në vend që të ngushëllohesha, u trishtova më tepër.

Për të gjetur ngushëllim, shikova në të majtë (të ardhmen). Ajo për mua dhe shokët e mi dhe të gjithë brezat që do të vijnë, m’u duk si një varr i madh i kredhur në errësirë. Nuk m’u duk aspak e dashur, por si një armik i trishtuar.

Kështu rrugëzgjidhjen, nuk e gjeta as në të djathtë dhe as në të majtë, por në të sotmen. Pabesia historike e ditës së sotme, m’u duk sikur ma bëri trupin gjysëm të vdekur, që vuan sikur po jep shpirt dhe m’u paraqit si një arkivol, ku do të vendosej kufoma ime.

Mbasi mbeta i pashpresë e ngrita kokën edhe nga kjo anë që të shoh majën e pemës së moshës time. Pashë se kjo pemë kishte vetëm një frut, kufomën time. Duke u sjellur për nga vetvetja, qëndroja në majën e saj dhe kjo pamje nuk më dha kurrfarë ngushëllimi. Për të parë rrënjën e moshës time, e ula kokën poshtë dhe pashë se dheu i kockave të mia ishte ngatërruar me atë të fillimit të jetës time. Po e shkelja me këmbë dhe nuk gjeja dot asnjë shpresë, përkundrazi m’u shtuan brengat. U detyrova ta kthej kokën prapa. Pashë se kjo botë e pathemeltë dhe e përkohshme po rrokulliset në lumenjtë e asgjëshmërisë dhe në errësirën e zhdukjes. Duke kërkuar ilaçin e brengave të mia, plagët m’u spërkatën me helm. Edhe pse më dha zgjidhje, u drejtova përpara dhe pashë se dera e varrit ishte hapur në drejtimin tim, si një gojë që donte të më përpinte. Pas saj në largësi dukeshin karvanet në një bulevard të gjerë, që vraponin për në përjetësi.

Për të përballuar shqetësimet e këtyre gjashtë anëve, pikëmbështetja dhe arma e mbrojtjes që kisha në duar, ishte vetëm një vullnet i pakët. Për armiqtë e shumtë dhe veset e dëmshme, kjo armë e njerëzimit që është ky vullnet i pakët, është i mangët, i dobët dhe jo krijesë. Nuk ka asnjë mundësi tjetër përveç fitimit të punës së vet. As që mund të kthehet nga e kaluara për të larguar hidhërimet dhe as që mund të kalojë nga e ardhmja për të prerë frikën që vjen nga ajo anë. E pashë se nuk kisha asnjë farë aftësie të saktë ndikimi, që të më plotësojë qëllimet që kisha, apo të më shmangë nga hidhërimet që më shqetësojnë pandërprerë. Në kohën që përpëlitesha për të shpëtuar nga gjendja e tmerrshme e shqetësimeve ku kisha rënë dhe errësirave të pashpresa, në çast më erdhi në ndihmë besimi, që shndriti nga qielli i Kur'anit të Bekuar. Ky besim të gjashtë anët e trishtuara aq shumë m'i shndriti, saqë edhe sikur ato gjendje të trishtuara dhe të errëta të shumëfishoheshin njëqind herë, përsëri për t’u dalë ballë atyre, ajo Dritë do të mjaftonte. Ato momente të trishtuara, një nga një m'u shndërruan në ngushëllime dhe momente miqësore.

Kështu besimi shumë qartë na e nxori në shesh dhe na e zhduku perden e errësirës së të kaluarës, që dukej si një varr i madh dhe e ktheu në një kuvend miqsh të nderuar dhe në një tubim të dashamirëve.

Besimi më bindi shumë qartë se ardhmëria nuk është siç e tregon pamja e shkujdesur në formën e një varri të madh, por një vend i dashur ku do të shkojmë në gosti të ftuar nga ana e Mëshirplotit, në pallatin e lumturisë.

Besimi me dritën e Kur’anit padyshim, më bindi se e sotmja ime nuk është ashtu si më dukej nën shikimin e pakujdesshëm, në formën e arkivolit, por kjo e sotme është si një dyqan, për tregtinë e jetës së përjetshme dhe si një vend i gostive të shkëlqyera nga i Gjithmëshirshmi.

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 >>>