Çdo pranverë, në “kazermat” e kësaj bote, që nga vendi ku janë shtrirë si të vdekur, melektë me një zë murmuritës i urdhërojnë dhe i gjallërojnë. Të gjitha këto tregojnë për një Mbretëri Madhësh¬tore të një Edukatori. Patjetër dhe pa dyshim, siç është vërtetuar edhe në “Fjalën e Dhjetë”, Sundimi i Mbretërisë së Përjetshme është nën funksionet e Emrave të Bukur, Rahmet, Hikmet, Inajet dhe Adalet, që kuptohen kështu: Mëshirë, Dituri e Kulluar, Ndihmë dhe Drejtësi. Këta emra e bëjnë të nevojshme hapjen e një Jete të Përjetshme pas Rin¬gjalljes. Po të mos ekzistonte Ringjallja, funksionet e Emrave të Bukur do të ktheheshin në kundër¬shtim me vetveten dhe e gjithë Dituria dhe Për¬sosmëria e Tij do të kthehej në një send të pavlerë. Ndihma e Pakursyer dhe Mëshira do të ktheheshin në një tradhëti të ndyrë dhe të hidhur.

Drejtësia e Peshuar do të shndërrohej në një mizori të tmerrshme dhe Mbretëria e Fuqishme do të rrëzohej papritur. Nëse nuk do të kishte Rin¬gjallje, atëhere Madhështia e All-llahut xh.sh. do të humbiste dhe Përsosmëria e Edukatorit me këto dobësi dhe gabime do të shëmtohej. Ta dimë mirë se Madhështia e All-llahut xh.sh. nuk lejon që të ndodhë kurrë kjo gjë. Këtë pabesi mendja nuk e përtyp dot, sado më shumë që të mundohet të gjejë rrugëzgjidhje. Këtij njeriu që e ka krijuar kaq nazik, Ai i ka dhënë mendjen dhe zemrën, për t’u bërë i dashuri i jetës së lumtur të ahiretit, prandaj a ka mundësi që këtë krijesë kaq të brishtë ta dënojë me dënim të përjetshëm e ta ekzekutojë? Kjo do të ishte një mizori e tmerrshme që nuk përputhet me karakterin e Tij.

Çdokush e di se kokën e kësaj krijese, All-llahu xh.sh. e ka mbushur me qindra dobi dhe ia ka zbu¬kuruar me mendime të thella, duke e pajisur me aftësi të rralla dhe nuk ka asnjë mundësi që më mbrapa atë të mos e ringjallë, por ta konsumojë dhe ta humbasë pa kriter, në një vdekje të për¬hershme. Kjo nuk mund të ndodhë kurrë!

All-llahu xh.sh. për Ringjalljen ka bërë mijëra premtime dhe kërcënime, premtime të cilat asnjë¬herë nuk i ka mohuar, sepse mohimi i premtimit do të tregonte dobësi dhe padituri nga ana e Tij. Secili është i vetëdijshëm dhe e kupton se kjo gjë bie në kundërshtim me Madhështinë dhe Edukatën e Tij të Përsosur. Me këto mendime që shfaqëm, mund ta kuptosh fare lehtë Ndihmën dhe Drejtësinë e All-llahut xh.sh..

Tani emrat Rrahman, Rrahim, Adil, Kerim dhe Hakim, ashtu si drita e diellit, me një qartësi të pamohueshme, u përgjigjen pyetjeve tona.

Me sytë tanë po e shohim se në Gjithësi, një Mbrojtës i Fuqishëm sundon dhe pamjen, jetësh¬krimin dhe veprimtarinë e të gjallëve dhe e shkruan me një stil të veçantë në fletoren e dëshmive të Gjykimit të Fundit. Në bërthamat dhe farat e pe¬mëve, që është një shembull i vogël i “Levhi-mahfudhit” dhe veçanërisht në trurin e njerëzve (me madhësi) sa kokrra e një meli është vendosur kujtesa, që përmban një bibliotekë të madhe. Gji¬thashtu edhe në disa vende të tjera, All-llahu xh.sh. pasqyron, i shkruan dhe i regjistron të gjitha. Kur të vijë stina, ato farëra të vogla që thamë më lart dhe ato shkrime të fshehura, do t’i shfaqë para syve tanë dhe do t’i sqarojë. E vërteta e ajetit të fam-shëm që thotë:

"18_12032010155258.jpg"

e shfaq shembullin e Ringjalljes me gjuhën e miliona luleve çdo pranverë dhe e shpjegon me një mjet të veçantë. Më parë duhet ta dish se njerëzit nuk janë krijuar për t’u dënuar me vdekje dhe për të shkuar në një “hiç”, por për mos’humbjen e tyre. Të gjitha qëniet e gjalla janë krijuar medoemos për t’u përgatitur për pavdekësinë dhe për t’u pastruar nga veset e përkohshmërisë, gjë që e vërteton ek¬zistenca e tyre. Po shohim se me ardhjen e dimrit, bimëve u vjen kijameti dhe i ringjallë përsëri në pranverën e ardhshme. Çdo farë, çdo dru apo rrënjë, e lexojmë si më poshtë:

"18_12032010155301.jpg"

Ato me gjuhët e tyre shpalosin kuptimin e këtij ajeti. Me shembuj të viteve të kaluara, po komen¬ton dhe dëshmon mbrojtjen e Emrave Madhësh¬torë. Domethënia e ajetit:

"18_12032010155305.jpg"

dëshmon Protektoratin e All-llahut xh.sh., në sh¬kallën më të lartë dhe sqaron që me lehtësinë dhe saktësinë e pranverës, Ai mund të krijojë Ringjall¬jen. Shkëlqimi i këtyre Emrave të Bukur shfaqet në të gjithë gjithësinë, nga tek më i vogli deri tek më i madhi. Si për shembull; fillesa e një druri është fara, që e sqaron emrin e bukur:

"18_12032010155308.jpg"

dhe se kjo farë, si një kasafortë e vogël, përmban të gjithë programin e përbërjes së një druri të përso¬sur, si dhe të gjitha kushtet për zhvillimin e tij. Kjo nuk bën gjë tjetër vetëm se vërteton se ka një Mbrojtës Madhështor. Fruti i tij sqaron emrin:

"18_12032010155311.jpg"

që tregon se në këtë frut është vendosur një e fshehtë. Fara ëshë kompletuar me të gjitha kushtet që duket sikur janë vendosur në një sirtar të veprimtarisë së saj, për të vazhduar ardhmërinë dhe për të plotësuar nevojat. Në shkallën më të lartë edhe ky argument vërteton ekzistencën e një Zoti Madhështor xh.sh..

Trupi i drurit sqaron emrin:

"18_12032010155314.jpg"

Në pamjen e tij druri është i vyer dhe i përshtat-shëm e i hijeshuar si me një kostum të praruar, të qendisur me lloj-lloj zbukurimesh të praruara, si¬kur të ishte një petk i çmuar i Hyrisë së xhennetit. Tek ai janë pikturuar shtatëdhjetë lloje ngjyrash, për të treguar Artin e All-llahut xh.sh., që e shfaq para syve tanë Zotësinë dhe Diturinë e Tij Univer¬sale. Ndërtimi i brendshëm i drurit, shpjegon kup¬timin e ajetit:

"18_12032010155316.jpg"

Brendësia e një druri është si një makinë, një tryezë pune, fabrikë, apo një laborator kimie, që farën nuk e lë pa ushqim. Ai shërben si një kazan i mbushur për gjethet dhe frutat e tij. Kjo ilustron Mbrojtjen Madhështore të All-llahut xh.sh., Fuqinë e Përsosur, Drejtësinë e Kulluar dhe Mëshirën e Bukur të Tij.

Këtë Dituri Universale njerëzit duhet ta fiksojnë në mendjet e tyre, si dritën e diellit në mes të ditës. Edhe faqen e tokës, po ta gjykosh nga pikëpamja e stinëve dhe të shohësh “fletoren” e veprimtarisë së tyre, sqarohet me emrin, “Evvel”, pra me ardhjen e vjeshtës, ku farat lihen si një amanet për t’u ruajtur dhe kur pranvera të ngrejë perden, ato të japin me miliona fruta të varieteteve të ndryshme. Në for¬mimin e drurit, kur marrin urdhërin e Zotit xh.sh., ato lulëzojnë përnjëherë, sepse është vetëm kom¬petencë e Tij dhe hyn në listën e parimeve të Fu¬qisë Hyjnore. Kjo është një faqe e përsëritur e pranverës së kaluar. Kjo tregon për Fuqinë e Pa¬shoqe të një Mbrojtësi Madhështor dhe Fisnik, Diturinë e Tij të Kulluar dhe Mëshirën e duhur. Fundi i këtij druri, përsëri përmblidhet në farën apo bërthamën e vogël, për të treguar të gjithë veprim¬tarinë e vjeshtës së dytë.

Prandaj Emrat e Bukur, shpirtërisht tregojnë për pranverën e ardhshme, kur farërat e vogla do të dëshmojnë All-llahun xh.sh., që është i të Patëmeta dhe ku në Ringjalljen e dytë do të hapë fletoren e veprimtarisë së tyre. E gjithë kjo do të pasqyrojë Fuqinë e një Mbrojtësi Madhështor dhe Fisnik. Vetëm fuqia e Tij mundet që në farën e vogël të programojë këtë vepër të madhe, që mundemi ta lexojmë në gjuhë të panumërta, me anën e jashtme të këtij druri, kur të çelë lule të praruara, e të tre¬gojë mbi treqindmijë lloje shembujsh të Ringjall¬jes. Funksionet e emrit të bukur:

"18_12032010160710.jpg"
që në të janë përmbledhur: Gjithëmëshirshmëria, Ushqyerja, Mëshira e plotë dhe Fisnikëria, për të gjallët i mbushin tryezat me të gjitha frutat saqë numri i tyre nuk llogaritet. Ata flasin me një gjuhë të veçantë për emrin:

"18_12032010160713.jpg"

duke e lavdëruar dhe duke thënë të vërtetën e pastër. Ato tregojnë edhe për këtë të vërtetë:

"18_12032010160716.jpg"

Ana e jashtme e një druri është përfytyruar si një kazan, si një fabrikë, si një tryezë apo makinë, që punon me një ekuilibër të përsosur. Nga një gram farë prodhohen dhe piqen me ton ushqime të shijshme, që ia servirë përpara të uriturit. Në këto peshime të precizuara, këto çudira vetëm me një vëmendje dhe drejtëpeshim të tillë mund të kri¬johen. Këtu rastësia nuk mund të përzihet. Ana e brendshme e botës, me gjuhët e shumta të mele¬këve, tregon se Krijuesi i këtyre begative është i patëmeta.

"18_12032010160720.jpg"

është Ai që krijon anët e brendshme të qënieve të gjithësisë.

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 >>>