Domethënë: Kjo do të lihet për në një Gjykim të madh!

Ja pra, shumë qartë duket se Krijuesi i kësaj bote, me dituri të madhe i krijon punët. Si të mos u besosh këtyre fakteve të dokumentuara në mënyrë të argumentuar? A është e mundur kjo? A nuk e shikon se në krijimin e të gjithë organeve të nje¬riut; si mishi, kockat, truri dhe damarët, është preferuar një logjikë e veçantë? Në organe të ndryshme ka edhe më tepër mençuri, për vet peshat e papërfillshme të tyre. Sa fruta lëshon pema aq funksione kryen një organ i vogël. Kjo tregon se aty ka punuar dora e padukshme e Hikmetit, e cila ka punuar jo vetëm në krijimin e organizmit të njeriut, por në të gjitha qeniet, me një përpikmëri të përkryer. Ai, Hikmeti, ka arritur deri aty sa edhe proçesin e imtë të një luleje të vogël ta llogarisë. Ai me lapsin e Tij, ka shkruar të fshehtën e faqes së një druri, të fshehur në bërthamën e frutit të tij.

Kush tjetër përveç Krijuesit dhe të Plotëfuqish¬mit Superior, mund t’i bëjë këto?

Domethënë: Ai që i ka krijuar të gjitha sa për¬mendëm, është një All-llahu i Madhërishëm, Fuqia e të Cilit nuk llogaritet kurrë. Në secilin krijim Ai ka preferuar të zbatojë një art të veçantë dhe të bukur, ç’ka tregon se çdo gjë është punuar dhe qendisur me një mjeshtëri të vërtetë dhe të pashoqe.

Njeriun e ka krijuar si përfaqësues (Mëshirues) të gjithësisë, që ka çelësin e Hambareve të boll¬shme dhe në të pasqyrohen Emrat e Bukur (Esma ul-Husna). Kjo tregon se të gjitha këto i ka krijuar një Mjeshtër i rrallë dhe është e pamundur që në këto, të mos mbizotërojë një dije e gjithanshme, që e ka burimin dhe mbështetjen e saj tek All-llahu xh.sh.. Kush i shërben Atij dhe i vlerëson mirësitë e Tij, ka mbështetjen e paskajshme dhe mundësinë e madhe për t’u shpërblyer me xhennet në Botën e Përtejme.

All-llahu me Drejtësi argumenton çdo fenomen. Çdo gjëje i ka dhënë një formë dhe faqe të veçantë, tipare të imta dhe i ka përgatitur për kushtet e jetës. Këto vetëm Drejtësia e tij e kulluar është i aftë t’i krijojë dhe përsosë.

Çdo krijesë për të vazhduar jetën, është e pa-jisur me tiparet e veta, me mjetet e nevojshme dhe aftësitë personale. Kjo tregon se ka një dorë të fshehtë të Drejtësisë së Tij të rrallë.

Sa herë që kërkojmë të gjejmë përgjigjen e ne¬vojave të gjuhës së aftësisë apo gjuhës së nevo¬jave të ekzistencës apo të vuajtjeve, plotësisht kena ma¬rrur përgjigjen e tyre. Kjo tregon se na është për¬gjijur një i Drejtë me Gjithëdijen e Tij të kulluar.

Kështu një All-llahu i Madhërishëm, me Drej¬tësi dhe Maturi të admirueshme, ngutet që secilën krijesë të Tijën, ta ndihmojë dhe t’i përgjigjet ne¬vojave të saja sado të vogla qofshin. Pra si është e mundur që All-llahu të mos kujdeset për jetën e përhershme dhe të mos i plotësojë nevojat e saj, të mos i përgjigjet nevojave të njeriut që është krijesa e Tij më e preferuar dhe të mos vrapojë në ndihmë të tij? Si mos të ruajë Ai me Dinjitetin që ka dhe me Lartësinë e Vet, interesat e njerëzve?

Njeriu në jetën e përditshme dhe të përkohsh¬me, prej mirësive të All-llahut nuk ka mundur të përfitojë sipas kërkesave të tij, sepse kjo nuk është e mundur në këtë jetë. Për këtë arsye, ai nuk duhet të humbasë logjikën, sepse drejtësia e vërtetë në tjetrën jetë do të vendoset dhe njeriu sipas veprës së tij do të shpërblehet apo dënohet. Kjo bëhet sipas përkushtimit që ka patur ai, sipas vep¬rimeve që ka kryer në jetën e përkohshme (pra shpërblehet apo dënohet).

Meqë në botën e përkohshme njeriu është kri¬juar për jetën e paskajshme, padyshim ai largohet prej saj i pangopur dhe i pakënaqur, por mos të ha¬rrojë një gjë; se në të vërtetëAi, All-llahu  që është i Drejtë dhe i Gjithëfuqishëm, që është Hakim, me siguri do të ketë ndërtuar një Xhennet dhe një Xhe¬hennem, për të shpërblyer apo dënuar sipas asaj që meritohet.

E VËRTETA E KATËRT: Është dera e Bu¬jarisë dhe e Bukurisë, pasqyrimi i emave “Xhevvad” dhe “Xhemil”.

Kështu që All-llahu që është Bujar, i një bujarie të pafundme, Pronar i të gjitha pasurive që mbi¬zotëron, është i vetmi që mund të shpallë pa asnjë të metë, Përsosmërinë e Tij, në krijimin e një jete të Përjetshme. Për njerëzit pa besim, kjo mrekulli duket e dyshimtë. Por shiko Hënën dhe Diellin që duken si llampadarë gjigandë, shiko faqen e tokës që duket plot mirësi, apo si një sofër e begatë e mbushur plot e përplot. Toka ndryshon çdo stinë duke krijuar dhe përsëritur fruta dhe perime të ndryshme.

Pra, ekziston një Mbifuqi që i krijon të gjitha këto ndryshime të rregullta. Ka një Bujar me ham¬baret e Mëshirës të mbushura për në ditët e gostive, atje në vendin e lumturisë së Përjetshme. Ato që në këtë jetë shijohen kalimthi, në jetën tjetër të amshuar, janë një kënaqësi e përhershme. Të mos frikësohet njeri se pas vdekjes së tij çdo gjë do të zhduket, do të humbasë përjetësisht. Siç është i shijshëm mbarimi hidhërimit ashtu edhe ndarja nga kënaqësitë është po aq e hidhur.

Dije se Mëshira e All-llahut nuk të lë të vuash!

Kështu: mëshira e All-llahut xh.sh. ty po të për¬gatit një Xhennet. Një Bujari fisnike dëshiron t’i shfaqë mirësitë më mirë, në një Botë të Përjetshme, ku të gjithë robërit e Vet t’i kënaqë. Populli dëshi¬ron jetën e përjetshme, përpos asaj të përkohshmes. Ai nuk pajtohet me përkohshmërinë dhe i takon të falenderojë All-llahun për Mirësinë dhe Bujarinë e Tij të Pakufishme. Duke menduar ndarjen, nga një shije e vogël hidhërimi ndihet, por kjo nuk pajtohet me Bujarinë dhe qëllimet e All-llahut xh.sh..

Në mënyrën se si është krijuar, bota shëmbëllen me një ekspozitë gjigande, ku janë ekspozuar artet më të bukura të All-llahut xh.sh.. Po ta shohësh me kujdes, bimët dhe kafshët duken sikur janë sh¬palljet e All-llahut (Shënim), që janë vendosur kudo dhe Bukuria e All-llahut xh.sh. tregohet me anën e Profetëve dhe evlijave të tjerë. Po kështu të duket se bukurinë dhe përsosmërinë e tyre, e përcjellin tek njerëzit e vetëdijshëm.

Domethënë: Mjeshtri i këtyre botërave, në kri¬jimin e tyre ka treguar një përsosmëri dhe fsheh¬tësi gjeniale. Kjo përsosmëri dhe fshehtësi e rrallë, shpesh vlerësohet nga njerëzit me fjalët: “Mashall-llah, të lumtë!”

Kjo përsosmëri e paanë shfaqet në vetëdijen e popujve gjatë jetës së tyre, nëpërmjet lajmëtarëve të Përjetshëm, që vlera e përsosmërisë të mos humbasë në përkohshmëri (Shënim).

Bukurinë dhe Madhështinë e Vet, All-llahu e ka pasqyruar në krijimet e veta dhe në qeniet e shu¬mëllojshme. Ato janë të bukura dhe të pastërta si drita e diellit. Të gjitha kanë shenjat e dukshme të vetë Krijuesit të Madh. Aq e përkryer është bu¬kuria e kësaj të fshehte, sa ajo si në një pasqyrë është rrënjosur në vetëdijen e njerëzve. All-llahu nuk mjaftohet të shohe veten vetëm në vehten e Tij. Ai do ta shohë bukurinë dhe shëmbëllimin e vet, në paraqitjen e të tjerëve, domethënë se Ai do që Bukurinë e Tij ta shohë në dy pasqyra; pra të shikojë se sa e pëlqejnë Atë të tjerët, ndërsa tek tjetra edhe Vetë të shohë Veten nëpërmjet krije¬save. Ai do që t’i shohë me adhurim dhe dashuri të tjerët, për të kuptuar se sa të vetdijshëm janë ata për veprimet e tyre në përkushtimin ndaj Tij. Pra Ai do që t’i shohë ata, por edhe ata ta shohin Atë, Mëshirën dhe Plotëfuqishmërinë e Tij.

Me këtë pasqyrë, Ai nuk e ka të vështirë të dallojë njerëzit e devotshëm dhe të përkushtuar, nga sofistët kokëngjeshur e të pabindur. Ai hidhë¬rohet dhe nuk do që të kundërshtohet me krijesën e vet. Pse këta njerëz që Ai i krijoi të kthehen në armiq të All-llahut xh.sh.?

Bujaria superme dhe Bukuria e pashoqe e All-llahut, duhet të nderohet dhe respektohet nga da¬shamirët e përjetshëm.

Këtë ne e vumë re shumë qartë, tek hani i mysafirëve, ku secili do të largohet shumë shpejt. Mysafiri ka oreks, por mjerisht nuk ngopet. Dihet se All-llahu e ka shpjeguar shumë qartë, se prej Dritës së Tij, prej Bukurisë dhe Përsosmërisë së Tij, në këtë botë nuk mund të përfitohet shumë. Mund të marrësh dhe të shijosh jo aq sa të duhet.

Domethënë: Ky është një paralajmërim, se po shkohet në vendin e qëndresës së Përjetshme. Veprimet e Emrave të Bukur të All-llahut xh.sh. të Madhërishëm, tregojnë për jetën e Mbrapme (Ahiret) dhe të amshuar.

E VËRTETA E PESTË: Është dera e Më-shirës dhe Adhurimit (ibadeti i Muhammedit a.s.m.) dhe pasqyrimi i emrit “Muxhib” dhe “Rrahim”.

All-llahu i Madhërishëm e dëgjon edhe nevojën më të ngushtë të krijesës më të vogël. Një fuqi e fshehtë dëgjon gjithçka dhe një mëshirë e fshehtë përgjon gjithçka. Sapo merr sinjalin, All-llahu i mirësive rend për t’iu gjendur pranë krijesave të Tij. Nuk ka mundësi që Ai të mos plotësojë nevojat imediate të robëve (Shënim) të Tij, që i ka krijuar me aq dashuri dhe përkushtim. Lutjen dhe zërin e tyre Ai e dëgjon dhe i përgjigjet. Le të japim një shembull: Të gjitha krijesat e dobta, ndër to edhe kalamajtë, ushqimin e tyre e marrin nga dora e një Bujari, me lehtësinë më të madhe. Ai i ushqen ato dhe i mjekon, gjë që tregon se Zoti i Gjithësisë është Edukatori dhe Mëshiruesi i Pakufishëm.

Në edukimin dhe mjekimin e këtyre krijesave, tregohet aq mëshirë dhe aq dashuri, sa s’mund të tregohet dot dhe a është e mundur që Ai, All-llahu i Madh të mos i pranojë lutjet e tyre?

(Këtë të vërtetë e kemi treguar në “Fjalën e nëntëmbëdhjetë”, por do ta përsërisim prapë).

Të kujtohet o miku im që po më dëgjon, se së bashku me nefsin tim, në nje tregim të kam thënë: Në një ishull i Dërguari i Posaçëm po mbante një fjalim dhe ne shkuam për ta dëgjuar së bashku.

I Dërguari në krye të të gjitha fjalëve, shpreh adhurimin e Tij ndaj All-llahu xh.sh.. Ti e shikove se Ai Person i ndershëm, me ato që tregon dhe udhëzon, është Udhërrëfyesi për në Botën e Përjetshme. Ai duke iu lutur All-llahut xh.sh. dhe duke shprehur adhurim ndaj Tij, e meriton plotë¬sisht Kënaqësinë e Përjetshme (xhennetin).

Bashkë me Namazin e Tij madhështor, e gjithë bota kudo po lutet dhe falet, sepse falja e Tij është një përmbledhje e të gjitha adhurimeve të atyreve që e vërtetojnë Fenë e Tij.

Hz. Muhammedi (a.s.m.) është përfaqsuesi i të gjithë profetëve. Në këtë namaz, Muhammedi (a.s.m.) shpreh të gjitha adhurimet dhe respektin e thellë të krijesave të vetëdijshme. Ky namaz i madh, si një bashkim i të gjithë namazeve, që nga dita e fillimit deri në ditën e kijametit, po falet nga të vetëdijshmit. Të gjithë të pranishmit, që nga Hz. Ademi deri më sot, njerëzit e thjeshtë duke dëgjuar këtë namaz dhe lutjet e Tij, po thojnë “Amin”, në një kor madhështor. (Shënim) Kjo lutje është nevojë e të gjithëve dhe sinqeritet i pjesëmarrësve të shumtë, për t’iu lutur All-llahut xh.sh., për të pra¬nuar adhurimin dhe respektin e Tij. Jo vetëm çfarë ndodhen në këtë botë, por edhe çfarë ka në qiell, sot po bashkohen në lutjen e Tij dhe po thonë: “O Zoti ynë! Pranoje lutjen e Tij dhe tonën!”

Duke thënë këtë lutje, Ai po përulet me nderim dhe mirënjohje të sinqertë përpara

All-llahut xh.sh.. Ai po shpreh qëllimet e Tija të mëdha dhe idetë e pakundërshtueshme, duke u lu¬tur. Ai kërkon të shpëtojë nëpërmjet këtyre faljeve, njerëzit e ndershëm nga të pabindurit, nga ata që nuk e besojnë fenë Islame (të cilët vdekjen e quajnë shkatërrim dhe jo Ringjallje).

Lutja e Tij është kaq bindëse, kaq e fortë dhe këmbëngulëse, saqë Atë e lartëson në shkallën e përsosmërisë. Zërin e Tij e dëgjojnë kudo, bile edhe qeniet qiellore. Kësaj lutjeje i thonë “Amin All-llahumme Amin” dhe e këndojnë të gjithë së bashku (Shënim).

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 >>>