Bileta përfaqëson namazin. Nga të gjitha detyrimet, e para është të falësh namazin si dhe të largohesh nga mëkatet (gjynahet) e mëdha. Të gjithë njerëzit që janë specialistë dhe kanë njohuri për të vërtetën e përjetësisë, dhe që janë njerëz të përkushtuar, që besojnë në All-llahun xh.sh., kanë thënë se në këtë rrugë të gjatë dhe të errët, mund ta gjejnë dritën dhe mjetin për të shkuar në botën e Amëshimit, vetëm në qoftë se zbatojnë urdhërat e Kur’anit dhe largohen nga punët e ndaluara nga Ai. Nëse nuk veprohet në frymën e Kur’anit Famë¬lartë, atëherë shkenca, filozofia, arti dhe kultura për në atë rrugë s’kanë kurrëfarë vlere. Drita e këtyre shkencave ndriçon deri tek dera e varrit.

Ej nefsi im përtac! Të falurit e pesë kohëve të namazit është punë e lehtë dhe largimi nga shtatë mëkatet e mëdha nuk është fare i vështirë. Njeriu në namaz ndjen një kënaqësi dhe qetësi shpirtërore. Vlerat dhe frytet e tij janë jashtëzakonisht të më¬dha, nëse je i mençur që ato t’i kuptosh. Tani thuaj atij shejtanit apo njeriut dhe të gjithë atyre që të nxisin të bësh mëkate dhe punë të fëlliqura: “Nëse mund ta mbysësh vdekjen (më shpëton prej vdek¬jes), të largosh mjerimin nga bota, të shpëtosh njerëzimin nga varfëria, të mbyllësh derën e varrit, atëhere po të dëgjoj, por, nëse nuk mundesh, hesht!” Në xhaminë e madhe të botës, Kur’ani po ndriçon gjithësinë. Kur’anin ta dëgjojmë dhe me dritën e tij të ndriçohemi. Të punojmë sipas udhë¬zimeve të Tij, gjithnjë ta këndojmë dhe të themi: “Fjala është e Tij. Fjalët e Kur’anit Famë¬lartë janë të vërteta dhe të drejta. All-llahu i Ma¬dhëruar është Ai i cili na tregon të vërtetën dhe drejtësinë dhe na shpall Diturinë e Tij të ndritur.

"13_11032010135104.jpg"

O All-llah ndriçoi zemrat tona me dritën e Besimit dhe të Kur’anit! O All-llah na ngop duke pranuar se jemi të varfër ndaj Teje! Mos na varfëro duke konsideruar veten të ngopur ndaj Teje! Na bëj të bindemi dhe të mbështetemi në Fuqinë Tënde, duke besuar se fuqia jonë është fare e pakët! Me mëshirën Tënde na mëshiro ne besimtarët dhe besimtaret! Na ruaj të mos u mbështetemi nefseve tona!

Ne duke e nderuar i bëjmë selam të Madhit tonë Muham-medit (a.s.), që është robi, Profeti dhe i Dashuri Yt. Ai është i pastër, është vlera e pasurisë, bukuria e krijesave, burimi i ndihmës, dielli i udhëzimit, përfaqësuesi i mëshirës dhe drita e krijimeve të Tua, që i ndriçon të gjithë qëniet si një llambë ndriçuese. Ai është gjuha e argumenteve të Tua, zbuluesi i sekretit të Gjithësisë, lajmëtari i Mbretërisë së Edukatës Tënde, treguesi i Hirës Tënde, njoftuesi i thesareve të Emrave të Burura, mësuesi i robëve të Tu dhe shpjeguesi i të vërtetave të Tua. Pra, Ai është pasqyra e bukurisë së Edukatës Tënde, që ia ke treguar vetëm Atij, sepse Ai është Profeti dhe i da¬shuri që ke dërguar si mëshirues i Gjithësisë. Përsëri i bëjmë selam Atij dhe familjes së Tij të pastër dhe të gjithë shokëve, duke thënë mëshira e All-llahut qoftë mbi Të me të gjithë vëllezërit e Tij Profetë, melekëve të afërt, si dhe të gjithë njerëzve të devotshëm. Amin!

FJALA E TETË

"13_11032010140117.jpg"

Nëse dëshiron ta njohësh dhe ta kuptosh botën që të rrethon dhe vlerën e fesë tek njeriu, duhet të jesh i bindur se bota pa besim të vërtetë është si një burg i errët dhe i tmerrshëm, ndërsa njeriu pa fe është një krijesë fatkeqe. Feja është ilaçi apo çelësi që zbulon magjinë e kësaj bote dhe shpëton shpi¬tërat e njerëzve nga errësira e saj e tmerrshme.

"13_11032010140121.jpg"

Çelësi i botës magjike, (pra feja), e çliron shpir¬tin e njeriut nga vuajtjet dhe brengat e jetës së për¬kohshme. Nëse dëshiron ta kuptosh këtë, dëgjoje këtë tregim që po paraqesim si këshillë:

Një herë në kohë të lashta, dy vëllezër u nisën në një udhëtim të largët. Ecën shumë gjatë, deri te një vend, ku rruga ndahej në dy drejtime. Në kry¬qëzimin e rrugës, takuan një njeri të urtë dhe të mençur, të cilin e pyetën: Cila rrugë është më e mirë dhe më e sigurtë?

Njeriu i urtë iu përgjigj:

“Rruga që shkon në anë të djathtë ka ligje dhe rregulla, prandaj duhet t’i respektoni dhe t’u për¬mbaheni rregullave të saj. Kjo rrugë ka siguri dhe lehtësi. Ndërsa rruga që shkon në anë të majtë nuk ka ndonjë rregull dhe është e lirë, por ka rreziqe dhe vështirësi. Tani ju vetë mund të zgjidhni”.

Pasi i dëgjuan këto fjalë, vëllai me karakter dhe sjellje të mira tha:

"13_11032010140125.jpg"

dhe u nis në rrugën djathtas, duke iu përmbajtur ligjeve dhe rregullave të saj. Vëllai tjetër, me karakter të dobët dhe sjellje të këqija, u nis në rrugën në të majtë, vetëm për t’iu bindur veseve të këqija dhe për të qenë i lirë. Së pari të ndjekim vëllain me karakter të dobët, i cili në dukje të jep përshtypjen se është duke udhëtuar me lehtësi, por shpirtërisht është në gjendje të rëndë. Gjatë udhë¬timit ai kaloi lumenj dhe kodra. Duke ecur pa u ndalur më në fund arriti në një shkretëtirë, ku nuk shihej asgjë prej gjëje. Ndërkohë, papritur dëgjoi një ulërimë të trishtueshme. Kur pa për rreth vetes, ç’të shikonte?! Një luan i tmerrshëm doli nga shpella për ta sulmuar. Duke rendur nga frika e luanit shkon dhe bie në një pus të thellë rreth gjashtëdhjetë metra, i cili nuk kishte asnjë pikë ujë. Nga trishtimi dhe frika u ngjit deri në gjysmën e murit të pusit, ku u kap pas degës së një peme. Mbi murin e pusit dhe në dy rrënjët e pemës ishin dy minj duke prejtur, njëri ishte i bardhë dhe tjetri i zi. Kur pa lart vuri re luanin që po priste si një xhelat në krye të pusit. Pa poshtë, në fund të pusit. Çfarë të shihte?! Një dragua kishte ngritur kokën mbi qafën mëse tridhjetë metra të lartë dhe për pak sa nuk i kafshonte këmbët. Çudi e madhe! Goja e dra-goit ishte pothuajse sa gryka e pusit. Ç’të shihte! Ata ishin plot e përplot me insekte infektuese dhe të rrezikshme, që kishin filluar ta rrethonin trupin e tij. Kur pa majën e pemës, iu duk se ai ishte një fik i çuditshëm, sepse në trupin e tij kishte lloj-lloj frutash të ndryshme, që nga arra deri tek shega.

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 >>>