c) Dua (lutje):

“O Zoti im dhe o Zoti i qiejve dhe i të gjithë botërave!

O Krijuesi im dhe Krijuesi i çdo gjëje! Ti me fuqinë, vullnetin, gjithëdijen, gjykimin dhe mëshirën tënde, ke bërë që të të përulen Ty, qiejt me gjithë yje, toka me çka ka dhe të gjithë krijesat me cilësitë e fenomeneve të tyre. Silli që veset t’i nënshtrohen logjikës sonë! Sillna që të bëjmë sukses në punët e hajrit! Për t’i shërbyer Kur’anit dhe besimit silli që mendjet dhe zemrat e njerëzve të bëjnë dobi nga Risale-i Nur! Mua dhe vëllezërve të mi sillna besim të plotë që ta përfundojmë jetën me të mirë. Ashtu siç ia ke nënshtruar Hz. Ibrahimit (a.s.) zjarrin, Hz. Davudit (a.s.) malin dhe hekurin, Hz. Sulejmanit (a.s.) xhinnët e njerëzit dhe Hazreti Muhammedit Alejhis-salatu ves-selam diellin dhe hënën, le të nënshtrohen edhe zemrat dhe mendjet e njerëzve ndaj Risale-i Nurit!.. Mua dhe nxënësit e Nurit na mbro nga sherret e shejtanit dhe torturat e varrit dhe nga zjarri i xhehennemit dhe me mëshirën Tënde bëna që të hyjmë në xhennetin firdeus. Amin! Amin! Amin!...”

Said Nursi

"12_11032010131704.jpg"

PËRFUNDIM

Bediuzzamani është një prej figurave që është folur shumë gjatë shek. XX dhe në vazhdimësi. Sakrificat në rrugën e idealit të vet, në moshën prej mëse një shekulli, ka për të bërë që përsëri edhe një shekull të flitet mbi të. Bediuzzamani jetën e tij e ka ndarë në tre periudha. Saidi i moçëm përkon në kohën e fundit të Perandorisë Osmane. Në këtë periudhë interesohet me ngulm për lartësimin e popullit në jetën sociale dhe për përmirësimin e medreseve. Në çdo rast vë në dukje domosdoshmërinë e bashkimit të diturisë së fesë me atë të shkencës. Bediuzzamani këtë e ka parë si shkak përparimi, si për jetën materiale, ashtu edhe për jetën shpirtërore. Ai thotë: “Individët duhet të jenë të lirë në zgjedhjen e profesionit që kanë aftësi, për të përparuar me iniciativat e veta, duke u bashkuar dhe punuar me ekspertë të profesionit të vet. Në mënyrë të tmerrshme kritikonte të pakujdesshmit që nuk donin të merrnin obligim mbi vete. Ndërsa në kohën e fundit të osmanllinjëve, ai vetë personalisht shkoi në kryeqytetin osman, Stambollë, që të marrë pjesë në kanalizimin e lirisë në gjendjen pozitive. Duke i nxitur që për jetën sociale të importojnë teknologji nga Evropa, kurse për mekanizmat e qeverisjes tërhiqte vërejtjen që të vendosen mbi principet e Kur`anit famëlartë. Në mënyrë të tmerrshme ua këshillonte që të mos merrnin modelin e çthurur të qytetërimit evropian. Kur plasi Lufta e Parë Botërore, vrapoi në front. Por fatkeqësisht bashkë me perandorinë edhe ai u tërhoq në skamje. Në këtë kohë u shkatërrua e kaluara me të gjitha modelet e tyre të lëvizjes së besimit, dituritë dhe kërkesat e tyre.

Bediuzzamani mori parasysh që të ndërtojë të gjitha idealet e rrëzuara. Qëllimi i tij kryesor ishte njeriu. Jeta e tij do të vazhdonte nëpër burgje dhe internime. Por përsëri ai do t’ia lajmëronte njeriut detyrën e tij, domosdoshmërinë e besimit, duke i treguar forcën e shpirtit me besim, në të cilën vetëm më të bota mund të marrë formën e duhur. Ai u përpoq që përsëri ta fitojë njeriun besimtar...

Ai kërkonte të drejtën dhe drejtësinë, ai vetëm ka dhënë dhe asnjë herë nuk i ka kërkuar dikujt diçka. Ai do të bëhet sakrifikues, nuk do të nervozohet, nuk do të hidhërohet dhe vetëm do të lajmërojë, do të tregojë dhe do të kumtojë të vërtetat e besimit. Më në fund pas përpjekjes së tridhjetë vjetëve, bëri sukses që të bindë mendjet dhe të hyjë në zemra dhe në këtë mënyrë zëri i tij filloi të gjejë vend në të gjitha ndërgjegjet e muslimanëve, ndërsa errësira e mosbesimit materialist dhe e veprave të çthurura, filluan që të këmbejnë vendin me dritat e Kur`anit, të shpallura nga Bediuzzaman Said Nursiu. Dhjetë vjetët e fundit të jetës së tij i emërton si periudha e Saidit të tretë. Këto vite i ka kaluar duke u tërhequr tërësisht në vetmi dhe duke u larguar nga bota, duke kaluar pengesat dhe duke përjetuar kulmin e frymëzimit të botërave të kuptimit. Në këtë mënyrë ai priste pranverën dhe lulëzimin e farërave të Nurit, që i kishte mbjellur në arat e muslimanëve. Ai kishte një dëshirë të zjarrtë që njërëzit t’i shikonte si besimtarë. Ai vazhdimisht i tërhiqte verejtjen organeve kompetente që t’i ngrinin perdet penguese të lirisë dhe demokracisë. Ai përkundra të gjitha torturave që kishte vuajtur, përballë ndëshkimeve të pamasë, helmimeve, burgjeve dhe internimeve, ndaj shkaktarëve të këtyre ai dilte vetëm se duke i falur ata. Porosia e tij e fundit ishte kjo: “Shokët e mi, mos u hakmerrni për mua”. Ai duke dalur për në udhëtimin e përjetësisë, me jetën e tij la një përgjigje për problemet që njerëzimi ishte duke kërkuar. Këto hulumtime tona modeste që bëmë për autorin e madh, Bediuzzamanin, na sollën në përfundimin se, ai para së gjithash ishte njeriu i të drejtave dhe i logjikës.

Që në vitin 1910 nëpër ligjërata ka shprehur se ligji i fesë islame, të drejtat e të krishterëve i njeh të barabarta me ato të muslimanëve. Ai është i mendimit që, “për gabimin e dikujt, fëmija dhe të afërmit e tij nuk janë fajtorë. Jeta e një të pafajshmi nuk sakrifikohet edhe në qoftë se ajo është për shpëtimin e të gjithë njerëzimit. Reaksioni i vërtetë është t’i kthesh njerëzit në të kaluarën, në ato ditë që kanë qenë të pafe. Laicizmi ashtu siç nuk duhet t’i prekë ateistët e devijuar, ashtu nuk duhet t’i prekë edhe besimtarët që punojnë për ahiret. Nëpunësit e shtetit nuk janë për të gjykuar popullin, por për t’i shërbyer atij.”

Këto janë vetëm disa shembuj që tregojnë se Bediuzzamani është një prijës i drejtësisë. Me anë të Risale-i Nurit muslimanët do të gjejnë një rrugë të mesme, për të përparuar fizikisht dhe shpirtërisht. Risale-i Nur është një vepër e cila tregon se islami është i aftë që t’i zgjidhë të gjitha problemet bashkëkohore. Si në bazën individuale ashtu edhe në atë shoqërore, për të përballuar nevojat, Risale-i Nur na urdhëron që të punojmë për përparim, për të shpëtuar nga injoranca. Evropa duke zgjidhur shumë probleme të teknikës dhe të shkencave të tjera, është përballuar me një problem të madh social. Rinia e tyre po vuan në kthetrat e gjërave të dëmshme. Njerëzimi që kërkon të plotësojë nevojat shpirtërore, mund t’i realizojë ato plotësisht, duke gjetur zgjidhje në veprat e Risale-i Nurit. Për t’u realizuar kjo, ka nevojë në gradën maksimale për njerëz. Koha e nevojit që mes të krishterëve dhe muslimanëve është e domosdoshme një paqe e vazhdueshme. Kjo paqe duhet të realizohet mbi epërsinë e mentalitet, zemrës dhe të ndërgjegjes dhe jo mbi epërsinë e fuqisë.

Risale-i Nur duhet të mbrohet nga organet qeveritare. Risale-i Nur i ka bashkuar njerëzit duke qenë të ndarë njëri me tjetrin, nga politika e gabuar dhe nga ndarjet artificiale. Risale-i Nur atyre u ka garantuar paqen dhe moralin e duhur. Risale-i Nurin e kanë pranuar si shembull edhe shtetet islame, sepse ai nxënësve të tij i ka garantuar një vetëdije, që shërbimi ndaj fesë të mos shitet për asnjë lloj qëllimi material. Në mënyrë që të përfitohet prej këtyre veprave, udhëheqja e muslimanëve është e domosdosshme që me anë të organeve shtetërore të japin ndihmën e tyre për botimin dhe përhapjen e Risale-i Nurit.

Dr. Ramazan Ballxhë

Veprat e Bediuzzamanit. Përmbledhja e Risale-i Nurit (Risale-i Nur Külliyati):

1) Asa-yi Musa (Shkopi i Musait a.s.)

2) Barla Lahikasi (Shtesa e Barlës)

3) Emirdag Lahikasi (Shtesa e Emirdagut)

4) Isaretül I’caz (Shenjat e Mrekullive të Kur’anit)

5) Kastamonu Lahikasi (Shtesa e Kastamonusë)    

6) Lem’alar (Shkëlqimet)

7) Mektubat (Letrat)

8) Mesnevi-i Nurije (Vjershat e Nurit)

9) Muhakemat (Kujtesat)

10) Sikke-i Tasdik-i Gajbi (Vula e vërtetuar nga ana e fshehtë)

11) Sözler (Fjalët)    

12) Sualar (Rrezet)    

13) Tarihçe-i Hayat (Jeta e Bediuzzamanit)    

14) Asa-i Bediiyye veya içtimai Reçeteler (Veprat superiore, të bukura ose recetat për jetën shoqërore).

    

Veprat e Risale-i Nurit botohen në disa shtëpi botuese.

Bediuzzamani në periudhën e studimit, ka përvetësuar përmendësh 90 libra themelorë të islamit, të shkruar nga dijetarë të famshëm. Dhe ashtu sikur bleta që e mbledh nektarin nga lulet, po ashtu për të shkruar Risale-i Nurin, i ka përdorur këto libra si shkallë për të kuptuar më mirë të vërtetat e Kur’anit. Risale-i Nur është pasqyrë e Kur’anit.

Po të marrësh parasysh se dyzet vjet të jetës, autori i ka kaluar në internime dhe burgime, duke mos pasur libër tjetër përveç Kur’anit, gjatë periudhës së shkruarjes së Risale-i Nurit, tregon edhe një herë se janë shkruar me frymëzimin e Mëshirës Hyjnore.

Bediuzzamani ka lexuar pothuajse të gjithë librat që janë shkruar që nga koha e sahabeve e deri në kohën e tij, libra të kulturës islame, shkencës, etj.. Ai i ka bashkuar dituritë e fesë me ato të shkencës.

5- Simpoziumet

Mbi librat e Risale-i Nurit janë bërë shumë hulumtime. Veçanërisht universitete të ndryshme dhe shoqëri, kanë organizuar simpoziume dhe konferenca, ku ekspertë të fushave të ndryshme kanë diskutuar mbi këto libra, duke parashtruar mendimet pozitive. Deri më sot janë bërë mbi 16 simpoziume ndërkomtare, në Stamboll, Sh.B.A., Egjipt, Malajzi, Marok, Gjermani, Jordani e në vende të tjera, ku kanë marrë pjesë njerëz nga 35 shtete, mbi njëqind shoqata, universitete, të cilët kanë paraqitur mbi 50 profesorë, doktorë të degëve të ndryshme, të cilët duke hulumtuar Risale-i Nurin kanë parashtruar mendimet e tyre.

a) Simpoziumet që janë bërë në Turqi:

1. (Panel I) “Në përvjetorin e 30 të vdekjes, mendimet e Said Nursiut dhe vendi i tij në mendimin islam”, Stamboll, 1990.

(Panel II) “Problemi i identitetit në botën islame dhe Bediuzzaman Said Nursiu”, Stamboll, 1991.

2. “Rinovimi i mendimit islam në shek. XX dhe Bediuzzaman Said Nursiu”, Simpozium Ndërkombëtar, Stamboll, 1992.

3. “Simpoziumi i III-të Ndërkombëtar i Bediuzzamanit”, Stamboll, 1995.

4. “Një afrim bashkëkohor në kuptimin e Kur’anit, Shembulli i Risale-i Nurit”, Stamboll, 1998.

5. “Pikëpamja e njeriut në Kur’an sipas Risale-i Nurit”, Stamboll, 2002.

6. “Globalizmi dhe etika nën dritën e Risale-i Nurit”, Stamboll, 2002.

b) Disa nga temat e mbajtura në simpoziume:

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35 36 37 38 39 40 41 42 43 44 45 46 47 48 49 50 51 52 53 54 55 56 57 >>>