Ata në vend që të përfitojnë nga lutja e katërqind milionë njerëzve që pesë herë në ditë duke u lutur thojnë:

"12_11032010131649.jpg"

“O All-llah fali besimtarët dhe besimtaret”; dhe në vend që shpirtërishtë të pëfitojnë nga ky thesar i amshueshëm, paraqesin racizmin për hatrin e katëqind të të pakujdesshëmve vagabondë, pra për dobinë minimale, humbasin dobitë maksimale. Kjo për atdheun, shtetin dhe për të gjithë besimtarët demokratë është një rrezik i madh.

Tani ne për t’i përballuar këto dy grupe shkatërrimtare, pra materialistët dhe racistët që lëvizin nën maskën e nacionalizmit, duhet të mbështetemi në fuqinë e Kur`anit, që me atë fuqi Hazreti Muhammedi (a.s.m.) me dyzet sahabe ka sfiduar dyzet shtete dhe gjatë periudhës së gjatë të njëmijë e katërqind vjetëve, çdo shekull ka pasur 3-4 qindë milionë nxënës. Ashtu siç duhet t’u mbështetemi këtyre parimeve të Kur`anit famëlartë për të shpëtuar nga armiqtë e brendshëm, ashtu edhe nga armiqtë e jashtëm mund të shpëtojmë vetëm duke i zbatuar këto parime...

"12_11032010131653.jpg"

Duke u mbështetur mirë njëri me tjetrin, duhet t’i harrojmë armiqësitë e brendshme, deri sa t’i largojmë armiqtë e jashtëm. Kuptimin e këtij hadithi edhe endacakët e kanë kuptuar.”

Kjo është këshilla e Bediuzzamanit që ka bërë para se të vdesë, në të cilën i drejtohet të gjithë nxënësve të tij.

— Të nderuar vëllezërit e mi!

Detyra jonë parësore është që të lëvizim pozitivisht. Ne kurrë nuk pajtohemi me atë të lëvizjes negative. Duke mos u përzier në punët hyjnore, t’i shërbejmë besimit vetëm sipas hirës së All-llahut (xh.sh.). Ne jemi të detyruar që çdo fatkeqësi ta përballojmë me durim, e në këtë mënyrë pozitivisht duke i shërbyer besimit, të përfitojmë rezultatin e sigurimit të popullit. Unë si shembull duke dhënë veten time them se, unë kurrë nuk i jam përulur sundimit të askujt dhe këtë e kanë vërtetuar shumë ngjarje që kam përjetuar. Duke duruar çdo fatkeqësi, i bëra ballë pozitivisht, duke mos u përzier në punët hyjnore dhe të gjitha i përballova. Megjithëse një prokurori në gjyq ia kam vërtetuar tetëdhjetë e një gabimet e tij, përsëri nuk e kam mallkuar për vendimin që ka marrë kundra nesh. Sepse qëllimi ynë kryesor është lufta shpirtërore, e që të mos na sulmojnë neve është e nevojshme të ndërtojmë pengesa shpirtërore. Ne vetëm kështu mund ta garantojmë sigurinë e popullit. Nuk mund të mohohet se në shërbimin tonë ka fuqi, por këtë fuqi duhet ta shpenzojmë në sigurinë e popullit. Duhet lëvizur me principin e shenjtë:

"12_11032010131656.jpg"  “Askush nuk do të bartë barën e tjetrit” (Isra, 15). Kjo është arsyeja që unë në tërë jetën time jam përpjekur që ta mbroj sigurinë e popullit. Fuqinë tonë nuk duhet ta shpenzojmë brenda, por duhet ta shpenzojmë ndaj armiqve të jashtëm. Ajeti i mëparshëm na urdhëron që me tërë fuqinë tonë të ndihmojmë për qetësinë dhe sigurinë e brendshme. Kushti më i madh i luftës shpirtërore është që të mos përzihesh në punët e All-llahut të Madhëruar. Pra detyra jonë është që të shërbejmë, kurse përfundimin e di vetëm All-llahu (xh.sh.). Ne jemi të detyruar vetëm të kryejmë obligimet tona. Ndaj shkatërrimeve shpirtërore, lëvizja e brendshme duhet të jetë pozitive dhe me një sinqeritet të plotë. Lufta e brendshme ka shumë dallim me atë të jashtme. Tani All-llahu (xh.sh.) më ka dhuruar miliona nxënës të vërtetë.

Edhe një çështje tjetër është shumë e rëndësishme. Me gjykimin e Kur’anit në këtë kohë nevojat e domosdoshme të qytetërimit, duke qenë katër i nxorën në njëzet. Gjërat që nuk ishin të nevojshme i kthyen në gjëra të domosdoshme. Edhe pse e besojnë ahiretin, ata duke thënë se është e domosdohme dhe duke menduar për interesat e kësaj bote dhe për shqetësimet e kësaj jete, e zgjedhin këtë botë përpara ahiretit. Përpara dyzet vjetësh, një kryekomandant duke dashur të më mësojë shijet e kësaj jete, nisi pranë meje disa ushtarakë të lartë me disa teologë, të cilët më thanë:

"12_11032010131700.jpg"  Në rast domosdosh¬mërie edhe harami lejohet.

Kështu edhe ne jemi të detyruar që t’i imitojmë disa parime të qytetërimit evropian.

Unë iu përgjigja se: “Jeni mashtruar shumë. Domosdoshmëria në qoftë se vjen nga keqdashja, në asnjë mënyrë nuk është e drejtë, haramin nuk e bën hallall. Në qoftë se nuk vjen nga dashakeqja, domethënë, domosdoshmëria në qoftë se nuk është bërë me rrugën e haramit, në të nuk ka dëm. Përshembull në qoftë se një njeri me dëshirën e tij të keqe në mënyrë të ndaluar pi dhe dehet dhe në qoftë se duke qenë i dehur kryen një krim, gjykimi është kundra tij dhe dënohet. Sepse ai ka pirë me dëshirën e tij të keqe. Por një fëmijë i çmendur, po qe se vret dikë, gabimi i tij falet dhe nuk dënohet, sepse nuk e ka bërë me vetëdije. Çfarë domosdoshmërie ka përveç ngrënies bukë dhe jetesës? Nuk është e mundur që të bëhet hallall, harami. Ligjet e kësaj bote mund ta gjykojnë atë, por ligji i All-llahut e gjykon më hollësisht. Megjithatë, ju mos i sulmoni ata hoxhallarë që me detyrimin e kohës, duke menduar se është e domosdoshme anojnë nga risitë. Mos i ngacmoni ata të shkretë që kanë hyrë në shkallën e domosdoshmërisë dhe që janë kundra nesh edhe sikur të jenë hoxhallarë. Unë nuk e humba shpresën kur isha i vetëm dhe me ndihmën që më solli All-llahu (xh.sh.) bëra sukses në shërbimin e besimit, duke qëndruar përballë shumë kundërshtarëve të devijuar. Tani megjithëse numri i nxënësve të Nurit është me miliona, përsëri sulmet e armiqve i përballoj me lëvizje pozitive, duke i duruar të gjitha sharjet dhe ndëshkimet e tyre. Pra për nderin e këtyre të vërtetave, edhe sikur të na bëjnë padrejtësi duhet të tregojmë tolerancë.

*****

Nuk është e mundur që një musliman të hyjë në një fe tjetër, të bëhet i krishterë, çifut dhe veçanërisht bolshevik... sepse një i krishterë kur bëhet musliman Hz. Isanë (a.s.) e do edhe më shumë. Por një musliman në qoftë se e braktisë fenë dhe në qoftë se del nga zinxhiri i profetit Muhammed Alejhis-salat ves-selam, nuk mund të hyjë më në asnjë fe, bëhet anarkist. Në shpirtin e tij nuk mbetet ndonjë virtyt i përsosur, ndërgjegjja e tij prishet dhe për jetën shoqërore bëhet nje helm.

Për këtë arsye e falenderoj shumë All-llahun (xh.sh.) se nga mrekullia e Kur’anit në dy popujt heronj turq dhe arabë, në gjuhët e tyre do të fillojë të shpjegohet një mësim me titull “Risale-i Nur”. Meqë para gjashtëmbëdhjetë vjetësh ka shpëtuar besimin e gjashtëqind mijë personave, tani kanë arritur në miliona. Risale-i Nur do të bëhet shkak që të bashkojë dy popujt vëllezër e heronj, turq dhe arabë. Edhe armiqtë po e vërtetojnë se këta dy popuj do t’i shpallin këto parime themelore të Kur’anit.

Në mosbesimin absolut, në këtë jetë ka një xhehennem edhe më të madh se sa xhehennemi i zakonshëm. Sepse vdekjen nuk po munden që ta zhdukin. Çdo ditë këtë janë duke e dëshmuar tridhjetë mijë kufoma. Kjo vdekje për ata të cilët besojnë në vdekjen e përhershme, kjo është zhdukje e personit dhe e të gjithë të kaluarës. Ata ngaqë mendojnë zhdukjen edhe të të afërmëve, përjetojnë torturën e xhehennemit dhjetë herë më shumë. Domethënë njeriu që jeton me mosbesimin absolut, ai vazhdimisht në zemrën e tij përjeton torturën e xhehennemit. Sepse çdo njeri ashtu siç me lumturinë e të afërmëve ndjen kënaqësi, ashtu edhe me torturën e tyre torturohet. Njëlloj edhe besimi i mosbesimtarëve është ekzekutimi i të gjithë lumturive. Ata kënaqësinë e këmbejnë me ndëshkime dhe tortura. Tani në këtë kohë, në këtë botë për të hequr torturën shpirtërore të xhehennemit, nga zemrat e njerëzve ka vetëm një rrugë shpëtimi: Kur’ani famëlartë. Në këtë kohë për të zgjidhur problemet e sotme, Kur’ani mrekullinë e Tij shpirtërore e ka sqaruar në farmacinë e Risale-i Nurit.

Vellezër të dashur, sëmundja më është rënduar shumë, ndoshta së shpejti do të vdes. Në këtë kohë ka edhe një sëmundje tjetër, ajo është uni, mendjemadhësia dhe dëshira e madhe që ta kalojnë jetën bukur me fantazitë e qytetërimit. Këto janë sëmundje të këqija. Risale-i Nur me mësimin themelor që ka marrë nga Kur’ani i famshëm, na urdhëron që ta braktisim unin dhe mendjemadhësinë. Vetëm në këtë mënyrë me një sinqeritet të vërtetë mund t’i shërbehet besimit. E falenderoj shumë All-llahun (xh.sh.) se në këtë shërbim shumë persona janë paraqitur me sinqeritet të plotë. Për shembull një vëlla i yni në rrezikun më të madh, duke qenë midis gjyleve të topave, në luftë me armikun, edhe një pikë të vetme të një germe të një ajeti kur’anor, e ka parapëlqyer përpara jetës së vet. Në këtë rrezik duke qenë mbi kalë i thotë Habibit, “Nxirre fletoren dhe shkruaje pikën.” Domethënë për nderin e një pike të germës së Kur’anit, nuk e ka lënë pa shkruar atë pikë edhe pse ka qenë përballë gjyleve të armiqve.

E pyetëm atë vëlla: Ku e ke marrë mësimin e këtij sinqeriteti?

Ai tha: Nga dy pika; e para nga lufta më e ashpër në islam, lufta e Bedrit, ku sahabet duke qenë në një gjendje të ashpër lufte, që të mos humbin sevapet e xhematit (të falurit bashkë), nuk e kanë braktisur namazin me xhemat. Gjysma duke u tërhequr nga fronti falnin dy rekatë, e pasi falen hyjnë përsëri në frontin e luftës dhe pastaj edhe pjesa tjetër bënte të njëjtën gjë. Në këtë mënyrë zbatonin urdhërin e Pejgamberit (a.s.m.) me anë të një hadithi. Meqë xhemati është një synet, zbatimi i këtij syneti është zgjedhur përballë një prej ndodhive më të mëdha të kësaj bote (luftës së Bedrit). Duke marrë mësim nga një shenjë e tillë edhe ne me gjithë zemër i përshtatemi atij mësuesi absolut.

E dyta nga Imam Aliu (r.a.), heroi i fesë islame. Në shumë vende të lutjes së tij “Xhelxhelutije”, duke u lutur ka kërkuar nga All-llahu (xh.sh.) një xhin, që ta mbrojë kur të jetë duke u falur në luftë, që të mos i prishet sinqeriteti në namaz...

c) Ditët e fundit të Bediuzzamanit

Në vitin 1950 me fitoren e Partisë Demokratike, në Turqi fillon pluralizmi dhe demokratizimi i vendit. Kështu edhe ezani pas një ndalesë të gjatë për t’u kënduar në origjinal, fillon përsëri të këndohet në arabisht, ashtu siç këndohet në të gjithë botën. Gjithashtu edhe besimtarët filluan të marrin frymë lirisht. Për këtë shkak kryeminstri i vendit Adnan Menderes, fitoi një simpati të madhe në popull.

Bediuzzamani nga simpatia që kishte ndaj kryeministrit, Adnan Menderesit, së bashku me disa nxënës të tij, merr rrugën për në Ankara për t’u takuar vetë me Menderesin. Në këtë kohë (janar 1960) atmosfera politike në kryeqytet ishte tepër e tencionuar. Partia Demokratike e kishte humbur autoritetin e saj dhe opozita kishte ngritur zërin lart ndaj çdo çështjeje, saqë ishte tepër e shqetësuar edhe për mbërritjen e Nursiut në Ankara. Prandaj Menderesi me anë të një deputeti (nxënës i Risaleve) i dërgon lajm Bediuzzamanit për gjendjen e tensionuar dhe i kërkon me keqardhje dhe dëshprim që, “derisa të qetësohet situata, të pushojë dhe pastaj e lajmërojmë për vazhdimin e udhëtimeve”.

Nursiu për hatër të Menderesit të cilin e quante “hero të fesë”, vendos të kthehet dhe pastaj i dërgon Menderesit këtë kërkesë:

“- Xhamia e Shën Sofisë të rikthehet përsëri në xhami (sepse në 1936 ishte kthyer në muze me vendimin e Ataturkut)!...

— Dhe zyrtarisht Risale-i Nur të shpallet lirisht!...

Në qoftë se i bëni këto do të vendosim t’ju bëjmë dua, duke i cilësuar edhe emrat tuaj.”

Pas kësaj nga Ankaraja udhëton për në Konia, pastaj për në Emirdag, ku pas disa ditë qëndrimi, me 11 janar 1960 niset me nijetin për të shkuar përsëri në Ankara. Kur makina i ishte afruar Ankarasë, nga lajmet në radio, lajmërohet se me urdhër të Këshillit të Ministrave, është urdhëruar që Said Nursiu të mos dalë nga Emirdagu. Këtë lajm e dëgjon edhe vetë Bediuzzamani.

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35 36 37 38 39 40 41 42 43 44 45 46 47 48 49 50 51 52 53 54 55 56 57 >>>