Tani o ti mohues i pafat! Me çka mund ta mby¬llësh dhe si mund ta shuash këtë dritë të shën¬dritshme që është si dielli madhështor, pra cilën perde mund t’ia ngresh kësaj dritareje që është sa rruzulli tokësor, ndoshta sa rrethi i gjerë i saj që formohen stinët duke lëvizur përreth diellit (me shpejtësi 108.000 km në orë)?!…

?

DRITARJA E SHTATË

Që edhe një argument, siç është rregulli superior i krijesave që janë stërvitur në faqen e universit; hijeshija e përsosur e tyre, lehtësia në krijimin e tyre, përngjashmëria me njëri-tjetrin, tregohet unanimisht për një Krijues të vetëm.

Ky a nuk është një argument i gjerë për të treguar se duhet të dëshmojmë për ekzistencën e një Mjeshtrit të Madh dhe fuqinë e Tij të pashoqe?!

Njëlloj na çudit edhe krijimi dhe kombinimi i rregullt nga elemente të vdekura, të cilat si në sasinë e elementeve të cilat medoemos dëshmojnë dhe tregojnë për ekzistencën e një Mjeshtri të Gjithëmëshirshëm dhe për Njësinë e Tij, por edhe në tërësinë e tyre shumë më mirë, me një formë më të shkëlqyer tregojnë për Njësimin e Tij dhe fuqinë e Tij të përsosur. Biologët thonë se formimi i tyre është një kombinim, kurse në të vërtetë gjërat dhe elementet e vdekura nga ngatërresa të pafundme po ndahen me një rregullsi superiore. P.sh. rrënjët dhe farërat duke qenë shumë të ngatërruara në tokë lulëzojnë pa gabim e ngatërresë, madje po dalin në shesh duke mbajtur veçantitë e trupave të tyre, duke marrë frymëzim që të hyjnë nëpër trupa, fletë, lule dhe fruta. Pra ndarja e elementëve të ngatë¬rruar dhe hyrja e ushqimeve nëpër trupa, si dhe formimi i qelizave dhe ndarja e tyre me një ekui¬librim superior, prapë medoemos dëshmojn për ekzistencën e një të Gjithëdijshmi Absolut dhe për fuqinë e një Fuqiploti Absolut dhe për Njësimin e Tij të pashoq.

Tani Ai, Fuqiploti, për të marrë prodhime të reja, botërat e atomeve i ka sjellë si një arë e gjerë që me Gjithëdijen e Tij e mbjedh dhe e korr në çdo çast. Atomet që janë gjëra të vdekura dhe të paafta i sjell të bëjnë punë të logjikshme dhe të përsosura; prapë këto punë medoemos tregojnë për Fuqiplotin e Madhërishëm dhe për një Mjeshtër të Përsosur. Tani edhe këto katër rrugë për të njohur Njësimin e Zotit të Madhëruar janë një argument i madh që të hapin një dritare të madhe që ta shohësh dhe të kujtohesh për Zotin tënd.

Tani o ti i pakujdesshmi i pafat! Prapë po qe se nuk do ta shohësh Atë, hidhe mendjen dhe bëhu kafshë dhe vetëm në këtë mënyrë mund të shpëtosh…

?

DRITARJA E TETË

Të gjithë shpirtrat e ndritur të llojit të njerëzve të radhës së parë, që janë Profetët (alejhimus-selam), duke u mbështetur në mrekullitë e tyre të qarta dhe të gjthë kryetarët e zemrave të ndritura që janë evlijatë, duke u mbështetur në kerametet e tyre (mrekullia e gradës së dytë) dhe të gjithë mendjet e ndritura që janë besimtarët e fortë dhe duke u mbështetur në hulumtimet e tyre, dëshmoj¬në dhe hapin një dritare të madhe, ku duke parë nga ajo, të shtyjnë doemos të dëshmosh Njësimin e Zotit dhe të theksosh se Ai është Krijuesi dhe Edukatori superior i secilit send; dëshmia e tyre është një dritare e shkëlqyer dhe shumë e madhe. Ato me shprehjet e ndritura dëshmojnë vazhdi¬misht dhe na tregojnë pozitën e Edukatës së All-llahut xh.sh..

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 >>>