All-llahu i Madhëruar i ka siguruar të gjitha kushtet për jetesë dhe i ka dhuruar njeriut të gjitha mirësitë pavarësisht se kjo botë ku ne jetojmë është kalimtare dhe vitet e jetës sonë këtu janë të kufizuara. Të gjitha këto Ai i bën që të fitojë dashurinë e krijesave dhe që të njihet prej tyre. Mëshira e All-llahut është e pafund dhe mëshira që paraqet Ai në këtë botë është vetëm një pjesë e vogël e Mëshirës së Tij. Ai tregohet i Mëshirshëm ndaj krijesave në mënyrë që në Ditën e Fundit ato të mos justifikohen me mospatje mëshire ndaj tyre. Asnjë mos të dyshojë në Mëshirën e Tij sepse është Ai i cili do ti çojë krijesat në një botë të përjetshme, në një atdhe të pa anë, atje do ti kënaq me flladet e mëshirës së përjetshme, në xhennete të përjetshme. Lumturia e atij vendi përputhet me atë vendin e lumtur ku në të cilin gjenden mirësi që as syri nuk i ka parë dhe as mendja nuk i ka menduar. I Mdhëruari Zot atje ka përgatitur ko¬pshte plot me fruta, me lule e gjelbërim… Bukuritë e kësaj bote janë vetëm shembuj të thjeshtë që shërbejnë për ti tërhe¬qur vëmendjen njerëzve …

Ashtu siç të falenderojnë dhe të adhurojnë drurët e bimët dhe të gjithë lulet e frutat me gjuhën e gjendjes së karvaneve të tyre, njësoj edhe njerëzit një nga një Ty të falenderojnë dhe të adhurojnë duke të larguar nga çdo e metë. Veçanërisht frutat me shijet e tyre të lloj-llojshme me farërat e kri¬juara në mënyrë të jashtëzakonshme serviren para nesh me ngjyra nga më të ndryshmet. Ai i cili i sheh me vëmendje këto gjëra e kupton se edhe ato fruta e falenderojnë Krijuesin e tyre në mënyrën e vet. Të gjitha janë krijuar nga Fuqiploti që me mëshirën e Tij ka bërë të mundur që të sillen para nesh. …

O Zot që je i fshehur nga arsyet se në të vër-tetë je kudo! Ti je Mjeshtri, Krijuesi Mëshi-rëploti I Gjithëdijshëm, je mbuluar nga Ma-dhëria e Jashtë¬zakonshme!

Unë të falenderoj Ty në emër të petaleve, luleve, frutave dhe të gjithë drurëve e bimëve dhe dëshmoj se nuk ke ortak dhe je larg nga çdo e metë dhe Fuqia Jote mjafton për të krijuar çdo gjë …



O Krijuesi Fuqiplotë! O Drejtuesi I Gjithë-dijëshem! O Edukatori Mëshirëplotë!

Unë me njohjen e të Dërguarit Fisnik dhe me mësimin e Kur’anit e kuptova dhe besova se: Ashtu siç po të njohin dhe po tregojnë vlerat e Tua të larta bimët dhe drurët ashtu edhe njerëzit dhe kafshët që kanë shpirt po të njohin me trupin e tyre, me organet e jashtme dhe të brendshme që punojnë si orë dhe për-punohen me rregull. Në tru¬pin e njeriut orga¬net dhe elementet janë vendosur e pajisur me një mjeshtri dhe ekuilibër të jashtë¬za¬konshëm. A është e mundur vallë që këto mre¬kulli të mos dëshmojnë Ekzistencën Tënde të domos-doshme dhe veprat e Tua të larta. Të gjithë këto shqisa të ndijshme, punëra të vetë¬dijshme dhe këto masa të rregullta që bëhen në trupin e njeriut nuk janë vepra të fuqisë së verbër, të natyrës pa dije apo rastësisë së man¬gët. Ne e dimë që është e pamundur të krijohen rastë-sisht por edhe në qoftë se e pranojmë një gjë të tillë atëhere duhet të pranojmë edhe se secili atom sheh dhe i di nevojat e formimit të trupit, ndoshta duhet të pranojmë se atomi di të bëjë lidhje me botën!!! Atëhere atomi i vogël duhet të bëhet njësoj si një Hyjni që ka fuqi dhe dije që të konceptojë çdo gjë. Vetëm atëherë mund ta braktisim krijimin e atomit dhe ti themi se është krijuar vetvetiu. Ndërsa qënia Një All-llahut xh.sh. tregon veten në çdo pjesë të vogël të njeriut. Ai duket edhe tek individët, sepse secili njeri ka nga dy sy, dy veshë e një gojë. Në qoftë se shohim me vë¬mendje vërejmë se fytyra e asnjërit prej nesh nuk ngjanë me tjet-rin. Të gjithë na kujtojnë Krijuesin e tyre të vetëm dhe na tregojnë se vula e Tij nuk mund të imitohet kurrë. Secili send me kompletin e karvaneve të tyre duke dëshmuar Njësimin e Zotit xh.sh. prapë dësh¬mojnë edhe me indi-vidët të tyre…

Karvani i gjatë i qindra mijëra njerëzve dhe kafshëve nga më i vogli deri tek më i madhi janë përhapur në sipërfaqen e tokës për të lëvi-zur e vepruar me një bindje të pastër. Të gjitha tregojnë se Krijuesi i vetëm është All-llahu, Ai është i aftë të krijojë çdo gjë në mënyrë të përsosur, lehtë dhe shpejt. Krijimi i tyre tregon gradën e Madhërisë Tëndë. Ja pra, po të vësh-trojmë nga lindja në pe¬rëndim, nga mikrobi më i vogël te elefanti, nga miza e vogël tek shpen-di i madh vërejmë që këto krijesa ushqehen nga Mëshira Jote e gjerë dhe secila prej tyre si një ushtar i bindshëm kryen detyrën e tij. Në pranverë të gjitha krijesat gjallë¬rohen dhe hedhin tutje lodhjen dhe plo¬gështinë e stinës së vjeshtës, ato janë si ush¬tarë, por janë ushtarë të ushtrisë së All-llahut të Madhëruar që pasqy-rojnë qartë fuqinë e Tij të pafund.

Shikoji pak kafshët, secila prej tyre është si një fletë e vogël e librit të gjithësisë të krijuar nga ele¬mente të ndryshme. Ai i ka krijuar pa i ngatërruar fare dhe kuptohet se janë krijuar me gjithëdijen Tënde, bile edhe kur i krijon fytyrat e tyre të ndara njëra nga tjetra nuk i ngatërron nuk gabon nuk harron, dhe me sasinë e tyre secila dëshmon se Gjithëdija e Krijuesit për-fshin çdo gjë. Kur i marrim në dorë dhe i sho-him me vëmendje me bu¬kurinë e tyre tre¬gojnë se, Ti i ke krijuar me dashuri dhe mëshirë. Shikoje krijimin e zogjve të vegjël, sjelljen e gjithë mëshirët e nënës së tyre, të gjitha janë shenjë e Mjeshtërisë Tënde të pashoq…

O Mëshirëploti dhe I Gjithëmëshirshëm! O Besniku që nuk i mohon premtimet!

Unë me njohtimin e të Dërguarit Tënd dhe me udhëzimin e Kur’anit e kuptova se: Meqë në këtë gjithësi përparësi ka jeta dhe cilësia kryesore e jetës është shpirti, më i lartësuari prej krijesave që kanë shpirt është i vetë¬dijshmi dhe prej krijesave të vetëdijshme më i lartësuari është njeriu. I gjithë universi është i gjallë dhe është duke punuar për njeriun dhe gjallesat e tjera janë dërguar që ta ndihmojnë dhe ti shërbejnë atij. Njeriu në vetveten e tij që nga lindja përmban dashuri ndaj Krijuesit por edhe Krijuesi atë e don dhe ka krijuar të gjitha këto mirësi që të fitojë dashurinë e tij.

Qëllimi i aftësive dhe të cilësive shpirtërore të njeriut është jeta e përjetshme. Zemra e vetëdija e njeriut e do jetën e përjetshme me tërë fuqinë e saj dhe gjuha e tij i lutet Krijuesit për jetën e për¬jetshme me lutjet e panumërta. Pra, All-llahu i dashur nuk do ti mbysë për-jetësisht njerëzit që i don dhe që i ka krijuar për t’i shërbyer Atij. Ai nuk do që ata të hid-hërohen duke menduar se kanë vetëm jetën e kësaj bote sepse jeta këtu është vetëm një shqetësim dhe armiqësi për to. All-llahu i mad-hëruar i mundëson njeriut jetën këtu në mënyrë që të fitojë provimin e ditës së fundit dhe të përjetojë lumturinë përrallore në xhen¬net. Emrat e bukur mëshumë pasqyrohen tek njerëzit dhe tre¬gojnë që janë vetëm një jehonë e Emrave të bukur të Tij, kurse në jetën tjetër njerëzit do të bëhen pasqyrë e Emrave të Tua të Bukur. Po të ishin Dashamirësia dhe Besnikëria të për¬jetshme atëherë edhe pasqyra e vetëdijshme e Zotit të përjetshëm duhet të jetë e përjetshme.

Në një hadith sahih (të vërtetë) thuhet se shpirtët e kafshëve jan të përjetshëm dhe si shembull kemi shpendin dhe milingonën e Profetit Sulejman (a.s), devenë e Profetit Salih (a.s) dhe qenin e Ashabi kehfit(shokëve të shpellës). Këto si me shpirt ashtu edhe me trup do të jenë të përjetshme dhe nga transmetime të sakta tregohet se, nga një shembull i çdo lloj kafshe në jetën tjetër do të ringjallet me mëshirën e Zoti xh.sh..

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 >>>