Veprat e Abdylkadrit dhe disa tj
- NJERIU QË KËRKON VETVETEN -2
- NJERIU QË KËRKON VETVETEN -1
- ATOMI
- RRETH NJERIUT
- PSE I BESOJN ALL-LLAHUT 50 PROFESORET E FAMSHEMTE EUROPES
- PËRGJIJGE PYETJEVE MATERJALISTE
- NJË JETË TJETËR
- DRITA E MENDJES
- ÇËSHTJET JETSORE
- AFORIZMA TË ÇMUAR
Poezitë: PERLAT E ZEMRËS të Abdylkadrit
- O ZOT!
- FUQIA E ZOTIT
- ÇFARË ËSHTË KUR`ANI?
- MUHAMMEDI (a.s.m.)
- VËLLAZËRIMI
- PUNO!
- SHPRESA
- LIBRAT
- O DJALË I RI!
- O NJERI!
- VËLLEZËR SHQIPTARË
- MOTRA IME FISNIKE
- VËLLEZËR TË DASHUR
- NËNAVE TË MIA FISNIKE
- KULTURA
Online Sayaç
Me të vërtetë në një Mbretëri që është në shkallën më absolute, kush i përkushtohet me be¬sim asaj dhe zbaton ligjet me përpikmëri, a ta merr mendja të mos ketë shpërblim? Kush i kun¬dërvihet asaj dhe nuk i bindet, a mund të mos dë¬nohet sipas rrugës që ka zgjedhur? Shpërblimi apo dënimi i nënshtetasve do të jetë në përputhje me Mëshirën dhe me Sedrën e Mbretit. Këta Emra të Bukur, Rabbul-alemin dhe Sulltanuddejjan i për¬gjigjen pyetjes sonë. Në faqen e tokës, siç shohim dritën e diellit, po ashtu shohim Mëshirën e gjerë e All-llahut shumë konkrete.
Shembull: Çdo pranverë e vesh tokën me petka të bukur dhe të gjitha bimët dhe pemët i hijeshon si Hyrije të xhennetit. Ua mbush duart me të gjitha mirësitë dhe ato na i zgjasin neve sikur na thonë: “Urdhëroni, merrini dhe hajini!” Mëshirëploti me duart e një insekti me helm, na ushqen me mjaltë, kurse me “duart” e një insekti pa duar na vesh me mëndafsh të butë. Në një grusht farërash të vogla ka fshehur disa mijëra kilogramë ushqime. Mëshira e Tij në ato fara të vogla ka fshehur ushqime të shijshme për ne. A ta merr mendja që këto krijesa nazike (të dobëta) dhe të përkëdhelura, këta be¬simtarë mirënjohës dhe të dashur t’i ekzekutojë? Jo, jo! Emrat e Bukur “Rrahim” dhe “Kerim” thonë: “Mos u frikësoni nga vdekja, se ajo është një mjet që iu transferon në një jetë të shkëlqyer dhe plot mëshirë, të çliron nga detyrat e kësaj bote, duke u përballuar me xhennetin që ke besuar në fjalën e bukur: “El-xhennetu hakkun”. Me sytë tanë po e shohim se tek të gjitha punët dhe qeniet që jetojnë në faqen e tokës është përdorur peshorja e një Drejtësie të Kulluar dhe është punuar me një Dituri të Madhe. Mendja e njeriut këtë kryevepër nuk mund ta konceptojë dot.
Shembull: Vini re se si Hikmeti (Dituria e kulluar) në një organ fare të vogël, sa kokrra e një fare, Ai ka futur një mjet, që është kujtesa e njeriut, e cila shërben si një bibliotekë e madhe, ku është regjistruar e gjithë biografia e tij. Ajo do të shër¬bejë si mjet i mos’harresës të të gjitha veprimeve të krijimtarisë së njeriut dhe si një paralajmërim se përpara ke një Gjykim të Madh. Këtë vegël të vogël, Krijuesi Largpamës i Diturisë së Kulluar, e ka futur në “xhepin” e logjikës së njeriut dhe e ka kompletuar me të gjithë Mjeshtërinë e Tij.
Zotësia e Tij shihet tek sendet e larmishme që Ai ka krijuar, duke filluar nga ato mikroskopike deri tek elefanti, nga miza e vogël deri tek shpendi gjigand, struci. Ka krijuar bimë dhe miliona e miliona lule që hapen në stinën e pranverës me një bukuri të pashoqe. Të gjitha janë krijuar me një ekonomi (kursim) të rrallë e pa shumë shpenzime dhe me një ekuilibër të përsosur.
Të gjitha Artet i ka paraqitur me një Mjeshtëri të rrallë sa s’ka se si të bëhet më mirë dhe të gjitha gjallesave i ka krijuar kushtet e jetesës. Punët e mira i ka stimuluar dhe i ka përmirësuar edhe më tej, kurse ato të këqijat i ka fundosur më një gfor¬më shumë interesante. Që nga koha e Babait tone H.z. Ademit dhe këtej, të gjithë popujve mizorë dhe tiranë u ka dhënë dënime të fuqishme dhe të rënda, gjë që tregon se Ai e ka paraqitur Veten se është i Fortë dhe Fuqiplotë i Pafundëm. Është e qartë si drita e diellit se Ai zotëron një Drejtësi të Kulluar dhe nuk të lë dyshim për Diturinë e Tij të Pastër. Drejtësia e Tij na përgjigjet me Emrat e Bukur, “Hakim”, “Hakem”, “Adl”, dhe “Adil”, që të kujtojnë Ringjalljen dhe jetën e lumtur e të përjetshme.
Ai nuk lejon që i shtypuri dhe mizori të ndahen si të barabartë nga kjo botë dhe nuk ka se si, që në jetën tjetër, të mos i japë shpërblimin dhe dënimin e merituar secilit sipas punëve që ka kryer në këtë jetë. Si jo më mirë këtë tregim e dokumentojnë Fonkci,onet e Emrave të Bukur (Esma ul-Husna). Meqenëse të gjitha krijesat arrijnë t’i plotësojnë kërkesat nga vendi ku nuk zgjatet dot dora e tyre, gjendjet e tyre që shpallin nevojën, konsiderohen si një lloj lutje ndaj Krijuesit. Ai i dëgjon me vë-mendje dhe me anë të një dore të fshehtë, i plo-tëson në kohën e duhur. Veçanërisht krijesat e ve¬tëdijshme që kërkojnë me gjithë zemër dhe krye¬sisht lutjet e personave të veçantë, si të profetëve, me çdo kusht pranohen. Nga kjo kuptohet se prapa perdes Njëri është duke dëgjuar.
Ai është, Semi’ë dhe Muxhibë, që i dëgjon dhe i pranon zërat më të dobët dhe krijesat më të vogla. E shikon pra se lutjen dhe dertin e çdo nevojtari e dëgjon Mëshiruesi i Plotmëshirshëm dhe e pranon? Ai duke iu përgjigjur me vepra konkrete, krijesat e Veta i gëzon jashtë mase. Nga këto tregime duhet ta kuptosh se në përfundim të lutjes së Muham¬medit (a.s.m.), bëjnë “Amin” të gjitha krijesat e vyera dhe profetët. Këto lutje kanë kontakt me tërë Gjithësinë dhe funksionet e Emrave të Bukur, që bëjnë të nevojshëm pranimin e saj. Çdo ditë secili besimtar disa herë me rradhë i këndon “salavatë” atij. Lutjes së tij i bëjnë “Amin, Amin!” dhe ndosh¬ta të gjitha krijesat e botës janë duke thënë: “O All-llah, jepja atë që kërkon! Edhe ne i bashkohemi lutjes së tij. Ai brenda kushteve të panumërta, kër¬kon lumturinë e përjetshme, gjë që nuk mund të përjashtohet kurrë!”
Janë të shumta arsyet që e bëjnë të domos-dosh¬me Ringjalljen. Është e mjaftueshme vetëm lutja e Profetit Fisnik (a.s.m.), për ekzistencën e xhennetit dhe të jetës së mbrapme, sepse krijimi i tyre për Fuqinë e All-llahut xh.sh. është i lehtë si krijimi i një pranvere. Emrat e Bukur, Semi’ë, Muxhib, Rrahim, iu përgjigjen pyetjeve tona. Me qartësinë që duket dielli, në faqen e tokës që shndërrohet çdo ditë, me vdekjen dhe ringjalljen e përjetshme, du¬het ta kuptojmë se prapa të gjitha këtyreve ka një Shpenzues të Fuqishëm. Fuqia Madhështore e Tij, me një rregullsi të përkryer, me të treqindmijë llo¬jet e bimëve dhe të kafshëve, krijon me një lehtësi të çuditshme dhe i përshkruan sikur të ishin libra.
Këto shembuj të ringjalljes tregojnë se Ai është i zoti, që me lehtësinë e krijimit të një luleje, të krijojë të gjithë pranverën, duke e shndërruar faqen e tokës pa ngatërruar asgjë dhe njëkohësisht shumë të ngjashme me njëra-tjetrën. Çdo krijesë është shkruar me lapsin e Caktimit të Tij të mëparshëm, me një Dituri Universale dhe Fuqi të plotë. Këtë gjithësi e rregullon dhe e shtron të qendisur për bukuri, jo për tjetër kënd, por për kalifin e botës, njeriun. Ai All-llah xh.sh. e ka krijuar këtë kalif (mëkëmbës), për ta angazhuar me një amanet të madh, që prej atij amaneti edhe qiejt e malet janë tërhequr. Ndaj të gjitha krijesave, Ai njeriun e ka zgjedhur si një komandant dhe si dëgjues ndaj urdhërave dhe mesazheve të Tij. I ka dhënë një pozitë të lartë dhe me të gjitha Ligjet e Tij qiellore i ka premtuar lumturinë e përjetshme dhe të pafundme. Me këto që thamë kuptohet se sa i lehtë dhe i padyshimtë është për Fuqinë e Tij krijimi i Ringjalljes.
O vëllezër myslimanë! Emrat e Bukur, Alim, Kadir, Kajjum, Hajjë, Mumitë dhe Muhji, na thonë se All-llahu xh.sh., pas kijametit dhe Ringjalljes, për ju do të krijojë një lumturi të përjetshme dhe të pashoqe. Pra të gjithë drurët, rrënjët dhe barishtet, çdo pranverë do t’i përsërisë siç kanë qenë më parë. Shembujt e treqindmijë llojeve të kafshëve dhe bimëve që ka krijuar, do t’i kuptosh më mirë kur të përballohesh me jetën e njëmijë vjetëve të kaluar të popujve të Hz. Muhammedit (a.s.m.) dhe të Hz. Musait (a.s.). Në dymijë vjet, do të gjesh njëmijë shembuj të ringjalljes.(*)
Me këto sqarime kush është larg logjikës dhe nuk bindet është me të vërtetë i çmendur. Të gjithë njerëzit e famshëm, që janë njëqind e njëzet e katërmijë profetët, duke u mbështetur në premtimet e All-llahut xh.sh., bëjnë të ditur lumturinë dhe jetën e përjetshme. Këto thënie ata i mbështesin tek mesazhet e All-llahut xh.sh.. Pas tyre edhe evlijatë, njerëzit e shenjtë të panumërt, me saktësi vërte¬tojnë dhe nënshkruajnë për këtë çështje. Kjo çësh¬tje është e qartë si drita e diellit dhe kush dyshon është pa mend.
Fjala e dy ekspertëve që janë të diplomuar në një fushë të caktuar shkence apo arti, merret më shumë parasysh se sa fjala e njëmijë të tjerëve, që nuk kanë marrur diturinë e nevojshme, bile fjala e tyre nuk shkon edhe sikur ata të jenë diplomuar në një fushë të ndryshme.
Shembull: Në fillim të muajit Ramazan, dy vetë që kanë parë hënën. Fjala e tyre do të merret parasysh dhe është një argument i saktë, përballë mohuesve të panumërt.
Arra e kokosit që ndodhet në Indi, thonë se është si një konservë qumështi dhe se atje ekziston një kopsht me arra të tilla. Fjala e dy vetëve që e kanë parë këtë fakt, është më e besueshme se e shumë të tjerëve, sepse është e nevojshme që pasi ta kenë treguar si të vërtetë, duhet ta ilustrojnë me një shembull konkret. Mjafton të paraqesin përpara shikuesve një kokërr të vetme arre dhe automa¬tikisht ata e fitojnë vërtetësinë.
Por ata që mundohen ta mohojnë, duhet të shkelin të gjithë sipërfaqen e tokës dhe të binden se për çfarë është folur nuk është gjetur, e atëhere ata e fitojnë të drejtën. Edhe kush thotë se ka xhennet, sikur në kinema ta tregojë një gjurmë të tij, e fiton të drejtën. Kush mundohet që ta mohojë, atij i duhet të mbledhë të gjithë gjithësinë, të shëtitet në çdo qoshen e universit, madje edhe ajo nuk i mjaf¬ton se edhe në Ahiret (jetën tjetër), i duhet të ecë dhe kur të mos ketë parë gjësendi, atëhere mund ta fitojë të drejtën. Ata që merren me hulum¬timin e kësaj fushe të kundërshtimit, po qe se nuk sjellin përpara nesh fakte të pakundërshtueshme për të mbrojtur pikëpamjet e veta dhe të mos tregojnë se nuk ndodhen këto të vërteta, nuk ka se si ta fitojnë të drejtën.
Duke u nisur nga ky arsyetim i argumentuar themi se mohimi i mijëra filozofëve nuk vlen asnjë lek përpara çështjeve të besimit, që lajmërojnë nje¬rëzit e drejtë që besojnë me bindje. Jo vetëm kaq, por këto i kanë vërtetuar edhe fjalët e njëqind e njëzetekatër mijë profetëve, që janë ekspertë të kësaj fushe. Shtoi gjithashtu kësaj shifre edhe një¬qind e njëzetekatër milionë evlija dhe mijëra vota të njerëzve të devotshëm, që i kanë parë faktet gjatë jetës së tyre. Po të marrim në konsideratë të gjitha sa thamë, nuk mund të besojmë në fjalët e disa filozofëve që u ka rënë pluhur në sy dhe u është tharë shpirti ngaqë nuk besojnë. Kush u shkon atyreve pas, është më hutaq se ata vetë.
Me sytë tanë po e shohim se në rrethin tonë po sundon një Dituri e Mrekullueshme. Ai është Filo¬zofi më i Ditur dhe Plotmëshirues e Ngadhënjimtar i Veçantë, që shpërndan në mendjet dhe zemrat tona këtë dituri, duke na dhënë një ndihmë të vazh¬dueshme dhe të pakursyer. Vetëm Ai, Mbreti i një Mbretërie Ngadhënjimtarë, që zotëron një ndjenjë të lartë Drejtësie dhe Kujdesi, është në gjendje t’i bëjë të gjitha këto. Është pikërisht Mëshira e All-llahut xh.sh., që tek një dru frutor ka vendosur me mijëra lule dhe fruta të dobishme, numri i të cilave arrin sa numri i popujve të profetëve Nuh dhe Salih.
Ai Ngadhënjimin e Vet e ka treguar edhe në lidhje me popujt inatçorë dhe kundërshtarë, Nem¬rud dhe Firaun (faraon), të cilëve u ka rënë syve, me “shuplakën” e Tij të tmerrshme. Ai është i Drejtë dhe Absolut. Hakun e të gjallëve e mbron, sepse kjo përputhet me Sedrën dhe me Nderin e Tij.
Në këtë ajet:
tregohet se në dy kazerma ushtarësh, ata sapo dë¬gjojnë zërin e komandantit edhe pse janë duke pushuar, në çast vihen në shërbim të tij. Po kështu, të gjitha qeniet e qiejve madhështorë dhe të botës, Sovranin e Gjithësisë, ashtu si ushtarët e dy kazer¬mave, e dëgjojnë dhe me një zë të borisë së Isra¬filit, në çast të vdekurit veshin petkun e trupit dhe vihen në rresht.
Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 >>>