Pyetje:

— Cilat janë mesazhet e Said Nursiut dhe çfarë është lëvizja “Nur”?

— Nxënësit e Nurit (në origjinal Nurxhi), janë ata të cilët ndjekin rrugën e Nursiut dhe lexojnë veprat e Risale-i Nurit.

— Me çfarë qëllimi në shkrimet e juaja theksoni se shumica e popullit turk përfaqëson islamin.

Përgjigje:

Kur të hulumtoni mirë përveç atyre që konsiderohen përparimtarë ose të prapambetur, në objektivitet do të shihni se të gjithë bashkësitë janë muslimane. Pra kur hulumtoni bashkësitë e civilëve, do të shihni se bazohen tek brumi i muslimanizmit dhe do të shihni se janë të shpërndara nëpër shumë grupe mendimesh. Besimtarët në Turqi ndahen në tre grupe, në ato kulturore, sociale dhe politike. Në brendësinë e këtyre formimeve, shfaqen dekore të shumëllojshme.

— Përse sot lëvizja Nur, është rryma me e fortë e islamit?

— Është e padyshimtë se për të kaluar nga periudha e besimit imitues në besimin hulumtues, është e nevojshme që të lexohen librat e Risale-i Nurit, sepse qytetërimi dhe koha kërkojnë argument. Shkurt individi i sotëm për të forcuar besimin, detyrohet të dijë se në çfarë beson. Pra fenë islame duke ia mbështetur mendjes, ka nevojë ta racionalizosh atë, e në këtë mënyrë kush e ka lexuar Risale-i Nurin, dëshmon se ai tërësisht është mençuri dhe argument.

Suksesi i dytë i Risale-i Nurit është ajo që të detyron sa më shumë të largohesh nga politika.

f) Cili është mesazhi i Said Nursiut?

Përkundrejt pretendimeve, Said Nursiu nuk do një revolucion fetar, as përpiqet për shtet islam, përkundrazi ai i kritikon shumë ato. Pamja dhe qëndrimi i tij nuk është shteti, por njeriu. Sepse feja islame nuk i ka zbritur shtetit, por njerëzve. I gjithë kompleti i Risale-i Nurit përmban qëllimin që njerëzit të jenë të vetëdijshëm. Kërkohet që njeriu të pajtohet me veten e tij dhe të harmonizohet vetë dhe kështu vetëformohet një popull i lumtur. Dhe rruga e këtij formimi kalon nëpër kontaktimin midis vetëdijes dhe njeriut. E kjo ndodh dhe realizohet atëhere kur realizohet ekuilibrimi i brendshëm dhe kur përjetohet feja islame.

Ai pati një mendim kundra mendimeve absurde, siç janë “shtete islame” dhe “revolucione islame”. Sipas mendimit të tij revolucioni më i madh realizohet kur tek njerëzit sundon vetëdija dhe kur veprohet sipas parimeve të saj. Sepse shteti është një institucion i cili formohet nga individë të harmonizuar e të ndërgjegjshëm, të përbashkët dhe të qetë. Sepse individët nuk i formon shteti, por shteti është reflektim i individëve.

Sot numri i atyre që lexojnë Risale-i Nurin në Turqi ka arritur deri në shtatë milionë. Në vitet e fundit nëper qytete, veçanërisht nëpër gra leximi i risaleve u përhap me zell dhe me një shpejtësi të madhe. Ashtu siç njerëzit nuk janë të njëtrajtshëm, ashtu edhe nxënësit e Nurit nuk janë të njëjtë. Të parët e tyre kanë qenë nga vende të thjeshta me të ardhura të kufizuara. Rruga e leximit dhe lëvizja e shpërndarjes së Risale-i Nurit, u hap me një shpejtësi të madhe, nëpërmjet lajmeve të vuajtjeve dhe ndëshkimeve të Said Nursiut.

Turqit e zinj. Kështu i emërtonte me të drejtë, gazetari Abdurrahman Dilipak rininë e pashkolluar. Besimtarët e Turqisë që fëmijët të mos dalin nga feja, para se të dalë në shesh Risale-i Nur, fëmijët nuk i çonin në shkollë. Këtë pengesë e theu tërësisht Risale-i Nur dhe duke filluar që nga 1980, nëpër Anadoll u bë si një letërnjoftim i idealistëve fetarë, ku duke i çuar fëmijët në shkollë, e dërgonin të banojë në ders’hanet (shtëpiat e studentëve nën kujdesin e më të rriturve, vullnetarë, lexues të risaleve), duke u përhapur në të gjithë Turqinë. Këto ders’hane luanin rolin e pastrimit të mendimeve të nxënësve ndaj bindjeve materialiste që kanë marrë në shkollat e mesme dhe universitete. Kështu fëmijët e besimtarëve filluan të shkollohen nëpër të gjitha degët. Ky grumbullim nuk kishte ndodhur nëpër tarikate.

Said Nursiu ka parakuptuar se shekulli i sotëm është shekulli i dyshimit dhe me largpamësinë e tij ka parë se sundimin do ta marrë në dorë shkenca. Populli pati nevojë që të mbushë zbrazëtinë e moralit që u kishte humbur dhe shkatërruar me revolucionin republikan. Dhe këtë e bëri Risale-i Nur. Said Nursiu e ka ditur shumë mirë se ka kaluar ajo kohë që populli të sillet rreth hoxhës apo shehut. Ai nxënësit dhe lexuesit e Risale-i Nurit i këshillonte të mblidhen rreth librave e jo personave.

A ka qenë Said Nursiu një demokrat?

Dihet se edhe në kohën e sulltan Abdulhamitit, ai ka anuar nga liria... derisa në 1908, kur ka mbajtur ligjëratën në Selanik, ka anuar nga reforma kushtetuese.

Atje ku nuk ka besim, aty s’ka as liri, që do të thotë se tek një popull për të ndërtuar besimin, liria është e domosdoshme.

Said Nursiu ka qenë kundër atyre që mendojnë që shteti të sundojë islamin dhe partitë fenë. Ai ishte i mendimit që demokracinë ta pranojmë si mjet pa dhunë. Dhe kështu doli në shesh se Said Nursiu ka qenë një demokrat dhe ka anuar nga civilizimi i jetës shoqërore.

Said Nursiu ka parë se në kohën e fundit të osmanllinjve, për shkak të kontrollit të shtetit, besimi i fesë islame tërësisht ka rënë në imitim. Në këtë mënyrë ai po shkonte drejt zhdukjes. Said Nursiu kërkoi që të shpëtonte islamin nga fetarët e paditur.

Qëllimi i tij ishte që secilit t’ia hapë derën e islamit dhe individëve t’i garantojë kuptimin e njohjes së islamit. Dhe Risale-i Nuri e bëri këtë. Tani nëpër të gjithë Turqinë, në dhjetëra mijëra vende lexohen këto libra, duke u bërë shkas që dituria e fesë islame të përhapet kudo. Përmbledhja e Risale-i Nurit i ngjan një pusi që vazhdimisht gërmohet dhe s’i gjendet fundi kurrë.

g) Takimi i Bediuzzamanit me patrikun

Bediuzzamani i ka dhëne rëndësi bashkëpunimit me udhëheqësit e krishterë kundër filozofëve ateistë, duke u bazuar edhe në hadithe të Pejgamberit (a.s.m.).

Në librin e tij “Shkëlqimet”, thotë: “Është e vërtetuar me hadith të saktë se, në kohën e ahirzamanit (pak para fundit të botës), muslimanët duhet të bashkëpunojnë me fetarët e sinqertë të krishterë, për ta refuzuar dhe qëndruar kundër armikut të përbashkët, ateizmit. Pra jo vetëm me muslimanët, por edhe mosmarrëveshjet e tyre me të krishterët duhet të lihen mënjanë, duke jetuar bashkë dhe duke mos marrë parasysh pikat jo të përbashkëta.”  Kështu Bediuzzamani është përpjekur që ta përhapë këtë rrugë.

Më këtë qëllim me 22 shkurt 1951, kryepriftit të Vatikanit i ka dërguar një libër me titull “Dhulfikar”, ku tema kryesore e librit ishte njësimi i All-llahut (xh.sh.), profetësia e Muhammedit (a.s.m.) dhe se Kur’ani është fjala e All-llahut (xh.sh.). Prifti e ka mirëpranuar atë libër. Kuvendi priftëror e ka vlerësuar Bediuzzamanin me një letër, duke i kumtuar edhe një telegram i cili thotë:

“Nga kryesekretaria e Selisë së Shenjtë

Nr. 232247, dt. 22.02.1951

Zotëri!..

Me anën e përfaqësisë së Papatit në Stamboll, morëm librin tuaj të bukur të shkruar me dorë, i titulluar “Dhulfikar”. Sjellja e juaj e gëzoi Papën jashtëzakonisht. Me urdhërin e tij, jam i detyruar që t’u përgjigjem me respekt të sinqertë dhe kjo është për mua një shkak i mirë për t’ju dërguar respektet e mia.

Kryesekretari i Vatikanit

nënshkrimi  

Bediuzzamani kur ishte në Stamboll, me nxënësin e tij Zija Arun, shkuan të vizitojnë Athenagorasin, Patrikun e Fenerit të asaj kohe. Në bisedë e sipër Nursiu i tha Patrikut: “Meqë po e pranoni të vërtetën e krishtërimit, pra Njësimin e Zotit dhe profetësinë, atëherë pranojeni edhe Hz. Muhammedin (a.s.m.) si profet dhe Kur’anin e famshëm si libër të Zotit të Madhërishëm, e atëhere do të bëheni nga të shpëtuarit”.

Athenagorasi u përgjigj duke i pohuar ato....

Nursiu: Atëhere a ia kumton edhe kryepriftërinjve të tjerë të botës këtë bindje?

Patriku: “Ia kam thënë, por ata nuk e pranojnë...”

*****

Në kohën kur risalet filluan të botohen me shkronja latine, Bediuzamani kujdesej shumë që të mos kenë ndonjë gabim në botim. Pas 1955, përmbledhja e Risale-i Nurit filloi të botohej së pari në Ankara, Stamboll, Antalja dhe Samsun. Në ato ditë Beiuzamani bënte festë, duke thënë se këto ditë janë ditët e festimit të Risale-i Nurit.

Në lidhje me botimin e librit “Ringjallja”, një nxënës i tij thotë:

“Në Ankara ishte mbledhur komisioni i arsimit, në lidhje me programet shkollore të zhveshura nga feja dhe ishte marrë vendimi se mund të jipet vetëm lënda e filozofisë, duke mohuar edhe mundësinë e çështjes së Ringjalljes pas vdekjes. Në këto ditë që u mor ky vendim, Bediuzzamani i ulur pranë liqenit Egridir, e këndoi dyzet herë suren “Hashir” (Ringjallja). Kur kthehet në Barla fillon të shkruajë fragmentin e Ringjalljes. Pastaj e boton në Stamboll dhe një kopje ia dërgon një deputeti në Kuvend. Kur shkon atje, tek dera e kuvendit takohet me një person që e kishte bërë gati programin afetar. Ai kur e sheh librin thotë se Said Nursiu me kriminelët e tij po merr lajm nga punimet tona dhe po kundërshtohet me ne duke shkruar libra. Pasi Nursiut i bien në vesh fjalë të tilla, u përgjigjet kështu këtyre fjalëve: “Vëlla i dashur, unë nuk kisha dijeni nga vendimet e tyre. Por për t’u bërë ballë atyre, All-llahu (xh.sh.) më dhuroi mua librin “Ringjallja”. Përndryshe ku ta di unë se çfarë bëjnë ata. A e dini se para 1400 vjetësh përkundra vullnetit të mbretërve, me dorën e një të pashkolluari fisnik, i cili ka qenë edhe jetim, Krijuesi i gjithësisë shpalli nëpër të gjithë botën mesazhin e Tij. Pra ajo fuqi që hapi edhe fenë islame, ashtu edhe për Risale-i Nurin, siç thuhet edhe në “Xhelxhelutijje” të Hz. Alisë (r.a.), do të përhapet fshehurazi. Sigurisht që edhe për Risale-i Nurin, ajo fuqi po interesohet dhe do t’ia gjejë dashamirët që do të mundohen për të hapur të vërtetat e Kur’anit nëpër të gjithë botën. Ashtu siç e dini edhe ju, zanafillla e tyre ishte duke u shkruar dhe kopjuar me laps dhe në një kohë të afërt do të përhapet me botime dhe radio .

Në një kohë të shkurtër u botuan “Shkëlqimet”, “Shenjat e mrekullive të Kur’anit”, “Mesnevi-i Nurije”, “Shkopi i Musait”, “Rrezet”, dhe “Jeta e Bediuzzamanit”. Për çdo libër që dilte nga botimi, kur ia jepnin në dorë thoshte: “O All-llah, ta shoh edhe këtë dhe le të iki, unë këto ditë prisja.”

Said Özdemir, një nxënës tjetër i Bediuzzamanit që vazhdon shërbimet në Ankara, thotë:

“Në 1956 para se të botohej libri “Fjalët”, më dha 1.300 lira për shtypshkronjën, të cilat i kishte kursyer vetë. Deri në fund të jetës e kontrollonte vetë çdo botim. Kur u botua ky libër dhe ia dërgova, bëri dua dhe u gëzua sikur t’i kishe dhënë të gjithë botën, duke thënë se, “unë e kreva detyrën time e tani edhe të vdes nuk më mbesin sytë hapur. S’kisha qëllim tjetër përveç se të botohet Risale-i Nur me germat që rinia të mund t’i lexojë dhe t’i kuptojë ato. Tani kjo u realizua dhe e falenderoj All-llahun (xh.sh.) që mund të largohem në botën tjetër me qetësinë e zemrës dhe të shpirtit......”

Pas këtyre fjalëve më pagoi edhe 25 lira, si çmim të një libri që mori. Megjithëse e kundërshtova duke i thënë se, “librat janë të juajat. Edhe më parë më dhatë të gjithë ato para, e përsëri për çfarë më jep?”; ai më tha se, “që të mos prishet sinqeriteti, librin tim duhet ta blej me para dhe mos ia jipni secilit që jep 25 lira, por vetëm atij që thotë se do të përpiqem që ta lexojnë atë 25 vetë...”

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35 36 37 38 39 40 41 42 43 44 45 46 47 48 49 50 51 52 53 54 55 56 57 >>>