All-llahu xh.sh. e ka krijuar njeriun si një ek-zem¬plar, si një mostër të Gjithësisë. Po qe se njeriu zo¬tëron dritën e besimit, atëhere të gjithë ele¬men¬tet e shqisave që janë nga një dhunti e Zotit xh.sh. do të lexo¬hen vetëm nën dritën e qartë të besimit. Kjo lidhet edhe me vetëdijen e besim¬tarëve. Njeriu besimtar, i ndriçuar prej të gjithë Emrave të Bukur të Krijue¬sit në ndërgjigjen e tij pasqyron dhe shkëlqejn bukuritë e All-llahut të pastër dhe njeriu bëhet të lexueshëm që tregon për ekzistencen e Mjeshtrit të Gjithë¬sisë.

Besimtari indirekt, me krijimet e tij të matura dhe të logjikshme të thotë: “Shihmëni! Unë jam vepra dhe krijesa e Mjeshtrit të Madh! Mëshira e Tij pasqyrohet tek unë, në të gjithë pamjen time. Tek unë do të vësh re Gjithëdijen e Krijuesit”. Duke e vlerësuar kështu, ky njeri i thjeshtë lartësohet mbi të gjitha krijesat e tjera dhe bëhet një përçues i Mesazhit të All-llahut xh.sh. si dhe një mik që meriton parajsën.

Po qe se shpirtin e njeriut e sundon mosbesimi që shkëput lidhjet e tij me Krijuesin, atëhere stolitë e vyera të Emrave të Bukur Hyjnorë i mbulon er¬rësira e mosbesimit dhe është i palexueshëm, si një shkrim i fshirë. Po qe se harrohet Mjeshtri i një arti të rrallë, edhe vlerat e artit të Tij do të harro¬hen. Po qe se do të lini në harresë mjeshtrinë e një Mjeshtri absolut, atëhere këtë gjë do ta bëni edhe për çdo lloj krijese që shihni në këtë tokë. Mos-besimtari me shkurtpamësinë e tij mendon se çdo gjë në këtë botë është e rastësishme dhe kalimtare, duke mosvlerësuar në këtë mënyrë edhe artet e bukura.

Çdo organ shqisor, duke pasur vlerën e një besimtari me pikëpamjen e përthyer në mijëra thërmija, këtë fe¬nomenin kur shikon me pikëpamjen e mohimtari duke i dhënë vlera materiale dhe jo shpirtërore. Siç kemi thënë edhe më parë, qëllimi dhe esenca e filo¬zofisë materialiste është jeta e shkurtër, e cila e ulë njeriun në pozitën e një kafshe, gjithmonë të mbu¬shur me pakënaqësi dhe nevoja të pash¬terr-shme. Me kalimin e kohës materia shndërrohet e shkon drejt asgjësë.

Pra shikuat se ku e zbret mosbesimi krijesën më të vyer, njeriun, që shkëlqen si diamant?

Pamja e dytë:

Besimi është si një Nur plot me dritë, e ndriçon nje¬riun, ndriçon çdo shqisë, çdo molekulë të qënies së tij, ku në secilën mund të lexosh një mesash Hyjnor. Kur ndriçon kjo krijesë, pra njeriu, atë here e gjithë Gjithësia, katërcipërisht ndriçon. Këtë sekret të Madh më mirë e zbulon ky ajet:

9_24022010182356.jpg

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 >>>