Shembull: Ky libër që kemi në dorë, po qe se themi se është i shkruar me lapës, duke u mbësh¬tetur në dituritë e autorit të tij, vetëm atëhere mund të shkruhet i gjithë libri me shumë lehtësi. Por po qe se shkruarjen e këtij libri nuk e mbështesim tek merita e lapsit të autorit dhe themi se është shkruar vetvetiu, apo e ka krijuar natyra, atëhere për të botuar librin, për secilën shkronjë duhet një model i plumbët. Pra përkundrejt lapsit të autorit, atij i duhet nga një “laps” për secilën shkronjë. Përveç kësaj edhe lloji i germave do të ndryshojë sipas shkrimit që na duhet të paraqesim, si p.sh. për ato të mëdhatë, germa të mëdha, për të hollat germa të holla etj.. Në këtë mënyrë edhe për vetë germën na duhen me dhjetra lapsa. Po qe se ky do të ishte një shkrim si ai i trupit tënd, njëri “shkrim” përbrenda tjetrit, secilit grup shqisash do t’i duheshin modele të ndryshme, gjë që është brenda njëqind të pamundurave. Po qe se këtë arsyetim e quan të mundur, atëhere duhet të pranosh se edhe ato modele të këtyre germave i ka krijuar vetëm një njeri. Por po the se janë shpikur nga vetja e tyre, duhet ta dish se për të prodhuar lapsat, shkronjat dhe modelet e shkronjave metalike, do të të duheshin pajisje dhe modele të krijuara në mënyrë estetike. Duke vazhduar në këtë mënyrë, rritet pamundësia e krijimit të këtij libri vetvetiu.

Ai që pranon këtë mendim kaq fantastik dhe të pamundur, do t’i shtojë të pamundurat në një numër të barabartë me tërë sasinë e atomeve të trupit të vet. O njeri i paskrupullt, turpërohu dhe largohu prej rrugës së errët ku je futur!

FJALA E TRETË

“Iktezat-hut tabiat.” Natyra e bën të nevojshme ekzistencën e saj.

 Shpesh thonë se e ka krijuar natyra. Edhe ky mendim si ata të mëparshmit shpreh njëqind të pamundurat, por ne këtu vetëm tre prej tyre do të parashtrojmë:

E pamundura e parë: Po qe se për krijimin artistik të këtyre qenieve, veçanërisht të njerëzve, nuk do të mbështetemi tek Dielli i Përjetshëm, pra në Fuqinë e Madhe të All-llahut xh.sh. dhe po qe se mendojmë për një natyrë që është e shurdhër dhe pa kujtesë, atëhere për të krijuar secilin send, asaj i duhet nga një makinë dhe një shtypshkronjë, në mënyrë që secilit send t’i japë një fuqi që të ketë aftësi për të krijuar dhe ruajtur çdo gjë.

Shkëlqimet e diellit që pasqyrohen në kristale, po të mos i mbështesim të gjitha ato tek vetë burimi, pra diellit, atëhere duhet të pranojmë se janë veti të cepave që shkëlqejnë ato, kurse dihet që në cepa të qelqit nuk mund të vendoset as koka e fijes së shkrepëses.

Atëhere duhet ta pranosh se ato kristale mbanin edhe cilësitë e diellit gjigand. Po si ky shembull, po qe se të gjitha qeniet e gjalla, apo sendet nuk i mbështesim drejtpërsëdrejti tek Funksionet e Em¬rave të Zotit, atëhere duhet të pranonim se secilit send, veçanërisht gjallesave, natyra u ka dhënë një fuqi të pafundme, një vullnet dhe një dituri të mrekullueshme, që të kenë mundësi përnjëherë të konceptojnë të kaluarën dhe të ardh¬men e tyre. Pra duhet ta pranosh se secili send është një zot. E kuptove se ky lloj mendimi nuk pranohet kurrë? Kjo tregon se kush ia atribon Artet e Zotit xh.sh. natyrës imagjinare, se gjoja ato i ka krijuar një fuqi e pavetëdijshme, që nuk ka asnjë lloj rëndësie, ky farë njeriu është njëqind herë më kafshë se kafsha e pavetëdijshme.

E pamundura e dytë: Këto sende të rregull-ta, të krijuara me ekuilibër preçiz, po qe se nuk ia atribojmë All-llahut xh.sh., që është Gjykatësi i Fortë dhe i Paanshëm, por ia mbështesim natyrës së budallallosur, atëhere për secilin cep të tokës, natyrës i duheshin të gjitha shtypshkronjat dhe fabrikat e Europës dhe njëkohësisht ky cep i tokës duhet të ishte një zanafill, për të rritur frutat e shijshme e të panumërta dhe të krijonte ato lule erëkëndshme panumërim. Sepse vetëm në një vazo që zë pak dhé, nga një farë e vogël rriten me mijëra lule të varjeteteve të ndryshme ku duket një aftësi e çuditshme në shpimin e dheut për të dalur në sipërfaqe. Këtë fenomen të mrekullueshëm, po qe se nuk ia atribon një Zoti të Fuqishëm, atëhere për secilën lule do të duhej një pajisje e jashtëza¬konsh¬me, se përndryshe ajo nuk mund të ekzistonte. Farërat e tyre përmbajnë materien të njëjtë me të vezës dhe të spermës, pra hidrogjen, oksigjen, azot dhe karbon. Këta elemente janë në formë të ngatërruar dhe të çrregullt, pa patur asnjë farë dijenije për formimin. Ajri, uji, ngrohja dhe drita, përpara tyre janë fare të parëndësishme dhe të thjeshta, të cilat rrjedhin si vërshime. Pra të gjitha këto veprojnë në mënyrë të pavetëdijshme. For¬mimi i luleve të ndryshme është i shumëllojshëm dhe i panumërt. Ato dalin prej dheut në një mënyrë të rregullt, gjë që tregon se për t’u krijuar këto lule, nevojiten pajisjet dhe presat e të gjthë Europës. Vetëm në këtë mënyrë mund të arrish t’i krijosh këto basma natyrore, pra petalet e lloj-llojshme. Ato janë të qendisura me një bukuri të rrallë dhe janë larg nga krijimtaria e mendjes së atyre nje¬rëzve që mbajnë këto mendime që nuk kanë iman (besim). Merre vesh mirë se sa të çmendur janë ata që shpifin se natyra ka krijuar njeriun me të gjitha format e tija. Ata janë pijanecë të ndyrë dhe nuk mund të kuptojnë se ku po i çon fantazia e tyre e sëmurë dhe e çoroditur, që është jashtë çdo logjike shkencore, megjithëse ata e quajnë veten “shken¬cëtarë”. Shiko në këtë rast se çfarë rruge dhe profesion të budallallosur kanë zgjedhur ata për vete… dhe pastaj plasja të qeshurit.

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 >>>