KURA E PESTË

O ti njeri që të është ngjitur sëmundja!  

Unë kam bërë provë dhe jam bindur se së-mundja për disa njerëz është një bamirësi e All-llahut xh.sh. dhe një dhuratë e çmuar e të Gjith-mëshir¬shmit. Ky është thelbi i këshillave që u jepet atyre që vinin për të më takuar, që unë t’i lutesha All-llahut për t’ua larguar sëmundjen sa më parë. Vija re se një djalë i ri që erdhi tek unë i sëmurë, kishte filluar të mendonte për jetën e përtejme. Sëmundja atë e kishte shpëtuar nga veset e këqi. Të gjithë të sëmurëve që vinin te unë për këshilla u thosha të mos mërziteshin, se këtë e kishin prej All-llahut xh.sh.. Dhe më pas shtoja: “O vëlla, unë nuk jam kundër së¬mundjes tënde dhe nuk e shoh këtë sëmundje si një fatkeqësi për ty, meqë sëmundje kryen detyrën te ti prandaj do t’i lutem All-llahut xh.sh., që të shpëtosh nga kjo sëmundje”. I thoja: “Mundohu të durosh, gjersa të zgjasë kjo sëmun¬dje. InshaAll-llah All-llahu të shëron” Dhe shtoja: “Shokët e tu që janë shëndosh, në të vërtetë ata janë të sëmurë, kanë braktisur namazin, vdekjen e kanë harruar dhe All-llahun nuk e kujtojnë. Ata e kanë harruar detyrët e tyre. Mendojn se  kanë ardhë për të bërë qejf në këtë jetë, me këto mendime të këqi ata humbasin dhe shkatërrojnë jetën e përjetshme. Në kllapinë e sëmundjes tënde, patjetër që të dalin parasysh stacionet nepër të cilat do të kalosh. Ty po të shfaqet gropa e varrit dhe pas saj vendi ku do të qëndrosh përgjithmonë. Ti sipas këtij itinerari po lëviz, domethënë për ty sëmundja është në të mirë, pra shëndet, kurse shëndeti i shokëve të tu nuk është tjetër gjë veçse një sëmundje.”

KURA E GJASHTË

O ti i sëmurë që ankohesh!  

Unë po të them se, kur do që ta kujtosh të kalu¬arën, ngazëllimet, kënaqësitë ose brengat dhe hidhërimet, patjetër do të thuash: “Of!” apo “Oh shyqyr!”

Gjuha dhe zemra jote do të thonë ose “Elham¬dulil-lah!” (falënderoj All-llahun xh.sh.), ose “i mjeri ç’më gjeti!”. Punët e mëparshme të hidhura, sot të shtyjnë të falenderosh All-llahun xh.sh., sep¬se natyrisht, ato kur i përjeton janë të mjerueshme, por kur shpëton prej tyre ndien një kënaqësi në zemër. Shpëtimi nga e kaluara e hidhur dhe vuaj¬tjet është me të vërtetë një kënaqësi e madhe. Ato ikin duke lënë në zemrën e njeriut një ëmbëlsi, që sa herë ta kujtosh ato, do ta ndjesh veten të lumtur dhe të kënaqur. Fill pas kësaj ndjenje buron falenderimi ndaj All-llahut xh.sh..

Mendimet që të shtyjnë të thuash “i mjeri unë! Vaj medet për mua!”, janë ditët e ndarjes prej ngazëllimit dhe lumturisë. Kjo tregon se ti je ndarë njëherë e përgjithmonë prej tyre. Nga kjo ndarje ato kanë lënë në zemrën tënde një hije pikëllimi dhe të futin në trishtim të hidhur. Kënaqësia e një dite të vetme me atë që All-llahu nuk e lejon, të sjell një vit të qash me lot dhe hidhërime. Një ditë e sëmundjes tënde, që të ka shkaktuar dhimbje në këtë botë, të jep një kënaqësi shpirtërore shumë¬ditore, të barabartë me të gjitha ato mirësi që ke fituar duke duruar në kohën e sëmundjes tënde. Kënaqësia e shpëtimit mund të zgjasë me vite.

Kujto fundin dhe të mirat e kësaj sëmundjeje të përkohshme. Tani mos thuaj: “Ç’më ka gjetur për këto që më kanë rënë në kokë”, por thuaj mund të më kalojë! dhe jo të ankohesh, por të falenderosh All-llahun xh.sh.!

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 >>>