Veprat e Abdylkadrit dhe disa tj
- NJERIU QË KËRKON VETVETEN -2
- NJERIU QË KËRKON VETVETEN -1
- ATOMI
- RRETH NJERIUT
- PSE I BESOJN ALL-LLAHUT 50 PROFESORET E FAMSHEMTE EUROPES
- PËRGJIJGE PYETJEVE MATERJALISTE
- NJË JETË TJETËR
- DRITA E MENDJES
- ÇËSHTJET JETSORE
- AFORIZMA TË ÇMUAR
Poezitë: PERLAT E ZEMRËS të Abdylkadrit
- O ZOT!
- FUQIA E ZOTIT
- ÇFARË ËSHTË KUR`ANI?
- MUHAMMEDI (a.s.m.)
- VËLLAZËRIMI
- PUNO!
- SHPRESA
- LIBRAT
- O DJALË I RI!
- O NJERI!
- VËLLEZËR SHQIPTARË
- MOTRA IME FISNIKE
- VËLLEZËR TË DASHUR
- NËNAVE TË MIA FISNIKE
- KULTURA
Online Sayaç
Po kështu në çatinë e kësaj bote, me miliona janë “llambat” e yjeve, që sipas zbulimeve të astro¬nomëve, disa prej tyre janë njëmijë herë më të mëdhenj se bota jonë dhe lëvizin 70 herë më shpejt se gjylja e topit. Duke lëvizur, rregulli i tyre nuk prishet, nuk përplasen dhe nuk shuhen. Materiali ndriçues i tyre nuk mbaron. Shkenca e astronomisë që jeni duke studiuar, për këtë do t’iu njohë më mirë me diellin, që qenka krijuar para një milion vjetësh dhe që qenka mbi një milion herë më i madh se kjo botë. Në këtë Bujtinë Hyjnore, ai shërben si një llambë, apo si një stufë, që nuk shuhet kurrë.
Është vërejtur se për të siguruar materialin ndriçues të tij vetëm për një ditë, duhet që të gjitha malet e kësaj bote të jenë me qymyr dhe e gjithë bota të jetë plot me benzinë dhe gaz. Fuqia ngro¬hëse e tij llogaritet e barabartë me fuqinë kalori¬ferike të të gjithë drunjëve të njëmijë sipërfaqeve të kësaj bote. Pra, pa gaz, pa dru dhe qymyr, ndizet me një energji që nuk shuhet kurrë, në një lëvizje të vazhdueshme dhe pa u ndeshur asgjëkundi.
Të gjitha tregojnë për një të Plotfuqishëm të Paarritshëm për një All-llahun Madhështor. Sa të mëdha dhe të fuqishme janë këto llamba, po t’i krahasojmë me ato të mjeshtrave tanë. Bëjeni këtë krahasim, kur të studioni shkencën e astronomisë dhe do të bindeni se ka një Sundimtar të Gjithësisë, që i sajon të gjithë këto fenomene gjigande.
Shembull 6. Lexo një libër, çdo rresht i të cilit, është i shkruar me laps të hollë, ku në çdo fjalë është pasqyruar një sure e Kur’anit. Atëhere pa dyshim e kupton se këtë mund ta shkruajë vetëm një Autor i Mrekullueshëm. Prandaj kjo vepër duke u vlerësuar nga të gjithë, me shpirt shqiptohen fjalët: Mashaall-llah....
Po kështu duke parë Gjithësinë e madhe, vetëm në një pjesë fare të vogël, siç është sipërfaqja e tokës dhe një formë e saj siç është pranvera, do të vëresh se ajo është krijuar si një libër gjigand me treqind mijë faqe të mbushura me bimë dhe kafshë të mijëra llojeve, të kombinuara kaq bukur me njëra tjetrën dhe pa ngjasuar aspak dhe që të gjitha krijuara në një mënyrë të përsosur. Tek “fjalët” e një druri, si në një vjershë të bukur, brenda embrionit të një fare, ka futur përmbajtjen e të gjithë librit. A nuk të duket se aty ka punuar një laps i fshehtë dhe a nuk janë të gjitha këto mesazhe shumë domethënëse?
Tek secila fjalë e tyre shfaqet dituria e kulluar. Kuptoje pra se kjo broshurë e gjithësisë, ky Kur’an i materies, është më i madh se në shembullin që treguam më parë. Këtë më mirë do ta kuptoni kur të studioni letërsinë dhe artin e të shkruarit. Me objektivin e dylbive të tyre, do të dalloni Kolosin e Përsosur të këtij Arti dhe Shkrimtarin, gjeni të këtyre “Librave të mrekullueshëm”. Ato me thë¬nien “All-llahu Ekber” të njoftojnë Zotin xh.sh., kurse me fjalën “Subhanall-llah” e amshojnë Atë dhe me “Elhamdulil-lah” të shtyjnë ta duash Atë.
Të gjitha këto shkenca që treguam më lart dhe qindra të tjera që nuk i përmendëm, po t’i anali¬zosh dhe t’i vështrosh me pasqyrime të veçanta dhe t’i shohësh me objektivin e dylbive, para syve do të shfaqet Krijuesi Madhështor me të gjithë Emrat e Bukur të Tij. Këto të njoftojnë dhe të tregojnë funksionet e përsosura të Tij. Kur’ani Madhështor për të bërë të njohur dhe për të dokumentuar një¬simin e All-llahut xh.sh., shumë herë ka theksuar në këto ajete, që do të rreshtojmë:
Pra këto ajete na njoftojnë All-llahun, u thashë të rinjëve të shkollës dhe ata më besuan, duke u bindur plotësisht. Duke i verifikuar këto të vërteta që u tregova, ata thanë: “E falenderojmë All-llahun se morëm një mësim shumë të vlefshëm dhe të amshuar”, pastaj shtuan: “Mëshira e All-llahut qoftë mbi ty!” Unë vazhdova përsëri:
“Njeriu është krijuar si një makineri që mban mijëra hidhërime dhe gëzime brenda saj. Shpir-tërisht dhe materialisht ajo është e dobët dhe e sulmojnë atë armiqtë e panumërt. Gjithmonë është i varfër dhe i ndjeshëm shpirtërisht, sepse e kanë goditur vazhdimisht dhimbjet e ndarjeve dhe të humbjeve. Në këtë gjendje paaftësie, kur njeriu mbështetet me adhurim tek një Sundues Ma¬dhësh¬tor, atëhere ai gjen një pikë mbrojtjeje përballë armiqve dhe nevojave të pashterrshme; ashtu siç krenohet me nderin dhe pozitën e zotërisë së vet. Kur njeriu me besim dhe adhurim mbështetet tek Mëshirëploti i Fuqishëm, duke u lidhur shpirtërisht me Të dhe duke përfytyruar çastin e vdekjes si një çlirim, atëhere këtë njeri nuk mund ta mendosh se sa mirënjohës dhe falenderues është”. Këtë që u thashë të rinjëve të shkollës, ua përsërita edhe shokëve të mi të burgut: “Atë (All-llahun xh.sh.), kush e njeh dhe i përulet ai po të jetë edhe në kasolle, ndihet fatbardhë.
Kush e harron edhe në pallat po të jetojë, do t’i duket si një kasolle e rrënuar dhe do të ndihet fatzi. Një viktimë fatbardhë duke shkuar për ta varur, mizorëve u tha: “Unë nuk po vdes, mbase duke u çliruar nga ju, unë po shkoj në lumturinë e për¬jetshme. Juve ju shoh si të dënuar me burgje të përjetshëm dhe kjo më duket se është shpagimi im kundër jush; pra hakun po e marr.” Duke vazhduar me gëzim tha:
dhe me qetësi të zemrës dha shpirt.
ÇËSHTJA E SHTATË
Siç e pamë edhe në “Çështjen e gjashtë”, për¬para shkollarëve të qytetit të Kastamonus, kur ata më patën thënë: “Njoftona Zotin tonë”, unë mbajta një kumtesë të gjatë me gjuhën e shkencave, duke u dhënë një mësim të mirë. Kur e dëgjuan këtë ndodhi të burgosurit që takoheshin me mua, duke u nisur nga besimi dhe dëshira që krijuan për jetën e mbrapme, m’u lutën duke më thënë: “Na njohto edhe me jetën pas Ringjalljes, që të bindemi, deri sa nuk na kanë rrëmbyer veset e nefsit që të na nxjerrin në rrugën e shtrembër të kohës sonë.
Nuk duam të futemi më nëpër burgje.” Për të plotësuar dëshirën e atyreve që lexuan “Çështjen e gjashtë” dhe për hir të nxënësve të burgut të Deniz¬lisë, doli e nevojshme që të jap një përmledhje të shkurtër për “Besimin e jetës së mbrapme”, që ajo është edhe njëri nga themelet e besimit. Duke iu dhënë një përmbledhje nga Risale-i Nur, u thashë: “Siç e theksova edhe në “Çështjen e gjashtë”, do t’iu flas për jetën e mbrapme, duke filluar më parë nga argumentet e Edukatorit tonë, Profetit Fisnik (a.s.), me Kur’anin e Famshëm, me melektë dhe me gjithësinë e pafund.
Në fillim për jetën e mbrapme do t’i drejtohemi All-llahut xh.sh.. Ai këtë çështje na e dokumenton me anë të të Dërguarit të Tij, që paraqiti mesazhet e All-llahut xh.sh.. Në këto mesazhe Ai thotë: “Mos dyshoni në ekzistencën e jetës pas Rin¬gjalljes. Atje do të transferoheni”.”Fjala e dhjetë” me “Dymbëdhjetë të vërtetat” i ka dhënë përgjigje problemit të Ringjalljes dhe e ka vërtetuar me anë të disa Emrave të Bukur. Duke i konsideruar të mjaftueshme tregimet që kemi treguar, po i biem për shkurt: Nuk ekziston asnjë Mbretëri, ku atij kush i përulet të mos i jepet shpërblimi që i takon dhe ai që kundërshton të mos marrë dënimin e merituar.
Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 >>>