Risale-i Nur për arsye se është koment i Kur’anit, ai është i lidhur me Kur’anin. Kurse vetë Kur’ani në të vërtetë është i lidhur me Arshin e Madh, sikurse rruzulli tokësor me diellin. Në këtë rast kush do të sundojë kontinentin e Azisë ai nuk mundet të hapë luftë me Risale-i Nurin, sepse është koment i Kur’anit, pra sundimtari i Azisë ka nevojë që të pajtohet me to, bile edhe vetë duhet të përfitojë dhe ta mbrojë atë.

Ndaj kërkesës për heshtjen time, atyre u përgjigjem kështu: “Meqë për të mbrojtur ndonjë çështje, për të shpallur një mendim politik, apo për ndonjë interes të kësaj jete, shumë njerëz pa fare ngurrim sakrifikojnë veten, duke mos u tërhequr, si është e mundur të mos sakrifikoj jetën time me një çështje, shpërblimi i së cilës është xhenneti madhështor, ku lumturia e tij nuk soset kurrë. Jam duke shpenzuar jetën për një zbulim që i ka habitur të gjithë filozofët, prandaj numri i kokave të mia sikur të ishte sa atomet e trupit tim, përsëri të gjitha do t’i sakrifikoja, për shkak se kjo rrugë na garanton një lumturi të pafundme. Njëkohësisht, po qe se mendoni që të më heshtni duke më zhdukur, është e kotë, sepse atëherë në vendin e një gjuhe time, do të flasin njëmijë gjuhë.

Risale-i Nur që njëzet vjet është vendosur nëpër shpirtrat e njerëzve, e ju në vend të një gjuhe që do të bëni të heshtë, kam shpresë tek Mëshirëploti i Madhërueshëm, që do të sigurojë të folurën e mijëra gjuhëve.”

Bediuzzamani nuk mbante vetëm shqetësimin e tij. Ai qante për gjendjen e trazuar të popullit islam. Ai në një ditë të festës së Republikës, duke qenë në burgun e Eskishehirit, nga dritarja hodhi vështrimin ndaj vajzave që po luanin dhe qeshnin në oborrin e gjimnazit, duke hedhur valle. Momentalisht si në një kinema shpirtërore, atij iu shfaq jeta e tyre pas pesedhjetë viteve. Ja se ç’thotë:

“Nga pesë apo gjashtëdhjetë nxënës që ndodheshin aty, dyzet prej tyre, pas pesëdhjetë vjetëve i imagjinoja të vdekur dhe të kalbur në varr, duke vuajtur dënimin e punëve të tyre të pahijshme. Ndërsa dhjetë prej tyre ndoshta akoma nuk kanë vdekur, por janë tek mosha shtatë apo tetëdhjetë vjeçare. Janë shëmtuar dhe në vend të dashurisë e respektit, vuajnë vetminë dhe vështrohen me mëri dhe urrejtje, për arsye se në moshën e rinisë ata nuk kanë mundur të ruajnë namusin dhe nderin. M’u dhimbs gjendja e tyre dhe fillova të qaj. Vajin tim e kishin dëgjuar edhe shokët, që në moment erdhën dhe më pyetën për çfarë po qaja.

— Largohuni dhe më lini të qetë në hallin tim,-iu përgjigja atyre.”

*****

Edhe gjatë burgimit, nxënësit e Bediuzzamanit i ndenjën besnikë atij dhe Risale-i Nurit. Ata ishin të mendimit se kush i shërben Risale-i Nurit, shpëton besimin (imanin). Tarikati dhe shehlleku, anëtarëve të vet u garanton grada të evlijallekut. Ndërsa t’i shpëtosh besimin dikujt, është gjëja më e rëndësishme dhe më me sevapë se sa dhjetë vetëve t’ia garantosh evlijallëkun. Sepse besimi është shkaku për të fituar lumturinë e përjetshme, e cila vlen për njeriun sa rruzulli tokësor. Evlijalleku është një shkak që t`i zgjerohet xhenneti besimtarit. Kurse një njeri të vetëm ta bësh mbret është më e rëndësishme se sa t`i bësh oficerë dhjetë vetë. Po ashtu edhe të shpëtosh vetëm besimin e njërit, është më e rëndësishme se sa dhjetë vetë t`i bësh evlija.

*****

a) Si kaloi jeta e Bediuzzamanit në qytetin Kastamonu

Nxënësi i sinqertë i Bediuzzamanit, Mehmet Fejziu, thotë se:

“Kush merakoset të dijë për Said Nursiun, përgjigjen e vërtetë të gjendjes së tij dhe të Risale-i Nurit, le ta marrin nga shenjat e tridhjetë e tre ajeteve të mrekullueshme të Kur`anit (të regjistruara në “Rrezen e parë” të kompletit Risale-i Nur). Gjithashtu le të lexojë me kujdes fragmentet e Risale-i Nurit nga “Isharatul Kur’anije”, “Keramati Alevije” dhe “Kerameti Gavsije” dhe do t’i mjaftojnë. Mësuesi ynë Bediuzzaman, pasi përballohet me nderimin e Emrave të All-llahut, “Nur” dhe “Hakim,” ato autorit ia hapën thesaret e Kur`anit. Në këtë rast jo për ta lavdëruar, por ashtu siç na urdhëron Kur`ani që, “t’i përmendim mirësitë që na ka sjellë All-llahu”, u them se ky dijetar që shpall dituritë e së vërtetave, zotëron moralin e Hz. Muhammedit (alejhissalatu ues-selam). Ai i ka tejkaluar perdet e nefsit dhe të veseve të mëkatshme dhe në shekullin tonë ka arritur tek një moral shembull. Deri tani e gjithë jeta e tij ka kaluar në modesti, mënyra e jetesës dhe veshja e tij ka qenë shumë e thjeshtë, kurse morali, fisnikëria dhe sjellja e tij, kanë qenë jashtëzakonisht të larta, duke mos i dhënë fare vlerë gjërave të përkohshme. Ai ka mbrojtur nderin e diturisë, duke ia bërë vetes parim që kurrë të mos i përulet askujt. Megjithëse nganjëherë përpara tij janë parashtruar begati të kësaj bote, i ka përbuzur ato duke ia kthyer shpinën. Ne nxënësit e tij dëshmojmë se kurrë nuk ka marrë zekat, sadaka apo dhuratë prej dikujt. Madje kur ishte në Kastamonu, për të paguar qiranë e shtëpisë, shiti jorganin e vet dhe përsëri nuk pranoi dhuratën e dikujt.

Mësuesi ynë, vetë duke qenë larg vetive të të dukurit në sy të tjerëve, edhe nxënësit vazhdimisht i këshillonte të mos i afrohen asaj, se ajo është një peshë e rëndë dhe nuk është gjë tjetër përveç se mendjemadhësi, që bie në kundërshtim me sinqeritetin. Ndaj secilit dhe veçanërisht ndaj pleqve, fëmijëve dhe të varfërve, u afrohej me mëshirë, dashamirësi dhe vëllazërim të sinqertë. Nga fytyra e tij vazhdimisht shfaqej një dritë mes seriozitetit dhe buzëqeshjes. Megjithë madhështinë e tij, ai ishte shumë i sjellshëm. Ai nuk fliste shumë, fliste përmbledhtazi, ku me diturinë e tij gjeniale dhe me pak fjalë, jepte shumë për të kuptuar.

Mësuesi vazhdimisht përpiqej që të mbulojë gabimet e të tjerëve dhe nuk lejonte të mirrej dikush nëpër gojë... Ai ishte ekspert për të edukuar veset e nefsit dhe asnjëherë nuk i shërbente dëshirave të tij. Ngrënia e tij ishte aq pak, saqë nuk ishte e mundur që ajo t’i mjaftonte një njeriu, flinte pak, si në dimër ashtu edhe në verë. Natën nga mbrëmja deri në mëngjes, më së shumti e kalonte me ibadet (adhurim). Namazin e tehexh’xhud-it (natës) dhe lutjet e zakonshme të veta, nuk i braktiste kurrë. Bile në një Ramazan, duke qenë shumë i sëmurë dhe gjashtë ditë pa ngrënë asgjë, përsëri nuk i braktisi adhurimet dhe agjërimin. Komshinjtë e tij dëshmojnë se: “Ne, tetë vjet pa ndërprerë, verë-dimër, deri në mëngjes, dëgjonim zërin e bukur të mësuesit tuaj që i lutej All-llahut të Madhëruar.”

Mësuesi ynë ka qenë shumë i kujdesshëm ndaj pastërtisë, gjithmonë ka qenë me abdest dhe kohën e ka vlerësuar shumë, shkruante Risale-i Nur, u merrte me korigjimin e tij dhe këndonte “Xheushenul kebir” (dua-lutje). Në shumë raste gjatë verës, dilte nga qyteti në kodrat e largëta, bile edhe gjatë rrugës, korigjonte ose dëgjonte mësimet tona, që na kishte mësuar më parë. Shprehjet e tij fisnike dhe të ëmbla, mësimi, apo udhëzimi me ta nga mëngjesi deri në mbrëmje, nuk të jepte fare lodhje. Ai shërbimin e Risale-i Nurit e preferonte nga veprimet e tjera, duke thënë se: “Që njëzet vjet, përveç Kur’anit dhe Risale-i Nurit, nuk kam pasur dhe nuk kam lexuar ndonjë libër tjetër.” Ja pra një person që fuqinë e tij e merr nga ana e Frymëzuesit Absolut, ai me dritën e Kur’anit, duke ndriçuar zemrën e vet, s’mund t’i duhet libër tjetër përveç Kur’anit të mrekullueshëm. All-llahu i Madhëruar në periudhën e shkruarjes së Risale-i Nurit, mësuesit tonë i ka dhënë një aftësi superiore që nuk tregohet dhe nuk është e mundur që të përballet kush tjetër me këto mirësi. Çdo libër i Risale-i Nurit është shkruar në kurbet, duke qenë i sëmurë e me kushtet më të vështira. Kështu All-llahu i Madhëruar, në këto kushte u ka dhuruar besimtarëve këto vepra. All-llahu (xh.sh.) atij i ka dhënë një aftësi gjeniale, duke mundur të hulumtojë qiellin si një libër dhe rruzullin tokësor si një faqe. Kjo nuk është gjë tjetër vetëm se ndihma e pastër e All-llahut (xh.sh.). Risale-i Nur përmban dhe tregon urdhërat më të larta të Kur’anit të mrekullueshëm, pra besimin dhe dituritë e shkencave me gjithë ngjarjet që ndodhen në gjithësi. Ai njerëzit i nxit të lartësohen në shkallën maksimale dhe me ndihmën e All-llahut ngjall zemrat që janë bërë gati të vdesin. Me sekretin e fjalës së shenjtë: 12_11032010123328.jpg  , sigurisht gjithëdija e All-llahut (xh.sh.) ka lejuar që edhe përfaqësuesit e pejgamberëve të përballen me shumë lloje zullumesh, njëlloj si ai karvani fisnik i mëparshëm dhe pastaj edhe mësuesi, Bediuzzamani, i cili është përballur me shumë lloje fatkeqësish.

Një xhybe e Mevlana Halidi Bagdadiut (i pranuar si muxheddidi, ripërtëritësi i islamit për shekullin e kaluar), nëpërmjet nipit të vet, Shejh Muhammedit, i dhurohet Bediuzzamanit pas 100 vjetëve.  Ardhja e xhybes ndodhi në këtë mënyrë: Në muajin Ramazan, xhybja arriti tek Bediuzzamani nga një grua, nxënëse e Mevlana Halidit, e cila e kishte ruajtur për shumë vjet. Gruaja megjithëse e kishte marrë vesh se Bediuzzamani nuk pranonte dhuratën e askujt, xhyben ia dërgon me anën e nxënësit të Nursiut, Fejziut. Nursiu kur e pa xhyben filloi që të falenderonte All-llahun (xh.sh.) dhe ia dha Eminit për t’ia larë. Nxënësit e tij u habitën se përse i del zot xhybes, ndërsa gruaja i shpjegoi se ai amanet ështe i tiji.

Kështu bëhet e qartë se përse kishte bërë All-llahu që Bediuzzaman Said Nursiu në moshën 14 vjeçare, kur mori edhe diplomën (ixhazetin) e teologut, nuk pranoi ta vishte xhyben dhe të vinte çallmën, për arsye se e cilësonte akoma herët për gjëra të tilla.

*****

Sekretari i Bediuzzamanit, Hafiz Teufiku i Shamit, duke u bazuar në hadithin:

12_11032010124026.jpg

në një letër shkruan se për shekullin e XII (hixhri), Mevlana Halidi është pranuar si ripërtëritës (muxheddid). Duke krahasuar Bediuzzamanin me Mevlana Halidin, është interesante ngjashmëria e datave. Mevlana Halidi ka lindur në 1193 (hixhri), në 1224 ka shkuar në kryeqytetin e Indisë, Xhihanabad, pa i mbushur 20 vjeç është konsideruar nga ana e dijetarëve të tjerë si dijetari i shekullit. Duke u tërhequr nga dëmet e politikanëve, në vitin 1238 është shpërngulur në Damask.

Për ballë kësaj edhe Bediuzzamani ka lindur në 1293 (hixhri), ka shkuar në kryeqytetin Osman, Stamboll në 1324 dhe në moshën katërmbëdhjetë vjeçare mori titullin, Bediuzzaman (mrekullia e kohës).

Duke u tërhequr nga dëmet e politikës, në vitin 1338 ka shkuar në Van. Rruga e Mevlana Halidit ka qenë me shërbime të misticizmit (tasavvuf). Kurse Bediuzzamani me “ilmi kelam”, duke u mbështetur në themelet e fesë, ka treguar Zotin (xh.sh.), profetin, ringjalljen, etj., duke preferuar hapjen e rrugës së besimit.

*****

Nxënësit e Bediuzzamanit, Fejziu, Emini dhe Sulejmani shpjegojnë: “Një ditë mësuesi ynë u sëmurë, aq sa zëri nuk i dilte fare. Pa pritur erdhi një doktor, i cili ia shtrëngoi dorën. Mësuesi i tha doktorit: “Unë nuk dua ta kuroj sëmundjen time, s’kam nevojë për mjek. Mjeku im është All-llahu”. Në këtë rast mësuesi u gjallërua dhe filloi t’i dalë zëri. Në këtë rast u sëmurë doktori vetë. Ai i dha doktorit të lexojë një letër të rëndësishme, e cila u bë për doktorin një ilaç. Ishte dhe Ramazan, e në këtë rast ra topi i iftarit. Bediuzzamani i tha doktorit që të mos shkonte në shtëpi, por të bënin iftar aty. Por doktori, duke e ndier veten fajtor, i tha se nuk ka agjëruar. Kështu të gjithë ne u habitëm, se ku e dinte mësuesi se doktori nuk agjëron, duke mos e pranuar si mjek, për arsye se kundërshtonte ligjin e All-llahut (xh.sh.).

Përsëri një ditë nxënësit e tij Emini dhe Fejziu, e pyetën mësuesin për çfarë arsyeje që shtatë vjet nuk interesohej fare të pyeste se në çfarë gjendjeje ishte Lufta Botërore, e cila në fakt kishte lidhje edhe me të ardhmen e muslimanëve. “A nuk të intereson kjo çështje kaq e madhe që po shkatërron të gjithë rruzullin? Ne po të shërbejmë çdo ditë, por asnjëherë nuk na pyete për të. Vallë a ka ndonjë gjë më të madhe se kjo? Apo interesimi për këtë luftë të sjellë ndonjë dëm, apo ka diçka më të madhe që e mposht?” Në lidhje me këtë ai i përgjigjet:

“Po, unë nuk interesohem për arsye se gjykimi i një çështjeje tjetër, mban një rëndësi më të madhe se e gjithë bota. Kjo e luftës, pranë saj është shumë e pavlerë. Sepse në këtë Luftë Botërore, dy shtete luftojnë për të fituar sundimin e botës. Kjo luftë na shtyn të mendojmë momentin e luftës së madhe, kur do të dalim në gjykimin e madh. Mendojeni zhurmën kur do të dalin në gjyq dy rrymat, ateistët dhe besimtarët. Ateistët do të gjykohen për arsye se janë kundërshtuar me fetë qiellore, ku atyre mund t’u shtosh edhe gjykimin e shtresës borgjeze me atë komuniste. Padia e tyre do të ishte e rëndësishme dhe e madhe, saqë vetëm pjesa e fitimit të njërit prej tyre, do të mbante vlerë më shumë se kjo botë. Kështu që:

Për çdo njeri, veçanërisht për ne muslimanët, është ngritur një çështje, sa një arë me madhësinë e kësaj bote dhe e përjetshme, kështu ose do ta fitosh ose do ta humbësh atë. Për njeriun e mençur, aq e vlefshme është kjo, saqë sikur të kishte pasur fuqi dhe pasuri sa Anglia dhe Gjermania, do ta shpenzonte atë për të fituar këtë akuzë pa u tërhequr fare. Njëkohësisht sot kjo çështje është aq e rëndësishme dhe delikate, saqë sipas konstatimeve shpirtërore, në një vend ku kanë vdekur dyzet vetë, vetëm njëri kishte vdekur me besim, dhe të tjerët e kanë humbur këtë dava (çështje).

Tani a është e drejtë që t’i lëmë këto shërbime dhe veprime, të cilat në varr për ne do të vlejnë si një avokat i fortë, ku 80 % e njerëzve ua siguron fitoren e saj? Pra ky është besimi. A e kuptove kështu vlerën dhe shërbimin e madh që po kryen Risale-i Nur?

Njerëzit në këtë botë kanë ardhur me obligime të rëndësishme dhe është e padyshimtë se në këtë bujtinë të përkohshme, ata janë misafirë dhe me siguri një ditë do të ikin në vendin e përjetësisë. Pra çdo njeri që jeton në këtë botë, medoemos do të vdesë dhe prej saj asnjëri nuk ka shpëtim. Pra do të vijë një ditë që ne me të gjithë dashamirët që bashkëjetojmë këtu, do t’i braktisim të gjithë. Tani shtrohet pyetja se ku do të shkosh, a e sigurove vendin atje, që është mijëra herë më mirë se kjo botë.

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35 36 37 38 39 40 41 42 43 44 45 46 47 48 49 50 51 52 53 54 55 56 57 >>>