c) Veçoritë e adhurimit

Nxënësit e Risale-i Nurit kanë marrë këto mësime themelore: t’i mbështeten sunnetit (veprës) së Hz. Muhammdeit a.s.m., të veprojnë me takva (devotshmëri), jo me ruhsat (leje), të jenë të kujdesshëm ndaj të falurit të namazit, të mos braktisin tespitë (përmendjen e All-llahut) pas namazit, të mbrohen nga shtatë mëkatet e mëdha. Në vazhdim do të rradhisim disa parime themelore:

1- Duhet të mbështetemi në sunnetet e Pejgamberit, sepse në një hadith Pejgamberi a.s.m. thotë:

 "12_11032010121823.jpg"

“Në kohën kur njerëzit shkojnë drejt devijimit, kush e ndjek sunnetin tim, ka fituar sevape sa një qind shehidë”. (Ibn Adij, el Kamil fi’d-Duaba 2: 739; el-Munziri, et-Tergib ve’t-Tehrib)

Shiko se sa e rëndësishme është të mbështetesh në sunnetin e Resulull-llahut dhe veçanërisht kjo bëhet edhe më e rëndësishme atëherë kur shumica e njerëzve, braktisin rrugën e All-llahut (xh.sh.). Në këtë rast të përjetosh një cilësi sado të vogël të Pejgamberit (a.s.m.), është një devotshmëri e madhe, e cila tregon një besim të fortë.

Ky veprim të sjell ndërmend Profetin (a.s.m.), pikërisht kur drejtpërsëdrejti merr si bazë themelore përjetimin e vetë sunnetit të tij. Ajo mban me vete një devotshmëri, që të përkujton dhe të kthen tek prania e All-llahut (xh.sh.). dhe ato ritet e vogla dhe të thjeshta, që në dukje janë punë të zakonshme, si ngrënia, pija, shtrirja, etj., do të kthehen në punë të mira që të përfitojnë sevape, për arsye se e ke kujtuar dhe je mbështetur tek ai, pra tek i Dërguari (a.s.m.). Me këto veprime ke menduar se kjo është nje sjellje e ligjit të All-llahut (xh.sh.). Në këtë çast zemra të kthehet nga Ai dhe me këto veprime bën një adhurim që të afron për nga prania e All-llahut (xh.sh.). Sekreti i kësaj të vërtete është se kush i është mbështetur sunnetit dhe nëse atë ia bën zakon vetes, atëhere veprimet e zakonshme i shndërron në adhurim. Në këtë mënyrë ky njeri të gjithë jetën e vet e mbush me mirësi (sevape).

ç) Devotshmëria

Qëllimi kryesor i nxënësve të Nurit është devotshmëria. Menjëherë pas besimit vjen takvaja (devotshmëria), që do të thotë, të largohesh nga gjërat që ka ndaluar All-llahu (xh.sh.). “Ameli Salih” (punët e mira) do të thotë, të bësh ato që ka urdhëruar All-llahu (xh.sh.). Gjithmonë parapëlqëhet braktisja e mëkateve ndaj punëve të mira. Veçanërisht në këtë kohë ajo kushton më tepër, sepse sot gjërat e ndaluara janë paraqitur si diçka normale. Në këtë rast duke u larguar nga dëshira e veseve, për t’u mbështetur në devotshmëri, ke braktisur edhe mëkatet e mëdha. Në këto kohëra të vështira të devijimit, secili musliman duhet të mbështetet tek devotshmëria.

Është i shpëtuar ai që kryen farzet dhe largohet nga mëkatet e mëdha. Në këtë kohëra të vështira, ku na rrethojnë mëkatet, është e vështirë të veprosh me sinqeritet, por megjithatë punët e mira edhe në qofshin pak, ato vlerësohen shumë. Sepse të mos bësh një haram, do të thotë të kryesh një urdhër të Zotit dhe kjo i përballon shumë sunnete. Kur në çdo anë të sulmojnë mëkatet dhe ti me sinqeritet ia arrin të largohesh nga ato, ke arritur sevapet e njëqind vaxhibeve dhe vetëm në qoftë se mbështetemi në devotshmëri, mund ta arrijmë këtë. Kjo është detyra më e madhe e nxënësve të Risale-i Nurit; mbështetja në devotshmëri dhe mbrojtja nga mëkatet. Meqenëse jetojmë në një model të keq të qytetërimit, ku në çdo minutë na paraqiten nga njëqind mëkate, ne me një qëllim të mirë, mund të bëjmë qindra adhurime.

d) Ta shohësh gjithësinë me syrin e Kur’anit

Bediuzzamani thotë se: Brenda dyzet viteve të moshës sime dhe tridhjetë viteve të studimeve, mësova këto fjalë: Qëllimi i vëzhgimit të sendeve është kuptimi i artit të tyre, nëpërmjet pamjes së jashtme dhe e dyta nëpërmjet krijimit të tyre.

Çdo krijesë të All-llahut do ta shikosh vetëm me qëllimin e krijimit të Krijuesit, sepse ta shikosh në llogari vetëm të ekzistencës së artit, është gabim i madh. Çdo send ka dy fytyra, njëra përballet vetëm me Krijuesin dhe tjetra me krijimin e dukshëm të atij arti. Ndërsa dukuria e jashtme ndaj fytyrës së brendshme, është si një pikturë dhe nuk vlen më tepër se aq. Në këtë mënyrë po të shikosh mirësi duhet të mendosh Bamirësin, po të shikosh ndonjë art duhet të kujtosh Mjeshtrin dhe po të shikosh shkaqet duhet të mendosh Krijuesin e tyre. Po ashtu si pikëpamja edhe qëllimi ia shton vlerën e çështjeve, pra mëkatin në sevap, po ashtu edhe sevapet në mëkate. E kuptuat se një ibadet (adhurim), që bëhët për t’u dukur, në vend të sevapeve të përfitojë mëkate.

Në qoftë se ti e shikon materien në llogari të fytyrës së jashtme, është injorancë e madhe. Po qe se e shikon në llogari të All-llahut, ajo të hap një derë që të hulumtosh fuqinë Hyjnore.

"12_11032010121827.jpg"

e) Si i edukohen veset njeriut?

Shumë rrugë mund të çojnë tek All-llahu (xh.sh.). Të gjitha rrugët e drejta kanë buruar nga Kur’ani Famëlartë. Disa nga këto rrugë janë më të shkurtëra dhe më të sigurta se të tjerat. Rruga që bën dobi më shumë nga Kur’ani, është rruga e dobisë, varfërisë, mëshirës dhe e mendimit. Rruga e dobisë është si ajo e të dashuruarit. Me adhurime që bën, fiton dashamirësinë e All-llahut. Kështu edhe varfëria të çon tek emri i të Gjithëmëshirshmit. Rruga e mëshirës është më e mprehtë se rruga e parë dhe është një rrugë e gjerë që të sjell tek emri “Mëshirëplotë”. Rruga e mendimit është një rrugë më e pasur, e shndritshme dhe me e gjerë, e cila të çon tek emri “i Gjithëdijshmi”. Sepse kjo rrugë nuk është si ato që lëvizin fshehtazi, me dhjetë hapa, apo si ato që janë të qarta dhe që lëvizin me shtatë hapa. Ndoshta ka rrugë që lëvizin edhe me katër hapa. Kjo nuk i ngjan rrugëve të tarikateve, sepse është e vërteta e drejtësisië së fesë islame. Fjalët që thashë më parë, të mos kuptohen gabim, të pranosh dobësinë dhe varfërinë ndaj All-llahut e jo ndaj njerëzve. Këtë rrugë mund ta përballosh vetëm në qoftë se mbështetesh në sunnetet e Pejgamberit dhe njëkohësisht të vësh në jetë farzet dhe të braktisësh mëkatet e mëdha, veçanërisht duhet të kujdesesh për faljen e namazit dhe mosbraktisjen e tesbihëve.

"12_11032010121831.jpg"

“Çfarëdo e mire që vjen është nga All-llahu, e çka të ndodhë nga ndonjë e keqe është nga vetë ti.” (Nisa, 79)

Hapi i katërt mbështetet tek ajeti:

"12_11032010121834.jpg"

Sqarimi i këtyre hapave mund të bëhet kështu: Në hapin e parë ajeti:"12_11032010121837.jpg"  “Mos lavdëroni ve¬ten.” (Nexhm, 32), jep shenjë që të mos thuash se nuk kam gabime. Njeriu nga vetë mënyra e krijimit të tij, e do vetveten dhe për veten e tij mund të sakrifikojë gjithçka. Ai mundohet ta pastrojë vetveten nga të gjitha gabimet dhe duke u lavdëruar e lartëson atë derisa e bën idhull. Por harron se aftësitë e larta të tij janë dhënë të falenderojë dhe të kujtojë All-llahun, por ato aftësi i shpenzon tek uni i tij dhe në këtë mënyrë përballet me ndëshkimin e ajetit: "12_11032010121841.jpg"  “Atë që duke e ditur, dëshirën e vet e respekton si Zot të vetin” (Xhathije, 23). Sheh vetëm veten, i zë besë vetëm vetes, veten e pëlqen dhe në këtë rast pastrimi i tij shpirtëror mund të realizohet vetëm atëherë kur ai e sheh vetveten plot me gabime, pikërisht kur thotë se, “unë kam faj”.

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35 36 37 38 39 40 41 42 43 44 45 46 47 48 49 50 51 52 53 54 55 56 57 >>>