Duke u shqetësuar mos bërtitni, sepse secila vepër e juaja mbrohet dhe e gjithë veprimtaria juaj është regjistruar. Çdo shërbim që keni bërë është shkruar. Pagesën e këtij shërbimi do ta japë Ai, që ka në dorë çdo dobi dhe është All-llahu i Madhë¬rishëm. Ai është i aftë që t’iu marrë nga ky vend dhe në një kohë të shkurtër t’iu ndalojë nën tokë. Pas këtij pushimi të shkurtër, t’iu tërheqë pranë Vetes. Lum për ju, që e mbaruat shërbimin dhe mundimet, tani do të pushoni në Mëshirë dhe qetësi! Ju po shkoni të merrni shpërblimin e punës tuaj. Pra, produktet e pranverës së parë, që janë farat për në të dytën pranverë, po lulëzojnë njëqind herë më prodhimtare nga e para. Ashtu siç ka ruajtur farërat, Ai, Fuqiploti i Madhërishëm, me të vërtetë, ashtu do të garantojë edhe përfundimin e jetës tuaj. Shërbimin tuaj ndaj Tij do ta shpërblejë në një formë më të frutshme.

Fjala e dhjetë:

9_24022010184227.jpg

 Asgjë nuk i duket e rëndë. Për të krijuar një pranverë, e ka shumë të lehtë, si krijimin e një luleje të vetme. Për të krijuar parajsën, për Të është një gjë shumë e thjeshtë. Në çdo ditë, vit dhe shekull, ku janë krijuar me mjeshtri sende të panumërta, ato tërësisht me gjuhët e tyre në forma të ndryshme dëshmojnë për Krijuesin e tyre. Kjo fjalë e famshme jep lajm të tillë gëzimi kur thotë: “O ti njeri! adhurimi dhe shërbimi yt nuk të shkojnë dëm. Për ty është përgatitur një banesë kënaqësie e lumtur dhe vend shpërblimi. Pas jetës tënde të përkohshme ty po të pret një xhennet i përjetshëm. Beso tek All-llahu xh.sh. që i ke besuar dhe adhuruar qysh më parë. Ai nuk mohon kurrë premtimin e Tij, sepse asnjë mangësi nuk ka për Fuqinë e Tij. Ai nuk e njeh dobësinë dhe ajo nuk ndërhyn në Fuqitë e Tij. Ashtu siç ka krijuar kopshtin tënd të vogël, është i zoti të krijojë edhe parajsën për ty, bile të ka premtuar dhe e ka krijuar, madje edhe ty brenda saj do të të çojë”.

Duket sheshit se në faqen e tokës, në secilin vit të gjitha llojet e kafshëve dhe bimëve, të treqind mijë variacionet e lloj-llojshme, me përsosmëri superiore dhe me një shpejtësi dhe lehtësi të përso¬sur, i ngjall dhe nëpër gjithësi i përhapë. Në të vërtetë, kështu mund të veprojë vetëm një Fuqi¬plotë Madhështor që është i aftë për gjithçka. Vetëm Ai mund të mbajë premtimet e Tij. Kështu një Fuqiplotë i Madhërishëm, në secilin vit mostrat e ringjalljes dhe të parajsës po i shpik në mijëra forma. Në të gjitha Mesazhet qiellore ka premtuar lumturinë e përhershme dhe ka thënë të vërtetën sihariqen e parajsës. Të gjitha veprat dhe sqa¬rimet e Tij janë krijuar me drejtësi dhe seriozitet. Ato dëshmojnë përsosmërinë. Kjo përsosmëri është fare pa të meta dhe gabime.

Të mosmbajturit e premtimeve, gënjeshtrat dhe tradhëtia janë veti shumë të këqija, janë edhe një mangësi e madhe për këto. Sigurisht Ai, Fuqiploti Madhështor, Dijetari i Përsosur, Mëshiruesi i Madh, premtimin e Vet me të vërtetë do ta sjellë në vend dhe do ta hapë derën e lumturisë së përjetshme. Në Atdheun e parë të babait tuaj, Hazreti Ademit, në parajsë do t’iu nisë juve o besimtarë.

Fjala e njëmbëdhjetë:

9_24022010184234.jpg

Në këtë vend të provës njerëzit janë dërguar me detyra të ndryshme, prandaj duhet të

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 >>>