Po qe se njeriu mban një sinqeritet të amshueshëm, atëhere vepron vetëm për hirën e All-llahut (xh.sh.) dhe veprimtaria e tij shfaq gjykimet e Kur`anit. Në këtë rast në atributet e tij lexohen ajetet Kur`anore dhe në këtë mënyrë kuptohet se çdo anëtar i këtij komuniteti, lutet për individët e kësaj bashkësie dhe duke kënduar duanë:

"12_11032010121123.jpg"

“O All-llah fali të gjithë muslimanët dhe muslimanet në ahirzaman (kohën e fundit)”, në këtë rast çdo musliman bëhet pjesëtar i sevapeve me një dashamirësi të ngrohtë (pa marrë parasysh se nga cili komb është), duke vendosur një kontakt vëllazërimi. Por po qe se ai e braktis këtë unitet dhe këtë rrugë të stërgjyshërve të vet, kur deri dje lavdëroheshin me ta, atëhere në pikëpamjen e besimtarëve, kanë rënë në nivelin më të ulët dhe përballohen me sekretin e këtij hadithi:

"12_11032010121128.jpg"

“Frikësohuni nga mprehtësia e besimtarëve se ata shikojnë me nurin e All-llahut. (xh.sh.).”

Në këtë rast Ataturku nuk i pranon mendimet e Bediuzzamanit, por edhe nuk e refuzon tërësisht atë, duke pasur mendimin që të mos ta humbin këtë gjeni, duke e ditur se ka një rreth të gjerë. Kështu Mustafa Kemali vendosi që Bediuzzamani të kthehet në detyrën e parë në “Darul hikmetul-islamije”, duke i dhënë edhe detyrën e vaizit të përgjithshëm të Lindjes. Krahas kësaj anëtarësimin në Kuvendin Popullor, një vilë dhe rrogë prej 300 lirash, që në atë kohë ishte një rrogë më e madhe se e deputetëve. Bediuzzamani e refuzon tërësisht këtë, për arsye se aty ka parë karakteristikat e personit të përmendur në hadith:

Bediuzzamani thotë se hadithi urdhëron që: “Në rast se ia arrini asaj kohe, atyre mos i jipni ballë politik, vetëm me shpatën shpirtërore të diamanteve të dritës së mrekullive të Kur`anit” dhe pas këtij mendimi thotë:

— Unë më nuk mund të punoj në Ankara,- e kështu refuzon edhe lutjet që i bënin deputetët duke e përcjellur deri në stacion....

****

Nxënësit e Nursiut tregojnë:

Një ditë mësuesi na tha:

— Unë do të angazhohem me lutjet e mia të zakonshme, ju shkoni e shëtisni pak.

Ne dolëm për të shëtitur dhe mbi një gur pamë një hardhucë. Duke e gjuajtur me gur e mbytëm atë. Kur u kthyem mësuesi na pyeti se ku shkuam dhe çfarë bëmë. Ne duke i shpjeguar se ku qemë, i treguam edhe ndodhinë e mbytjes së hardhucës. Mësuesi u nervozua shumë për këtë... dhe më tha:

— Ti ke rrëzuar shtëpinë tënde mbi kokë.

Unë i thashë:

— Tek ne thonë se kur të mbytësh shtatë hardhuca ke fituar sevapet e një haxhi. Në këtë rast mësusi më tha: “Ulu këtu që ta zgjidhim problemin bashkë e të shohim se kush është me të drejtë”... Kur u ulëm, mësuesi më tha:

— Unë do të të pyes, ti përgjigju:

— A të mori diçka ngo dora jote?

— Jo...

— A ishte duke shëtitur tek ara jote?

— Jo...

— Furnizimin e saj a e përballon ti?

— Jo...

— A e krijove ti atë?

— Jo...

— A e di se për çfarë detyrë është krijuar ajo?

— Jo...

— A mos e ka krijuar Krijuesi për ta mbytur atë?

— Nuk e di...

— Pra kush të shtyu ta mbytësh?... Ja pra meqë nuk i di arsyet e krijimit të tyre, atëherë ke bërë një krim dhe ke gabuar që e ke mbytur atë.

 



II- PJESA E DYTË

JETA NË VITET 1925-1934

1- Jeta në Barla

Pas kryengritjes kurde me në krye një farë shejh Saidit, tek Bediuzzamani erdhën disa kryetarë të klaneve nga Bitlisi, Vani, Mushi, etj. me mendimin që t`i përkrahte ata që duan të kundërshtojnë shtetin. Bediuzzamani i thotë: “A jeni të mendimit që ta shtyni vëllain të mbysë vëllain e vet. A mos keni harruar se për shumë shekuj populli turk ka mbajtur flamurin e fesë islame dhe në rrugën e fesë ka dhënë qindra mijëra, ndoshta miliona shehidë dhe ka rritur miliona evlija. Në këtë mënyrë nipave të këtyre sakrifikuesve të fesë islame, nuk i ngrihet shpatë, pra popullit turk unë nuk i ngrehi shpatë.”

Kështu një ditë erdhi Hysejn pashai me dy shërbëtorët e tij. Hysejn pashai ishte shumë i gjatë e madhështor, me disa medalje të arta ushtarake. Pasi u ul nxori të mbështjellur në një copë, një sasi të madhe floriri, duke e lënë në një skaj.

Bediuzzamani e pyeti se çfarë janë ato.

Pashai:

— Është zekati i mallit tim hallall, ua solla juve.

Bediuzzamani:

— Ti nga të afërmit e tu apo nga fshatarët, a nuk munde të gjesh ndonjë nevojtar, qe e solle deri këtu?

— Të afërmit e mi të gjithë janë të pasur dhe nuk ka ndonjë të varfër, kjo ju takon juve, tha pashai.

Bediuzzamani:

— Zekatin nuk është e drejtë që ta largosh nga vendi që është fituar. Duke pasur gjithë ata të varfër aty, duke qenë se ke kaluar nëpër sa e sa fshatra, pse e ke sjellë deri këtu.

Pashai:

— T’u bëfsha kurban zotëri, së paku mbaji dhjetë copë t’i shpenzosh për nxënësit tuaj që po mësoni.

— Nuk është e mundur, unë nuk jam nevojtar i zekatit dhe nuk pranoj asgjë, tha Nursiu.

Më pas pashai tha:

— Zotëri kam edhe një lutje tjetër ndaj jush. Jepu leje nxënësve të dalin pak jashtë, të takohem në veçanti me ta.

— Nuk është e mundur, nxënësit e mi janë pjesët e trupit tim nuk mund të ndahen nga unë. Fol të dëgjojmë!- tha Bediuzzamani.

Pashai:

— Po qe se na lejoni duam të bëjmë kryengritje.

Bediuzzamani:

— Për çfarë do të bëni kryengritje?

— Po qe se kanë faj Aliu, Hasani, Hajdari e Omeri, ç’faj kanë muslimanët që të derdhet gjaku i tyre?

Në këtë mënyrë e refuzoi dhe e bindi duke biseduar gjatë, që të mos bëjnë kryengritje. Kështu çdo gjë u fashit pa u derdhur gjak.

a) Bediuzzamani dërgohet nga Stambolli në Burdur

Bediuzzamani duke qenë në Stamboll, përfundon gjykimi i pjesmarrësve në kryengritje. Pas hetimeve të thella, veprimtaria e Nursiut del e pastër dhe jepet përfundimi se Bediuzzamani nuk kishte kurrfarë lidhjeje me kryengritjen. Megjithatë Nursiun e internuan në rrethin e Burdurit. Nursiu duke u ndarë nga Stambolli me anije, afër urës u mblodhën një mori njerëzish dhe miqsh duke i thënë: “O mësuesi ynë! Ku po na lë neve e po shkon?” Bediuzzamani vetëm se i përshendet në heshtje me të dyja duart. Pasi lënë prapa me anije Izmirin dhe Antaljën, mbërrijnë në Burdur, ku vendoset në një xhami.

Në këtë mënyrë kjo u bë fillimi i sprovave të tridhjetë viteve të Bediuzzamanit, rrjedhojë e armiqve të fshehtë të fesë. Ky ishte zanafilli i Risale-i Nurit dhe prej kësaj periudhe Nursiu veten e konsideronte si Saidi i ri, i cili tani e tutje do të kontribuonte në shërbim të besimit. Internimet, përndjekjet dhe sprovat e ndryshme, për të do të ishin nga një cep dru për të dhënë flakë dhe zell ndaj shërbimit të islamit.

Bediuzzamani kur ishte i internuar në Burdur, nuk pati mundësi që të vizitojë asnjë të afërm të tij. Ishte i vetëm dhe jetonte pa askënd. Duke parë gjendjen e tij të varfër, disa bejlerë që ishin të internuar me të, i propozuan Nursiut që t’i japin zekatin. Por Bediuzzamani i përgjigjet: “Unë bëj ekonomi (kursim) dhe për këtë kam shumë dëshmitarë ku nganjëherë për një, pëballohem me dhjetë begati.”

“Atyre që kërkonin të më jepnin zekatin u thoja: -Me të vertetë unë kam shumë pak para, por për arsye se bëj ekonomi, jam më i pasur se ju. Kurse ata duke më përsëritur, m’u lutnin që ta pranoja zekatin. Por ata vetë duke jetuar pa ekonomi, pas dy vjetësh morën hua. Unë falenderoj All-llahun (xh.sh.) që ato pak paratë e mia, më mjaftuan në një periudhë prej shtatë vjetësh. Pra All-llahu i Madhëruar nuk ma nxiu fytyrën që të kërkoj prej dikujt ndonjë lëmoshë dhe nuk më detyroi që ta prish parimin tim.”

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35 36 37 38 39 40 41 42 43 44 45 46 47 48 49 50 51 52 53 54 55 56 57 >>>