Detyra e kryesore e njeriut është që të sigurojë dokumentet e besimit,  po nuk ia arriti këtij qëlli¬mi, ai e ka humbur shansin. Në këtë shekull, me sëmundjen e materializmit, janë të shumtë ata që po e humbin këtë shans. Një “Keshfulkuburi” (ai që sodit dhe e kupton gjendjen e të vdekurve nëpër varre): I vdekuri a ka vdekur me besim apo jo, ka thënë se në një qytet myslimanësh, nga dyzet të vdekur, vetëm disa e kanë fituar dokumentin e besimit, kurse të tjerët e kanë humbur.

Vallë cila gjë mund ta plotësojë vendin e tij? Sundimi i të gjithë botës a mund ta zëvendësojë këtë thesar? A është e drejtë që t’i lëmë këto shër¬bime dhe veprime, që do të vlejnë në varr si një avokati e fortë dhe që 99% të njerëzve iu siguron fitoren e saj?

A e kuptuat vlerën dhe shërbimin e madh që po kryen Risale-i Nur? Ne nxënësit e saj e kuptojmë se është çmenduri e madhe t’i shmangemi këtij shërbimi të vyer, sepse nuk do të jetojmë përje¬tësisht në këtë botë. Për këtë arsye nuk duhet ta shpenzojmë kapitalin e moshës në vende boshe. Ne u bindëm se edhe sikur të kemi mend njëqind herë më tepër se kaq, përsëri ato nuk do të na mjaftonin për të kryer këto shërbime.

O ju vëllezër fatkeqë që keni ardhur më vonë në këtë burg! Ju nuk e keni provuar ndikimin e Risale-i Nurit, por vështroni tek ata që kanë ardhur bashk me mua këtu. Unë jua paraqes si dëshmitarë ata dhe mijëra nxënës të Nur-it, duke iua vërtetuar edhe njëherë se këto libra brilantë nga 99% të lexuesve, gjatë njëzetekatër vjetëve, pothuaj se njëzet mijë vetëve iu ka garantuar dokumentin për të fituar çështjen e madhe të besimit. Ngaqë Risale-i Nur është mbështetur në mrekullinë e Kur’anit, ai është një dokument shpëtimi në duart e lexuesve. Këto tetëmbëdhjetë vjet, kundërshtarët e mi dhe të fesë islame, me marifete të lloj-llojshme, së bashku me nëpunësit e qeverisë, mundohen të na kundërvihen dhe të na dënojnë me vdekje.

Ashtu si më parë edhe tani, nga 130 fragmente të Risale-i Nurit, nuk kanë mundur të prekin më shumë se dy apo tre copëve. Kjo tregon se kush do që të zëjë avokat, i mjafton zotërimi i tyre. Mos u frikësoni, leximin e tyre nuk mund tua ndalojnë, me përjashtim të atyre dy tre copëve që ju thashë. Këto libra ndodhen edhe në duart e eprorëve dhe të anëtarëve të kabinetit të qeverisë. Inshaall-llah do të vijë një kohë, kur drejtorët e burgjeve veprët e Risale-i Nurit t’ua paraqesin të burgosurve si ushqimin e përditshëm, bukën apo ilaçet.

ÇËSHTJA E PESTË

Siç e kemi thënë tek “ Prijësi i Rinisë”, është e sigurtë se një ditë rinia do të na dale nga dora. Sikurse stinët që ia lënë vendin njëra tjetrës, apo dita natës, po me këtë saktësi edhe rinia do t’i lëshojë vend pleqërisë dhe më vonë vdekjes. Në qoftë se rininë tënde e shfrytëzon me kriter, në vende të dobishme dhe me moral të pastër, të gjithë librat e zbritur nga All-llahu njoftojnë se do të fitosh rininë e përjetshme.

Por në qoftë se e shpenzon dhe e shpërdoron pas dëshirave të shfrenuara dhe të palejuara, atë¬here do të vuash dënimin. Ashtu si nevrikosja e një minute që të ka detyruar të vrasësh një njeri dhe pastaj të vuash miliona minuta të burgut, po kësh¬tu, për qejfet e shfrenuara, jo vetëm që mban për¬gjegjësi në jetën e përjetshme, por do të dënohesh dhe torturohesh rreptë edhe në atë jetë.

Këtyre prapësive po t’i shtojmë edhe dënimet e kësaj jete dhe hidhërimin e ndarjes prej saj, atëhere fatkeqësia jote do të shtohet në kulm. Këto i pra¬non çdo njeri që ka mend në kokë. Si shembull: Dashuria haram të sjell të hidhurën e të ndarjes prej saj, si dhe përballimin me prapësitë që ke bërë dhe gjithashtu shumë incidente të tjera ta helmojnë me shijet  njëlloj si mjalti  me helm, që nuk e ndjen helmin kur e ha, por më pas të helmon. Nga shpër¬dorimi i rinisë vijnë edhe sëmundjet, që të çojnë në spitale.

Nga furia e saj vuan edhe burgjet. Nga mos-përmbushja e boshllekut shpirtëror dhe moskryerja e shërbimeve të nevojshme, të hidhërohet shpirti. Me këtë rëni të prishen nervët, drejtohesh tek dera e pijetores, për të gjetur ngushëllim, apo në vende më të pista ku përfshihesh nga dhuna. Të gjitha këto bëhen shkak që ta përfundosh jetën me një vdekje të tmerrshme. Po nuk më besove, shko në spitale, burgje, pijetore apo në varreza dhe pyet se për çfarë shkaqesh ndodhen këta tipa këtu. Përgji-gjja sigurisht që do të jetë kjo: “Më shumë nga abuzimet e rinisë dhe zhytja në llumin e veseve të palejuara”. Kjo vlerë e madhe e moshës së njeriut, atij nuk i është dhënë që të përfundojë në ankesa të pafund dhe hidhërime, siç treguam më sipër.

Po e përdore rininë në vendin që i takon, në shërbim të Krijuesit, atëhere kjo rini e gjen vendin e duhur që është një dhunti e Allahut xh.sh. dhe në një arsye të ëmbël të fitimeve të “hajrit”. Në jetën e amshuar ke fituar një rini të shndritshme dhe të drejtën për të jetuar lumturin paskajshme.

Këtë të vërtetë, e njoftojnë të gjithë librat e zbri¬tur qiellorë dhe fermanët e Krijuesit. Meqë e vër¬teta është kështu, rrethi i hallalit është i gjerë, kurse një minutë e shijes haram të sjellë një vit, ndoshta dhjetë vjet burgje dhe tortura. Është shumë e ne¬vojshme që moshën e rinisë, pra këtë dhuratë të bukur, ta përdorësh si një falenderim në vendin e duhur, në rrugën e vërtetë dhe pa dhunë.

ÇËSHTJA E GJASHTË

Në veprat e Risale-i Nurit është sqaruar mjaf mirë, por ne këtu po bëjmë vetëm një shënim: Nga argumentet e shumta të besimit në një All-llah xh.sh..

Disa nxënës të gjimnazit të qytetit të Kasta-mo¬nus, m’u afruan dhe më thanë: “Njoftona Krijuesin tonë! Mësuesit nuk na thonë asnjë fjalë për Të. U thashë: “Të gjitha shkencat që jeni duke studiuar, me një gjuhë të tyreve të veçantë, vazhdimisht na njoftojnë All-llahun xh.sh.. Duhet t’i studioni mirë shkencat sepse përmes tyre do t’i zbuloni të vërtetat”. Ja disa shembuj:

Shembull 1. Po të vëzhgosh një barnatore, në çdo shishe, me masa të preçizuara janë vendosur ilaçe të ndryshme. Patjetër kjo tregon për një kimist dhe për mjekun e shkathtë. Po kështu na del para edhe barnatore e madhe të universitit na del para me të gjitha llojeve të bimëve, në “shishet” e natyrës, mbi katërqind mijë lloje “ilaçesh” dhe “melhemesh” të gjallesave, janë shpërndarë në të gjithë rruzullin. Ti e kupton se barnatorja e “botës” është shumë herë më e madhe se ajo e qytetit, kështu që kur të merreni me studimin e farma¬ceologjisë do të mësoni për kimistin e barnatores më të madhe të kësaj bote, që është All-llahu xh.sh. i Madhërishëm, i Cili i njoftohet edhe të verbërve.

Shembull 2. Shiko një fabrikë që prodhon me mijëra metra stof, prej një materiali të thjeshtë dhe do të sjellësh ndërmend fabrikantin apo makinistin e mrekullueshëm të tyre    ve. Po kështu rruzulli që është pa anë e pa fund, në çdo qoshe ka me qindra dhe mijëra fabrika moderne. Kjo fabrikë hyjnore është e lëvizshme në çdo stinë. Përsosmëria e saj është shumë më e madhe se ajo që kanë shpikur njerëzit. Kur të mësoni shkencën e makinerive, do ta kuptoni më mirë dhe do ta njihni Mjeshtrin dhe Zotin e makinave të panumërta të të gjithë botës (ku çdo qenie është një makinë e mrekullueshme).

Shembull 3. Shiko një njeri që me një mënyrë të përkryer, të gjitha ushqimet i ka mbledhur dhe sistemuar në një depo apo hambar. Kjo do të sjellë ndër mend magazinierin e rregullt dhe pronarin e depos. Po kështu edhe kjo botë, për një vit, vazh¬di¬misht për mijëra vjet, ka mbartur e mban mbi vete qindra mijëra karvane gjallesash, të cilat i ka ushqyer në udhëtimin e tyre të vazhdueshëm. Gji¬thësecila gjallesë ushqimin e ka të ndryshëm, sipas stinëve që ndërrohen. Pronari i gjithësisë pranverën e ka krijuar si një vagon gjigand të mbushur me lloj-lloj mirësish. Këto mirësi ua sjell të pafatëve në stinën e dimrit, kur iu është mbaruar ushqimi. Pra kjo botë është një hambar hyjnor dhe një anije e All-llahut xh.sh.. Ajo është një transportuese hyj¬nore, që mban mbi vete me mijëra dyqane të mbushur me pajisjet e nevojshme, si kuti kon¬ser¬vash dhe pako të ndryshme. Shiko sa e madhe ësh¬të kjo fabrikë hyjnore, që po ta krahasosh me atë që ka ndërtuar njeriu, do ta kuptosh nga shken¬ca e farmaceologjisë që po studioni dhe do të shih¬ni se kjo që po ju them, është e saktë dhe këto shkenca, tregojnë për Fuqiplotin dhe Shpenzuesin e këtyre hambarëve. Kur ta njohësh, Ai të shtyn që ta duash.

Shembull 4. Po të kishte një komandant me një ushtri prej katërqind mijë trupash, që secilit t’ia ga¬rantonte ushqimin veç e veç, armën veç, teshat veç, stërvitjen veç dhe lirimin në periudha të ndryshme, pa harruar asnjë vogëlsi, kjo tregon se ai është një strateg dhe komandant i zoti.

Shiko në “garnizonin” e pranverës së kësaj bote, si janë rreshtuar dhe pajisur “ushtarët”, nën urdhërin e Komandantit Hyjnor, ku sipas llojeve të bimëve apo kafshëve, të gjitha kanë veshje të larmishme dhe të ndryshme nga njëra tjetra, ush¬qim të ndryshëm, armë të veçanta, stërvitje të ve¬çantë dhe kohën e lirimit të veçantë. Në çdo pran¬verë, asnjë hollësi nuk harrohet dhe pa gabuar fare, çdo gjë krijohet me pak dallim nga e para, vetëm me urdhërin e një Komandanti të Madh. Këto po të studioni me vëmendje të madhe edhe dijet ushta¬rake, do të mësoni për Strategun e kësaj ushtrie gjigande, Zotin dhe Edukatorin e këtij rruzulli. Kur ta njihni më afër, do të filloni të shqiptoni këto fjalë:

“O All-llah, Ty të duam mbi çdo gjë tjetër! Këto fenomene të çuditshme vetëm Ti je i Zoti t’i krijosh. Ne duke të bërë “tespih” Ty, duke të për¬mendur vërtetojmë që je i Patëmeta dhe vetëm Ti meriton falenderimin.

Shembull 5. Shiko një qytet të bukur, ku me mijëra llamba elektrike fosforuese dhe të lëviz-shme, ndriçojnë me materialin e tyre, që nuk soset. Për krijuesin dhe fabrikuesin e tyre, që ka shpikur këtë dritë të pashterrshme, secili duartrokasin duke shprehur çudinë dhe mirënjohjen, për këta mjeshtra të elektricitetit.

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 >>>