Domethënë: Është lënë për një Gjykim të Madh.

FORMA E TETË: Tani eja të lexojmë mesa¬zhin e Tij! All-llahu i Madhërishëm po premton dhe po tremb. Ai thotë: “Nga ky vend po ju marr për t’iu dërguar në Mbretërinë Time. Kush i është nënshtruar urdhërave të mia, atë do ta kënaq, kun¬dërshtarët do t’i burgos dhe vendin e përkohshëm do ta shkatërroj! Me vila të bukura dhe burgje të tmerrshëm, një Atdhe tjetër do të ndërtoj. Besoni se All-llahu xh.sh., është i zoti ta bëjë këtë gjë. Për Të është e lehtë t’i bëjë ato vepra që ka bërë edhe më parë. Jeta e amshueshme për popullin e Tij, është e rëndësishme. Premtimet nuk i mohon, sep¬se kjo gjë nuk pajtohet me zotësinë dhe dinjitetin e Tij.

Shiko o i pabindur! Ti po gënjehesh me atë imagjinatën tënde të sëmurë dhe po mashtrohesh. Mendja jote e shkapërdisur nga pasioni tradhëtar, nuk mund të veprojë pa pasur një arsyetim mo¬hues. A nuk e di ti se mohimi i premtimeve nuk pajtohet me nderin e Tij? Tërë veprat e Tija dhe drejtësia e Tij është e vërtetuar dhe e dëshmuar. Kjo është një e vërtetë që duket qartë, prandaj ti meriton dënime të mëdha. Veprimet e tua ngjajnë me ato të udhëtarit që i mbulon sytë nga drita e diellit dhe në errësirën e krijuar, imagjinata e tij kërkon të ndriçohet, si nën dritën e fenerit, gjatë rrugës ku ecën me trishtim. Meqë Ai, Zoti i Ma¬dhërishëm, premton dhe krijon me lehtësi, beso për krijimin e jetës së amshuar, se në Mbretërinë e Tij është shumë e nevojshme.

Domethënë: Një Gjykim i Madh dhe një Këna¬qësi e Madhe na pret.

FORMA E NËNTË: Tani vëreji krerët e bashkive të rretheve (Shënim). Në zyrën e secilit ka telefon. Me këtë telefon ai bisedon me vetë Sun¬dimtarin. Disa prej krerëve të bashkive kanë dalur përpara Sunduesit. Të gjithë lajmërojnë se Ai ka caktuar një shesh të madh ku do të mblidhen. Ai ata që do t’i përulen dhe nderojnë Atë, do t’i shpër¬blejë. Ata që nuk binden, do t’i poshtërojë dhe do t’i dënojë. Ai premton shumë, por edhe gjykon shumë rreptë. Lartësia e Tij kurrë nuk i mohon premtimet e veta. Mohimi është një de¬nigrim dhe poshtërsi. Veprimet konkrete, pasqy¬rimi madhësh¬tor i këtij mbretërimi, janë mesazhe të qarta se atje na pret një Atdhe tjetër. Këto banesa në këtë vend të provës, janë të përkohshme. Në jetën tjetër këto do të ndërrohen me vila lukso¬ze, që është i zoti t’i ndërtojë vetëm Ai, Sunduesi Madhështor, Krijuesi dhe Poseduesi i tyre. Kjo Mbretëri Madhështore, në këtë vend të provës së Madhe, kalimtare dhe e përkohshme, me ndry¬shime të vazhdueshme, nuk mund të vendoset apo stabilizohet.

Domethënë: Kjo mund të ndodhë vetëm në një vend me qëndrueshmëri të madhe, në një Atdhe tjetër ku patjetër do të shkohet një ditë.

FORMA E DHJETË: Eja, sot është dita e Pranverës (Shënim). Shiko gjërat e përkryera! Në ditën e pranverës bëhet një ndryshim; në fushë ekspozohen lulet më të bukura. Shiko tani! Banorët e kësaj treve ecin si me magji. Ndërtesat duken sikur po shkatërrohen dhe po kalojnë në një formë tjetër. Shiko çfarë mrekullie! Ato ndërtesa që u shkatërruan momentalisht, sërish po ndërtohen. Këto shkretëtira po shndërrohen në qytete të bu¬kura dhe të kulturuara. Shiko si në ekranin e kine-masë, çdo minutë, çdo orë ngrihet një botë tjetër nga asgjëja. Si në ekran, rregulli dhe disiplina nuk prishet; çdo gjë ndjek të njëjtin ritëm.

Domethënë: Edhe pse nuk e shohim, Mbreti po përgatit një Mrekulli të madhe.

Ti po më pyet o i çmendur, se si ky atdhe po shkatërrohet dhe një tjetër do të ndërtohet në një vend tjetër? A e shikon edhe pse mendja jote nuk e pranon, po ndodhin shumë ndryshime. Tubimet dhe rrotullimet që shikon, tregojnë se: Të gjitha këto kanë një qëllim tjetër. Këto shpenzime të një ore vlejnë sa shpenzimet e një dhjetëvjeçari.

Pra, gjithë kjo gjendje ka një qëllim, ajo është një shembull konkret, një imitim i Zotit të Plot-mëshirshëm, për mrekullinë e Tij të përsosmërisë. Këto janë krijuar për të fotografuar veprimet dhe për të nxjerrë përfundimet e tyre si fakte të pamo¬hueshme për Ditën e Gjykimit. Sikurse në sheshin e veprimeve, çdo gjë shkruhet dhe regjistrohet me përpikmëri.

Domethënë: Në një tubim të Madh, ato do të dërgohen dhe do të ekspozohen vazhdimisht.

Kështu të gjitha mjetet e sotme janë të për-kohshme dhe të pasigurta. Ato janë bërë për të regjistruar dhe fotografuar veprimet e gjithësecilit, për Gjykimin e Përjetshëm.

Pra këto regjistrime janë prova për ata që përulen para urdhërave të All-llahut dhe që do të fitojnë lëvdatën dhe respektin e Tij. Po kështu ato janë provë edhe për ata që nuk iu binden urdhërave dhe nuk besojnë në Gjithmëshirshmërinë e Tij. Të gjithë këta do t’i nënshtrohen një gjykimi të rreptë.

Domethënë: Ky gjykim bëhet për një kënaqësi të madhe dhe një gjykim të drejtë, të cilin mendja jonë me njohuritë që ka, nuk e përqafon dot.

FORMA E NJËMBËDHJETË: O shok këmbëngulës. Eja të hipim në ndonjë aeroplan apo tren që shkon nga lindja apo nga perëndimi.

Pra në të kaluarën apo në të ardhmen, atje do të shohim vepra të mrekullueshme. Çdo gjë që do të na shfaqet para syve, do të jetë e shkëlqyer.

Tani shiko këto shtëpi dhe këtë ekspozitë natyrore. Këtu ka gjëra të shumëllojshme dhe të përkryera. Ato kanë forma dhe stile të ndryshme, që i dallon nga njëra tjetra. Shikoi me kujdes këto mrekulli dhe do të shohësh se në këto shtëpi dhe në këtë ekspozitë, ekziston rregull i përsosur. A nuk të duket se i ka krijuar një dorë e padukshme? A nuk të duket ty se ky është një shembull i përsosur i Drejtësisë dhe i Mëshirës së Madhe? Këtë nuk e kupton vetëm ai që e ka zemrën të zezë dhe vësh¬trimin të paqartë. Mos dysho se: Mëshirë më të madhe se Mëshira e Tij nuk ka. Drejtësi më të kulluar se Drejtësia e Tij nuk ka dhe s’mund të ketë kurrë! Si ka mundësi që imagjinata jote e sëmurë, të jetë e vërtetë e të thotë se në rrethinat e Atdheut të Tij, nuk ekzistojnë as shtëpi, as vila, as banorë të përhershëm e të kënaqur.

Është e vërtetë se në këtë vend të përkohshëm, ndihma, mëshira dhe drejtësia nuk janë ashtu siç duhen dhe jeta është e vështirë, por këto kërkesën tanë Ai do të plotësoje në një vend tjetër. Po s’pra¬nove se ekziston një All-llah xh.sh. dhe një Botë tjetër, është njëlloj sikur të mohosh dritën e diellit në mes të ditës. Të mohosh Diellin është njëlloj sikur të mohosh Zotin e këtyre realizimeve të mre¬kullueshme dhe këtij bolleku të madh. Mirëbërësin dhe Mëshiruesin e Madh ti e mohon, por kjo nuk mund të ndodhë kurrë. Drejtësia dhe e vërteta e Madhe kurrë nuk mund të mohohen dhe ato kurrë nuk tjetërsohen.

Të gjithë dijetarët e shquar, mendojnë se e vërteta nuk mohohet dhe nuk shndërrohet.

P.sh.: Pa perënduar dielli, nata nuk vjen. Këtë fakt mund ta mohojnë vetëm sofistët.

Domethënë: Duhet ta pranosh se pas kësaj bote, ekziston një botë tjetër. Atje do të ketë një Gjykim të Madh dhe një Drejtësi të kulluar dhe fisnike. Çdo krijesë e kësaj bote, gjykimin dhe drejtësinë e vërtetë, do ta gjejë atje.

FORMA E DYMBËDHJETË: Eja tani të bisedojmë për zhvillimin e këtyre njerëzve. T’i shikojmë veglat dhe pajisjet për çfarë janë dhënë, apo mos janë bërë vetëm për këtë vend që po jetojmë sot. Ato duken sikur janë të përkohshme, për të plotësuar nevojat dhe kënaqësitë e vogla të kësaj jete. Më beso o vëlla! Kjo jetë na është dhënë neve për të fituar jetën e amshuar. Secilën vegël është e vështirë ta shohësh, por le të vështrojmë një mostër, për të kuptuar gjithçka. Tani të shikojmë se çfarë shkruhet në fletoren që oficeri ka në çantë. Aty janë rregjistruar me rradhë; rrogat, shpërbli¬met, lutjet, ankesat, itineraret e lëvizjeve dhe plot gjëra të tjera. Po ta shohësh me vëmendje, e kupton se kjo nuk është realizuar për pak ditë, por për një kohë mjaft të gjatë. Në fletoren e oficerit, do të vësh re se datat e rrogave kanë një afat, ku tregohet edhe për vetë të zotin e çantës, se kur e ka datën për ta marrë atë. Dihet se afati dhe data vjen për një kohë të caktuar ku ato do të shlyhen. Detyra nuk është dhënë vetëm për pak ditë, por ajo vazh¬don. Mbase ajo është dhënë për të fituar këna¬që¬sinë e përjetshme, kur do të shkojmë pranë Mbretit. Të gjitha mundimet dhe sakrificat, nuk bëhen ve-tëm për këtë vend ku jemi mysafirë të përkohshëm. Ato bëhen për në një jetë tjetër të gjatë dhe më të lumtur.

Të gjitha këto shënime tregojnë se i zoti i çantës, punon për një botë tjetër, për botën e së ardhmes. Me shumë kujdes aty në fletore, janë shk¬ruar mënyra e përdorimit të mjeteve që disponohen dhe afati i konsumimit të tyre. Në qoftë se nuk do të ekzistonte mendimi se të gjitha këto rregulla bëhen për t’u përgatitur për në një botë tjetër, çdo gjë do të bëhej gjë boshe si pa kurrfarë kuptimi. Përndryshe si rrjedhim ky oficer, njeri i ndershëm dhe patriot, do të binte në dëshpërim të thellë, do të poshtërohej dhe denigrohej, si i pafat dhe i mjerë. Kjo gjë mund t’iu ndodhë të gjithë atyre që për¬jetojnë me tëdevijuarët të njëjtat situata.

Me këto që treguam nuk është e vështirë ta kup¬tosh se çdo gjë po ta shikosh me kujdes, patjetër do ta pranosh. Dhe do të bindesh dhe do të pajtohesh se pas kësaj kohe që kalon këtu, ekziston një botë tjetër e Përjetshme.

O mik, bindu tani se kjo botë ku jetojmë është një udhëtim i përkohshëm, është i përpjekjeve dhe i pazarlleqeve të përditshme!

E vërteta është se të pret pasazhi i një jete tjetër, ku një Gjykim i Madh dhe një kënaqësi e pashoqe po të përgatitet. Po deshe të mohosh këto, ke mo¬huar edhe çantën e oficerit, fletoren, pajimet dhe rregullat e veçanta që ekzistojnë dhe gjithashtu edhe vetë shtetin! Po arrite deri këtu, atëhere nuk mund të quhesh veçse një sofist i çmendur, sa edhe emrin njeri e ke të tepërt.

Argumentet e shndërrimit të Botës nuk janë vetëm këto “Dymbëdhjetë Forma”. Do të gjesh argumente të panumërta, të cilat vërtetojnë se kjo botë ku jetojmë, për pak çaste është e pathemeltë, e pasigurtë dhe domosdoshmërisht do të kalojmë në një botë tjetër. Njerëzimi do të largohet një ditë prej këtij hani të përkohshëm.

Të jemi të vetëdijshëm se këta mysafirë të këtij hani të përkohshëm, një ditë sipas radhës do të barten për në Mbretërinë e Lartë e të Përjetshme.

Eja! Po ta paraqes një argument po aq të rëndë¬sishëm sa të “Dymbëdhjetë Format”. Le të shikoj¬më atë vendin atje që duket si ishull, ku paska grumbullime. Le të afrohemi dhe të dëgjojmë! Ai Person i hijshëm, siç duket po lexon një Mesazh. Me sa duket ai Mesazh ka zbritur nga vendi i Lartë. Ai thotë: “Përgatituni për në botën tjetër! Atje do të shkojmë. Po qe se doni ta dini se si është bota tjetër? Po jua them; kjo botë duket si burg para saj. Do të nisemi në Mbretërinë e Shenjtë. Ai me Mirësitë e Tij do të na shpërblejë sipas meri¬tave. Kushti për këto shpërblime është përkushtim ndaj Tij dhe bindja ndaj urdhërave të Tija! Kush nuk i plotëson këto kritere, atë e pret burgu dhe trishtimi”. (I)

Ja pra siç e shikon, në atë mesazh të Lartë, ka një vulë që kurrë nuk mund të fallsifikohet. Përveç kokëngjeshurve si ti o mik, të gjithë e pranojnë se ky që po lexohet tani është një Mesazh i Zotit të Madhërishëm. Njeriun e hijshëm, që na përcolli këtë Mesazh, përveç teje të gjithë e besojnë, se është i Dërguari i Shenjtë i Madhërisë së Tij.

Dëgjo se ç’thotë në atë mesazh të shenjtë: Ai argumenton dhe shpjegon se si shndërrohet kjo botë ku ne jetojmë.

A ke guximin të kundërshtosh argumentet e Tij? Jo, jo, nuk është e mundur. Nuk je aq i aftë ta bësh këtë gjë. Ti kur mund të mohosh ekzistencën e të gjitha qenieve, atëhere edhe këtë mund ta bësh. Fol po munde, të dëgjojmë çfarë do të na thuash!

“Asgjë nuk mund të them. A mundem që Di-ellin ta mohoj në mes të ditës? Kjo gjë nuk mund të ndodhë kurrë. Falenderimi i qoftë All-llahut njëqindmijë herë! Ai më shpëtoi nga ndjenja e smirës dhe e poshtërimit. Më duket sikur dola nga burgu i përjetshëm. Tani e besoj vërtetë, se pas këtij hani tundues dhe marramendës, sigurisht ek¬ziston një vend tjetër i lumturisë, ku jemi kandidatë edhe ne”.

Tani u plotësuan shembujt e jetës së amshu-eshme (Ahiret) dhe të Ringjalljes. Do të kërkoj ndihmë dhe fat nga All-llahu xh.sh. për të paraqitur “Dymbëdhjetë të Vërtetat” e Larta përkundër “Dymbëdhjetë Formave”, të shoqëruara edhe me një “Parathënie”.

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 >>>