O njeri! Ti nuk i përket vetvetes. Mos e quaj veten në pronën tënde, sepse ti nuk mund ta kursesh veten tënde. Pesha e barrës është e rëndë. Ti vetë hallet dhe ngatërresat e shumta të tua nuk mund t’i përballosh dot. Nevojat e tua s’mund t’i plotësosh. Në qoftë se është kështu, kot lodhesh. Mos vuaj dhe beso se je pronë e tjetërkujt. Pronari yt është Fuqiploti i Madhërishëm. Mbështetu tek Fuqia e Tij dhe mos dysho në mëshirën e Tij. Flaki tutje hidhërimet nëse do të kënaqësh vetveten tënde dhe të plotësosh dëshirat tuaja. Qëndro larg nga veset dhe vështirësitë.

Kjo Fjalë e Famshme thotë: Dëshirat dhe inte¬resat tuaja janë të shumta. Mosplotësimi i tyre sjell pikëllime, hidhërime dhe brenga shpirtërore. Kot e ke. Përmirësimi i kësaj bote është në Dorën e Fuqiplotit të Mëshirshëm. Mallin dhe gjënë jepja Pronarit që i takon. Dorëzoja Atij dhe mos merr përsipër hidhërimet e kësaj bote, por vetëm të mirat. Vetëm ai është Mbizotëruesi i Gjithmë-shirshëm. Ai e shpenzon dhe e trajton pronën e vet si të dojë. Kur të rëndohet jeta, thuaj si Ibrahim Hakiu: “Le të shohim se çdo të bëjë All-llahu xh.sh.. Ai keq nuk bën, vetëm mirë!”

Fjala e pestë:

9_24022010184207.jpg

Domethënë, të gjitha Mirësitë janë prej Atij dhe burimin e tyre e ka vetëm Ai. Të gjitha thesaret janë të të Plotfuqishmit. Kjo fjalë e famshme jep këtë lajmërim.

O njeri! Mos u dëshpëro nga mbarimi i të mirave (nimeteve)! Mos bërtit dhe mos u alarmo, sepse burimi i këtyre mirësive është i pash¬terr¬shëm dhe vjen nga mëshira e Paskajshme e Tij. Nëse një pemë frutore është e përjetshme dhe frutat e saj nuk sosen, të tjerat të ndjekin pas. Me falenderimin tënd për Bamirësinë e këtyre pro¬dhi¬meve, ato bëhen më të shijshme, sepse shija e mëshirës së Atij që t’i jep, përshkon shijet e nimeteve. Brenda shijes së një molle të dhuruar nga mbreti, ka njëqind, ndoshta njëmijë herë më shumë shije, se sa molla e zakonshme. Njëlloj si tek fjala:

9_24022010184211.jpg

Që do të thotë se duke falen-deruar dhe respektuar All-llahun xh.sh., pranoj se të gjitha mirësitë janë të Tijat. Në këtë mënyrë vazhdimisht mendo dhe prano Bamirësinë, Mëshi¬rën dhe Simpatinë e Tij ndaj teje. Kjo gjë do ta hapë portën e kënaqësisë duke të shijuar edhe më shumë se sa shija e një fruti.

Fjala e gjashtë:

9_24022010184215.jpg

Përderisa All-llahu ia ka dhënë njeriut jetën, Ai i ka dhënë edhe ushqimin për ta vazhduar atë. Veç ushqimeve edhe të tjera mjete të nevojshme ia ka bërë gati njeriut për çdo çast, që t’i duken qëllimet dhe përfundimet kryesore të jetës, të cilat janë për Të. Qind për qind frutat janë të Tij.

Kjo Fjalë e Famshme njerëzve të dobët dhe të përkohshëm ju kumton: “O ti njeri! Mos e merr barrën e jetës mbi supe, sepse nëse ti e bën këtë, peshën e saj s’mund ta mbash dot dhe do të vuash. Mos mendo vetëm për dobitë e jetës së përkohsh¬me, sepse më pas do të pendohesh! Mos u dësh¬përo pse ke ardhur në këtë jetë, sepse sigurisht që anija e trupit tënd është e Tij. Nevojat dhe proble¬met t’i përmbush Ai, pastaj jeta ka shumë qëllime dhe shumica e përfundimit të qëllimeve është në interes të Tij, pra të Krijuesit. Ti o njeri, në anijen e jetës tënde je një shërbyes dhe bëje detyrën mirë, që të marrësh rrogën. Shiko dhe vështro rehatinë tënde. Kujtoje Pronarin tënd, Atë që të ka dhënë ty këtë anije shumë të rëndësishme dhe të dobishme. Gëzohu dhe falenderoje! Ta dish mirë se kur të kesh kryer mirë detyrën tënde, atëhere përfundimit të veprimeve të kësaj anijeje që të ka dhënë All-llahu xh.sh., do t’i dihet vlera. Çdo gjë do të shkruhet në fletoren e veprimtarisë tënde dhe do të garantojë një jetë të Përjetshme, ku do të ringjallesh për t’u kënaqur përgjithmonë.

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 >>>