Letra jote që përmban dashamirësinë tepër të ngrohtë dhe zgjimin e shpirtit tënd, meriton urimet më të zjarrta. Pra tek të gjitha qeiniet, më e vlefshme është jeta dhe shërbimi ndaj saj. Kryerja e detyrave dhe shërbimeve në mënyrë korrekte, krijon premisat për të vazhduar jetën e përjetshme. I gjithë përkushtimi i kësaj jete përmblidhet në faktin se kjo përmban brenda saj farën e një jete të pafund. Të mos i shërbesh qëllimit për të cilin je krijuar, kjo është një çmenduri, ashtu sikur të të pëlqente një shkreptimë e rrufeshme në diell gjigand.

Në të vërtetë në dukje më shumë se të tjerët, të sëmurë janë mjekët që i besojnë vetëm materies dhe fizikës, që të çon drejt pakujdesisë.

Po të marrim “Tirjakin” (ilaçin e efektshëm) prej Kur’anit Famëlartë, atëhere të gjitha së¬mun-djet e njerëzimit mund t’i shërojë Inshaall-llah. Zgjuarsia jote do të bëhet një melhem për plagët e tua dhe ty të kthehen në një ilaç për të tjerët. Ti e di mirë se për ndonjë të sëmurë mjekimi më i efektshëm është ngushëllimi. Një mjek që është i gulçitur në pellgun e natyralizmit, po nuk i dha pacientit këshilla shpirtërore, atë e vë sëmundja përpara dhe e hedh në gjendje të pashpresë, drejt errësirës së zezë. Inshaall-llah, zgjuarsia jote të së¬murëve të pashpresë u bëhet një burim ngushëllimi dhe u bashkohet mjekimeve të ndritura dhe ngu¬shëlluese të të dy jetëve. Ti e di mirë se jeta është e shkurtër. Punët e vlefshme janë të shumta. Në qoftë se ti e hulumton kokën tënde, gjen shumë dituri të padobishme, si trungjet e drurëve të prera dhe të pashpirt. Se unë kam hulumtuar dhe i kam gjetë ato. Tani dituria shkencore dhe filozofike që ke në tru, duhet t’iu lërë vendin bindjeve, që duke iu lutur All-llahut xh.sh., të gjitha sa dini, dijet e tua të kthehen dhe të bëhen të dobishme dhe të ndritura.

Zgjimin duhet ta kërkosh tek All-llahu xh.sh., që mendimet e tua të derdhen në llogari të Tij. Diturive të thata të ideve të tua, vëru flakën, për t’i ndriçuar me Nur. Dituritë shkencore, ato që janë të panevojshme të kthehen dhe të bëhen shkak për njoftimin e All-llahut xh.sh. si Një dhe i Vetëm.

Miku im i zgjuar, zemra ma do që të gjithë dije¬tarët e shkencave t’u dalin zot dhe të shpërndajnë dritën e besimit dhe fshehtësinë e Kur’anit që atë e përfaqson Risale-i Nuri, duke e quajtur këtë si një nevojë të madhe. Ata duhet t’i përngjajnë zotëri Hulusiut dhe ta vendosin veten në vendin e parë ndaj shërbimeve të besimit. Meqë “Fjalët” (njëri nga vëllimet e Risale-i Nurit), mund të flasin me ndërgjegjen tënde, secilën “Fjalë”, ta pranosh jo sikur po del nga goja ime por si një recetë e ditur nga Kur’ani. Me të filloje bisedën, sikur të jemi pranë e pranë. Kur të duash mund të shkruash letër. Po nuk iu përgjigja letrës tënde, mos u hidhëro! Prej shumë kohësh nuk po shkruaj më letra. Prej tre vitesh edhe letrave të shumta të vëllait tim, vetëm një përgjigje i kam dërguar.

SAID NURSI

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25