Pra, për besimtarin edhe vdekja quhet si fillimi i kënaqësive të përjetshme, bile varri është si një portë për të kaluar tek kjo shtëpi përrallore.

Pamja e tretë: Besimi është Dritë (Nur) dhe Fuqi.

Kush e zotëron Besimin e vërtetë, nuk i trembet askujt dhe asgjëje. Për të zotëruar këto cilësi duhet të thotë: “Tevekkeltu Alall-llah”, që domethënë: “Mbështetem tek Zoti, për të gjitha presionet, shantazhet dhe problemet që kam”. Vetëm në këtë mënyrë mund të shpëtoj pa marrë asnjë goditje në anijen e jetës, që përplaset midis dallgëve e trishtuar. Me një siguri të përsosur, besimtari do t’i soditë ngjarjet dhe fenomenet e botës së bashku me peshën e rëndë të jetës, duke qenë i ndërgjegjshëm se të gjitha këto janëkurdisur nga ana e të Plotfuqishmit të Plotmëshirshëm. Njeriu e di fort mirë se fuqia e tij nuk mund ta mposhtë kurrgjë, prandaj përulet nën pushtetin e Zotit xh.sh., që kështu të largohet nga kjo botë i qetë dhe pa probleme. Ai largohet nga kjo botë për të pushuar përjetësisht në jetën e varrit. Pastaj duke “fluturuar” hyn në parajsë.

Nëse nuk i je bindur Zotit xh.sh., atëhere të gjithë peshën e jetës e ke mbi shpatulla dhe ndoshta kjo të zhyt në thellësinë e xhehennemit.

Domethënë, njeriu duhet të besojë se Zoti xh.sh. është Një dhe i Vetëm. Ai duhet të mbështetet dhe t’u bindet urdhërave të Zotit xh.sh. dhe pikërisht, kjo bindje mundëson kënaqësinë e të dy jetëve.

Sidoqoftë mbështetjen dhe bindjen ndaj Zotit xh.sh. mos e mendo si një sakrificë për të fituar të drejta më shumë, por si një mundësi të analizosh shkaqet dhe arsyet dhe të besosh tek Ai. Mbase të duhet që shkaqet dhe arsyet t’i pranosh, si perde përpara fuqisë së Zotit xh.sh..

Përdorimi i shkaqeve apo arsyeve në vetvete është një farë lutjeje, e cila bëhet përmes punës dhe më vonë pret rezultatin prej Zotit xh.sh.. Mirënjohjen për këtë realizim duhet t’ia shprehësh vetëm Atij dhe askujt tjetër. Këtë të vërtetë e kuptojmë më mirë nga ky shembull:

Në kohëra shumë të lashta jetonin dy njerëz. Një ditë, pasi prenë nga një biletë, hipën në një anije për të bërë një rrugë të gjatë. Njëri nga ata, pasi e lëshon barrën e vet diku në anije, ulet edhe vetë mbi të. I lehtësuar nga pesha ai hedh sytë në të majtë dhe në të djathtë duke soditur peisazhin e mrekullueshëm.

Tjetri, që ishte pak si fyçkë nga mendja, vazhdon të mbajë peshën e vet mbi shpinë. Shoku i thotë: “Hej bre, pse nuk lehtësoshesh prej barrës që ke mbi shpinë?”

Mëndjelehti ia kthen: “Jo, nuk mund të bëj ndryshe. Unë jam ca i fortë dhe barrën e mbaj mbi shpinë, që mos të më humbasë”. Përsëri shoku i thotë: “Kjo anije e Mbretit, që po na mban është më e fortë se ne. Mbi anije barra do të jetë më e sigurtë dhe më e mbrojtur. Ty, mbase të trulloset koka prej barrës dhe bie mbi valë së bashku me ngarkesën që ke mbi shpinë. Gjatë rrugës forca të humbet dhe me lartësinë e trupit që ke, duke u kolovitur majtas dhe djathtas dhe me mëndjelehtësinë tënde, do të biesh sëbashku me ngarkesën.

Ti do të mërzitësh timonierin dhe ai do të dëbojë apo të shajë, duke të quajtur shpirtkeq, sepse po nënvleftëson anijen e tij me kryeneçësinë tënde. Ka mundësi që ai të urdhërojë punëtorët e t’u thotë: “Burgoseni këtëmendjelehtë!” Në këtë rast, ti i shëmbëllen një njeriu maskara, sepse për njerëzit e kulturuar sjellja jote tregon dobësinë e karakterit tënd. Kështu shfaqet pafuqia jote, sedra e sëmurë, hipokrizia dhe poshtërsia e sjelljes tënde artificiale. Nuk e kupton se sa bajat u bëre para njerëzve për rreth!? Ata po qeshin me ty.”

Pas këtyre fjalëve njeriu u pendua, i thirri mendjes dhe hodhi mbi anije barrën e rëndë të plaçkave duke thënë: “Zoti të mëshiroftë! Tani shpëtova nga burgu i mendimeve të këqija dhe nga rruga e pamoralshme”.

O njeri, që nuk i bindesh Zotit xh.sh.! Ti i ngjan këtij personi që treguam më lart. Mblidhe mendjen dhe bindju deri sa të shpëtosh nga pozita e një lypësi ku ke rënë dhe të mos lëkundesh nga trishtimi i jetës! Mundohu të shpëtosh nga pesha e kokës, nga mizerja dhe vuajtjet. Mendo për Jetën e Mbrapme si dhe për detyrimet e kësaj jete.

Pamja e katërt: Që njeriu të bëhet me të vërtetë njeri, i duhet Besimi. Ky besim i jep atij shansin të bëhet sulltan, mbret. Për të mos humbur këtë fat, detyra parësore e njeriut është: Të besuarit dhe të luturit ndaj Zotit xh.sh., Krijuesit të tij. Mosbesimi e ul njeriun në rangun e një kafshe të egër dhe të dobët. Ky fakt dhe tregimi i mëparshëm bëhet i besueshëm dhe i argumentuar katërcipërisht. Me ardhjen e njeriut dhe të kafshës në këtë botë, vihen re dallime. Duke krahasuar të veçantat e ardhjes së njeriut dhe të kafshës, do të kuptojmë se njeriu vetëm nëpërmjet Besimit mund të arrijë cilësitë e nevojshme.

Kafsha në këtë botë është e pajisur me të gjitha vetitë dhe cilësitë e një kafshe. Ajo nuk e ka të vështirë që brenda dy orëve apo muajve të njohë dhe reflektojë ndjesitë e realitetit ku jeton. Ndërsa njeriut i duhen njëzet e ca vjet të njohë veçoritë e jetës së vet, kur miza apo një zog mali ato i mëson për njëzet ditë.

Domethënë çdo tipar i secilës kafshë, frymëzohet dhe udhëhiqet nga Zoti xh.sh.. Nga kjo kuptojmë se kafsha si detyrë parësore nuk ka që çdo dhunti ta arrijë nëpërmjet studimit. Ajo nuk përparon duke mësuar dhe pasi të ketë kuptuar dobësinë e vet, të lutet. Sigurisht që, detyra e saj është që simbas aftësive të punojë, veprojë dhe në këtë mënyrë ajo të shprehë adhurimin e vet ndaj Allahut xh.sh., Krijuesit të vet.

Me ardhjen e tij në këtë botë, njeriu e ka të nevojshme të marrë njohuri për çdo send dhe është tepër i paditur ndaj ligjeve të jetës. Mbase edhe për njëzet vjet të jetës së vet ai nuk do të jetë informuar mbi të gjitha ligjësitë dhe të fshehtat e ambientit ku jeton. Proçesi i njohjes do ta shoqërojë atë deri në fund të jetës së tij, sepse nevojat e tij nuk kanë fund. Shpeshherë, ai do të ndihet i pafuqishëm dhe i pazoti për t’u përballur me vështirësitë e jetës. Në këtë botë njeriun Zoti xh.sh. e ka dërguar që të mësojë deri në momentet e fundit të jetës. Nga pafuqia dhe dobësia e vet ai brenda një apo dy vjetësh do të ngrihet në këmbë. Pas pesëmbëdhjetë vjetësh mund të jetë në gjendje të dallojë të mirën nga e keqja. Po qe se e ndihmon dikush, ai mund të marrë nga ana e të mirave dhe të braktisë të këqijat.

Detyra parësore e njeriut është të arrijë përsosmërinë duke studiuar dhe mësuar, duke u lutur dhe adhuruar.

Njeriu duhet të kujtohet se me mëshirën e kujt ka ardhur në këtë botë dhe kush ia ka dhënë atij përsosmërinë e pakursyer. Ai duhet t’i drejtohet vetes: “Me Bujarinë e kujt po edukohem si jo më mirë? Nga po më vjen kjo fisnikëri që po më ushqen kaq bollshëm dhe po më kuron nga sëmundjet?”

Prej mijëra krijesave, vetëm njeriu ka shansin që me gjuhën e varfërisë dhe dobësisë së tij, duke u lutur ta kthejë fytyrën nga Ai, që gjithmonë lexon këtë gjuhë dhe ia pranon lutjet sipas nevojave që ka.

Njeriu me krahët e pafuqishëm dhe me varfërinë e tij, nëpërmjet Besimit tek Zoti xh.sh. dhe lutjeve ndaj Tij, mund të fluturojë në majat më të larta të hapësirave.

Njeriu në këtë botë ka ardhur që duke studiuar të mësojë dhe me lutje e besim tek Zoti xh.sh., të përsoset vazhdimisht. Cilësitë dhe aftësitë e çdo gjëje varen nga dituria që njeriu ka ardhë për të, bile miniera, drita dhe shpirti i të gjitha diturive të vërteta, është prania dhe dijenia e ekzistencës së Zotit xh.sh., “Marifetull-llah” (zgjerimi i diturisë në ekzistencën e Tij), thelbi i të cilit është Njësimi i Zotit xh.sh. si Një dhe vetëm Një.

Njeriu është i pajisur me pafuqi dhe varfëri të pafundme. Atij gjithë jeta i duhet për t’u pajisur dhe kompletuar, për t’u përballur me vështirësi të mëdha dhe të pallogaritshme. Ky vlerësim i tij të lë të kuptosh se për të përmbushur detyrat e tij të pashterrshme dhe për të ekuilibruar pafuqinë e tij, njeriu si detyrë parësore ka Besimin e pastër ndaj Krijuesit të tij, Zotit xh.sh.. Atij duhet t’i lutet përjetësisht. Baza e duasë, lutjes, është adhurimi, ashtu si dora e një fëmije, e cila, që në fillim të jetës së vet nuk mund të plotësojë nevojat e veta më elementare. Për të përmbushur kërkesat e tij fëminore ai qan apo grindet, gjersa prindërit t’ia plotësojnë ato. Kjo duhet kuptuar se jo vetëm me veprim, por edhe me gjuhën e paaftësisë ai lutet në njëfarë mënyre. Kështu fëmija i arrin qëllimet e veta.

Edhe i rrituri në njëfarë mënyre i ngjan atij shembulli. Ai midis qënieve të gjalla është më naziku dhe më i përkëdheluri. Ngjan shumë me fëmijën e vet. Do apo nuk do, në derën e Mëshirës së të Plotfuqishmit do të trokasë. Me dobësinë apo pafuqinë e tij ai do të shkojë drejt saj për të plotësuar qëllimet dhe dëshirat e veta. Për të arritur këto nevoja njeriu nuk duhet të qajë si fëmijë, por do të lutet tek Krijuesi i tij. Duhet që nëpërmjet lutjes t’i shprehë Atij mirënjohjen dhe falënderimin, për të gjitha ato qëniet, që i ka vënë në shërbim. Të veprosh ndryshe, pra të mos shpallësh këto falenderime ndaj Zotit, nuk është brenda logjikës njerëzore. Nuk duhet të bëhesh si një fëmijë që në njërën anë ulërin prej pickimit të një insekti dhe nga ana tjetër në inat e sipër thotë që: “Unë me fuqinë dhe logjikën time i bëra të më shërbejnë mua këto qënie, edhe pse janë disa herë apo disa mijëra herë më të mëdha dhe më të fuqishme se unë. Me logjikën time këto qënie të pasjellshme i bëra të nënshtrohen dhe binden ndaj meje!”

Të pranosh këtë fakt, ti bën një çmenduri dhe bukëshkalje, duke mohuar cilësitë njerëzore, të cilat nuk pajtohen me vlerësimin tënd dhe nuk meriton veçse një dënim të tmerrshëm.

Pamja e pestë: Besimi, për të plotësuar detyrën e krijimit të njerëzve, e bën të nevojshme lutjen. Këtë e ka saktësuar Kur’ani me

"17_12032010030046.jpg"

Me ajetin tjetër e urdhëron njeriun të lutet:

"17_12032010030049.jpg"

Por, po qe se njeriu e zë në gojë shpesh këtë fakt, duke thënë se po lutem, por lutja nuk po më pranohet, ky ajet në përgjithësi përgjigjet: “Secila lutje ka një përgjigje”. Atëherë ju replikoni: “Të përgjigjesh është një gjë dhe të pranosh është gjë tjetër”. Secila lutje ka një përgjigje, por për ta pranuar këtë dhe për të dhënë pikërisht atë që kërkon, kjo nuk përputhet me Diturinë e Tij Absolute”.

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 >>>