Duke u mbështetur tek All-llahu xh.sh. qeshi fatke¬qësisë pranë fytyrës, derisa të qeshe edhe ajo bash¬kë me ty. Kur qesh ajo zvogëlohet dhe merr pamje tjetër. Është njëlloj, sikur t’i qeshësh në fytyrë armikut tënd të tmerrshëm. Kjo qeshja jote atë e çarmatos dhe e dorëzon. Hidhërimi kthehet në paqe dhe shaka, në këtë rast humbet armiqësia. Edhe fat¬keqësia duke u mbështetur tek All-llahu xh.sh., humbet dhe tretet.

E treta, secila kohë ka gjykimin e vet. Në këtë kohë të vështirë, forma e fatkeqësisë është ndry¬shuar. Në ndonjë rast fatkeqësia mund të mos jetë e tillë, ajo sigurisht që është një dhuratë e All-llahut xh.sh.. Për këtë rast unë të sëmurët apo fatkeqët, përderisa sëmundja e tyre nuk ndikon tek feja dhe adhurimi ndaj All-llahu xh.sh.. ata të së¬murë i quaj fatbardhë. Ata nuk më dhimbsen, sepse e kam vënë re që edhe pse janë të sëmurë, i kryejnë detyrimet e veta më së miri ndaj All-llahu xh.sh.. Ata nuk zhyten në errësirën ku kridhen shokët e tyre. Ata mendojnë për jetën e amshuar. Nga ky fakt besoj se sëmundja e tyre nuk është një fatke-qësi, por pat¬jetër, një lloj mirësie e All-llahut xh.sh. Sëmundja e tyre kthehet në një mjet adhurimi, jetojn duke mos e vlerësuar jetën e përkohshme, por duke i dhënë rëndësi asaj të përjetshmes. Në qoftë se nje¬riu shërohet, ai ndoshta nuk do të mund të ruajë devotshmërinë e sëmundjes dhe mund të hidhet në zullumet e rinisë. Kështu ai e hedh vetveten në prehërin e fëlliqësisë.

*  *  *

PËRFUNDIM

All-llahu i Madhdhëruar për të treguar Fuqinë e Tij ka krijuar njeriun me një varfëri dhe dobësi të pas¬kajshme. Tek njeriu janë skalitur të gjitha karak¬te¬ristikat e pafundme të Emrave të Bukur. Ai kështu e ka krijuar njeriun, siç ka dashur; të shijojë të gjitha mirësitë e pafundme dhe të punojë si një makinë e përsosur. Këtë makinë e ka kompletuar me aparatura të veçanta, ku secila ka një des-tinacion të caktuar. P.sh.: njëra mat njësinë e hidhërimit, tjetra masën e detyrimeve dhe kështu secila për hesap të vet zbaton detyrën që ka.

Tek njeriu pasqyrohet përmbledhje e gjithësisë dhe pasqyrë e të gjitha Emrave të Bukur ku për¬doren funksionet e tyre. Shijimet dhe mirësitë të shtyjnë të falenderosh orë e çaste. Këtë super ma¬kinë sëmunja e drejton gjithmonë të kryej ato veprime dhe detyra për të cilat është ndërtuar. Nga kjo kuptohet se ky njeri është një kompleks falende¬rimesh. Ingranazhet e kësaj pajisjeje janë hidhë¬rimet, fatkeqësitë, etj., që e vënë në lëvizje në çdo kohë. Ata e shtyjnë të punojnë tek njeriu minierat e dobësisë dhe varfërisë së tij. Njeriu me aksidentet e jetës së vet kthehet në një koleksion lapsash dhe si një laps i vetëm,i lëvizshëm, shkruan faqen e jetës së vet. Si përfaqësues i gjithësisë, çdo vend dhe etapë të jetës që ka përjetuar, e shkruan si një biografi, ku në çdo faqe përmenden Emrat e Bukur. Ai bëhet një paralajmërues që tregon se si do të hyhet në vreshtat e begata të All-llahut xh.sh. Për këtë arsye duhet të kryej detyrat për të cilat është krijuar.

LETËR

(Kjo letër është për një doktor, i cili është magjepsur dhe apasionuar nga leximi i Risale-i Nurit).

Tungjatjeta, mik i dashur! O doktor faqe¬bar-dhë, që ke mundur t’ia vesh diagnozën sëmundjes tënde!  

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 >>>