Edhe ti o njeri, nuk duhet të jesh më i paar-syeshëm se kafsha. Dihet se shqetësimet janë nga një paralajmërim i All-llahut xh.sh.. Disa fatkeqësi All-llahu xh.sh. na i ka dhënë për të na zgjuar nga gjumi i pakujdesisë dhe që të pranojmë para Tij varfërinë dhe dobësinë tonë. Mos harro se jemi para Hyjnisë së Tij. Një pjesë e sëmundjeve, siç kam thënë më lart, nuk janë për t’u ankuar, por sigurisht që ato janë si një dhuratë e All-llahut xh.sh.. Ato shër¬bejnë si një pastrim i trupit, i mendjes dhe i shpirtit dhe jo si ankohesh. Ty të shërbejnë dhe e ke për detyrë që të falenderosh. Në hadithin e Pejgamberit a.s.m. është theksuar: “Kur e shkund një pemë të pjekur prej saj do të bien frutat. Po kështu edhe besimtarët myslimanë, kur dridhen nga ethet, rrëzojnë mëkatet e tyre”.

Duke u mjekuar nga sëmundjet fizike kërkojmë shërim, kurse për plagët e shpirtit ne këndojmë lutjet e Hz. Ejjubit a.s.. Kur sëmundjet fizike bëhen pengesë për të shprehur adhurimin (ibadetin), atë¬here ne kërkojmë shërimin e tyre, por jo duke kundërshtuar apo ofenduar All-llahun xh.sh.. Këtë duhet ta bëjmë duke u mbështetur tek All-llahut xh.sh.. Gjykimin e tij e kemi pranuar jo vetëm kur jemi plot shëndet dhe të lumtur, por edhe në rast sëmundjeje dhe hidhërimi. Në çdo kohë duhet ta falenderojmë Atë. Vetë rënkimi “of, of”, në vetvete është një ankesë kundër All-llahut dhe Gjykimit të Tij.

Gabon shumë atëhere kur kundërshton sun-di¬min e Tij, sepse Ai është Një dhe i vetëm, atëhere nuk bën tjetër gjë veçse vë kokën tënde në kudhër dhe e thyen komplet. Kush kërkon të hakmerret me dorë të thyer, ta dijë mirë se dorën e tij do të dëm¬tojë. Po kështu cilin e ka zënë sëmundja dhe ai ankohet pa pushim, vetëm se e dyfishon atë.

E dyta, fatkeqësitë fizike po i mbivlerësove, ato rriten dhe po i nënvleftësove, ato zvogëlohen.

Për shembull: Në errësirën e natës në syrin e njeriut zmadhohet ndonjëherë imagjinata dhe bëhet kërcënuese po e mbivlerësove, po s’e mbi ç’move, zvogëlohet dhe humb. Po t’i ngacmosh grerëzat, ato të pickojnë, po s’i trembe, ato shpërndahen të qeta. Po iu trembe mungesës materiale ajo shtohet artificialisht. E njëjta gjë ndodh edhe me së¬mun¬djet; po i mbivlerësove dhe u bëre merak, ato depërtojnë në zemër dhe lëshojnë rrënjë duke u shndërruar në një fatkeqësi shpirtërore. Sëmundja jeton së bashku me merakun dhe vazhdon sa vazh¬don meraku yt. Kur ta heqësh merakun dhe të mbështetesh tek All-llahu xh.sh. si Një dhe i Ve¬tëm, atëhere sëmundjes i priten rrënjët ashtu si asaj pemës, që kur ia pret rrënjët, thahet. Duke ia prerë rrënjët sëmundjes, pra merakun, ajo shërohet.

Këtë të vërtetë që thamë, e kemi sqaruar edhe më

 parë.  

O ti i pafat! Lëri britmat që të shkaktojnë sëmun-

¬djet dhe mbështetu tek Zoti!  

Ta dish se rënkimi është një fatkeqësi fatale.  

Po kërkove Atë që ta ka dërguar këtë fatkeqësi, kjo

 është gjëja më e dobishme që mund të bësh

dhe do të të kënaqë.  

Gjeje Atë dhe do të shpëtosh nga brengat.

Nëse nuk e gjen, atëhere mbi kokën tënde fatke¬qësi edhe më të mëdha do të bien! Duke e ditur se mospërjetimi i fesë Islame është një fatkeqësi e madhe, pse rënkon prej tëndes, që është shumë më e vogël?

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 >>>