— Në jetën e njeriut ku valojnë ndjeshmëritë të ndërthurura me njëra-tjetrën, janë shenjat e emrave të Zotit të Madhërueshëm, janë pasqyrë e punëve të shkëlqyera të një të Gjalli që nuk vdes kurrë. Tani po e mbyllim këtë derë për arsye se nuk ka ardhur akoma koha që të sqarohet mirë ndaj ateis¬tëve dhe atyre që nuk pohojnë.



DRITARJA E TRIDHJETEDYTË

11_25022010023946.jpg

Kjo dritare është e diellit, e të Dërguarit a.s., dritartja e Hz. Muhammedit Alejhisselam, i cili është dielli i diejve.

Këtë dritare të madhe dhe të shndritshme, po ia lëmë fragmentit të Miraxhit që titullohet “Fjala e tridhjetënjëtë” dhe tregon për Dërgueshmërinë e Ahmedit (Alejhissalatu vesselam), si dhe në “Letrën e njëmbëdhjetë”, me njëmbëdhjetë shenja është sqaruar se jeta e profetit Muhammed, është tepër e vlefshme dhe e shndritshme. Këtu për të vërtetuar Njësimin e All-llahut, do të tregojmë argumentin që flet për jetën e Muhammedit (Alej¬hissalatu vesselam), sepse ai i ka bashkuar Profe¬tësinë bashkë me mrekullitë e evlijallekut, pra ai është një argument i madh, që atë e kanë vërtetuar të gjithë profetët të cilët kanë ardhur para Tij, së bashku me të gjithë evlijatë që kanë ardhur pas. Ai në të gjithë jetën e tij, me të gjithë forcën e vet, duke treguar Njësimin e Zotit, ka shpallur fenë islame, dhe duke i njoftuar Zotin popullit, ka hapur një dritare të madhe si imam Gazaliu, imam Rabbaniu, Muhjiddin Arabiu dhe Abdulkadir Gej¬laniu dhe miliona dijetarë të vërtetë dhe të pastër, të gjithë e kanë vërtetuar atë. Vallë a ka ndonjë pëlhurë të trashë që e mbyll këtë dritare të madhe?! A ka mundësi që dikush duke kritikuar me ankth, të mos e shohë nga dritarja atë?! N.q.s. “po”, a s’është i çmendur ky? Fol ti vetë!



DRITARJA E TRIDHJETETRETË

11_25022010023949.jpg

Ja pra mendoje se të gjitha dritaret e kaluara janë nga një pikë e detit të Kur’anit famëlartë, e atëherë mund ta kuptosh se Kur'ani është plotë me argumente për të vërtetuar Njësimin e All-llahut xh.sh.. Duhet të dimë se burimi, miniera dhe themeli i të gjitha dritareve është Kur’ani, edhe në qoftë se e shikon Atë me syrin e thjeshtë, prapë është një dritare e gjerë dhe e përgjithshme. Dhe për të parë se kjo dritare është e saktë dhe e shn¬dritshme, duhet t’i referoheni “Fjalës së njëze¬tepestë”, e cila tregon mrekullitë e Kur’anit dhe “Shenjën e tetëmbëdhjetë” të “Letrës së nëntëm¬bëdhjetë”. Gjithashtu duke ia mbështetur Mëshirës së lartë të All-llahut të Madhërishëm dhe zbritjes së Kur’anit Famëlartë, i lutem duke thënë:

11_25022010023953.jpg

Vërejtje:

Këto dritare që janë të “Letrës së tridhje¬tëe-tretë”, kush nuk i beson inshaall-llah atë e shtyjnë të besojë; po kush e ka besimin e dobët ia forcon besimin dhe kush ka besim të fortë, ia forcon me të vërteta, kush e ka besimin e vërtetë, atij ia zgjeron dhe kush e ka besimin e gjerë, ai përparon në njoftimin e Zotit, pozitë kjo që është shkaku i të gjithë përparimit dhe lartësimit, duke i hapur horizontet e shndritshme.

Tani për këtë arsye askush të mos thotë se “mua më mjafton një dritarë që lexova”, sepse në qoftë se mendja jote e ka marrë pjesën e saj edhe zemra do pjesën e vet, edhe shpirti do pjesën e tij, derisa edhe imagjinata jote do të marrë dritë nga ajo. Në këtë mënyrë çdo dritare të sjell dobi të ndryshme..

Në fragmentin e Miraxhit, para vetes kemi pasur besimtarë, mosbesimtarët kanë qenë në gradë të dytë, por në këtë vepër kemi qenë përballë ateistit, besimtarët kanë qenë në pozitën e dëgjuesve. Vlerësimin e bëni sipas kësaj mase. Por fatkeqësisht ky libër kaq i rëndësishëm, është shkruar me një shpejtësi të jashtëzakonshme, bile ka mbetur me dorëshkrimin e parë të pakorigjuar. Nga lexuesi kërkoj tolerancë dhe të luten tek All-llahu i Madhëruar për faljen e gabimeve të mia.

11_25022010023956.jpg

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23