Për arsye se qytetërimi i Evropës nuk është ndërtuar mbi virtytet hyjnore, por mbi veset epshore, deri tani dëmet e tyre i kanë tejkaluar dobitë, për shkak se klanet ngatërrestare të tyre, kanë ardhur në gjendjen e një druri të krimbur. Imoraliteti i tyre i papëlqyer është një shkak i fortë që qytetërimi i Azisë të dalë fitimtar. Dhe kjo do të realizohet për një kohë të shkurtër.

Vallë besimtarët dhe islami duke patur në dorë shkaqe të forta dhe të patundshme të përparimit material dhe shpirtëror dhe duke qenë e hapur rruga e të ardhmes së lumtur si një hekurudhë, a është e drejtë që të bini në pesimizëm dhe t’ia thyeni shpresat muslimanëve? Ju po bieni në një gabim të madh duke menduar se kjo botë, për të gjithë dhe sidomos për evropianët është bota e përparimit përveçse muslimanët e pashpresë.

Animi nga ana e përsosmërisë varet nga veprimtaria e jonë. Në të vërtetë dhe me siguri, po qe se për shkak të gabimeve mbi kokat e njerëzimit nuk krisë së shpejti kijameti, me lejen e All-llahut (xh.sh.), në të ardhmen, e drejta dhe të vërtetat, do të jenë në duart e muslimanëve dhe në këtë mënyrë muslimanët këtu do të marrin meritat e duhura për lumturinë.

Ja pra, a nuk e shikoni që koha nuk është duke lëvizur në një drejtim të vetëm. Sigurisht që rruzilli tokësor lëviz në trajektoren e saj. Kështu nganjëherë kur përparon përballet me verë e pranverë dhe nganjëherë kur mbetet mbrapa, tregon stinën e dimrit dhe të stuhive.

Ashtu siç pas çdo dimri ka një pranverë dhe pas çdo nate një mëngjes, inshallah edhe njerëzimi do të ketë një mëngjes dhe një pranverë. Ne shpresojmë tek Zoti (xh.sh.) se do të na tregojë paqen e përgjithshme të qytetërimit të duhur me të vërtetat e diellit islam.

Në fillim të ligjëratës thamë se si dëshmi të temës do t’u tregojmë një argument e gjysëm. Shkurtimisht njëri argument mbaroi. Gjysma e argumentit tjetër është kjo:

— Hulumtimet e shkencave dhe provat e panumërta, na theksojnë se në shumicën e rregullave të botës dhe në krijimin e gjithësisë, qëllimet kryesore të Krijuesit të gjithësisë janë dobitë, bukuritë dhe përsosmëritë. Sepse çdo shkencë që i përket gjithësisë, në sistemet që i ka bërë për vete si temë, ajo tregon një rregull dhe përsosmëri të tillë që mendja nuk mund të gjejë më të mirë se ajo. Përshembull: Në pikëpamjen e mjekësisë trupi i njeriut; në astronomi planetet rreth diellit; shkenca e botanikës dhe ajo e zoologjisë, kanë ekuilibrime të holla, ku çdo shkencë me parimet e veta të subjekteve të shumta, tregojnë se në to janë mjeshtëritë e një Mjeshtri Madhështor, që në çdo fenomen, si në gradën minimale ashtu dhe në atë maksimale, fuqia dhe mrekullia e Tij, shfaq sekretin e ajetit:

 12_11032010115444.jpg

Hulumtime të shumta dhe provat e përgjithshme na tregojnë dhe na japin një përfundim të fortë se:

Në krijimin e gjithësisë; dëmet, të shëmtuarat, besimet e kota dhe të këqijat janë shumë të pakta. Sepse ato nuk janë qëllimi i krijimit, por kanë kuptim në parantezë. P.sh.: Në rruzullin tonë të shëmtuarat nuk kanë hyrë në gjithësi për të shëmtuarën, por sigurisht ato janë krijuar për t’u krahasuar me shkallën e së bukurës. Ndërsa e keqja dhe shejtani, u shërbejnë njerëzve për t’u bërë shkak që njerëzit të arrijnë në gradën më të lartë të përparimit. Pra këto të këqija të vogla dhe të shëmtuara, janë krijuar që të bëhen shkak i bukurive të panumërta.

Ja pra dobitë dhe bukuritë janë shkaqe themelore dhe në të vërtetë ato janë qëllimi kryesor i gjithësisë. Sigurisht që njerëzit mosbesimtarë me mizorinë e tyre që shkaktojnë duke ndotur faqen e dheut, duke ikur nga kjo botë pa marrë dënimin e merituar dhe pa u përballuar ma parimet e bazës së qëllimit themelor të krijimit, mos mendoni se do të vdesin e do të shkojnë drejt asgjësimit absolut. Patjetër që do të përballen me dënimin e xhehennemit.

Përsëri me hulumtime të forta dhe me të vërtetat e shkencave fizike, është theksuar se brenda të gjitha krijesave, më fisniku dhe më i rëndësishmi është njeriu. Sepse ai me mendimet e tij ka zbuluar arsyet dhe përfundimet e dukshme të krijimit të gjithësisë dhe në këtë mënyrë duke kuptuar mjeshtërinë e madhe të krijesave, duke filluar me mjeshtërinë e tij minimale, me diturinë e tij të vogël, me vullnetin e tij te paktë dhe me ekuilibrimet e tij, duke kopjuar dhe imituar me veglat që ka mundur të përpunojë, ka mundur t’i kuptojë funksionet e përgjithshme të All-llahut (xh.sh.), duke vërtetuar se është krijesë fisnike dhe më e respektuara...

Meqë ky gjysëm argumenti, këto tre të vërteta na i tregon kështu, vallë a ka mundësi që të vazhdojnë këto mizori që janë bërë deri tani dhe t’i mohoni e kundërshtoni, duke thënë se dëshmitë e shkencave dhe hulumtimeve janë të parëndësishme? Kjo a pajtohet me diturinë e pastër të Zotit (xh.sh.)? Nuk është e mundur që të vazhdojë kjo mizori dhe egërsi shkatërruese dhe e tmerrshme kundra muslimanëve.

Po të kisha gjuhë të panumërta, do të isha betuar me të gjitha dhe me tërë fuqinë time do të bërtisja duke thënë se:

— Kjo gjithësi që nga dielli gjigand e deri tek atomi më i vogël, nga krahu i një mize të vogël deri tek llambat qiellore, janë rregulluar me një dituri të paarritshme të krijuara nga Gjykatësi Madhështor dhe Mjeshtëri i Bukur. Unë duke i parë këto, dëshmoj dhe betohem që në lidhje me njerëzit që kanë luftuar të mirat dhe kundërshtuar të gjitha llojet e krijesave, ta dini se All-llahu i Madhëruar nuk do ta durojë mizorinë e mosbesimtarëve që të vazhdojnë kështu.

Kjo mund të pranohet vetëm atëherë dhe atëherë, kur të pohohet se njeriu në pozitën më të lartë, është mëkëmbës në botë, ku për të përballuar mesazhet e Zotit (xh.sh.), mbi vete ka marrë amanetin e madh. Nuk mund të pranohet në asnjë mënyrë që njeriu, si vëllai i madh i llojeve të gjithësisë, të rrëzohet në nivelin më të ulët dhe të shkatërrohet e të bëhet i dëmshëm dhe të mbesë pa asnjë rëndësi.

Ashtu si në jetën tjetër është i domosdoshëm xhenneti dhe xhehennemi, ashtu edhe këto tregime vërtetojnë se në të ardhmen do të jetë fitimtare feja e vërtetë. Në këtë mënyrë ua sqaroj se ashtu si në llojet e tjera ashtu edhe tek njeriu, në një shumicë të madhe, të mirat do të ngadhnjojnë mbi të këqijat. Kështu vetëm në këtë mënyrë mund të kuptohet dallimi i njeriut me krijesat e tjera vëllezër dhe të dalë në shesh sekreti që gjithësia është krijuar për t’i shërbyer njerëzimit.

Padyshim që në jetën e përjetshme, xhennetin dhe xhehennemin do ta plotësojnë njerëzit, pra nuk ka dyshim se zullumqarët do të dënohen për të larë veprat e ndyra të tyre, kurse njerëzit e mirë do të marrin shpërblimin e meritave të veta me xhennet. Sigurisht që dy luftërat botërore dhe krimet që bënë të vajtojnë të gjithë gjithësinë, nuk munden të tresin ato çfarë hëngrën, prandaj vjellin vrer dhe në këtë gjendje kanë ndotur të gjithë sipërfaqen e tokës, duke e zbritur njeriun në shkallën më të ulët.

Kështu në rast se nuk plasë kijameti së shpejti, shpresojmë dhe i lutemi Allahut të Madhëruar dhe presim prej Tij, që ta pastrojë sipërfaqen e tokës duke na sjellë paqen e përgjithshme.

*****

Fjala e gjashtë: Çelësi i jetës shoqërore dhe lumturia e muslimanëve është aty kur kuvendohet ashtu siç na urdhëron feja islame.

12_11032010115448.jpg   Ky ajet fisnik si bazë themelore na urdhëron të kuvendohemi. Raca njerëzore në histori ka përparuar duke rrahur mendimet njëri me tjetrin dhe duke biseduar e u konsultuar. Kështu kur i hedhim një sy shekujve të mëparshëm, shohim se si në degët sociale, ashtu edhe në ato shkencore, njerëzimi ka përparuar duke kuvenduar. Në këtë mënyrë shkaku i prapambetjes së sotme të kontinentit të madh të Azisë, është moskuvendimi i vërtetë.

Zbuluesi dhe çelësi i të ardhmes së Azisë është Kuvendi. Domethënë, ashtu siç duhet të kuvendojnë individët njëri me tjetrin, ashtu edhe grupet e ndryshme dhe kontinentet, duhet të kuvendojnë për punët e tyre dhe vetëm në këtë mënyrë tre-katër qind milionë muslimanëve mund t’i zgjidhen prangat që kanë në këmbët e tyre, të lidhura nga fraksionet despotike. Njeriu forcën e kuvendit mund ta marrë vetëm tek mëshira madhështore e besimit. Kështu njerëzimi ka shumë nevojë që të garantojë lirinë e vërtetë të fesë islame, sjelljen dhe moralin e tij të bukur. Pra vetëm në këtë mënyrë ne mund ta hedhim imoralitetin e veseve epshore që na kanë imponuar fraksionet e tradhtarëve të Evropës. Liria e fesë islame neve na angazhon me dy baza themelore:

1- Besimi njeriun e detyron që askënd të mos marrë nën sundim me despotizëm.

2- Të mos i përulesh despotëve. Sepse në të vërtetë kush është rob i All-llahut (xh.sh.) ai nuk bëhet kurrë rob i tjetërkujt! Kuptohet se kush nuk ka besë tek All-llahu, ai sipas shkallës së çështjeve, çdo gjë e konsideron si një hyjni dhe idhull. Ja pra liria e fesë islame është një pasqyrim i të Gjithmëshirshmit, Mëshirëplotit dhe një dhunti e All-llahut (xh.sh.).

 12_11032010115534.jpg

“Rroftë drejtësia! Le të vdesë pesimizmi dhe pash-presia! Vazhdoftë devotshmeria, kuvendi e dashamirësia! Të gjitha sharjet, kritikat dhe mëritë qofshin mbi ata që jetojnë të pakujdesshëm, duke u përulur veseve epshore. Mëshira dhe bekimi i All-llahut qoftë mbi ata që i nënshtrohen urdhërave të Krijuesit! Amin!...”

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35 36 37 38 39 40 41 42 43 44 45 46 47 48 49 50 51 52 53 54 55 56 57 >>>