Tani o ti i pakujdesshëm! Të mos dëgjosh këto dëshmi dhe këto zëra që e mbushin gjithësinë, mendoje vetë se sa shurdh dhe i çmendur mund të jesh.



DRITARJA E TRIDHJETENJËTË

11_25022010023942.jpg

Kjo dritare është dritarja e njeriut dhe është objektive. Meqë është kështu, hollësinë e kësaj dritareje po e lëmë në librat e mijëra evlijave dhe dijetarëvë të devotshëm. Ne këtu do të sqarojmë disa themele që i kemi marrë nga frymëzimi i Kur’anit famëlartë. Kështu që siç është sqaruar adhe në “Fjalën e njëmbëdhjetë”; “Njeriu është një kopje e përgjithshme që të gjitha emrat e Tij, Zoti i Madhërueshëm, me ekzistencën e njeriut, ia inter¬preton atij. Hollësitë e kësaj teme po ia lëmë librave të Risale-i Nurit, kurse këtu do të tregoj vetëm tre pika.

Pika e parë: Njeriu është pasqyrë e Emrave të Zotit, në tre anë.

E para: Si na tregon nata ditën ashtu edhe njeriu me dobësinë e tij, me varfërinë e tij, me nevojat që ka dhe me mangësitë dhe gabimet e tij, duke i pasqyruar tregon për fuqinë e Fuqiplotit Madhësh¬tor dhe për të Pasurin e Mëshirshëm dhe vazh¬don… Në këtë mënyrë pasqyron Funksionet Hyjnore. Derisa njeriu me dobësitë e tij, për t’iu bërë ballë armiqve duke kërkuar mbështetje, kthehet nga Zoti i Madhëruar dhe me varfërinë e tij, duke qenë i gulçitur me nevoja të panumërta dhe me qëllime të shumëllojshme, bëhet e domos¬doshme që të kërkojë një pikë mbështetje; pra ndërgjegja e tij në atë pikë që është mbështetur duke u lutur, gjen shpëtim. D.m.th. çdo zemër duke u mbështetur dhe kërkuar ndihmë tek Ai, asaj i hapen dy dritare për të bërë dobi nga mëshira e Fuqiplotit.

Ana e dytë e pasqyrimit janë mostrat që të njihen funksionet e All-llahut xh.sh., pra dituria e pakët, fuqia, shikimi, dëgjimi, zotërimi i pronës dhe vullneti i sundimi të pakët që janë tek njeriu. Me këto funksione të vogla i njeh funksionet e Zotit të gjithësisë, që të dëshmosh dhe të bëhesh pasqyrë e dijes, fuqisë, shikimit, dëgjimit dhe Gjykimit dhe Edukatës së Tij Absolute; me ato ekuilibrime të vogla i kupton funksionet e mëdha të Fuqiplotit. P.sh. kur thua: si e krijova unë këtë shtëpi, si di të krijoj, si jam i zoti i saj dhe si e drejtoj atë? Njëlloj edhe me to kupton se me siguri edhe kjo vilë e universit ka një Mjeshtër. Ai Mjeshtër atë e di, e sheh, e krijon dhe e drejton…

E treta anë e pasqyrimit janë qëndisjet e veglave të njeriut që i ka pajisur Ai. Me ato njeriu dëshmon dhe pasqyron emrat e funksioneve Hyjnore. Në fillim të pjesës së tretë të “Fjalës së tridhetedytë”, kemi sqaruar se mbi shtatëdhjetë emra të Zotit janë dekorimet e qarta tek kompleti i njeriut. P.sh. në krijimin e njeriut, emrat Mjeshtër, Krijues dhe Bukuri, tregojnë emrat e një të Gjithëmëshirshmi e Mëshirëploti dhe nga edukimi i bukur i njeriut, shihen funksionet e Fisnikut të Bukur dhe në vazhdim…

Të gjtha shqisat dhe veglat që janë pajisur me elemente të shumëllojshme ndjeshmërie e shpirti, dëshmojnë për emrat e ndryshëm dhe qëndisjet e ndryshme. D.m.th. sikurse të gjitha Emrat e Zotit kanë edhe një gradë më të madhe, ashtu edhe funksionet e tyre të qëndisjes mbajnë nga një gradë të madhe të qëndisjes!

Pika e dytë: Jep shenjë të sekretit të rëndës-ishëm të njësimit të Zotit të Madhëruar. Shpirti i njeriut ka lidhje me të gjithë trupin e tij, ku të gjitha veglat e trupit i shtyn të vrapojnë në ndihmë të njëra-tjetrës. Pra shpirti i njeriut është ai që ka ardhur nga shkëlqimi i vullnetit hyjnor, që ka rrjedhur nga urdhëri i ligjit të Edukatorit, që thotë: “Bëhu, e në çast bëhet.” Pra shpirti ndikon në drejtimin e veglave të trupit kur dëgjojnë zërin shpirtëror të njëri-tjetrit dhe kur vrapojnë në ndihmë të njëri-tjetrit. Shpirti duke qenë mes tyre nuk i pengon ato, nuk i ngatërron; për shpirtin janë njëlloj e largëta me të afërmen… Nuk u bëhet perde njërit apo tjetrit, kur të dojë shumicën i sjell në ndihmën e njërit, kur të dojë e di, e ndjen dhe i drejton veprat e të gjitha veglave të trupit. Derisa, n.q.s. i zoti i tij është i devotshëm me secilën pjesë të trupit, mund të shikojë dhe të dëgjojë, njëlloj me ajetin kur’anor që thotë: “Shembujt e All-llahut janë më të latë”. Meqë shpirti është një ligj i urdhërit hyjnor, që me gjendjen e tij, pra në botën e vogël, tek njeriu është duke treguar veprimet superiore, me të vërtetë vullnetit të Tij të përgji¬thshëm dhe fuqisë së Tij absolute, nuk i vjen vështirë që t’i kryejë punët e panumërta, t’i dëgjojë zërat dhe lutjet e pallogaritshme. Për Krijuesin e Madhërueshëm nuk është një angazhim, asnjëri nuk i bëhet peng që ta shohë apo dëgjojë zërin e tjetrit, përnjëherë të gjitha i sheh, përnjëherë i dëgjon zërat e të gjithëve; të largët dhe të afërt, për Të janë të njëjtë. Po të dojë të gjithëve i dërgon në ndihmë të njërit. Me secilin send mund të shohë secilin. Përnjëherë mund t’i dëgjojë të gjithë zërat. Çdo send e di…

Pika e tretë: Jeta është shumë e rëndësishme. Me veprat që bën jeta, mban vlerë të madhe. Kjo temë ka kaluar edhe në “dritaren e jetës” dhe në “Fjalën e njëzetekatërt”, ku është treguar hollë¬sisht, prandaj këtu vetëm po vërejmë se:

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 >>>