Njeriu duke qenë krijesa më e përsosur dhe e pajisur me shqisa njëqind herë më të pasura se kafsha, nga kjo jetë është njëqind herë më i pakë¬naqur se ajo, prandaj përkushtimi i tij vetëm për këtë botë të përkohshme atë e rrëzon më poshtë se kafsha, bën ta shijojë këtë botë më pak se një zog i pyllit. Më parë kemi dhënë një shembull dhe më duket se ka lidhje me këtë problem, po e për¬së¬risim:

Një pasanik i jep shërbëtorit të tij dhjetë napo¬lona flori dhe i thotë: “Shko e blej një kostum prej stofi të mirë!” Po kështu thërret shërbëtorin e dytë dhe bashkë me njëmijë napolonat e floririt i jep edhe një letër ku kishte shkruar porosinë.

Shërbëtori i parë me dhjetë napolona bleu një kostum shumë të bukur.

Shërbëtori i dytë pa e lexuar fare letrën, nxjerr njëmijë napolonat dhe ia jep një shitësi, duke i kërkuar një kostum burrash. Shitësi qëlloi mash¬trues dhe i jep një kostum prej një stofi shumë të keq. Kur shkoi tek padroni, shërbëtori fatkeq u dënua rreptë dhe vuajti shumë. Kush ka mend sa një kokërr gruri e kupton se kur shërbëtorit të dytë i dhanë njëmijë napolona flori, dihet se ato nuk iu dhanë vetëm për një palë rroba, por mund të përdoreshin edhe për një tregti të levërdisshme dhe serioze.

E njëjta gjë ndodh me elementet e ndjeshmërisë shpirtërore dhe vlerat njerëzore të njeriut, të cilat të krahasuara me ato të kafshës janë njëqind herë më të zhvilluara. Si shembull: Të gjitha shkallët e bukurisë, syri i njeriut i veçon dhe ushqimet e lloj-llojshme i vlerëson shqisa e shijes, duke përcak¬tuar edhe shkallën e saj.

Mendja e njeriut është pajisur me cilësi të tilla, që është në gjendje të analizojë të gjitha stërho¬llimet e fenomeneve. Zemra po kështu është e mbushur me të gjitha përmallimet dhe sentimentet humane. Po në këtë mënyrë, po t’i rreshtosh të gjitha elementet përbërës të njeriut, a mund të kuptosh se deri ku shkon radha? Shqisat e njeriut nuk janë si ato të kafshës së thjeshtë, që nuk peshojnë as dy gram. Ato dinë vetëm të hanë, të pinë dhe të bashkohen për të vazhduar fisin e tyre. Mund të dallohet fare pak ndonjë kafshë që ka një farë instinkti të zhvilluar, që spikat me veprimet e saj, por mendimi është tepër i vështirë të zbulohet. Këto veprime nuk janë veçse instinkte. Pra kuptohet nga sa thamë se njeriu nga kjo pikëpamje është shumë i pasur në aftësitë e shqisave, për shkak se ai zotëron mendjen dhe arsyen e nuk është e vështirë për të zbuluar aftësitë e tjera. Veç kësaj, nevojat dhe kërkesat e njeriut janë të pa¬numërta dhe ndjenjat e tij janë tepër të hapura dhe të shumëllojshme. Krijimi i njeriut, po të kraha¬sohet me shumë krijime të tjera, ka qëllime shumë të larta dhe të gjera, si dhe dëshira të larmishme. Ai është i ngarkuar me detyra të veçanta. Aftësia e njeriut është e tillë, që ai të sqarojë dhe të zbatojë të gjitha llojet e adhurimeve. Ai ka përsosmërinë për të shfrytëzuar të gjitha këto aftësi. Aq shumë është i pajisur me aftësi të rralla dhe me një kapital të madh, saqë të gjitha këto veti dëshmojnë se nuk janë vetëm për në këtë botë të përkohshme. Obli¬gimet dhe detyrimet e njeriut janë shumëplanëshe, të larmishme dhe të detyruara për t’u zbatuar. Njeriu duhet ta pranojë dobësinë dhe varfërinë e tij, si dhe të shfaqë adhurimet ndaj Zotit xh.sh.. Me horizontin e gjerë të dijeve të tij, njeriu duhet të bëhet dëshmitar i krijesave të tjera, të shikojë “tespihët” e tyre dhe të falenderojë All-llahun xh.sh. për këto mirësi. Ai duhet ta vlerësojë mirë ndihmën e madhe të Krijuesit të Gjithmëshirshëm në artet e gjithësisë së sotme, mrekullinë e Fuqisë së Zotit xh.sh. dhe të kujtohet për dobitë e Tij.

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 >>>