Pika e parë

Përkundër plagëve të trupit dhe sëmundjeve të Hz. Ejjubit a.s. ne kemi plagët e brendshme të shpirtit dhe të zemrës, pra jemi të plagosur. Po qe se do të shpjegojmë për plagët e brendshme të shpirtit, do të shohim se jemi më të sëmurë se Hz. Ejjubi a.s., sepse për secilin mëkat që bëjmë dhe për ato dyshime që fusim në kokë e plagosim zemrën dhe shpirtin tonë. Plagët e Hz. Ejjubit trembin dhe shqetësojnë jetën e përkohshme, kurse plagët tona të shpirtit trembin jetën e përjetshme. Kjo na shtyn që t’i lutemi njëmijë herë më tepër All-llahut xh.sh., se sa Hz. Ejjubit a.s.. Si ata krim¬bat që ndodhen në plagët e Tij, ashtu edhe në shpirtin tonë kanë lindur “krimbat” e dyshimit nga mëkatet e përditshme (mbështetem tek All-llahu). Vatra e besimit, zemra, shqetësohet nga këto mëkate dhe mjeti i komunikimit, gjuha, e humb shijimin shpir¬tëror të përmendjes së All-llahut xh.sh.. Bile, më¬katet e bëjnë gjuhën të heshtë. Mëkati duke hyrë në zemër, pak nga pak e nxin atë dhe nxjerr jashtë saj besimin. Në secilin mëkat gjendet një rrugë që e shtyn njeriun drejt mosbesimit. Po nuk u pendove, mëkatin nuk e lan dot dhe shumë shpejt në zemrën tënde do të rritet jo krimbi, por gjarpëri që do të të kafshojë.

Shembull 1: Ta zëmë se një njeri ka hyrë në një vend të fshehtë për të kryer një veprim të turpshëm. Ai nuk do që ta shohë njeri gjatë kësaj pune, sepse prezenca e të tjerëve e shqetëson. Ekzistenca e melekëve (engjëjve), që hyjnë në çdo skutë, e shqetëson atë dhe me një shenjë të vogël që jep dikush ai dëshiron që ata të mos ekzistojnë melaqet. Ky njeri për një veprim të turpshëm kërkon të mohojë melekët!?

Shembull 2: Kryerja e një mëkati të madh që të çon në xhehennem. Ky njeri që nuk pendohet me tërë fuqinë e shpirtit të vet, dëshiron mosekzis¬tencën e xhehennemit-të ferrit. Për ta mohuar këtë i duhet vetëm një dyshim i vogël, të cilit i mjafton plotësisht.

Shembull 3: Një njeri që trembet nga padroni, sepse s’ka arritur në momentin e duhur në punë apo se nuk e ka bërë punën si duhet, aq më tepër ai duhet të shqetësohet për detyrimet ndaj All-llahu xh.sh.. Duke mos falur namazin, që është një farz, apo duke mos bërë adhurime të tjera, ai tregohet dembel i madh. Ai nuk ka mundur të përballojë urdhërat e Sundimtarit të tij Absolut. Këto trazime e shtyjnë të mendojë në vetvete: “Më mirë të mos ishin këto urdhëra të All-llahut!” Nga kjo dëshirë e mbrapësht, midis tij dhe All-llahut xh.sh. vendoset një armi-qësi. Po qe se ky dyshim zë vend dhe ngjitet në shkallën e një argumenti të fortë drejt mendjes së tij, atëhere këtij njeriu i hapet dera e shkatërrimit të tmerrshëm. Ky fatkeq nuk e di se duke u larguar nga detyrimet që kanë vështirësi të vogla, mosbe¬simi i krijon vështirësi shpirtërore miliona herë më të mëdha dhe më të hidhura. Duke iu larguar pickimit të mizës, ai pranon kafshimin e gjarpërit. Po kështu me këto tre shembuj mund të krahasosh edhe probleme të tjera dhe këtë e kuptojmë mirë me sekretin e këtij ajeti famëlartë:  

"8_24022010174313.jpg"

Pika e dytë

Ashtu siç e treguam në “Fjalën e Njëzete-gjash¬të”, që lidhet me sekretin e caktimit të All-llahut xh.sh., njerëzit prej sëmundjeve dhe fatkeqësive nuk duhet të ankohen për këto tre arsye:

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 >>>