Letrarët duhet të jenë të edukuar... edhe gazetat e kanë për detyrë të edukojnë mendimet. Po shoh se disa shkrimtarë janë bërë të pamoralshëm dhe disa gazeta shpallin mëri. Po qe se kësaj i thonë sjellje dhe po qe se mendimet e përgjithshme lëkunden sa andej këndej, të jeni dëshmitarë se unë po heq dorë e nuk jam i tyre.. në vend të tyre më mirë të sodis gjithësinë në malet e larta kurde.

Si është e mundur që të tërhiqem nga qytetërimi? Por ja pra, unë parapëlqej jetën endacake ndaj një qytetërimi që despotizmi i është ngatërruar me mëkate të imoralitetit. Sepse ky qytetërim popullin e bën të varfër, pa moral e të poshtër. Kurse qytetërimi i vërtetë, llojin e njerëzve e çon përpara në një përsosmëri, virtytet e bukura të së cilës dalin në pah. Nga këto pikëpamje po qe se e dua këtë qytetërim, do të thotë që jam antinjerëzor.

Dhe arsyeja që unë mirëpranoj demokracinë është kjo: Në të ardhmen dera e parë e përparimit përrallor të Azisë dhe të popujve muslimanë është në liri dhe demokraci. Kurse çelësi i fatmirësisë dhe i fronit islam është tek kuvendi real i demokracisë. Deri tani 300 milionë musli¬manë shpirtërisht kanë qenë duke u shtypur nën shtrën¬gimin e mizorëve të huaj. Vetëm atëherë secili individ i këtij populli do të zotërojë një pjesë të lirisë së vërtetë... Në këtë rast për të shpëtuar nga robëria, demok¬racia është shpëtimi i padiskutueshëm i 300 milionëve. Po qe se imagjinojmë se duke ndërtuar lirinë dëmtohen 20 milionë njerëz, atëherë u qofshin falë ata njëzet për të fituar 300.

Mjerisht parimet tona të përparimit nuk janë si elemente të ujit që nuk ndahen njëra me tjetrën, por janë si ato të ajrit... Inshallah do të përputhet me rrymën e të vërtetave të fesë islame, që me dritën e shkencës të prodhojë nxehtësi. Në këtë rast do të formohet një drejtësi reale:

Rroftë demokracia që pason rrugën e sheriatit, le të jetojë liria e vërtetë e ndritur, e cila ka dalur nga edukimi i drejtësisë së vërtetë islame.

nënshkrimi

     ....................







7- Bediuzzamani rikthehet në Van

Bediuzzamani kur u nda nga Stambolli, gjatë rrugës për në Van kalon nëpër Batum (sot qytet në Gjeorgji) dhe ndalet edhe në Tiflis (kryeqytet i Gjeorgjisë). Atje del në kodrën “Shejh San’an” (territor i Rusisë). Duke soditur i afrohet një polic rus dhe e pyet:

— Çfarë po sheh kështu me kujdes?

Bediuzzamani i përgjigjet:

— Po bëj planin e medresesë sime.

Polici thotë:

— Nga je?

Bediuzzamani:

— Nga Bitlisi.

Polici:

— Këtu është Tiflis!

Bediuzzamani:

— Tiflisi me Bitlisin janë vëllezër

Polici:

— Çfarë do të thuash?

Bediuzzamani:

— Në kontinentin e Azisë dhe në popujt muslimanë do të shndrisin tre drita. Përkundrazi tek ju tre errësira. Kur do të thyhet mizoria despotike, atëherë unë do të vij dhe do të ndërtoj medresenë time.

Polici:

— Kjo që thua s’bëhet kurrë! Po i çuditem shpresës tënde.

Bediuzzamani:

— Edhe unë po i çuditem mendjes tënde! A është e mundur që të vazhdojë ky dimër? Mos dysho se çdo dimër e ka një pranverë dhe çdo natë e pason një ditë.

Polici:

— A nuk po e sheh që muslimanët janë copëtuar?

Bediuzzamani:

— Ata kanë shkuar për studime. Ja India (atëherë përfshinte edhe Pakistanin, Bangladeshin, etj.), është një “djalë” i zoti i fesë islame, i cili po studion në shkollat e larta angleze. Ja Kajroja është një “djalë” inteligjent, që studion ekonominë në Angli. Kaukazi dhe Turkistani janë dy djemë trima të islamit, të cilët po ushtrohen në shkollat ushtarake ruse, etj...

Duke marrë diplomat e tyre, secili nga këto djem fisnikë, do të dalë në krye të një kontinenti, duke valvitur flamurin islam të prindërve të tyre madhështorë, duke u lartësuar kështu në vendet më të larta. E në këtë mënyrë për inat të tyre do ta kthejnë rrotullimin e botës mbarë, duke zbuluar sekretet e caktimit të Zotit (xh.sh.).



8- Udhëtimi për në Sham (Damask)

Në fillim të vitit 1911, Bediuzzamani mbaron udhëtimet e tij në krahinat lindore dhe në mars shkon për në Damask, Siri. Atje e vizitojnë shumë dijetarë të rrethit. Në xhaminë Emevije mban hutben (ligjëratën) e xhumasë, përpara dhjetë mijë njerëzve dhe njëqind dijetarëve të famshëm, e cila brenda disa ditëve u botua dy herë dhe u shpërnda nëpër popull, ku u vlerësua jashtëzakonisht.

Në këtë hutbe Said Nursiu pati për subjekt, problemet e muslimanëve. Këtu do të parashtrojmë një nga pjesët më të rëndësishme të hutbes:

a)Hutbeja e Shamit (Ligjërata e Damaskut)

Pas falenderimit të All-llahut (xh.sh.) dhe dërgimit salavatë (përshëndetje) Hz. Muhammedit (a.s.m.), familjes dhe shokëve të tij:

— O vëllezër arabë që po dëgjoni këtë ligjëratë në xhaminë Emevi! Unë s’kam dalur në këtë minber (podium) për t’ju udhëzuar. Sepse unë nuk kam arritur deri aty saqë t’ju jap mësim. Gjendja ime i përngjan një nxënësi që shkon në medrese, merr mësimin dhe në mbrëmje kur kthehet në shtëpi, ia lexon babait të vet, në mënyrë që të kontrollojë veten, a e ka kuptuar mësimin apo jo dhe pret fjalën e të atit se çka do t’i thotë. Ja edhe ne jemi si ky fëmija, jemi nxënësit tuaj dhe ju jeni mësuesit e popujve muslimanë. Ja pra tani edhe unë, do t’ua paraqes mësimin para jush, që jeni mësuesit tanë, në këtë mënyrë:

— Unë në këtë kohë dhe në këto vende mora mësim në shkollën e jetës dhe kuptova se: Shkaku i përparimit të të huajve, evropianëve dhe shkaku i prapambetjes sonë, janë gjashtë sëmundje:

"12_11032010114834.jpg"

Xhamia Emevi në Damask, në të cilën është mbajtur Hutbeja e Shamit.

E para: Është ngjallur dhe ka marrë jetë në zemrat tona pesimizmi.

E dyta: Në jetën tonë shoqërore dhe politike ka vdekur drejtësia.

E treta: Dëshira për armiqësi.

E katërta: Nuk i njohim virtytet e ndritura që na bashkojnë njëri me tjetrin.

E pesta: Përhapja e despotizmit si një sëmundje ngjitëse.

E gjashta: Egoizmi ka bërë që të përpiqemi vetëm per interesat tona personale.

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35 36 37 38 39 40 41 42 43 44 45 46 47 48 49 50 51 52 53 54 55 56 57 >>>