Me veten tënde mund të krahasosh edhe krijesat e tjera të gjalla. Tani e kuptove se të gjithë ato, individualisht dëshmojnë për ekzistencën e një Zoti të Gjithëfuqishëm. Ashtu siç tërësia e tyre që dësh¬mon si drita e diellit për vetë diellin, njëlloj edhe ato dëshmojnë për Njësimin e All-llahut, që mban funksione pa kurrfarë të mete. Ai është Bujar, Edukator dhe Mëshirëplotë. Këto që parashtruam për të mençurin, janë logjikë dhe argumente të pamohueshme.

Tani o mosbesues injorant dhe o mëkatar i pakujdesshëm! Në këto veprime të dukshme që krijohen me dije e me mëshirë, në krijimin e këtyre veprave, përveçse një të Gjithëdijshmi Absolut, çfarë shkaku tjetër mund të më paraqesësh ti? Këto a mund t’i bëjë natyra e shurdhër, apo fuqia e verbër, apo rastësia e pamend? Apo do të thuash se këto vetvetiu i kanë bërë atomet e pashpirtë? A mund të më sqarosh se kush i bëri këto?

?

DRITARJA E DYTË

Në krijimin e çdo sendi, duke patur rrugë të ndryshme që të bëhen nga një send i papëlqyer e i shëmtuar, i ka krijuar, jo vetëm si trupa të përsosur, por edhe në fytyrën e tyre duket një bukuri e jashtëzakonshme; ku secili duket më i bukur se shoku.

Përshembull: Në fytyrën e vogël të secilit njeri, i ka vendosur një farë shenje të veçantë e një farë vule që të dallohet nga të tjerët. Jo vetëm në fytyrë, por edhe në të gjitha shqisat e brendshme si dhe ndjeshmëria dhe zëri i njeriut, pra shqisat mbajnë aftësi të ndryshme dhe marrin shije të ndryshme. Tani në krijimin e tyre duket shumë qartë një logjikë, që ndaj mijëra mundësive Ai ka parapëlqyer më të bukurën, më të hijshmen. Pra në atë fytyrë a nuk duket qartë vula e Njësimit të All-llahut xh.sh.? Megjithëse të gjitha fytyrat kanë pjesë të njëjta, shih hunda vesht e sytë janë në njëjtën vend, përsëri asnjerit fytyra nuk ngjan me ndonjërit tjetër. Pra këto vula, syrit dhe mendjes së njeriut, si individualisht ashtu edhe në pamjen e përgjithshme, i lajmërojnë Mjeshtrin e Gjithëdijshëm.

O ateist, në cilin fabrikë mund t’i mbështetësh këto veprime superiore? A mund të gjesh në to ndonjë grimcë falsitet?

?

DRITARJA E TRETË

Në sipërfaqen e tokës marrin jetë të gjitha llojet e bimëve dhe të kafshëve, që përbëjnë një karvan të madh prej katërqind mijë llojesh*; ushtarë që secili prej tyre mban fytyrë të ndryshme, jetojnë me ushqime të ndryshme, mbartin armë të ndryshme, bëjnë ushtrime të ndryshme, çlirohen në kohëra të ndryshme dhe vazhdojnë pa gabim duke vijuar me një rregullsi të përsosur, pa u harruar asgjë. Pra kjo është një vulë në të cilën nuk mund të hyjë kurrfarë dyshimi. A nuk është kjo një vulë e shndritshme për të vërtetuar Njësimin e Zotit të Madhëruar tamam si dielli?!

Këto veprime kush mund t’i bëjë përveç Një Fuqiploti Absolut, përveç një Dijetari Absolut dhe një të Gjithëdijshmi gjeni? Flisni kujt mund t’i arrijë fuqia që të shoqërohet në këto veprime supe¬riore?! Sepse sjellja e ngatërruar e këtyre fenome¬neve, tregon se përveç All-llahut të Madhëruar, askush nuk mund t’i drejtojë dhe t’i sundojë këto që treguam më sipër. Po qe se dikush paraqet ndonjë mendim që mund të ndërhyjë, nuk bën gjë tjetër veçse një gafë të paskrupullt.

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 >>>