E pamundura e parë: Imagjinojmë një far-maci të mbushur me një numër të konsiderueshëm shishesh të ilaçeve të ndryshme. Kërkojmë prej tyre një brum gjallese, për të krijuar një vemje të gjallë dhe të përsosur. Kështu që e solli rasti të futemi tek kjo farmaci. Kontrolluam të gjitha raftet dhe shishet me të gjitha llojet e barnave që përmbanin elemente të gjallesës. Ne duke kërkuar, arritëm në konkluzionin se për të krijuar këtë lloj brumi, na duhej të merrnim nga të gjitha shishet një sasi të preçizuar ilaçi. Nga secila shishe me peshë të preçizuar, mund të merrej një ose dy gram prej këtij, ose tre katër gram prej atij dhe gjashtë shtatë gram prej një tjetri. Po qe se ky raport do të prishej, për këtë lloj brumi, ai nuk do të kishte efektin e duhur. Kur u kthyem që t’i vëzhgojmë këto shishe, vumë re se edhe ato ishin mbushur me shumë kujdes dhe preçizion të madh, ashtu siç e llogaritëm edhe ne. Mbase jo të gjitha, por për të krijuar brumin e duhur ne do të na duheshin të paktën mbi pesëdhjetë shishe.

Vallë, a ka mundësi dhe a është brenda logjikës së dikujt, që për brumin e kërkuar, sikur aksiden¬talisht, prej fryerjes së stuhisë, të gjitha shishet të rrëzohen e të derdhen dhe pikërisht në këtë mo¬ment, pa humbur balancën e gramaturave, duke u krijuar gramaturat e nevojshme, të krijohet brumi i gjallesës? A ka ndonjë budalla me fantazi të tillë si ky njeri që e pranon këtë? Po të ishte e mundur edhe gomarit t’ia dyfishosh dy herë llojin e tij dhepastaj t’ia japësh mendjen e njeriut, ai përsëri nuk e pranon këtë.

Po si ky shembull, mund të vërtetojmë se çdo gjë e gjallë ka në përbërjen e saj një brum gjallese. Çdo bimë është një eksperiment i gjallë, që është realizuar nga pesha të preçizuara të elementeve atomike të veçanta. Po qe se këto mendime do t’i shpërfytyrojmë dhe padrejtësisht do të thonim se kjo është një rastësi e mbështetur tek shkaqet dhe elementet, atëhere kjo do të ishte njëqind herë e pamundur, njëlloj si në farmacinë që thamë. Stuhia dhe fryerja e erës, këto shishe i rrëzoi dhe u krijua brumi i gjallesës që kërkuam.

Përmbledhje: Në këtë farmaci të Gjithësisë këto qenie të gjalla mund të krijohen vetëm me peshoren e caktimit dhe sundimit të një Zoti xh.sh. të Vetëm. Ai i barazpeshon të gjitha elementet e gjallesave, duke vepruar me diturinë dhe largpa¬më¬sinë e Tij të paarritshme. Asgjë nuk mund të reali¬zohet jashtë konceptit të Tij. Nuk mund të reali¬zohet mendimi i të pafeve, që këto vepra të holla ia veshin rastit dhe elementeve të verbëra dhe të shur¬dhëra. Mosbesuesi i pafat nuk e di se po bën një çmenduri të madhe, saqë edhe më budallai i nje¬rëzve nuk mund të besojë se shishet duke u rrëzuar vetvetiu, të ndahen në pesha të miligramuara në mënyrë aq të saktë.

Pra a e kupton se mosbesimi sa është një buda¬llallëk e marrëzi, gjithashtu po aq është edhe një demagogji e paskrupullt?

E pamundura e dytë: Po qe se tërësinë e Gjithësisë nuk e mbështesim tek një Zot xh.sh., por ia lëmë në dorë shkaqeve dhe elementeve, për krijimin e secilës gjallesë, çdo elementi i duhen aftësi që të dijë t'i shfrytëzojë tek qeniet e gjalla. Në trupin e një mize, vetëm Ai mund të realizojë drejtëpeshimin e krahut të asaj krijese të vogël. Tani duke parashikuar funksionet e disa elemen¬teve që janë në kundërshtim, këtë arsyetim, d.m.th. krijimin nga dikush tjetër nuk duhet ta pranojë askush, bile ai që ka mend sa krahu i një mize, do ta refuzojë këtë mendim. Pra edhe trupi i vogël i një mize ka lidhje dhe varet nga përbërësit e Gjithësisë, ndoshta ajo është një përmbledhje e saj. Po qe se këtë mizë nuk do ta dëshironte Fuqia e Fuqiplotit të përjetshëm, atëhere për të konstatuar nevojat e saj që ndodhen pikërisht në trupin e vetë mizës, i duhet të lidhë shkaqe të mëdha me trupin e saj të vogël, apo ndoshta do të na duhej të hynim në qelizat e syrit të saj, i cili është një mister i vogël. Tani këtë veprim, po qe se nuk ia ka dhënë Fuqiplotit të Pambarim, atëhere shkaqet e fizikës kanë nevojë të jenë pranë saj, prandaj të gjitha nevojat e krijesës do të mbështeteshin tek ajo. Duhet ta pranosh se të gjithë trupat që ndodhen në Gjithësi dhe që janë të ndërtuar nga elemente fizike, janë të përbërë nga atome aq të vogla, sa në to nuk mund të hyjnë dot as “këmbët” e dy mizave, kurse në të vërtetë ato hyjnë në brendësi të saj dhe punojnë si një mjeshtër. Në fakt ato nuk janë mjeshtra, sepse nuk kanë as jetë, as pamje, as dëgjim, por punojnë si të tilla, meqenëse ato janë nëpunëse të të Plotëfuqishmit të Pambarim.

Edhe më të shushaturit e “sofestaive” turpërohen nga këto mendime që paraqesin këta filozofë materialistë.    

E pamundura e tretë: Ka një princip të njohur midis popullit që thotë:

7_24022010165521.jpg

Tani e kuptuam se veçanërisht kur një send krijohet me një përsosmëri të madhe dhe me një ekuilibër të rrallë, fiton gjallërinë e tij të përgji-thshme. Patjetër kuptohet se ajo nuk ka dalur nga duart e dikujt tjetër, siç pretendojnë ateistët, por duket shumë qartë se ajoı ka dale nga një Dorë të Fuqishme, prej një Dituri të Kulluar dhe nga Largpamës të Vetëm. Këto tregime të shkurtra tregojnë se e vërteta është kjo dhe nuk ka tjetër. Si ta pranon mendja tani kur thua se këtë Gjithësi e kanë krijuar shkaqet e na¬tyrës, që nuk kanë shpirt, janë të paditur, të dhun-shëm, që rrjedhin si një rrymë e pavetë¬dijshme, të komplikuar, të verbër dhe të shurdhër? Po qe se çdo gjë do ta linim në duart e tyre, në këtë rrugë pa krye edhe mbledhja edhe ndarja e elementeve, do të mbështillte rrugën e tyre të verbër, si mos më keq. Rrugën e kthjelltë të All-llahut xh.sh. t’ua veshësh shkaqeve të rastësishme të natyrës, nuk do të ishte gjë tjetër veçse një marrëzi dhe duhet të pranosh menjëherë të njëqind pamundësitë. Po nuk e more parasysh këtë pamundësi, po të tregoj edhe një tjetër:

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 >>>