KURA E PARË

O ti i sëmurë i mjerë!  

Mos u dëshpëro, por bëj durim se sëmundja jote mund të mos jetë një pikëllim për ty, por ndoshta një ngushëllim. Mos harro se mosha jote është një kapital që po të del nga duart.

Po nuk dha prodhim, jeta jote humbet e shkon dëm. Kur jeta kalon në qetësi dhe e shkujdesur, ajo ikën shumë shpejt. Sëmundja këtë kapital tëndin, pra jetën, e kthen në fitimprurëse dhe frutdhënëse. Prandaj themi se sëmundja e zgjat jetën. Për këtë një fjalë e urtë thotë: “Koha e fatkeqësisë është e gjatë, kurse e rehatisë është e shkurtër”.

KURA E DYTE

O ti i sëmurë i padurueshëm!  

Bëj durim dhe falendero All-llahun! Sepse së¬mundja mi¬nutat e jetës tënde i zgjatë. Në këtë rast minutat e jetës vlejnë sa një orë adhurimi. Adhu¬rimi mund të ndahet në dy pjesë:

I pari është falja e namazit, lutjet dhe adhu-rimet e njohura.

I dyti është adhurimi i fshehtë (i mbren¬dë-shëm).  

Sëmundjet, brengat dhe fatkeqësitë e detyrojnë njeriun të pranojë se është një krijesë e dobët dhe e varfër. Fuqia dhe mirëqenia e tij varen nga All-llahu xh.sh.. Ai në çdo moment me sinqeritet mbështetet dhe i lutet All-llahun xh.sh..

Për këtë arsye besimtari i sëmurë shpirtërisht mbështetet tek besimi i tij ndaj All-llahu xh.sh., në këtë rastë, ai bën ibadet me sinqeritet të vërtetë pa hipokrizi.

Pra një jetë që kalon me sëmundje, pa u ankuar ndaj All-llahu xh.sh., quhet e gjitha një ibadet. Këtë fakt e vërtetojnë transmetimet e vërteta të Pejgam¬berit a.s.m..

Një minutë sëmundje e të sëmurëve të durue-shëm, që vazhdojnë duke falenderuar All-llahut xh.sh., vlen sa një orë adhurim (ibadet).

Një minutë e të sëmurëve besimtarë dhe të de¬votshëm, që kanë durim të rrallë, vlen sa një ditë adhurim.

Pejgamberi a.s.m. me hadithe të sakta e ka vër¬te¬tuar këtë çështje. Meqë është kështu, a është e drejtë të qahesh nga sëmundjet, që një minutë jete e shndërron në njëmijë minuta? I mençuri prej së¬mundjes nuk ankohet, por falenderon All-llaun xh.sh.

KURA E TRETË

O ti i sëmurë i padurueshëm!  

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 >>>