Ne burgjet e kësaj bote, e kuptojmë se një minutë e shijeve të hakmarrjes, apo e shijeve të kënaqësive të ndaluara, na hedh në burgime të vështira, në prehrin e fatkeqësive, me nga dy-tre-dhjetë apo pesëmbëdhjetë vjet. Në këtë burg të zi, që jetën e bukur na e shndërron në skëterrë, do të shpëtojm nga mëkatet dhe në përkundrazi nga inati, kohën e dy orëve burg, do ta shndërrojmë në dy ditë adhurim dhe me dhuratën e atij karvani fisnik që përmendëm më parë, dy-tre vjet së burgut i zgjasim sa njëzet-tridhjetë vjet të moshës së përjetshme.

 Dhjetë apo njëzet vjet të vuajtjeve të burgut të hidhur, bëhen shkak për të na u falur miliona vjet të vuajtjeve të xhehennemit. Ankesat e kësaj bote le t’i shndërrojmë në ngazëllime të jetës së am¬shuar. Kështu nga burgu do ta marrim plotësisht hakmarrjen. Duke u marrur vetëm me edukimin dhe arsimimin tonë, ne do të tregojmë se si një burg mund të kthehet në shkollë edukimi. Atëhere, nëpunësit që na mendojnë neve si kriminelë, haj¬dutë dhe prishës të regjimit, do të shohin se në të vërtetë ne jemi studentë të një shkolle fisnike. Atëhere përkundër mirësjelljes sonë, nuk do të dinë se sa ta falenderojnë All-llahun xh.sh..

ÇËSHTJA E TRETË

Përsëri nga “Prijësi i Rinisë”, po japim një ngjarje ashtu siç ka ndodhur. Një herë në festën e Republikës, shikova nga dritarja e burgut të qytetit Eskishehir. Para syve të mi vajzat e rritura të gjimnazit hidhnin valle dhe luanin duke qeshur. Për një çast në një ankth shpirtëror, m’u shfaq jeta e tyre pas pesëdhjetë vjetësh.

Ja se si e imagjinoja; nga pesë apo gjashtëdhjetë nxënëset që ndodheshin aty, dyzet apo pesëdhjetë do të kenë vdekur dhe do të jenë kalbur në varr dhe do të jenë duke vuajtur dënimin e punëve të tyre të pahijshme. Dhjetë prej tyre akoma nuk kanë vde¬kur, por janë tek mosha shtatë apo tetëdhjetë vje¬çare. Janë shëmtuar dhe vuajnë vetminë, sepse në moshën e rinisë nuk kanë mundur të ruajnë na¬muzin (nderin) dhe të jetojnë në fenë Islame. Në vend që të rrethoheshin nga nderi dhe respekti, ato vështrohen me mëri dhe urrejtje, sepse populli e din se në moshn e rinisë çfare kan qenë ato . Kjo m’u shfaq si diçka e vërtetë. M’u dhimbs gjendja e tyre dhe fillova të qaj.

Vajin tim e kishin dëgjuar shokët që në moment erdhën dhe më pyetën. Duke u përgjigjur atyre u thashë që të largoheshin dhe të më linin në hallin tim. Kjo që iu tregova nuk është imagjinatë por e vërtetë, ashtu siç është fundi i verës dhe vjeshtës, dimri. Si përfundim edhe vera edhe vjeshta e ri¬nisë, përfundojnë me pleqërinë, Po imjeri për ta që kan shpërdoruar moshën ata përmbysen në varrin e errët. Kjo m’u shfaq si një fillim që tregon për¬fundimin e jetës pas pesëdhjetë vjetëve. Sigurisht  do të vije koha që nga të qeshurat dhe dëfrimet që kanë bërë, shumë nga vajzat do të pendohesn dhe do të fillonin të qanin në të vërtetë.

Duke u marrur me gjendjen e tyre, m’u shfaq para syve një nga kundërshtarët e krahut tjetër, per¬son djallëzor, që më tha: “Ti mos u përziej, se ne do të shijojmë gjithçka nga kjo botë, bile do të sjellim gjithësecilin që ta shijojë ashtu si ne”. Duke iu përgjigjur i thashë: “Meqënëse nuk po e kujton vdekjen, po e hedh veten në dëfrime të shfrenuara dhe po shijon ushqime të ndaluara, dije se me gjy¬kimin tuaj mosbesues, e kaluara juaj është e vde¬kur, jo ekzistente dhe është mbushur me kufoma të tmerrshme.

Pra është një vend i varrosjes së madhe. Ti me mosbesimin tënd, me mosinteresimin për të mirën e njerëzve, po grumbullon një hidhërim të madh në shpirtin tënd. Në qoftë se je akoma gjallë, hidhë¬rimet që ke mbledhur në zemrën tënde prej ndarjes nga të afërmit dhe miqve që kanë vdekur më parë, do të zhdukesh shumë shpejt, për shkak të karak¬terit tënd prej pijaneci. E ardhmja jote si mosbe¬simtar që je, është mbushur me një trishtim të errët dhe të tmerrshëm. Kur ta nxjerrin kokën mendimet e tua, që të vlerësojnë të sotmen, duke menduar se po shkon nga hiçi, atëhere do ta kuptosh se të pafetë po të tërheqin në një rrugë, që të fton atje ku xhelatët po mprehin sopatën e tmerrshme të vdek¬jes. Këto çështje që ta shqetësojnë logjikën gjith¬monë, do të godasin në kokën tënde të pabesë dhe ato të mira të pakta që ke shijuar, do të zhduken.

Nëse shkëputesh nga prapësirat e mosbesimit dhe hy në rrethin e besimtarëve të devotshëm, që është bulevardi i jetës së vërtetë, atëhere me dritën e besimit do të shohësh se e kaluara nuk është asgjë, sepse çdo shije nuk fundoset në fushën e varreve. Mbase kjo fushë është një sallon pritje për të hyrë në një botë të shndritshme, ku e për¬kohshmja shndërrohet në përjetësi dhe shpirtërat mezi presin të shijojnë lumturinë e amshuar.

Po të mendosh këto, atëhere jo të hidhërohesh, por sipas forcës së besimit, mund ta shijosh edhe këtë jetë. Po të gjykosh kështu edhe hidhërimi nuk do të duket kaq i hidhur dhe i tmerrshëm dhe duke kthyer sytë nga e ardhmja, ajo do të jetë e bukur sikur do të shkosh për të jetuar në pallate të lumturisë, tek Mëshira e një Fisniku, që pranverën dhe verën na i shtron si një sofër mirësie të lar¬mishme. Vetëm Ai është Mëshirëploti i Dhim¬bshur, që çdo gjë na e shtron dhe ekspozon si jo më mirë.

E kupton tani që kinemaja e besimit të tregon se do të transferohesh, sipas shkallës së besimit në botën e përjetshme dhe të lumtur dhe përnjëherë edhe këtë botë mund ta shijosh? Kështu e kuptove se lumturia e vërtetë dhe pa hidhërime është në vlerat e besimit dhe në mbështetjen tek Ai. Për të vërtetuar se besimi edhe në këtë jetë njeriut i garanton dobi të pafundme po japim një shembull:

Djalit tënd të vetëm po i afrohet çasti i vdekjes. Kur t’i e ke humbur shpresën, pa pritur vjen një mjek si Hizri apo Dr. Llukmani dhe i jep atij një ilaç shumë të efektshëm. Djali yt i dashur befas çel sytë dhe shpëton nga vdekja. Gëzimi yt në atë çast arrin në kupë të qiellit. Pra si ky djali yt, miliona njerëz që ke dashur dhe je interesuar për të mirën e tyre, me mosbesimin tënd ke menduar se të gjithë po shkojnë në varr, drejt asgjësimit, duke u kalbur nën dhé, për të mos u kthyer kurrë më.

Në çastin kur je në këtë gjendje shpirtërore, të vjen në zemër e vërteta e besimit, siç erdhi Dr. Llukmani dhe atëhere në shpirtin tënd, nëpërmjet gropës së varrit të çelet një dritare me shumë dritë. Përnjëherë ata duken sikur ngjallen dhe të thonë: “Ne nuk kemi vdekur dhe nuk do të vdesim...” Edhe vetë mund ta kuptosh se besimi edhe në jetën e sotme të gëzon shumë.

E vërteta e besimit është një farë, që po mundi të materializohet, prej saj shfaqet për ty një parajsë e veçantë dhe ajo rritet si një pemë e Xhenetit. Unë kështu iu përgjigja përfaqësuesit të të pafeve, kurse ai m’u kthye në këtë mënyrë: “Mbase do të mbe¬tem i pashpresë që të vazhdoj jetën tjetër, duke mos menduar për këto çështje të holla, po e kaloj jetën si një kafshë. Po shijoj dhe përfitoj nga të mirat e kësaj bote njëlloj si kafsha, pa dalluar se cila është hallall dhe cila haram”. Duke ia larguar shpresën i ktheva këtë përgjigje: “Si kafsha nuk mund të bëhesh, sepse ajo nuk ka as të kaluar as të ardhme. Atë asnjëra nga të dyja, as e hidhëron dhe as e frikëson, pa mangësi dhe në rehati jeton dhe shijon çdo gjë, duke falenderuar All-llahun xh.sh..

Kafshën kur e shtrijnë për ta prerë ai nuk ndjen dhimbje, ndjen vetëm frikën e prerjes e të thikës. Mëshira më e madhe e All-llahut xh.sh., qëndron pikërisht në faktin që nuk e tregon të fshehtën se ç’ka do të vijë mbi kokë e të dobëtave. Tek kafshët e pamëkatshme kjo e fshehtë është në mënyrë superiore.

“Ti o njeri, e ke humbur atë shans! Ngaqë zotë¬ron mendjen dhe logjikën, këto ty të kanë lidhur me të kaluarën dhe të ardhmen; përjeton hidhë¬rimin e të kaluarës dhe frikën e të ardhmes. Shqe¬tësimet për të ardhmen ty të zbresin në shkallën më të ultë, sepse njeriu nga shijimet dhe kënaqësitë zbret njëqind herë më poshtë se kafsha. Po qe se e vërteta është kështu, atëhere hiqe mendjen dhe bëhu si kafsha, ose mblidhe mendjen mirë dhe mbushe me besim, duke dëgjuar Mesazhin e Kur’anit. Po veprove kështu, atëhere edhe në këtë jetë mund të shijosh njëqind herë më shumë se kafsha, duke siguruar kështu edhe jetën tjetër...

M’u duk se me këto fjalë e binda. Por ai përsëri më kundërshtoi: “Mos si kafshë, atëhere jetoj si të pafetë e Europës?” Përnjëherë iu për-gjigja: Ti nuk mund të bëhesh si ata, sepse ata edhe në qoftë se mohojnë njërin profet, i besojnë një tjetri. Edhe në mos paçin njohuri për profetët, të paktën tek All-llahu xh.sh. mund të besojnë. Edhe sikur të mos kishin besim tek All-llahu xh.sh., mund të mbajnë disa cilësi të përsosmërisë.

Myslimani po doli nga zinxhiri i profetit të fundit, Muhammedit (a.s.m.), po e mohoi ftesën dhe fenë e Tij në përgjithësi, atëhere ai nuk njeh asnjë profet dhe as ekzistencën e All-llahut xh.sh.. Po të mos ishte njoftimi i Hz. Muhammedit (a.s.m.), as njoftimi i profetëve të tjerë nuk do të zinte vend në zemrën e tij. Ky është edhe shkaku që prej shumë vitesh mijëra njerëz kanë braktisur fetë e tyre dhe kanë përqafuar me fenë Islame. Asnjë mysliman i vërtetë nuk është kthyer në çifut, apo kristian.

 Me këtë veprim ai mund të bëhet i pafe, apo një hipokrit, duke iu prishur cilësitë e njeriut dhe duke u bërë vegël e dëmshme për atdheun dhe po¬pullin e tij.” Më pas desha të vazhdoja argumentet por inatçori iku dhe ia mbathi, ngaqë nuk kishte ku të mbahej. Humbi dhe mbase shkoi në xhehennem. Tani o ju shokët e mi që më shoqëroni në shkollën e “Jusufit”, ( në burg) kjo është e vërteta dhe këtë të vërtetë Risale-i Nuri e ka theksuar në atë shkallë, sikurse diellin që nuk mund ta mohojë askush.

Kjo është një e vërtetë që mëse njëzet vjet me radhë, kundërshtarët e tan po përpiqen ta na rrë¬zojnë, por në pamundësi, po hyjnë në gjirin e be¬simtarëve. Edhe ne për t’u bërë njerëz të dobishëm për atdheun dhe popullin tonë, duhet të realizojmë detyrat e kësaj jete të përkohshme.

O vëllezër, le ta shohim me optimizëm të ardh¬men dhe pushimin ta mbushim duke kënduar suret e Kur’anit, që i dimë mirë. Edhe në qoftë se nuk e kuptoni dot domethënien e Tij, pyetni shokët që keni pranë. Namazet, që nuk i keni falur në kohë, le t’i plotësoni që të përfitoni cilësitë e mira të shokëve. Në këtë mënyrë këtë burg të zi do ta kthejmë në një kopsht, ku të rriten fidanë të bukur. Të bëhemi pra mësues të shkollës së “Jusufit”, ku të përgatiten njerëz të devotshëm për të hyrë në xhennet. Gardianët e burgut le ta shohin se ne nuk jemi kriminelë, por udhërrëfyes të mëshirshëm.

ÇËSHTJA E KATËRT

Një herë njëri nga vëllezërit që më shërbejnë, bëri një pyetje. Ka shtatë vjet që vazhdon lufta e dytë botërore dhe ti kush fitoj kush humbi nuk ke pyetur fare. A nuk të intereson kjo çështje kaq e madhe që po shkatërron të gjithë rruzullin? Kurse në ditët e para, disa besimtarë të denjë dhe ho¬xhallarë, janë sulur, duke lënë xhematin e xhamisë që të dëgjonin lajmet. A ka gjë më të madhe se kjo? Apo interesimi për luftën të sjell ndonjë dëm?” Kjo ishte pyetja dhe unë i dhashë këtë përgjigje: “Kapitali i moshës është fare i pakët, kurse punët e dobishme janë të shumta”. (Ishte rreth vitit 1946).

Ashtu si ata rrathët brenda njëri-tjetrit, njeriu ka shumë lloj detyrash. P.sh. ai ka detyra në rrethin e zemrës, të stomakut, të trupit, të familjes, të lagjes, të qytetit, të atdheut, të rruzullit të botës, të njerëzimit dhe interesimi e kaplon  tërë gjithësinë. Në të gjitha këto fusha, çdo njeri ka detyra të ndryshme. Njeriu duhet ta dijë se në cilin rreth sa i takon detyra e tij. Për shembull ai duhet ta kuptojë se në rrethin e madh, mund të ketë detyra më të vogla dhe jo të vazhdueshme, kurse në rrethin më të vogël, mund të ketë një detyrë më të madhe dhe të vazhdueshme. Vogëlsia dhe madhësia kanë de-tyrime të kundërta. Ambicja dhe joshja të shtyjnë të rendësh pas veseve boshe. Kjo nxitje e veseve pa rëndësi të rethit më të madh, bëhet shkak për të lënë pas dore ato më të rëndësishmet. Pra kapitalin e jetës të shtyjnë ta harxhosh në vende të kota. Nganjëherë kush i nxit përçarjet e luftrave, anon nga ana e armikut dhe bëhet ortak në mizoritë e tij.

Të mos harrojm se për çdo njeri, veçanërisht për ne muslimanët, është ngritur një padi, që është më e madhe se sa të gjitha luftrat botërore. Aq e madhe saqë secili njeri i mençur edhe sikur të ketë pasuri dhe fuqi më shumë se shtetet e Gjermanisë dhe të Anglisë, për të fituar këtë padi, pa u men¬duar fare duhet t’i shpenzojë ato.

Tani po sqaroj padinë: Njëqind e njëzetekatër mijë persona, që janë yjet dhe prijësit e të gjithë racës njerëzore, pra të gjithë Profetet a.s. së bashku tregojnë se Krijuesi i gjithësisë i ka premtuar se çdo njeri, në varësi të besimit që ka pasur, do të shpërblehet me një arë sa e gjithë bota e madhe, të mbushur plot e përplot me vreshta të begata, me pallate dhe bukuri të përjetshme. Problemi më i madh e njeriut; a do ta fitoje apo do ta humbe këtë shans?

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 >>>