I pabinduri tha këto fjalë:

“Edhe Mbret po të ketë, unë mora kaq pak nga pasuria e Tij e pallogaritshme, sa Ai nuk dëmtohet fare. Ai ka shumë thesare të vyera. Më the se këtu të burgosin, por unë nuk po shoh as burgje, as xhandarë”. Shoku i mirë ia kthen:

“O mik. Ky vend që shikon për rreth, është ga¬leri e ekspozimit të arteve të bukura antike. Çdo gjë që shikon është e pathemeltë dhe zona ku ndo¬dhemi është një bujtinë e përkohshme. Shiko! Këtu një grup njerëzish vjen dhe një tjetër shkon. Shkon dhe nuk kthehet më kurrë. Gjithmonë mbushet dhe zbrazet, gjersa do të vijë një kohë, që këtë do ta ndërrojnë me një Botë tjetër. Të gjithë në Atdheun e Përjetshëm do të vendosemi, por ky Atdhe do të jetë i ndryshëm për secilin grup. Sipas veprimeve që ka bërë në jetë, çdo njeri do të përgjigjet përpara Gjykatësit të Madh”.

Kokëforti nguli këmbë: “Nuk besoj se ky dhe të bartet dhe të shkatërrohet”.

“Ti ngul këmbë kot, ia kthen shoku i mirë, unë brenda “Dymbëdhjetë formave”, do mundohem të të bind ty se patjetër një gjykim i madh do të bëhet. Ai do të jetë një vend i shpërblimit dhe i nderi¬mit, ose një vend i dënimit dhe i poshtërimit. A e shi¬kon se kjo botë çdo ditë po zbrazet dhe shkretohet? Me siguri që do të vijë një ditë kur ajo të rrënohet.”

FORMA E PARË: A është e mundur që në një mbretëri, veçanërisht në një mbretëri madhësh¬tore, kush iu bindet urdhërave të Mbretit, ai të mos e shpërblejë dhe kush kundërshton, ai të mos e ndëshkojë?! Gjersa këtë ti s’po e shikon në këtë botë, do të thotë se në një botë tjetër, ky gjyq do të bëhet patjetër. Gjykimi do të jetë i Madh!

FORMA E DYTË: Shiko këtë rregullsi dhe vijueshmëri, tërësisht e kurdisur si nga një dorë e padukshme. Të varfërin dhe të drobiturin, duket sikur nga një derë e padukshme, dikush i furnizon. I sëmuri po mjekohet dhe shpejt shërohet. Shiko këto ushqime të shijshme, këto enë të çmuara, këto rroba të bukura me lloj-lloj ngjyrash. Vëri re këto gosti madhështore. Asgjë nuk është e kotë.

Përveç teje dhe njerëzve të çmendur si ti, të tjerët përulen përpara një Zoti, duke përmbushur detyrimet e tyre. Askush nuk mund t’u shmanget këtyre detyrimeve, as edhe Dielli që çan qiellin çdo mëngjes me një përulje të përsosur.

Domethënë: Zoti i kësaj Mbretërie është Fisnik dhe Mëshirues i Madh. është Bamirës i pashoq. Lartësia dhe nderi i Mbretit do që të ruajë njerëzit e ndershëm nga sharlatanët e paskrupullt, duke i dë¬nuar ata rëndë. Në këtë jetë të pëlqyer, ndëshkimet asnjë në njëmijë nuk po zbatohen. Në këtë jetë po bashkëjetojnë i ligu me ligësitë e tij dhe fatëkeqi duke vuajtur.

Domethënë: Do të bëhet një Gjykim i Madh.

FORMA E TRETË: Në këtë botë punët dhe veprimet shkojnë për mrekulli të madhe, sipas një rregulli të përsosur. Për të ruajtur dhe mbrojtur këtë Rregull duhet një Mbret i Lartë.

Drejtësia duhet për të ruajtur popullin e thjeshtë nga dallaverexhinjtë e paskrupullt. Ajo ruan nderin e Mbretërisë, por mjerisht në këtë botë, drejtësia dhe rregulli nuk po zbatohen. Ashtu si ti miku im, shumica e vjedhësve dhe e kriminelëve, po largo¬hen nga kjo botë pa marrë dënimin e merituar.

Domethënë: Do të bëhet një Gjykim i Madh!

FORMA E KATËRT: Tani shiko! Kjo eks¬pozitë, këto arte të mrekullueshme dhe të çmuara, këto enë plot e përplot me ushqime të shijshme, të bëjnë të kuptosh se Krijuesi i tyre është i Pasur i Madh dhe Mirëbërës Bujar. Pra duhet të jetë një Fisnik i Madh me pasuri përrallore e të pasosura, ku gostitjet e përjetshme nuk shterrojnë. Dhe duhet të ketë një vend ku asgjë nuk mungon. Kush e shijon atë lloj jete, ashtu, do të vazhdojë deri në fund, duke mos dashur të vuajë hidhërimin e ndar¬jes. Sepse siç është e shijshme kur mbaron hidhë-rimi, ashtu edhe mbarimi i shijes është i hidhur.

Shikoji me vëmendje këto ekspozime, shiko pa¬rrullat në Përsosmërinë e Tij. Ato shprehin buku¬rinë e Tij të pashoqe. Bukuria e Tij është e paima¬gjinueshme dhe çuditërisht e veçantë! Përsosmëria e Tij e padukshme, pa asnjë të metë, duket sikur thotë: MashaAll-llah mbi kokën e gjithësecilit, mes duartrokitjeve dhe brohoritjeve të dëshmuesve. Një bukuri e patreguar do të shfaqet dhe do të shihet. Secili njeri i ndershëm, bukurinë e tij do ta shohë në pasqyrë, ndërsa mjeshtri, artin e tij do t’ua tre-gojë specialistëve për ta vlerësuar.

Domethënë: Një bukuri nuk mjafton të soditet përkohësisht. Soditësit duan të jenë të pavdekshëm dhe të vazhdueshëm. Sipas mendimit të tyre; me vdekjen e përjetshme, me ndjenjën e humbjes to¬tale, karakteri i njeriut prishet dhe njeriu mendon se pas vdekjes gjithçka e kësaj bote humbet për¬gjithmonë. Ky mendim i bën ata që ta humbin karakterin, duke u kthyer çdo miqësi e tyre në armiqësi. Mospranimi dhe mosvlerësimi i një bote tjetër të përjetshme, i bën ata armiq me të dashurit e tyre. Sepse njeriu është armik i atyreve që nuk i arrin dora dhe duhet të mos harrojë se ky Han i bollshëm me plot mysafirë, është i përkohshëm dhe kalimtar. Prej kësaj bukurie të pashoqe, vetëm për një çast ngelesh i lumturuar dhe nuk e kupton nën hijen e saj njerëz ikën ende pa u ngopur mirë.

Domethënë: Do të shkojmë në vendin e soditjeve të pashterrshme.

FORMA E PESTË: Shiko! Në këto punë të kurdisura kaq mirë e bukur, ka dorë një All-llahut t Mëshirëplotë. Ai arrin që secilit fatëkeq t’i japë ndihmë dhe secilin lypës ta ushqejë. Ai i përgjigjet çdo pyetjeje. Për të shëruar këmbën e një deleje, ka përgatitur veterinierin dhe e dërgon. Eja tani të shkojmë atje, ku një tubim i madh do të mbahet në atë ishull. Atje jan mbledhur e gjithë kryepleqësia e popullit. Një i Dërguar i Mbretit do të mbajë një fjalim. Ai do t’u lexojë atyre urdhërin e Mbretit të Gjithëmëshirshëm dhe nga All-llahu popullido të kërkojë diçka. Shiko se si brohoret populli dhe thotë: “Ne kërkojmë nga All-llahu që të pohojë dhe të vërtetojë ato që po kërkon i Dërguari”.

Ti tani dëgjo se ç’po kërkon ky i Dërguar i oborrit Mbretëror. Ai thotë: O Mbizotëruesi ynë, Ti që po na kënaq me mirësitë e Tua të rralla për ato mirësi që na ke dhuruar, tregona burimet e tyre! Mos na braktis në këto shkretëtira! Merrna pranë vetes dhe mëshirona! Me këto ushqime që shijojmë këtu, atje ushqena! Mos na braktis dhe mos na shkatërro me asgjësim! Ne jemi robërit e Tu të nënshtruar dhe vetëm Ty të përulemi. Vetëm Ty të falenderojmë dhe duam që të jemi nën Hirin Tënd të Përjetshëm. Mos na braktis në ndarjen e përhershme. Të lutemi që këto kërkesat tona t’i pranosh!”

Mëshira dhe Zemërgjerësia e Mbretit, dëshirën e këtyre krijesave të thjeshta, po e dëgjon dhe po e vlerëson. Dëshira e popullit është edhe dëshira e të Dërguarit. Dëshira e Tij ka edhe Hirin e Zotit, sepse mëshira dhe besa është njëlloj e nevojshme. Plotësimi i kësaj detyre të shenjtë për All-llahun nuk është fare e rëndë. Ai i krijoi këto vende zba¬vitjeje dhe kënaqësie me lehtësinë më të madhe, për t’iu treguar mysafirëve se ç’mund të bëjë dëshira e Tij Hyjnore. Mysafirët e panë me sytë e tyre, se në katër pesë ditë u bënë shpenzime të panumërta e të paimagjinueshme. Është Ai që i krijoi dhe askush tjetër. Për të treguar bollekun e Tij të pasosur, Ai krijoi një vend ekspozimi. Mos dyshoni! Ai do të tregojë gjëra shumë të bukura e magjepsëse dhe shikuesit do të ngelen të mahnitur.

Domethënë: Jemi në vendin e një prove dhe njerëzit duhet të dinë se nuk janë si kafsha pa kopistër që mund të kullose çdo kënd, por çdo lëvizje e tij regjistrohet. Duhet të kuptojmë se na pret një jetë e Pafundme me pasuri, ashtu siç i dëshirojmë, por do të jenë të pranishme me ta edhe burgje të hidhur.

FORMA E GJASHTË: Shiko këto trena madhështorë, aviona, armatime, grupime, parrulla dhe zbatimin e tyre me rregullsi. Këto tërësisht tregojnë se pas një perdeje, do të shtrihet një Mbretëri Madhështore. (Shënim) Kjo Mbretëri e do popullin të mbështetur nga vetja e Saj. Sofra e miqve çdo ditë mbushet dhe zbrazet. Populli për të dhënë provimin është grumbulluar në sheshin e veprimeve. Ky shesh çdo orë ndryshon. Populli këtu vjen për pak minuta. Ai vështron dhuratat e çmuara dhe sendet me vlerë, të krijuara nga Mjeshtri i vet. Ato për këtë arsye janë ekspozuar këtu, në këtë ekspozitë të madhe popullore. Ky vend shndërrohet çdo minutë, dhe çdo ditë. Populli çdo gjë e shikon vetëm për pak minuta dhe kë-naqet. Ai që largohet prej këtij vendi të vizitave, pas këtij sheshi dhe këtyre pamjeve, në një vend tjetër, ku e presin vilat e përjetshme dhe luksoze. Këto shembuj tregojnë se sigurisht pas kësaj jete të përkohshme, ka të tjera vreshta të begata dhe hambarë të pasosur.

Domethënë: Ky mundim që përjetojmë tani duke punuar dhe vuajtur, shpërblimin do ta marrim atje, në vendin e Amshimit, nga vetë Ai, All-llahut të Madh dhe i Plotfuqishëm. Shpërblimi i atjeshëm do të bëhet sipas mundimeve të kësaj jete që po jetojmë sot.

FORMA E SHTATË: Eja të shohim në këta popuj të kulturuar, se çfarë ka dhe çka nuk ka. Shi¬ko gjithandej, në çdo qoshe janë vendosur apa¬rate që fotografojnë. Diku diçka shkruhet dhe çdo gjë regjistrohet, nga punët më të vështira deri tek ato më të thjeshtat. (Shënim)

Domethënë: Ai, Zoti ka urdhëruar që në At-dheun e Tij çdo gjë të rregjistrohet.

Kjo do të thotë se çdo gjë që ndodh, regjistrohet dhe fotografohet. Ato mbrohen me kujdes sepse punët më të vogla, veprimet më të thjeshta të krije¬save të Tija, Sundimtari i mbron dhe nuk i harron.

A është e mundur që Ky Sundimtar HAFIZ (Ruajtës) i çdo gjëje, punët e njerëzve të lartë dhe të ndershëm, të mos i ruajë, të mos i mbrojë, të mos i llogarisë dhe të mos i shpërblejë? Apo fajet dhe paturpësitë të mos i dënojë? Lartësia e Nga¬dhënjimtarit, këto të këqija që bëjnë njerëzit me pozita të larta, nuk i duron. Ne po e shohim se në këtë botë të këqijët po vdesin pa marrë fare dënim.

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 >>>