Mos dyshoni se në këtë jetë, në përjetimin e fesë Islame dhe në besimin tek rruga dhe ligjet e Tij, do të ndjeni kënaqësi më të mëdha shpir¬të¬rore. Përkundrazi, në rrugën e mosbesimit dhe të mëkatit, edhe në këtë jetë të shkurtër do t’iu shkaktohen hidhërime dhe dhimbje të mëdha. Këtë të vërtetë e kam theksuar në shumë vende të Risale-i Nurit. Ky fakt është kaq i qartë, saqë me anë të shumë provave unë jam bindur se kush e mban farën e besimit në vetvete, ka ga¬rantuar xhennetin edhe në këtë jetë. Kush nuk e ka mbjellë këtë farë në shpirtin e tij, ai ka siguruar rrugën që të shpie në xhehennem (ferr) që e ndëshkon në të dy jetët me hidhërime të pa¬numërta. Ju motrat e mia mundohuni ta mbësh¬tetni jetën tuaj në parimet e Risale-i Nurit, sepse argumentet e tij nuk kanë mundur t'i mohojnë edhe më kokëkrisurit dhe më të pabesët e paskrupullt që janë paraqitur si ekspertë të kësaj fushe. Ju kë¬shilloj juve motrat e mia si dhe vajzat tuaja, që janë bijat e mia të shpirtit, që të merrni mësim edhe nga vepra “PËRSE MBULOHEN GRATË”, si dhe nga “PRIJËSI I RINISË”, së bashku me “FJALËT E VOGLA”. Më thanë se ju keni dëshirë që në xhami t'u mbaj një vazë, ligjëratë, por mjerisht sëmundjet e ndryshme e kanë sfilitur trupin tim dhe nuk kam asnjë aftësi për t'ua plotësuar këtë dëshirë. Unë mendova se kur motrat e mia të lexojnë këto libra, do të bëhen ortake me mua, në fitoren time shpirtërore si dhe në lutjet që bëj për vete dhe për nxënësit e Risale-i Nurit. Lutjet e mia dëshiroj të jenë të pranueshme edhe për ju. Po qe se ju keni përvetësuar ndonjë pjesë të veprës së Risale-i Nurit dhe zotëroni nga ato një pjesë të mësimeve të mia, apo keni dëgjuar nga di¬kush tjetër për to, atëhere do të arrini të gjitha fitoret e nxënësve të Nurit, sepse nxënësit e Nu¬rit kanë si princip bazë, që t’i luten All-llahut xh.sh., për të gjithë motrat dhe vëllezërit tanë muslimanë. I Plotfuqishmi secilin mund ta shpërblejë me fitoren e sevapeve të mëdha të të gjithë nxënësve të Nurit.

Unë dëshiroj të shkruaj akoma, por nuk mun¬dem për arsye se jam shumë i sëmurë, i dobët dhe plak. Jam i detyruar gjithashtu që shkrimet e mia që i shkruajnë vëllëzërit, t’i korigjoj.

Elbaki Huelbaki!( )

Jam ai që kam shumë nevojë për lutjet tuaja.

Said Nursi

ËSHTË SEKRET



(Kjo përfshin vetëm nxënësit më të përkryer të Risale-i Nurit).

Grave të moshuara u japim një sihariq dhe vajzave që duan ta kalojnë jetën beqare një këshillë:

Pejgamberi ynë në këtë Hadith, thotë:

"14_11032010233842.jpg"

Është një urdhër që në kohën e fundit duhet t’u bindemi grave të moshuara sepse zotërojnë besi¬min e fortë. Një nga katër themelet e Risale-i Nu¬rit, është “shefkati” (mëshira) dhe gratë janë pas¬qyrim i mëshirës, përderisa edhe më i frikësuari i këtij karvani, për vogëlushin e saj sakrifikon edhe jetën. Mjafton vetëm ky fakt që ato të marrin ven¬din e parë në këtë grup. Kjo vërteton faktin se ato janë duke u ballafaquar me një rast të madh të jetës së tyre. Zemra ime do që t’u jap këshilla mo¬trave që janë nxënëse të Nurit, që nuk duan të martohen si dhe atyre që për vetë fatin e tyre janë të detyruara të mbesin beqare, prandaj do t'u them:

Bijat dhe motrat e mia të dashura! Kjo kohë nuk u ngjan kohëve të mëparshme. Ka më shu¬më se një gjysëm shekulli që qytetërimi euro¬pian ka zënë vendin e kulturës dhe edukatës fetare Islame. Pra martesa e një vajze duhet të paraqesë si qëllim kryesor krijimin e një jete të paskajshme, ku me anë të kësaj martese ajo duhet të arrijë shansin që të mbrohet nga një jetë e rëndomtë dhe e pamoralshme, si dhe të mbrohet nga mëkatet dhe turpet. Përkundrazi me qytetërimin e papërshtatshëm të Europës ne burrat gruan e dobët dhe të pafat, e duam vetëm në moshën e rinisë, për shkak të një rehatije dhe kënaqësie vetjake. Martesa gruas i sjell dhjetë vuajtje të hidhura, po qe se ajo nuk përputhet me kushtet e duhura që ia kërkon feja, si p.sh. “Kufuv” (karakteri i përbashkët) për vajzën dhe djalin. Po çiftet nuk e marrin parasysh juridikën e “Sheriatit” (ligji i All-lla¬hut xh.sh.), prandaj jeta e vajzës gjithmonë dhe vazhdimisht, do të shkojë me tortura. Po i shtove kësaj edhe ambiciet, atëhere jeta do të bëhet e padurueshme. Tri gjëra e bëjnë marte¬sën të nevojshme:

E para: All-llahu xh.sh., me martesën, çifteve në këtë botë u ka dhënë një shpërblim dhe kënaqësi të madhe, për të shtuar racën njerëzore. Këta çifte me një dëshirë dhe zell të madh, përpiqen të ndërtojnë një shoqëri të mirë. Kurse kënaqësia dhjetë minutëshe tek mashkulli, po qe se është “hallall” (brenda normave morale) jep shqetësime të një ore. Femra për të fituar kënaqësinë e një dhjetëminutëshi, dhjetë muaj është e detyruar të mbaj në trupin e saj fëmijën, por edhe kjo nuk mjafton, se i duhen edhe dhjetë vjet të tjera për ta rritur këtë fëmijë, duke e mbrojtur nga vështirësitë me të cilat mund të përballohet gjatë jetës. Pra kuptohet se dhjetëminutëshi i qejfit të gruas, ndiqet nga një vështirësi e madhe, për jetën e saj. Nga kjo kuptohet se për hatër të qejfit dhjetëminutësh, nuk duhet t’u nënshtroheni veseve të epsheve.

E dyta: Gruaja është një krijesë e dobët dhe për t’u ushqyer ka nevojë për një ndihmë tjetër. Vetëm për këtë arsye, një martesë me një burrë që i mun¬gon edukata fetare, apo me një vagabond dhe sundues, të hysh nën sundimin e tij, e shtyrë nga një dëshirë artificiale, realizimi i një mar¬tese të tillë do të bëhet shkak i shkatërrimit të të dy jetëve. Siç e thamë edhe më parë, dhjetë herë është më mirë ta fitosh bukën vetë, duke punuar si gratë e fshatit. Mos dyshoni se ashtu siç e fur-nizon Furnizuesi i vërtetë fëmijën tuaj me qu-mështin e gjirit, Ai iu furnizon edhe juve, nga vende që se mendoni fare, dhe tani për hatër të këtij furnizimi, ju nuk duhet të futeni nën sundimin e një burri të pamoralshëm, që nuk i beson All-llahut xh.sh. dhe t’i shërbeni me hi-pokrizi. Kjo nuk i ka hije fare një vajze mysli¬mane, veçanërisht një nxënëse të Risale-i Nurit. E treta: Gruaja që me krijimin e saj ka një dëshirë që ta dojë fëmijën e saj. Shkaku i kësaj është se ajo pret që fëmija i saj t’i shërbejë në këtë jetë të për¬kohshme, pastaj sevapet t'ia dërgojë më vonë në je¬tën e përjetshme dhe ta shpëtojë nga torturat. Meqë tani vendin e edukatës fetare e ka zënë kultura europiane, nga dhjetë mundësi, të shumtën ve¬tëm dy nëna munden të përballojnë mëshirën e fëmijëve të mbushur me sakrifica, shërbime dhe lutje ndaj

All-llahut xh.sh.. Vetëm kështu do ta plotë-sojë fletoren e veprimtarisë së nënës me sevape. Po qe i devotshëm edhe në ditën e mbrapme e ndihmon. Por në këtë kohë të keqe, as 20% e fëmijëve, nuk po e japin frutin e duhur. Pra ju o motrat e mia, për të mos mbetur në udhëkryq, mos i hyni këtij rreziku. Sipas këtyre fakteve që dhamë, secilës vajzë, nga nxënëset e Risale-i Nurit që do ta vazhdojë jetën si beqare, po i jap një këshillë: Të mos martohen, gjersa të gjejnë një burrë të përshtatshëm dhe të sjellshëm, që e zotëron fenë Islame. Po qe se nuk e gjen, atëhere si disa nxënëse të lart përmendura, të durojnë beqarinë, deri sa t’u dalë fati. Kështu, t’i jepet mundësia që të zgjedhë një njeri të ndërgjegjshëm, që ka marrur edukatë fetare. Vetëm kështu mund të realizohet një martesë jo kalimtare, por e përjetshme. Është një rënie e madhe që për një qejf të shkurtër, të zhyten në një qytetërim të rremë, plot mëkate, duke shka¬tërruar lumturinë e përjetshme. Motrat dhe vajzat e mia fisnike le të lexojnë broshurën “Për çfarë mbulohen gratë”.

Said Nursi

NJË SHTOJCË E PJESËS SË LETRËS SHKRUAR PËR VAJZAT E NURIT

Duke menduar se në këtë qytet gratë e moshu¬ara që kanë bërë dobi nga librat e Risale-i Nurit, nuk përngjajnë fare me të tjerat dhe janë të palëkundura dhe vazhdojnë jetën siç u ka hije, menjëherë m'u shfaq Hadithi i Pejgamberit (a.s.) që thotë:

"14_11032010233845.jpg"

D.m.th., në “Ahir zaman” (koha e fundit), gratë e moshuara ngaqë janë të dobëta, të ndjeshme dhe fisnike, kanë nevojë më shumë se të tjerat të ngazë¬llehen me shpresën e fesë. Vetëm me mëshirën e fesë kur të përkëdhelen mund të qetësohet zemra e tyre nazike dhe të gjejnë një mbështetje e ndihmë, duke plotësuar nevojat e duhura. Kjo është edhe arsyeja, që nevojave të tyre u përgjigjet më së miri Risale-i Nur, duke ua përkëdhelur shpirtin dhe ngrohur zemrën e tyre në mënyrë të qëndrueshme.

Said Nursi

 
SHKURTIMISHT DO TË SHËNOJMË NJË TË VËRTETË TË RËNDËSISHME


Në disa hadithe të Pejgamberit (a.s.) theksohet se, në kohët e fundit, e vërteta e besimit do të lulëzojë më shumë tek gratë. Në këtë mënyrë, ato do të mundin të shpëtojnë nga rënia në mos¬besim. Shkurtimisht kuptimi i këtyre haditheve të Pejgamberit (a.s.) është i tillë:

"14_11032010233851.jpg"

“(Në kohën e fundit, Ahirzaman), bindiuni fesë së grave të moshuara”. Pra domethënë, cilësitë e tyre fisnike, mëshira dhe sinqeriteti, do të bëhet shkak shpëtimi për të shpëtuar nga tradhtia dhe mashtrimi i hipokritëve.

Në një hadith tjetër theksohet:

"14_11032010233854.jpg"

“Babai i dy vajzave e ka furnizimin (rriskun) të bollshëm”; që do të thotë se në kohën e fundit do të lindin më tepër vajza se sa djem, të cilave ushqimin All-llahu xh.sh. ua sjell më me lehtësi. Në të kaluarën, kuptimin e këtij hadithi nuk mund ta kuptoja. Falenderoj

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 >>>