O nefsi im! Në qoftë se nuk do të jesh kaq i çmendur, jep në emër të All-llahut, merr në emër të All-llahut, puno në emër të All-llahut dhe çdo lëvizje kryeje në emër të Zotit xh.sh.. Paqja dhe bekimi qofshin mbi ju! Amin!

FJALA E DYTË

"13_11032010135031.jpg"

Në qoftë se do të dish se sa lumturi, të mira, kënaqësi dhe rehati ka në besim (iman), lexo këtë tregim:

Një herë e një kohë dy vetë nisen për qejf dhe për tregti në një udhëtim. Të dy ndryshonin nga njëri-tjetri. Njëri ishte egoist dhe kokëfortë, kurse tjetri, në udhën e All-llahut dhe i bindur. Diku ata u ndanë dhe vazhduan rrugën. Njeriu egoist dhe kokëfortë, si dënim për ambicjet dhe paragjykimet e tij të këqija, i bie rruga në një qytet shumë të varfër sipas gjykimit të tij. Në çdo cep shikon njerëz të dobët dhe të mjerë, që thërrasin dhe bërtasin nga vuajtjet dhe shkatërrimet që u bënin despotët dhe tiranët. Në të gjitha lagjet që shkoi, të njëjtën pamje dhe situatë vuri re. I gjithë populli vuan dhe rënkon nga shtypja. Ky, ngaqë s’e duron dot këtë gjendje të mjerë dhe këtë shkatërrim vrasës, ngushëllimin dhe shpëtimin e gjen tek pija, pra alkooli. Atij çdo njeri i dukej i huaj dhe armik. Gjithandej shikon të vdekur dhe jetimë, që vajtojnë pa shpresë. Ndërgjegjen dhe zemrën e tij e mbështjell hidhërimi i thellë.

Tjetri, njeriu I All-llahut, që mbron të drejtën dhe në udhën e Tij dhe që është me moral të lartë, rruga i bie në një qytet shumë të bukur dhe të pasur. Ky njeri i mirë në çdo vend që shkon, shikon gëzimin tek i gjithë populli. Njerëzit janë të qeshur, luajnë të gëzuar dhe kudo dëgjohen zërat e tyre të ëmbël. Atij çdo njeri i duket mik dhe i afërt. Nga çdo anë shikon ushtarët që lirohen me thirrje dhe brohori. Çdo tingull i duket si zëri i ezanit, edhe muzika e ushtrisë kur çlirohen, atij i pëlqen. Po të kemi parasysh vuajtjet e shokut të tij fatkeq, ky njeri zemërbardhë gëzohet si për vete edhe për të gjithë popullin. Në këtë qytet ai bën edhe një tregti të mirë dhe duke u larguar falënderon All-llahun. Kur kthehet, takohet me shokun e tij të rrugës, të cilit ia kupton hallin dhe i thotë: “Or shok, po ti qenke çmendur! E keqja të ka dalë hapur, ndërsa e qeshura në vajtim të është kthyer. Të vdekur po e quan çdo gjë, edhe kuptimin e mirë të veprave në të keqe e kthen.

Mblidhe mendjen dhe pastroje zemrën, në qoftë se dëshiron që kjo perde që të ka zënë sytë, të ngri¬het, që të shohësh të vërtetën. Nuk je në një vend të tillë, siç e imagjinon, por je nën mbrojtjen e një Sundimtari të drejtë dhe të Mëshirshëm, i cili e do shumë popullin e tij. Ai është një Sundimtar me Fuqi të plotë, shumë Përparimtar dhe i Përsosur”.

Si e dëgjon shokun e vet, njeriu fatkeq mbledh mendjen, pendohet dhe thotë: “Po, unë prej al¬koolit isha bërë si i çmendur. All-llahu xh.sh. të ndihmoftë ty, që më shpëtove nga gjendja si xhehennemi (ferri) ku ndo¬dhesha”.

Ej nefsi im! Dije se njeriu i parë është ose mos¬besimtar, ose mëkatar i pakujdesshëm. Kjo botë për të është një hidhërim. Të gjitha qëniet i shikon si jetime, që qajnë nga dhimbja e ndarjes dhe e humbjes. Kafshët dhe njerëzit i sheh si qënie të pambrojtura, që i copëtojnë kthetrat e vdekjes. Malet dhe detet i sheh si krijesa të mëdha e të pashpirtshme, si kufoma të trishtueshme, që ia kanë kapluar atij shpirtin e trazuar, prej imagjinatës dhe mosbesimit që ndien.

Tjetri është besimtar. I beson All-llahut xh.sh.. E njeh Atë dhe e pranon. Sipas tij, kjo botë është një vend, ku mëshira e Gjithmëshirshmi ndodhet kudo, ku jetojnë njerëzit dhe kafshët dhe është një vend prove për njerëzit dhe xhindët. Vdekja e njerëzve dhe të kafshëve është një çlirim, njerëzit vdesin me gëzim që të ikin në një botë tjetër me se e kanë plotësuar detyrimin që kanë pasur dhe u lënë vend krijesave të tjera, që të vijnë dhe të punojnë për të kryer detyrat e tyre. Ripërtëritja e kafshëve dhe e njerëzve bëhet për t’iu përveshur punës dhe si stërvitje e ushtarëve për armatim. Gjithë jetën ata e kalojnë si nëpunës të lumtur, apo si ushtarë të gëzuar. Të gjithë zërat janë tinguj të bukur, që vijnë nga përmendja dhe lartësimi i Emrit të All-llahut, me fillimin e detyrës dhe të gëzimit e falenderimit pas mbarimit të punës. Për njeriun besimtar, secila nga qëniet është një libër i bukur i All-llahut Bujar dhe të Mëshirshëm. Besimi (Imani) përmban shumë bukuri, lumturi dhe të vërteta të këndshme si këto që përmendëm. Kjo do të thotë që besimi përmban thelbin shpirtëror të Tubës (drurit të xhennetit), kurse mosbesimi fsheh farën shpirtërore të “zekkumit” (drurit të xhehennemit). Kjo do të thotë që shpëtimi dhe siguria gjenden vetëm tek besimi. Prandaj ne gjithmonë duhet të themi:

"13_11032010135034.jpg"

FJALA E TRETË

"13_11032010135036.jpg"

Në qoftë se dëshiron të dish se sa përfitim dhe lumturi të madhe të jep Ibadeti dhe sa humbje e shkatërrim të madh japin gjynahet (mëkatet), dëgjo këtë tregim:

Një herë e një kohë dy ushtarë marrin rrugën për të shkuar në një qytet të largët. Një pjesë rruge ecin së bashku, derisa rruga ndahet në dy drejtime. Në kryqëzim një njeri që i sqaron udhëtarët,u tha:- “Rruga në krah të djathtë jo vetëm që nuk ka asnjë rrezik, por nga dhjetë udhëtarë që marrin për në atë anë, nëntë prej tyre nxjerrin fitim dhe ndjejnë një kënaqësi të madhe. Rruga në krah të majtë jo vetëm që s’të sjell asnjë përfitim, por nga dhjetë udhëtarë që marrin atë anë, nëntë prej tyre kanë shumë shqetësime. Të dyja rrugët kanë të njëjtën gjatësi, por ka vetëm një ndryshim; udhëtari që shkon nga e majta, s’ka as rregull, as ligj, nuk merr me vete çantë dhe armë. Duke qenë pa ngar¬kesë, ai do të ndjejë një rehati të rreme. Udhëtari që niset djathtas, ka një rregull të përpiktë ushtarak, duhet të marrë me vete një çantë katër okëshe,plot me ushqime dhe një armë dy okë të rëndë, që është në gjendje të shkatërrojë çdo armik”.

Të dy ushtarët, pasi dëgjojnë fjalët e njeriut të urtë, nisen. Ushtari fatbardhë niset në krahun e djathtë. Mbi krahë hedh një peshë të rëndë, por në shpirtin dhe zemrën e tij nuk rëndon frika që është një mijë herë më e rëndë se sa pesha që ka mbi shpatulla. Kurse ushtari tjetër fatkeq e braktis ushtrinë. Nuk do që t’i nënshtrohet rregullit dhe disiplinës. Merr rrugën në krah të majtë. Trupi i tij shpëton nga pesha e rëndë, por shpirti dhe zemra e tij shtrydhet nën peshën e frikës së vazhdueshme. Ai bie në një gjendje të mjerë dhe nga çdo njeri lyp dhe struket përpara çdo gjëje. Më në fund kthehet në repartin e tij. Aty e dënojnë për mos zbatimin e urdhërave dhe si dezertor.

Ushtari që shkon në krahun e djathtë, i cili zbaton rregullin dhe kujdeset për çantën dhe armën e tij pa u mërzitur dhe pa pasur frikë nga askush, ecën me zemër dhe ndërgjegje të qetë. Më në fund arrin në repartin e tij dhe atje nderohet si një ushtar i rregullt, që e ka plotësuar detyrën si jo më mirë.

O, nefsi im kokëfortë! Ta dish që dy udhëtarët janë njerëz të cilët veprojnë në mënyra të ndrysh¬me. Njëri i nënshtrohet ligjit të All-llahut xh.sh., kurse tjetri është i pabindur dhe i dhënë pas dëshirave dhe veseve të këqija. Rruga nëpër të cilën ata udhëtuan është rruga e jetës, që vjen nga bota e shpirtërave, kalon nga varri dhe përfundon në botën tjetër. Çanta dhe armët janë adhurimi dhe frika ndaj All-llahu xh.sh.. Ibadeti ndaj All-llahut xh.sh. është detyrimi parësor i njeriut, por në domethënien e ibadetit ka një çshlodhje dhe lehtësim aq të madh, saqë nuk përshkruhet. Sepse adhuruesi kur fal namazin thotë:

"13_11032010135039.jpg"

Pra Krijuesi dhe Furnizuesi është vetëm All-llahu xh.sh. dhe veç Tij s’ka tjetër. Dëmi dhe përfitimi janë në duart e Tij. Ai është përherë Mbikëqyrës dhe nuk bën punë të padobishme. Ai është Mëshirëplotë. Falja dhe mëshira e Tij s’kanë fund. Kush është i bindur dhe ka besim, shumë lehtë e gjen derën e thesarit të Mëshirës së Tij. Ai troket në derë duke kënduar dua. Çdo ndodhi e shikon të lidhur me urdhërin dhe dëshirën e Krijuesit. Për çdo problem apo brengë mbështetet tek All-llahu xh.sh. dhe kërkon shpëtim prej Tij. Besimi i jep atij një qetësi dhe siguri të plotë.

Burimi i çdo mirësie dhe fuqie është tek Besimi (Imani) dhe kryerja e Ibadetit ndaj All-llahu xh.sh., kurse burimi i të këqijave dhe i frikës është bërja e mëkateve. Edhe sikur rruzulli tokësor të pëlcasë si një bombë, nuk mund ta trembë apo frikësojë kurrë njeriun me besim dhe zemër të pastër. Ai me habi të këndshme do të ndjekë superfuqinë e Gjithë-drejtuesit. Në të kundërt, një mosbesimtar që e ka shpirtin të papastër, duke parë kometën në qiell, dridhet në tokë. “Ky yll i pabindur, mos po bie në tokë dhe na shkatërron!” thotë dhe bie në panik. Një¬herë Amerika u drodh prej një ylli të tillë. Shumë njerëz braktisën shtëpitë dhe u derdhën rrugëve.

Njeriu ka nevojë për shumë gjëra. Pasuria e tij s’ka asnjë vlerë dhe ka shumë gjëra që atë e shqetësojnë. Gjithashtu pushteti i tij s’ka asnjë autoritet. Kufiri i pasurisë dhe i forcës së tij përfun¬don atje ku i arrin dora. Kurse kufiri i dëshirave, qëllimeve, dhimbjeve dhe brengave është i gjerë aq sa i sheh syri dhe i punon imagjinata.

Ai që nuk është i verbër, e shikon dhe e kupton se sa kënaqësi dhe përfitim i madh është për një shpirt kaq të dobët, të varfër dhe nevojtar si ai i njeriut, që të adhurojë All-llahun xh.sh., t’i besojë dhe të mbështetet tek Ai! Gjithmonë rruga e parre¬zikshme, nga dhjetë mundësi, bile edhe me një mundësi, preferohet më tepër nga rruga e rreziksh¬me. Secili duhet të kuptojë se rruga e adhurimit jo vetëm që s’paraqet asnjë rrezik, por në nëntë nga dhjetë mundësitë të jep një kënaqësi dhe thesar të përhershëm. Rruga e mëkatarit, e vlerësuar nga vetë ai, edhe pse gabim mund të jetë pranuar dhe s’paraqet asnjë interes, në nëntë nga dhjetë mun¬dësitë nuk përfiton asgjë. Këtë gjë e kanë vërtetuar evlijatë (njerëz të dashur të All-llahut) dhe e kanë pranuar njerëz të ditur të kësaj fushe studimi.

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 >>>