Pika e tretë:

Përmes punës dhe veprës së tij, njeriu shfaqet si një krijesë e dobët dhe e pafuqishme. Pamja e kësaj ane të njeriut është kaq e dukshme, saqë mjafton që ta zgjatësh dorën për ta kapur. Për ta kuptuar më mirë mjafton të krahasojmë kafshët e buta me ato të egra. Kafshët e buta, pasi ia kanë dhënë frerët në dorë njeriut, janë bërë dembele dhe të dobëta i shërbejn njerëzve, kurse shoqet e tyre të egra kanë një dallim të madh. Ky dallim duket midis kaut të butë dhe atij të egër, midis dhisë së butë dhe asaj të egër. Njeriun një Zot e ka krijuar dhe Ai e pranon dhe e lartëson atë sipas ligjeve dhe rregullave të Tij. Njeriu të gjitha pyetjet dhe lutjet Atij ia drejton, sepse Ai e ka dërguar në bujtinën e kësaj bote si një mysafir të ndershëm. Si mik i një Fisniku që është, njeriut përpara vetes i janë hapur arkët e thesareve. Zoti i ka mësuar me mjeshtëri të rralla dhe e do si shërbëtorin e tij besnik. Zoti xh.sh. për dobinë e njeriut përpara tij ka hapur horizonte, ku të shëtisë dhe të sodisë mbi të gjithë sipërfaqen e rruzullit. Imagjinata e njeriut të shpaloset gjerë e gjatë.

Kështu në qoftë se njeriu mbështetet tek “un”-i dhe si qëllim kryesor ka këtë jetë të përkohshme, ai këtu vetëm se ushqehet dhe kënaqet me disa mirësi kalimtare. Rrethi i tij është i ngushtë. Ai gulçet dhe shkon nga hiçi. Organet e tij që i janë dhënë për t’i shërbyer në këtë jetë, si shqisat dhe pjesë të tjera të veçanta të trupit, do të ankohen ndaj tij dhe në “Mah’sherin e Madh” kundër tij do të dëshmojnë. Ata do të jenë paditësit e tij. Në qoftë se ky njeri e quan veten mik të përkohshëm në këtë botë dhe kapitalin e moshës së vet do ta harxhojë për Padronin e vet, ky është me të vërtetë mik i Allahut xh.sh.. Si të ketë punuar mirë në një rreth të gjerë për një jetë të përjetshme, atëhere bota për të do të ketë më shumë frymëmarrje, zbavitje dhe pushime. Ky njeri mund të shkojë në kulmin e lartësive. Të gjitha shqisat dhe elementet që i janë dhënë në këtë jetë për t’i shërbyer, ndahen prej tij duke dëshmuar në favor të tij në jetën e pastajme. Pra, organet e njeriut nuk i janë dhënë atij vetëm për këtë jetë të përkohshme, por sigurisht edhe për jetën e përjetshme.

Kur të krahasojmë njeriun me kafshët, do të shohim se nga mjetet dhe elementet përbërës, njeriu është një pasanik i madh, pothuaj njëqind herë më i pasur se kafsha. Ja pra njeriu për secilën shije ka ndijim të veçantë, ashtu sikurse edhe për çdo hidhërim ka gjurmën e veçantë të helmit, hidhërimeve të së kaluarës së tij iu shtohet edhe frika e së ardhmes, bashkë me ndarjen nga farefisi. Mpleksja e shijimeve me hidhërimet, njeriut ia prish humorin dhe kënaqësinë. Kafsha nuk është krijuar kështu. Ajo shijon dhe kënaqet pa ndjerë fare hidhërim. Lumturohet pa u dëshpëruar, as e kaluara dhe as e ardhmja nuk e shqetëson atë. Ajo nuk trishtohet nga asgjë. Jeton pa brenga në një qetësi të plotë duke falenderuar Krijuesin e saj.

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 >>>