Shembull: Profetët e “Beni Israilëve”, (bijve të Izraelit) kanë thënë ashtu siç ka transmetuar edhe Ibni Abbasi, se një materie e botës tjetër, që emë¬rohet “Suhret”, është bërë bazë për engjëjt mbik¬qyrës të botës “Theur” dhe “Hut”.

Megjithëse në tregimet e mëparshme e kemi ndriçuar çështjen e engjëjve, përsëri filozofia ma¬terialiste, gjendjen e botës e paraqet të errët dhe të trishtuar. Ato nuk e dijnë se bota është e mbështe¬tur në mbikëqyrjen e engjëjve “Theur” dhe “Hut”, të cilët e kanë bazën e tyre të mbështetjes tek “Suhreti”. Kurse Krijuesi i Gjithësisë, suhretin e ka dërguar si një formë të materies së xhennetit dhe si gurin themelor të kësaj bote, ku në të ardhmen një pjesë e tyre do të dërgohen në xhennetin e për¬jetshëm.

Mjerisht, nga pikëpamja e popullit të thjeshtë, kjo e vërtetë e amshuar, me kalimin e kohës është pranuar se gjoja kjo botë është mbështetur mbi kurrizin e një kau dhe një peshku. Besoj e kuptuam se engjëjt siç janë të aftë të shëtisin në qiell, po ashtu ata shumë lehtë mund të shëtisin edhe në tokë, nëpër gurë, ashtu si edhe brenda të gjithë botës. Si gjithë të tjerat edhe kjo botë nuk është e nevojshme të mbështetet mbi kurrizin e peshkut apo të kaut.

Shembull: All-llahu xh.sh. i ka krijuar të tillë engjëjt, që të përfaqësojnë të gjitha kombësitë e kësaj bote. Vetëm me anë të melekëve, bëhet e mundur që krijesat e pavetëdijshme, të shprehin adhurimin e tyre ndaj All-llahut xh.sh., njëlloj si krijesat e vetëdijshme. Midis frutit të gjithësisë, pra njeriut dhe Krijuesit të tij, janë: Ai që sjell me¬sazhe, revelata, kryemeleku, Xhebraili, meleku Israfil, me detyrën për t’i fryer “surit” ditën e kijametit dhe pastaj Azraili (a.s.), të cilët janë ngarkuar që të qëndrojnë midis krijesave të gjalla. Kur lindin dhe kur vdesin, i çlirojnë ata, megjithëse këto vepra janë të All-llahut xh.sh. (por këto melekë janë me detyrën e përfaqësuesit të ruajtjes së nderit të madhështisë së All-llahut xh.sh.). Kështu duke shprehur adhurimin, ata kryejnë de¬tyrën e mbikqyrësve. Ato shprehin adhurimin e tyre ndaj All-llahut xh.sh., duke ngjallë dhe duke marrë shpirtërat. Mikaili (a.s.) me krijimin e tij të çuditshëm, ka për detyrë që si përfaqësues i vetëdijshëm, t’i paraqesë All-llahut xh.sh. të gjitha falenderimet e qenieve të pavetëdijshme, të intere¬sohet për ushqimin e tyre dhe t’i sqarojë ato se kjo është një bamirësi e këndshme e Mëshirës së Madhe të All-llahut xh.sh..

Këta katër melekë janë krijuar si një domos-doshmëri e çuditshme dhe ekzistenca e tyre është nevojë e Gjykimit të Madhërishëm. Ekzistenca e këtyre si dhe e karvaneve të tjerë të melekëve është më se e vërtetë dhe e padyshimtë. Për të kuptuar edhe më mirë këtë, duhet të bëjmë krahasim edhe me çështjet e tjera të të vërtetave që kanë kontakt me të.

Ja pra në rruzullin e tokës gjinden mbi katër-qindmijë specie të ndryshme gjallesash, që i ka kri¬juar All-llahu i Madhërishëm. Me këto gjallesa Ai e ka hijeshuar botën. Ekzisjtenca e tyre duke thënë: MASHAALL-LLAH, BAREKALL-LLAH, SUB¬HANALL-LLAH, mundohet të reklamojë mre¬kullitë e All-llahut xh.sh. dhe të shprehë Më¬shirën dhe Bamirësinë e Tij me këto fjalë të bukura dhe me: ELHAMDULIL-LAH, UESH-SHUKRULIL-LAH dhe ALL-LLAHU EKBER, të shprehë falen¬derimet e zjarrta.

Nga kjo kuptojmë se Fuqiploti i Ditur ka krijuar engjëjt dhe “ruhanitë”, të pamëkatshmit, për t’u bërë të dëgjueshëm, kur ato shprehin adhurimin e tyre. Engjëjt dhe ruhanitë, nuk e kundërshtojnë kurrë fjalën dhe urdhërat e Tij. Ata gjithashtu janë të përshtatshëm të jetojnë në qiejt madhështorë, pa lënë asnjë hapësirë bosh. Ata vazhdimisht bëjnë adhurimet e tyre. Disa karvane krijesash i ka kri¬juar prej melekëve të mëdhenj, saqë disa të vegjël të tyre, zbresin pikat e shiut, duke i shëmbëllyer duartrokitjeve. Ato sikur i gëzohen Mrekullive dhe Arteve të Mëshirës së All-llahut xh.sh., engjëjt e mëdhenj hipin nëpër yje dhe qiej, për të soditur Fuqinë Hyjnore, duke thënë: “LA ILAHE ILALL-LLAH, ALLAHU EKBER” (S’ka zot tjetër përveç All-llahut. All-llahu është më i Madhi). Kështu veprojnë për të shprehur adhurimin e tyre nëpër të gjitha botërat.

Që nga koha e Hz. Ademit a.s. dhe deri tani, të gjitha librat dhe fletushkat e shenjta flasin për ek¬zistencën e melekëve dhe adhurimin e tyre. Në të gjithë shekujt, bisedat dhe fjalimet që ata kanë mbajtur, i kanë transmetuar Kur’ani, profetët dhe njerëzit e shenjtë. A nuk është ky një fakt i pamo¬hueshëm, për t’iu besuar atyreve? Ne u besojmë amerikanëve edhe pse atje nuk kemi qenë, por jemi të informuar. A e shikon “frutin” e dytë të besimit, që vërteton të gjithë ato argumente për ekzistencën e melekëve? A e pe se si u rrotullua dhe shndriti e gjithë gjithësia, skaj më skaj, si një Xhami e Madhe? Ajo i çeli sytë e verbër të materialistëve dhe sidomos atyre që thonë se atje nuk ka jetë dhe është errësirë e tmerr. Feja e vërtetë, myslimanëve u tregon se atje jetojnë krijesa të gjalla, të vetë¬dijshme, dhe të buta. Merri “dylbitë” e fesë, për të parë një gjithësi të ëmbël. Këto bukuri dhe shije u tregojnë besimtarëve jo vetëm për jetën e për¬jetshme, por edhe për këtë jetë, sipas shkallës së besimit që kanë.

Përfundim

Me sekretin e “Njësimit të All-llahut xh.sh.”, në të gjithë gjithësinë janë treguar veprat e Një All-llahu xh.sh., që mbajnë të njëjtën Vulë, të njëjtën Fuqi, të njëjtin Emër dhe të njëjtën Dije Univer¬sale, që shfaqen në secilin art dhe duken sikur disa brohorasin dhe disa duke mërmëritur butësisht thonë: “Ne kemi të njëjtin All-llah xh.sh.. Ai na ka krijuar, na drejton dhe na edukon. Me të njëjtën Fuqi, edhe engjëjt i ka krijuar gjithëkund, për të shprehur adhurimet e atyre që ata janë të pafaj¬shëm, të pastër dhe të bindur ndaj Krijuesit. Ato nuk bëjnë asnjë gjë nga vetja dhe pa urdhër askënd nuk mund të ndihmojnë, ato janë jehona e këtyre ajeteve:

"18_12032010163054.jpg"

SAID NURSI

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19