Përkundrazi, mosbesimtarët zhvillimin mendor e quajnë përparim dhe thonë, pa vënë re se kush është haram dhe kush hallall, se duhet të përfitosh prej të gjitha gjërave të shijshme, pa i quajtur turp ose të turpshme. Njeriu mendjen, zemrën dhe të tjera organe, duke i lënë në dorë të veseve dhe nefsit, e quan këtë përparim. Jo, ky nuk është përparim, por një dështim i madh, një katastrofë njerëzore. Kjo e vërtetë sqarohet me një ngjarje të imagjinuar:

“Hyra në një qytet të madh. Aty kishte pallate dhe vila luksoze. Nga porta e disa prej vilave shpërndahej një gazmend i madh dhe i ndritshëm, që të tërhiqte vëmendjen dhe të dukej sikur prej secilës merrje një pjesë të gëzimit të saj. Mua më tërhoqi vëmendjen zotëria i vilës që kishte dalë tek porta dhe luante me qenin. Ndërsa zonjat e shtë¬pisë të shkujdesura deri në paturpësi, bisedonin me disa të huaj. Vajzat e rritura “luanin” me djemtë e huaj. Portieri, si një aktor i mirë komandonte lojën e tyre. Nga këto që pashë, e kuptova se vila brenda mureve kishte mbetur bosh. Detyrat dhe përkush¬timet kishin mbetur pa u realizuar. Morali i këtyre njerëzve ishte shkatërruar, prandaj vila kishte rënë në këtë gjendje. Nga kjo vilë u largova shpejt. Duke ecur rrugës përpara më doli një vilë tjetër, më e madhe dhe më e bukur. Ajo kishte tjetër pamje dhe aty kryheshin veprime të tjera. Përpara derës rrinte shtrirë një qen i madh besnik, por edhe i ashpër. Pak më tej qëndronte një portier serioz dhe i qetë. U çudita nga ndryshimi që kishin këto dy vila me njëra-tjetrën dhe thashë me vete se ç’ishte kjo kështu! Pa e zgjatur hyra brenda. Vura re se brenda ajo gufonte nga gëzimi. Grupe-grupe njerëzit merreshin me detyrat dhe punët e tyre. Qetësia dhe mirëkuptimi ndihej kudo. Vajzat dhe djemtë bënin mësimet. Më tytje zonjat merreshin me artet nazike dhe qëndisje të bukura. Në gru-pimin më të lartë i zoti i vilës bisedonte në telefon për rendin dhe qetësinë e popullit, që jeta të përsosej më mirë. Pra secili merrej me detyrën e tij, që i përshtatej dhe i kishte hije. Ata nuk më thanë “pse ke hyrë” apo “është e ndaluar”, prandaj pasi sodita vilën për pak kohë nga brenda, u lar¬gova. Kur dola nëpër qytet, vura re se, gjithë qyteti ishte mbushur me dy lloj vilash. Pyeta për këtë çudi dhe më thanë: “Të gjitha vilat që ngazëllejnë nga gëzimi e dëfrimet e shfrenuara, brenda janë bosh dhe nëpër ta janë duke banuar mosbesimtarët. Ata bëjnë jetën e tyre të pakuptimtë dhe të mbushur me prapësira. Në vilat e tjera banojnë besimtarët dhe kryetarët e tyre janë me sedër. Kur po vazhdoja rrugën, në një qoshe pashë një vilë tjetër. Mbi portë në ballë ishte shkruar: “Said”. Mu duk sikur aty pashë fotografinë time dhe fillova të bërtas. Nga ankthi u zgjova.

Tani po ta sqaroj ty këtë ndodhi të imagjinuar. All-llahu e bëftë hajr! Ai qytet që përmenda sim¬bolizon jetën shoqërore të njerëzimit. Secila vilë është një njeri. Brenda kësaj vile-njeri dallohen shqisat dhe cilësitë e buta të njerëzve, si: syri, veshi, zemra, shpirti dhe mendja. Veç këtyre, njeriu në vetvete përmban edhe forca epshore, si: nervat, seksi etj.. Tek çdo njeri secili organ ka detyrën e vet. Prirjet epshore dhe nervore kanë vendin tek “porta” e tyre si qen-roje. Po i vure ndjenjat e buta në shërbim të veseve dhe pastaj t’i zhvlerësosh, ato të shtyjnë të harrosh detyrimin kryesor. Kjo është një rënie e tmerrshme. Këtë nuk mund ta quajmë kurr si përparim, por po e lëmë me kaq. Anët e tjera të çështjes mund t’i kuptosh edhe vetë.

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 >>>